drejtësinë Archives - Albeu.com

Nga Qyteti Studenti në sallën e gjyqit, atentatet që “gjunjëzuan” drejtësinë në 26 vitet e fundit
Seria e atentateve që prej vitit 1999 e deri më sot, tregon një realitet të hidhur, as figurat e drejtësisë në Shqipëri, nuk kanë qenë të mbrojtura përballë krimit!

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, që tronditi opinionin publik, është një dëshmi e dhimbshme e kësaj situate alarmante.

Me një hulumtim të thjeshtë të 26 viteve të fundit, kupton se shumë nga këto krime ende nuk janë zbardhur…

19 shkurt 1999 – Vrasja makabre e Kozeta Hysenit

Një nga ngjarjet më të rënda ndodhi në Qytetin Studenti, ku u gjet e masakruar 21-vjeçarja Kozeta Hyseni, vajza e prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni. Një mbrëmje më parë, një vajzë e kishte njoftuar se dikush e kërkonte poshtë godinës ku banonte. Pas daljes nga dhoma, Kozeta nuk u kthye më.

Trupi i saj u gjet të nesërmen në mëngjes, i goditur barbarisht me gurë në kokë. Ngjarja nuk u zbardh kurrë dhe ende nuk dihet nëse ka lidhje me detyrën e babait të saj.

21 shkurt 1999 – Ekzekutohet Kleanthi Koçi

Vetëm dy ditë pas vrasjes së Kozetës, atentati i radhës goditi “zemrën” e drejtësisë. Kleanthi Koçi, një figurë me autoritet në jurisprudencën shqiptare, u vra me tre plumba në qendër të Tiranës, pranë 15-katëshit. Një person iu afrua, i tha diçka dhe e qëlloi për vdekje. As ky krim nuk u zbardh kurrë.

30 shtator 2003 – Ekzekutohet shoferi i kryeprokurorit

Mbrëmjen e 30 shtatorit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u ekzekutua oficeri i Gardës Genci Sina, i cili shoqëronte familjen e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Theodhori Sollaku. Një taksi iu afrua makinës që drejtonte Sina dhe një atentator qëlloi disa herë me pistoletë me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e prokurorit, që ndodheshin në makinë, shpëtuan pa lëndime.

9 shtator 2011 – Vritet gjyqtari Skerdilajd Konomi

Pas gati një dekade, krimi mafioz goditi sërish. Skerdilajd Konomi, gjyqtar në Vlorë, humbi jetën nga një atentat me tritol të vendosur në makinën e tij. Serial-killeri me pagesë, Julian Sinanaj, dëshmoi se porosia kishte ardhur nga Durrësi dhe lidhej me konfliktet e pronësisë në zona bregdetare. Pavarësisht të dhënave të forta, dosja e vrasjes mbeti pa përfundim.

22 mars 2019 – Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra

Në qendër të Elbasanit, ndërsa po pinte kafe në një lokal, avokati Ravik Gurra, i njohur si përfaqësues ligjor i fisit Çapja, u qëllua me silenciator në kokë. Atentatori u largua me shpejtësi me ndihmën e një bashkëpunëtori. Edhe ky krim vazhdon të mbetet i pazbardhur.

1 nëntor 2019 – Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Një breshëri automatiku u shkreh ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit. Ai udhëtonte me dy persona, Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe shoferin e tij Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë, ndërsa Ndoja u plagos. Ngjarja ngriti shumë pikëpyetje mbi lidhjet e errëta mes krimit dhe politikës, por ende nuk është dhënë një verdikt final.

6 tetor 2025 – Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja

Ngjarja më e fundit ka përmasa akoma më të rënda, plumbat u lëshuan brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri pasi dha një vendim, pa e ditur se ky i fundit do t’i kushtonte jetën.

The post Nga Qyteti Studenti në sallën e gjyqit, atentatet që “gjunjëzuan” drejtësinë në 26 vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji: Rama e ka kapur drejtësinë dhe e përdor si armë kundër kundërshtarëve
Në një postim në “Facebook”, Ervin Salianji, ka akuzuar Edi Ramën se e përdor drejtësinë si një vegël politike dhe e trajton si pronë personale.

Salianji denoncon kapjen e sistemit gjyqësor nga qeveria, që sipas tij, jo vetëm që nuk e kontrollon pushtetin ekzekutiv, por i shërben atij duke heshtur për ndërtimet pa leje, korrupsionin dhe abuzimet me ligjin.

Ai i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë jo vetëm kur akuzat vijnë nga opozita, por edhe kur vetë kreu i qeverisë minon institucionet që ata kanë ndihmuar për të ndërtuar.

Postimi:

Edi Rama bën sikur shqetësohet nga drejtësia që kontrollon, kur ndonjë gjyqtar i rrallë nuk i është nënshtruar plotësisht, ndërkohë që pasi e ka kapur sistemin, i përdor dhe sillet me prepotencë duke i trajtuar institucionet e drejtësisë si lecka.

Shumica dërrmuese e gjyqësorit sillen si vartës të qeverisë, jo si pushtet i pavarur kontrolli e balance!

Është përgjegjësi e gjyqësorit që ka lejuar qeverinë në batërdinë urbanistike, ndërtimet pa leje dhe korrupsionin që i ka ushqyer ato. Qeveria i ka lejuar për interesa politike e korruptive dhe sot i përdor politikisht me aksione propagandistike.

Në vend që të kontrollojë pushtetin ekzekutiv, drejtësia ka pranuar të përdoret si armë kundër kundërshtarëve dhe si mburojë për klientelën e qeverisë. Për pasojë, ajo degradohet publikisht nga kryeministri dhe ka frikë dhe ti reagojë.

Ky është portreti më i qartë i kapjes së shtetit dhe shkatërrimit të pavarësisë së institucioneve.

Qytetarët shqiptarë dhe opinioni publik kane pritur reagimin e partnerëve ndërkombëtarë që kanë investuar për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë: a do të ketë një reagim të fortë kur Rama i godet, i poshtëron dhe i minon institucionet e drejtësisë? Apo standardet e reagimet vlejnë vetëm kur opozita denoncon abuzimet?

The post Ervin Salianji: Rama e ka kapur drejtësinë dhe e përdor si armë kundër kundërshtarëve appeared first on Albeu.com.

Mbollën dhjetëra bimë kanabis/ Media australiane: Belina Pupa përballet me drejtësinë, Elvis Pupa shpallet në kërkim
Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa, është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi.

Belinda Pupa, terapiste dhe influencer, ka dalë përpara gjykatës në Adelaide, në lidhje me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur që nga nisja e këtij viti e për 4 muaj në vijim.

Dyshohet se Pupa kishte mbjellë dhjetëra bimë, ndërsa mbrojtja e saj ka kërkuar që klientes t`i lejohej liria me kusht, në mënyrë që të mund të vijë në Shqipëri për qëllime pune.

Kërkesë kjo që është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga organi i akuzës, pasi sipas tyre edhe bashkëshorti i Belindës, pra aktori Elvis Pupa, gjithashtu i akuzuar për të njëjtën çështje./ Balkanweb

The post Mbollën dhjetëra bimë kanabis/ Media australiane: Belina Pupa përballet me drejtësinë, Elvis Pupa shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.