dreheqje Archives - Albeu.com

Xhafer Gashi largohet nga të gjitha funksionet në LDK pas qëndrimit për Dhomat e Specializuara
<html><head></head><body>

Xhafer Gashi ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga çdo detyrë që ka mbajtur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, përfshirë drejtimin e Degës së LDK-së në Obiliq.

Vendimi u bë i ditur përmes një deklarate, ku Gashi sqaroi se shkak është bërë mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, ky qëndrim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te anëtarësia e degës në Obiliq.

Gashi tha se pozicioni i partisë për këtë çështje nuk përputhet me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tij personale. Për këtë arsye, ai vlerësoi se nuk mund të vazhdojë t’i ushtrojë funksionet partiake.

Ai bëri të ditur se edhe pas largimit nga postet në LDK do të vijojë t’i shërbejë Kosovës dhe do të jetë pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Në deklaratën e tij, të cilën e ka titulluar “Atdheu përpara vetes”, Gashi iu drejtua anëtarëve të LDK-së, qytetarëve të Obiliqit dhe të gjithë Kosovës.

Ai njoftoi se vendimin e ka marrë së bashku me grupin e asambleistëve të LDK-së, duke theksuar se ka momente kur njeriu duhet të zgjedhë mes ruajtjes së një pozite dhe besnikërisë ndaj idealit që ka udhëhequr jetën e tij.

Gashi përsëriti se mosvotimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë në Degën e LDK-së në Obiliq dhe te grupi i asambleistëve. Ai tha se e ndan këtë shqetësim dhe se, si kryetar i degës, e ka parë si detyrim të reagojë me përgjegjësi personale.

Duke folur për të kaluarën e tij, Gashi tha se angazhimi për lirinë e Kosovës kishte nisur gjatë viteve të veprimtarisë ilegale, kur shprehja e kërkesës për liri sillte rrezik dhe përkushtimi ndaj atdheut shoqërohej me përndjekje.

Ai përmendi Fahri Fazliun dhe Afrim Zh itinë si figura që vazhdojnë të përfaqësojnë idealin e lirisë në ndërgjegjen e tij, ndërsa emrat e tyre, sipas Gashit, kujtojnë sakrificën e njerëzve që mundësuan çlirimin e Kosovës.

Gashi kujtoi gjithashtu angazhimin e tij gjatë luftës, pranë ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, si dhe shërbimin e mëvonshëm në Komandën e Përparuar, Grupin Operativ III dhe Brigadën 138 “Agim Ramadani”. Në këtë periudhë, ai tha se kishte vepruar së bashku me Rrustem Berishën, Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Anton Qunin, Xhemajl Fetahajn dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

Sipas tij, gjatë ditëve të luftës përgjegjësia ndaj atdheut kishte marrë peshën e vetë jetës, ndërsa sakrifica bëhej me bindjen se brezave të ardhshëm do t’u krijohej mundësia të jetonin në liri.

Gashi tha se të rinjtë e lindur në Kosovën e lirë ia kujtojnë ata që nuk patën mundësi ta shihnin këtë ditë. Ai përmendi edhe familjet që vazhdojnë të ruajnë fotografi, kujtime dhe mungesën e njerëzve të tyre, duke theksuar se çdo detyrë publike duhet të bartet me dinjitet ndaj sakrificës së tyre.

Ai shtoi se këtë përgjegjësi është përpjekur ta përmbushë edhe gjatë kohës së paqes, në shërbimin institucional dhe në vitet kur ka drejtuar Komunën e Obiliqit. Besimi i qytetarëve, sipas tij, i ka dhënë forcë, por njëkohësisht i ka kujtuar se funksioni publik ka vlerë vetëm kur u shërben vendit dhe qytetarëve.

Për Gashin, mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi janë detyrime që nuk kufizohen nga përkatësia partiake. Ai tha se në një çështje me rëndësi të veçantë për Kosovën, përfaqësuesit duhet t’i dëgjojnë qytetarët dhe ta kuptojnë peshën e shqetësimit të tyre.

Ai nënvizoi se ky qëndrim nuk e cenon bindjen e tij se drejtësia duhet të triumfojë. Sipas Gashit, përgjegjësia duhet të jetë individuale, të përcaktohet mbi prova dhe përmes një procesi të paanshëm, jo përmes një procesi për të cilin janë ngritur dyshime të shumta të bazuara se është politik dhe se synon tërësisht UÇK-në dhe vlerat që ajo përfaqëson në lirinë e Kosovës.

Gashi tha se në këtë moment atdheu duhet të vendoset mbi interesat e ngushta partiake. Ai deklaroi se nuk mund të qëndrojë në funksionet e tij kur qëndrimi i partisë bie ndesh me ndërgjegjen e tij dhe me përgjegjësinë që ndien ndaj njerëzve që përfaqëson. Sipas tij, heshtja do të ishte më e rëndë se dorëheqja.

Me këtë rast, Xhafer Gashi njoftoi dorëheqjen nga këto funksione në LDK:

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

Anëtar i Kryesisë;

Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq.

Ai theksoi se vendimi është marrë në mënyrë personale, me vetëdije dhe përgjegjësi të plotë, ndërsa secili bashkëpunëtor dhe anëtar i Degës së LDK-së në Obiliq, sipas tij, është i lirë të vendosë në përputhje me ndërgjegjen e vet.

Gashi falënderoi familjen e tij, e cila, siç tha, ka ndarë me të mungesat, shqetësimet dhe sakrificat e viteve të kaluara. Ai e cilësoi mbështetjen e familjes si burim force në ditët më të vështira dhe edhe në momentin e tanishëm.

Mirënjohje u shprehu edhe anëtarësisë së Degës së LDK-së në Obiliq, asambleistëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve për besimin e dhënë dhe përkrahjen e tyre. Gashi tha se puna e përbashkët dhe marrëdhëniet njerëzore të krijuara ndër vite do të mbeten të rëndësishme për të.

Ai falënderoi veçanërisht qytetarët që e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta përkrahin këtë kauzë përmes protestave paqësore dhe vigjiljeve para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas tij, qëndresa e tyre shpreh dhimbje, dinjitet dhe besnikëri ndaj kujtesës, ndërsa zëri i tyre duhet të dëgjohet brenda institucionit që ndodhet në një Kosovë të lirë.

Në përmbyllje, Xhafer Gashi deklaroi se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit dhe të qëndrojë pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve që mbajnë mbi vete peshën e sakrificës për lirinë.

“Pozitat mund t’i lëmë. Përgjegjësinë ndaj atdheut e mbajmë gjithë jetën”, përfundoi ai.

Xhafer Gashi

</body></html>

The post Xhafer Gashi largohet nga të gjitha funksionet në LDK pas qëndrimit për Dhomat e Specializuara appeared first on Albeu.com.