drejt Gjermanisë Archives - Albeu.com

Sektori i shëndetësisë në rrezik/ Mjekët e Shqipërisë dhe rajonit emigrojnë drejt Gjermanisë, zbulohen shifrat
Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan, po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron.

Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023.

Bosnja dhe Kosova, janë edhe më të prekura sipas studimit. Në vitin 2023, numri i shtetasve nga Kosova që punojnë në sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor, ishte i barabartë me 50.3% të fuqisë punëtore vendase të kujdesit shëndetësor.

Shifrat përkatëse ishin 42.5% për Bosnjën dhe Hercegovinën, për Maqedoninë e Veriut 9 %, Malin e Zi 13.9 % dhe për Serbinë 7.2%.

Midis viteve 2015 dhe 2024, punësimi i shtetasve të Ballkanit Perëndimor në sektorin e shëndetësisë në Gjermani u rrit mesatarisht me 27.2% në vit, ndërsa për Shqipërinë rritja është me 17% çdo vit.

Gjatë kësaj periudhe, presionet i emigracionit mbi sektorin e kujdesit shëndetësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë rritur.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara, tregojnë se popullsia mbi 75-vjeç e lart pritet të rritet ndjeshëm në rajon, ndërsa popullsia në moshë pune pritet të bjerë.

Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për kujdes shëndetësor në Ballkan dhe në Shqipëri.

Sakaq sistemet e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor, po tregojnë shenja të tendosjes. Kjo u ilustrua gjatë pandemisë Covid -19, ku të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan shkallë vdekshmërie mbi mesataren globale.

Një tjetër tregues i tendosjes sistemike të sistemeve shëndetësorë, është numri i ulët i mjekëve në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (2024), Shqipëria ka më pak mjekë për frymë në Evropë. Në Maqedoninë e Veriut, numri i mjekëve për frymë madje ka rënë, pjesërisht për shkak të emigrimit të mjekëve jashtë vendit.

Studimi gjerman vë në dukje se emigrimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor përkeqëson drejtpërdrejt ngarkesën, pasi mungesat përkthehen në kohë më të gjata pritjeje, mungesë shërbimi në zonat rurale dhe ngarkesë më e madhe pune për mjeket e mbetur./Monitor

The post Sektori i shëndetësisë në rrezik/ Mjekët e Shqipërisë dhe rajonit emigrojnë drejt Gjermanisë, zbulohen shifrat appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet drejt Gjermanisë Princ Dobroshi, kush është njeriu i njohur si “peshkaqeni”?
Ekstradohet drejt Gjermanise Princ Dobroshi, ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës. I njohur në Norvegji dhe Çeki me nofkën “Peshkaqeni”, Princ Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij nga Shqipëria, Olsi Syziu, janë subjekte të hetimit pasuror nga SPAK.

Më 29 mars të këtij viti, SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’. Ai ndodhet i arrestuar prej dhjetorit 2023.

Kush është Princ Dobroshi?

Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht, si njëri nga personat me veprimtari të dyshuar kriminale.

Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova.

Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës dhe siç dyshohet edhe armëve, do t’i niste në fillim të viteve ’90.

Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997, Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu, duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.

Dy vite më pas, ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji. Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi, ndikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.

Dobroshi nga çekët ishte dorëzuar sërish te norvegjezët. Kur po çohej të merrej në pyetje, minibusi me të cilin po barteshin gjykatësit, mbrojtësit dhe avokatët kishte pësuar aksident të rëndë nga i cili mbetën të vrarë tre njerëz. Prej asaj kohe, Dobroshi ishte quajtur nga autoritetet norvegjeze si i burgosuri më i rrezikshëm në atë vend.

Për çudi, ai ishte liruar më pas për “sjellje të mirë” në janarin e vitit 2005. Dhe pas pak kohësh do të vinte për të jetuar në Kosovë. Këtu besohet që kishte hapur pika bastes dhe kazino.

Dobroshi kishte pasur shoqëri me Arfan Qadeer Bhattin, një i arrestuar në Norvegji me akuzat se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste ndaj ambasadës së Izraelit dhe asaj të Amerikës në Osllo të Norvegjisë.

Paraprakisht për Princ Dobroshin, ishte dëgjuar në vitin 2019, para katër vitesh. Ai do të arrestohej pasi ishte përfshirë në një përleshje fizike në qytetin e tij, në Pejë.

Cila është pasuria e tij?

Sipas mediave në Kosovë, Dobroshi në vendlindjen e tij ka të regjistruara tri objekte banimi me vlerat si në vijim: 150 mijë euro, 45 dhe 13,965 euro.

“Peshkaqeni” në të njëjtën komunë ka të regjistruara edhe pesë parcela bujqësore në Vitomericë dhe një parcelë pyjore në Brestovik të Pejës.

Ndërkaq, në Prishtinë ka të regjistruara tri shtë në vlerat si vijojnë: 121,440 euro, 121 mijë dhe 4,224 euro.

I kërkuari nga autoritetet ndërkombëtare, ka të regjistruar edhe një parcelë në Miradi të Epërme në Fushë Kosovë.

“Peshkaqeni” kishte edhe një biznes aktiv të regjistruar deri më 9 qershor 2022 me emrin “Princi D SH.P.K.” me kapital të regjistruar 5.000 euro dhe 100% për qindje të aksioneve.

Në bazë të përshkrimit të biznesit, aktiviteti kryesor i biznesit ishte rikuperimi i materialeve të klasifikuara.

Ndërkaq, aktivitetet e tjera përfshinin tregtinë me shumicë të kafes, çajit, kakaos dhe erëzave, tregtinë me shumicë të tekstileve, tregtinë me shumicë të mbeturinave dhe hekurishteve dhe tregtinë me shumicë jo të specializuar.

The post Ekstradohet drejt Gjermanisë Princ Dobroshi, kush është njeriu i njohur si “peshkaqeni”? appeared first on Albeu.com.