drejt shuarjes Archives - Albeu.com

Shqipëria po “shuhet”/ Lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n, ja dy qarqet me rënien më të fortë
Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi.

Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425

rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua.

Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025.

Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024.

Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie.

Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%.

Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive.

Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje.

The post Shqipëria po “shuhet”/ Lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n, ja dy qarqet me rënien më të fortë appeared first on Albeu.com.