dr fauci Archives - Albeu.com

Dr. Fauci një javë në spital, preket nga virusi i Nilit Perëndimor
Dr. Anthony Fauci, ish-eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, qëndroi i shtruar për një javë në spital, pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Aktualisht ai ndodhet në shtëpi, ku po merr veten, konfirmoi një zëdhënës të shtunën, që foli në kushte anonimiteti.

Zoti Fauci pritet të shërohet plotësisht shtoi ai.

Virusi i Nilit Perëndimor zakonisht përhapet përmes pickimit nga një mushkonjë e infektuar. Ndërsa shumica e njerëzve nuk përjetojnë simptoma, rreth 1 në 5 vetë mund të preken nga ethet, dhimbje të kokës, trupit, të vjella, diarre ose skuqje, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Mes 1 në 150 persona të infektuar sëmundja shfaqet me simptoma serioze, ndonjëherë fatale.

Korrespondenti kryesor për mjekësinë i rrjetit televiziv ‘CBS News’, Dr. Jonathan LaPook, shkruante në një postim në mediat sociale se ai kishte folur të shtunën me zotin Fauci, i cili i kishte thënë se kishte të ngjarë të ishte infektuar në oborrin e shtëpisë së tij, nga pickimi i ndonjë mushkonje.

“Dr. Fauci u shtrua në spital rreth dhjetë ditë më parë me ethe, të dridhura dhe lodhje të rëndë”, thuhej në postimin e gazetarit në X. Aty thuhej se zoti Fauci kishte qëndruar një javë në spital.

Për të parandaluar virusin e Nilin Perëndimor nuk ka vaksinë apo dhe ilaçe për ta trajtuar atë. Për këtë vit që nga 20 gushti, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka regjistruar 216 raste në 33 shtete. Mënyra më e më mirë për ta parandaluar visurin është të shmanget pickimi nga mushkonjat.

Si këshilltari kryesor për shëndetësinë i Shtëpisë së Bardhë, zoti Fauci ishte fytyra publike e qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, një rol që e bëri atë një zë të besueshëm për miliona njerëz, po gjithashtu dhe objektiv të sulmeve politike.

Ai u largua nga qeveria në vitin 2022, por në qershor u thirr përpara Kongresit për të dëshmuar si pjesë e hetimit shumëvjeçar të republikanëve mbi origjinën e COVID-19 dhe reagimin amerikan ndaj sëmundjes. /zeri i amerikes/

The post Dr. Fauci një javë në spital, preket nga virusi i Nilit Perëndimor appeared first on Albeu.com.

Dr.Fauci: Kemi nevojë për një vaksinë universale kundër koronavirusit
“Kemi nevojë urgjente për një vaksinë universale kundër koronavirusit”, ka thënë imunologu Anthony Fauci në Universistetin Sapienza të Romës.

Duke cituar një artikull që ai botoi së fundmi në Neë England Journal of Medicine, Fauci kujtoi se nevojiten vaksina universale kundër koronavirusëve, sepse në të ardhmen “ne do të shohim me siguri variante të reja, jo vetëm me SarsCoV2, por ndoshta me koronaviruse të tjerë”.

Për momentin, për Dr.Faucin, këshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden për pandeminë, “përforcuesi me vaksinat aktuale Covid-19 ofron mbrojtje të mirë kundër Omicron, kështu që nuk nevojiten vaksina të reja specifike për këtë variant për momentin”.

Duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut, Fauci tregoi se me ardhjen e Omicron efektiviteti i vaksinave kundër infeksionit ra nga 80% në 33%, ndërsa mbrojtja nga shtrimi në spital shkoi nga 93% në 70%.

“Megjithatë, për fat të mirë, ne e dimë se me dozën përforcuese antitrupat neutralizues kundër Omicron rriten me 38 herë, kështu që është e rëndësishme ta bëjmë këtë”, tha Fauci.

Të dhënat nga Britania e Madhe tregojnë gjithashtu se doza përforcuese uli rrezikun e shtrimit në spital me më shumë se 80%./albeu.com

The post Dr.Fauci: Kemi nevojë për një vaksinë universale kundër koronavirusit appeared first on Albeu.com.

Dr.Fauci paralajmëron për dozë të katërt vaksine në SHBA
Një vlerësim i ri është bërë nga specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci , në mes të një shpërthimi të ashpër të mutacionit Omicron për shkak të të cilit rastet e koronavirusit janë rritur në mënyrë dramatike në mbarë botën.

Sipas specialistit të sëmundjeve infektive, një dozë e katërt e vaksinës do të projektohet për të mbrojtur kundër Omicron. Por megjithatë, siç tha ai, mbeten për t’u kryer një sërë hetimesh për variantin e ri.

Në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, specialisti i sëmundjeve infektive u ndal në rëndësinë e dozës së tretë për të parandaluar çdo sëmundje të rëndë.

Duke folur për rëndësinë e një doze tjetër, ai vuri në dukje se në të ardhmen mund të nevojitet doza e katërt, por “shpresojmë në këtë moment që të mbrohemi nga e treta”.

Ai e cilësoi vendimtare dhënien e dozave mbështetëse në mbrojtjen nga varianti i ri dhe dërgoi një mesazh të veçantë për Vitin e Ri .

“Nëse keni ndërmend të shkoni në një festë me 40-50 veta, në natën e Vitit të Ri, për të përqafuar dhe puthur të ftuarit, duke uruar “Gëzuar Vitin e Ri”, unë do t’ju këshilloja të mos e bëni, ky nuk është viti i duhur ”, përfundoi ai Fauci./albeu.com

The post Dr.Fauci paralajmëron për dozë të katërt vaksine në SHBA appeared first on Albeu.com.

Fauci: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta
Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.

“Deri tani, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN.

“Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci.

Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo.

“Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove./REL

The post Fauci: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta appeared first on Albeu.com.

Fauci: Covid-19 mund ta marrim nën kontroll pranverën e vitit të ardhshëm
Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci është shprehur se SHBA-të mund të marrin nën kontroll COVID-19 në pranverën e vitit 2022.

Fauci, gjithashtu, gjatë një interviste televizive për NBC tha se, miratimi i plotë i vaksinës Pfizer/BioNTech hap rrugën për më shumë njerëz që të vaksinohen.

Ai shtoi se, miratimi i vaksinave Moderna dhe Johnson dhe Johnson në javët e ardhshme dhe miratimin për fëmijët e vegjël, mund të ndodhë shumë shpejt./albeu.com

The post Fauci: Covid-19 mund ta marrim nën kontroll pranverën e vitit të ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Fauci jep alarmin për rritjen e rasteve me variantin Delta
Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, dha një alarm të ri të dielën lidhur me rritjen e rasteve të koronavirusit në vend, veçanërisht në ato rajone ku njerëzit kanë refuzuar të vaksinohen edhe ndërsa varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi.

“Ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha zoti Fauci në një program të kanalit televiziv CNN. “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Ky fakt përbën problem. Ne po e vëmë veten në rrezik”, tha Anthony Fauci, këshilltari i lartë mjekësor i Presidentit Joe Biden.

Në Shtetet e Bashkuara, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë poshtë shifrave kulmore të arritura dimrin e kaluar. Por numri i infeksioneve të reja është rritur ndjeshëm në disa pjesë të vendit ku skepticizmi për nevojën e vaksinimit, siguria e vaksinave dhe rezistenca ndaj sugjerimeve të qeverisë për t’u imunizuar mbeten një pengesë e fuqishme.

Më shumë se 51,000 infeksione të reja u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të shtunën, një rritje prej 172% gjatë dy javëve të fundit, ndërsa më shumë se 250 vdekje kanë ndodhur çdo ditë gjatë kësaj periudhe.

Qeveria thotë se deri tani më shumë se 162 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, ose 49% e popullsisë së vendit – gati 60% e të rriturve.

Por sondazhet kanë treguar se rreth 80% e amerikanëve të pavaksinuar thonë se nuk do të vaksinohen duke mos marrë parasysh paralajmërimet që po bëjnë zyrtarët.

Shumë politikanë konservatorë më parë kishin përkrahur një qasje më të kujdesshme ndaj vaksinimeve ose kishin deklaruar se vaksinimi ishte një çështje zgjedhjeje personale. Tani disa prej tyre po shprehin irritim ndaj atyre që nuk pranojnë të vaksinohen.

Guvernatorja republikane Kay Ivey nga shteti i Alabamës iu drejtua javën e kaluar të pavaksinuarve: “Këta njerëz po zgjedhin një mënyrë jetese të tmerrshme”, tha ajo.

Një guvernator tjetër republikan, Asa Hutchinson i shtetit Arkansa, ka bërë thirrje prej kohësh për vaksinime në shtetin e tij jugor, por ky shtet ka ende një nga nivelet më të ulëta të imunizimeve. Dy adoleshentë vdiqën kohët e fundit nga COVID-19 në shtetin e tij.

“Këto janë kambana alarmi,” i tha ai rrjetit CNN. Megjithatë, ai vuri në dukje, “se rezistenca (ndaj imunizimeve) është shtuar”.

Por zoti Hutchinson shprehu optimizëm se të pavaksinuarit do të ndryshojnë mendimin.

“Njerëzit mund të ndryshojnë rezistencën e tyre,” tha ai. “Këtu duhet të përqëndrohemi”.

Zoti Fauci tha se personat e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe kundër variantit Delta.

Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 80% që nga mesi i prillit.

Disa qytete, përfshirë Los Anxhelosin në Perëndim dhe Seint Luisin në qendër, kanë vendosur udhëzime të reja për njerëzit që të mbajnë maska në hapësirat e brendshme publike, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Qytetet e tjera po shqyrtojnë direktiva të ngjashme./VOA

The post Fauci jep alarmin për rritjen e rasteve me variantin Delta appeared first on Albeu.com.