drejtore te emeruar politikisht Archives - Albeu.com

Tatimet në Shqipëri “nxihen” nga 2 raporte të FMN-së: Stafi i mbushur me të paaftë dhe drejtorë të emëruar politikisht
Staf të paaftësh, burime njerëzore të alokuara keq, qindra pozicione pune të mbetura vakante dhe drejtorë që ndërrohen tre herë brenda një viti. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kjo është drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe përgjegjëse për arkëtimin e gati një të tretës së të gjithë të ardhurave buxhetore.

Dy raporte të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuara në maj të këtij viti nuk bëjnë kurrfarë përpjekjeje për të qenë diplomatikë në përshkrimin e situatës së administrimit të Tatimeve; një institucion ku kryeministri shqiptar ka demonstruar në vijimësi këmbënguljen për të emëruar persona politikë pa eksperiencë të mëparshme në punët e fiskut dhe ku drejtorët janë ndërruar vazhdimisht.

Raporti i Asistencës Teknike për Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe opsionet e Refomimit të Administratës, gjendet i publikuar online këtu: Ai është përgatitur nga pesë ekspertë dhe është financuar nga Komisioni Evropian dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike.

Raporti tjetër, Përforcimi i kapacitetit të administratës tatimore në kohë sfidash gjendet i publikuar këtu.

Njëri prej raporteve vëren se praktika e qeverisë për të ndryshuar drejtorin e Tatimeve një herë në ca muaj (në vitin e studiuar nga raporti drejtori i përgjithshëm u ndryshua tre herë), e bën të pamundur ndjekjen e një axhende reformash për shkak se drejtori i ri dukshëm do të largohet para se të mësojë se çfarë po ndodh.

Por rrokada e shpeshtë e drejtorëve nuk është problemi i vetëm. Problemi tjetër është mbajtja vakante e mbi 200 vendeve të punës në një institucion që ka gjithsej 1200 vetë në organikë. Me pak fjalë, një në gjashtë pozicione pune mbahet vakant.

Drejtori aktual, Ceno Klosi, ende nuk e ka mbushur vitin në detyrë pasi u emërua në tetor të vitit të kaluar, ndërsa para tij, Tatimet u drejtuan nga Klajd Shuka për një muaj (i komanduar), Delina Ibrahimaj, për dy vjet, Elton Duro, për tre muaj dhe Vasilika Vjero për dy vjet e gjysmë. Që nga tetori i vitit 2013, kur Rama emëroi drejtoreshën e parë, institucioni ka ndryshuar drejtues gjashtë herë. Por emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve duket se shoqërohet edhe me ndryshime të mëdha në stafe, gjë që e lë administratën literalisht të paaftë të bëjë punën e vet.

“Destabiliteti në udhëheqësinë e lartë ka qenë një pengesë e madhe për reformë të suksesshme. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njohur tre ndryshime të Drejtorit të Përgjithshëm gjatë vitit të fundit”, thuhet në një prej raporteve.

Njëri prej raporteve të FMN-së e përshkruan në detaje se si tatimorëve u mungojnë analistët e të dhënave dhe se duhet “të bashkëpunojnë me botën akademike” për t’u trajnuar. Me pak fjalë, ekspertët e FMN-së duket se rekomandojnë që tatimorët të kthehen në bankat e shkollës.

“Stafi është jo mjaftueshëm i aftë dhe nuk ka mjetet moderne mbështetëse për administrim”, thuhet në njërin prej raporteve.

“Aftësitë standarde teknike dhe njohuritë mbi industritë nëpër të gjithë forcën e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë të ulëta”, shkruhet më tej në raport.

“Niveli i aftësive teknike dhe kompetencave nëpër të gjithë forcën e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duhet të përmirësohet në mënyrë domethënëse”, shkruhet më tutje.

Sipas opinionit të ekspertëve, “mungesa e ekspertizës teknike redukton produktivitetin dhe cilësinë dhe mund të ketë ndikim negativ në dhënien a asistencës për taksapaguesit dhe ndërmjetësit.”

Ekspertët e FMN-së gjykojnë se stafi në Zyrën e Tatimpaguesve të Mëdhenj nuk kanë njohuri se si operojnë industritë kyçe gjë që “redukton aftësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të kuptojnë problemet me të cilat përballen, të japin asistencë kuptimplotë dhe të monitorojnë performancën e taksave”.

Zyra e Tatimpaguesve të Mëdhenj është një institucion i krijuar mbi dy dekada më parë me synimin për të menaxhuar taksat e korporatave më të mëdha në vend, të cilat paguajnë rreth 35% të të ardhurave totale të mbledhura nga tatimet. Supozohet se kjo duhet të jetë një zyrë me specialistët më të mirë, të cilët duhet të menaxhojnë situata komplekse tatimore, përfshirë transferimin e çmimeve apo shitjet e lidhura të tatimpaguesve të mëdhenj, metoda këto që në instancë finale sjellin uljen e përgjithshme të detyrimeve tatimore të korporatave përmes përdorimit të mjeteve thuajse të ligjshme. Megjithatë, konkluzioni i ekspertëve të FMN-së është që në këtë zyrë dhe në të gjithë administratën tatimore, “njohuritë janë të ulëta”.

Ky nivel paaftësish natyrisht që ndikon mbi sjelljen e taksapaguesve, të cilët duket se e nuhasin aftësinë e tatimorëve gjanë ndërveprimeve të tyre.

“Stafi i arkëtimit të detyrimeve të prapambetura nuk është i aftë në ndjekjen e masave të arkëtimit të detyrueshëm, (p.sh., përmes veprimeve të falimentit dhe likuidimit),” thuhet në një nga raportet.

Staf i keqmenaxhuar

Njëri prej raporteve analizon alokimin e burimeve njerëzore. Raporti vëren se më shumë se sa gjysma e stafit gjendet nëpër zyra tatimore të qyteteve të vogla dhe relativisht të varfra të Shqipërisë, ku ka shumë pak taksa për t’u mbledhur, ndërkohë që zyrat e mëdha në qendrat ekonomike të vendit si Tiranë e Durrës, kanë më pak staf në raport me të ardhurat. Kështu, të gjitha zyrat e vogla ku gjenden 51% e stafit në organikë ose 629 persona, është përgjegjëse për arkëtimin e vetëm 15% të të gjitha taksave. Zyra e tatimpaguesve të mëdhenj ka ndërkohë 10% të forcës punëtore të tatimeve dhe 35% të të ardhurave.

Ndërkohë, analiza e të dhënave të të ardhurave tatimore sipas drejtorive vë në dukje edhe shkallën ekstreme të përqendrimit të të ardhurave dhe ekonomisë në Tiranë. Zyra e tatimpaguesve të mëdhenj, e cila mbikëqyr koorporatat e mëdha, si dhe zyra e Tiranës mbledhin së bashku 77% të taksave dhe tatimeve të paguara në vend.

Raportet e FMN-së nënvizojnë se një pjesë e problemit me tatimet është përzjerja e politikës në vendimmarrje dhe mungesa e autonomisë administrative për të krijuar një institucion efikas.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka aktualisht autoritetin për të ndërmarrë disa vendime kyçe operacionale. Të gjitha ndryshimet në strukturën organizative duhet të miratohet nga qeveria, buxheti kontrollohet rreptësisht nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe Drejtoria ka aftësi të kufizuara për të transferuar stafin nga vendet e ndryshme për shkak të kuadrit kufizues të shërbimit publik në menaxhimin e burimeve njerëzore,” shkruhet në një nga raportet.

“Skuadrës së re të udhëheqësisë së drejtorisë duhet t’i jepet kohë për të arritur reformën e dëshiruar në administrimin e taksave. Destabiliteti në udhëheqësinë e lartë ka qenë pengesë madhore për reformë të suksesshme,” shkruhet më tej në raport./ Marrë nga BIRN

The post Tatimet në Shqipëri “nxihen” nga 2 raporte të FMN-së: Stafi i mbushur me të paaftë dhe drejtorë të emëruar politikisht appeared first on Albeu.com.