doze e trete Archives - Albeu.com

Komiteti i Imunizimit rekomandon vaksinën për fëmijët dhe dozën e 3 për moshat mbi 60 vjeç
Komiteti i Imunizimit ka rekomanduar vaksinë për fëmijët mbi 12 vjeç dhe po ashtu dozë të tretë për moshat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Doza e tretë mund të jetë e kombinuar. Pra, nëse dikush ka marrë Pfizer, të tretën mund ta marrë vaksinë tjetër që përdoret në vendin tonë.

Fëmijët mbi 12 vjeç që rekomandohet të vaksinohen, janë ata me sëmundje kronike./albeu.com

The post Komiteti i Imunizimit rekomandon vaksinën për fëmijët dhe dozën e 3 për moshat mbi 60 vjeç appeared first on Albeu.com.

FDA: Doza e tretë e Pfizer-it rrit imunitetin, por vaksinat aktuale ende efektive
Në një dokument të lëshuar të mërkurën nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave thuhet se doza e tretë e vaksinës së Pfizer-it ndaj COVID-19-ës e rrit imunitetin kundër virusit, por shtohet se gjithsesi regjimi aktual me dy doza siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër rasteve të rënda të sëmundjes.

FDA-ja po shqyrton kërkesën e kompanisë Pfizer për të ofruar një dozë të tretë të vaksinës së saj, për të cilën prodhuesi i ilaçeve thotë se është e nevojshme në kushtet kur efektiviteti i vaksinës zbehet pas gjashtë deri në tetë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Pfizer-i i paraqiti FDA-së një studim paraprak i cili sugjeronte se një dozë e tretë e vaksinës e dhënë tek më shumë se 300 persona kishte rritur nivelin e imunitetit tre deri në pesë herë më shumë krahasuar me atë çka ofrojnë dozat e mëparshme.

Në studimin e Pfizer-it përmendej gjithashtu dhe një studim i Izraelit, botuar të mërkurën në një revistë mjekësore (New England Journal of Medicine), sipas së cilit nivelet e infeksionit ishin 11 herë më të ulëta tek personat e moshës 60 vjeç e lart të cilët kishin marrë dozën e tretë të vaksinës. Në studim kishin marrë pjesë rreth 1 milion persona.

Pfizer-i ka aplikuar për marrjen e autorizimit për të ofruar dozën e tretë ndërsa varianti Delta shumë ngjitës i COVID-19-s ka shkaktuar një rritje të re e dramatike të infeksioneve, shtrimeve në spital si dhe vdekjeve në të gjithë botën.

Por FDA-ja thotë se studimet e fundit “tregojnë se vaksinat e autorizuara aktualisht në Shtetet e Bashkuara ofrojnë ende mbrojtje kundër rasteve të rënda me COVID-19 si dhe vdekjeve”.

Të premten pritet mbledhja e komisionit të këshillues mbi çështjen e vaksinave për të diskutuar nëse FDA-ja duhet të miratojë kërkesën e Pfizer-it. Rekomandimi i komisionit nuk është detyrues, çka do të thotë se agjencia mund të miratojë dozën e tretë të Pfizer-it edhe nëse komisioni nuk e rekomandon një gjë të tillë.

Muajin e kaluar FDA-ja dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer-it si dhe Moderna-s për personat me sistem imunitar të dobët.

Takimi i FDA-së zhvillohet vetëm disa ditë pas një shkrimi të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” nga një grup ndërkombëtar ekspertësh të vaksinave i cili e kundërshtonte ofrimit e dozave përforcuese të vaksinave ekzistuese për popullatën.

Ekspertët thonë se studimet e fundit tregojnë se vaksinat në përdorim në të gjithë botën vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të fortë kundër virusit, përfshirë variantin Delta, veçanërisht kundër rasteve të rënda të sëmundjes dhe shtrimeve në spital./VOA

The post FDA: Doza e tretë e Pfizer-it rrit imunitetin, por vaksinat aktuale ende efektive appeared first on Albeu.com.

BE-ja paralajmëron vendet që rekomandojnë doza shtesë të vaksinës
Vendet e Bashkimit Evropian mund të përballen me pasoja ligjore për shkak të rekomandimeve për një dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit.

Kjo për faktin se një dozë përforcuese ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha Komisioni Evropian.

Agjencia ka thënë vazhdimisht se duhet të ketë më shumë të dhëna para se të miratojë përdorimin e një doze shtesë.

Deri më tani tetë vende evropiane kanë rekomanduar vaksinimin me një dozë shtesë dhe disa të tjera pritet të marrin të njëjtin vendim.

“Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë për Reuters të enjten.

Komisioni Evropian tha se vendet anëtare mund të vendosin veç e veç për një rekomandim të tillë, mirëpo tërhoqi vërejtjen se ato mbajnë pastaj barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesash për kompensim, në rast se dikush ka efekte anësore të papritura.

Komisioni gjithashtu tha se edhe kompanitë do të kenë përgjegjesi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s.

“Për shembull, nëse një efekt anësor pas një doze përforcuese shkaktohet nga problemet e prodhimit, prodhuesi i vaksinave do të mbetet përgjegjës për të”, tha Komisioni.

Disa vende të BE -së, përfshirë ato më të mëdhatë, kanë skema kompensimi që kanë për qëllim të dëmshpërblejnë viktimat e mundshme jashtë gjykatave, por kriteret për rimbursimet ndryshojnë shumë.

Në disa vende, pacientët që kanë ankesa do të duhet të shkojnë drejtpërdrejt në gjykata, për të zgjidhur çështjen e tyre.

Të dhënat zyrtare nga Danimarka, Gjermania, Norvegjia dhe Zvicra tregojnë se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qindra padi për kompensim janë paraqitur nga individët./REL

The post BE-ja paralajmëron vendet që rekomandojnë doza shtesë të vaksinës appeared first on Albeu.com.

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së për dozat përforcuese të vaksinave
Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, duke vepruar në kundërshtim me thirrjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të pezulluar këto programe derisa të vaksinohen më shumë njerëz në botë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Franca është duke punuar për të dhënë dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit dhe ata që janë më të cenueshëm ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

“Doza e tretë duket se do të jetë e domosdoshme, jo për secilin menjëherë, mirëpo për ata që janë më të cenueshëm dhe më të moshuar”, ka thënë Macron përmes një postimi në Instagram.

Gjermania po ashtu synon të japë doza përforcuese për personat më të moshuar dhe ata që jetojnë në shtëpi kujdesi, nga muaji shtator, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të martën për të mos dhënë dozat përforcuese të paktën deri në shtator, duke thënë se është e papranueshme që shtetet e pasura të kenë më shumë doza vaksinash.

“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros.

“Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.

Gjermania ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se do të ndajë donacione prej rreth 30 milionë dozave të vaksinave për vendet e varfra.

Qeveria e Macronit, ndërkaq, është duke tentuar të rrisë shkallën e vaksinimit teksa Franca përballet me valë të katërt të pandemisë, si dhe protesta në rrugë kundër politikave qeveritare ndaj krizës me koronavirus.

Deri më tani, 49 për qind e francezëve dhe 53 për qind e gjermanëve janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19./REL

The post Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së për dozat përforcuese të vaksinave appeared first on Albeu.com.

Dr. Fauci: Tani për tani, nuk kemi nevojë për dozë të tretë të vaksinës
Në kulmin e ankthit për shpejtësinë e përhapjes së mutacionit Indian, po diskutohet marrja e një doze të tretë të vaksinës anti-Covid.

Por, pavarësisht se kompania Pfizer njoftoi zhvillimin e një doze të tretë, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, thotë se aktualisht nuk është e nevojshme një injektim shtesë.

“Tani për tani, me informacionet që na nevojiten, nuk është e nevojshme t’i japim botës një dozë të tretë, tha Fauci për CNN, informon albeu.com.

Fauci sqaroi, në të njëjtën kohë, se ai po shqyrton me kujdes se kur do të duhet jepet një dozë e tretë.

Shkalla e përhapjes së mutacionit indian ngre shqetësime, me variantin që mbizotëron në më shumë se 90% në Britani dhe më shumë se 50% në SHBA.

Sipas Pfizer dhe BioNTech, doza e tretë do të ngrejë një “mur mbrojtës” kundër të gjitha mutacioneve, përfshirë atë indian./albeu.com

The post Dr. Fauci: Tani për tani, nuk kemi nevojë për dozë të tretë të vaksinës appeared first on Albeu.com.