doza e trte Archives - Albeu.com

Manastirliu: Arrijmë në 3 milion doza vaksine brenda 2021, të gatshëm për dozën e tretë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave për diskutimin e Aktit Normativ “Për miratimin tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normative nr. 3, datë 18.1.2021”, ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda këtij viti.

Duke u ndalur në marrëveshjen e re me kompaninë Pfizer, Manastirliu tha se kontrata e re nuk ka asnjë ndryshim në çmim apo në kushtet të tjera.

“Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshje. Fakti që po sjellim një amendim të marrëveshjes së nënshkruar bëhet për arsye se kjo marrëveshje nuk ka ndryshime as kur flitet për ndryshime në çmim dhe për kushte të tjera të kontratës, por sepse vjen në një sasi plus”, dekalroi Manastirliu.

Ministrja bëri me dije se nëpërmjet COVAX do të mbërrijnë edhe dy dërgesa të konsiderueshme të vaksinave brenda vitit.

“Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti”, tha Manastirliu.

Ajo tha se qeveria shqiptare ka vendosur 36 milionë dollarë në dispozicion për blerjen e vaksinave.

Duke u ndalur tek rritja e diponibiliteti të vaksinave edhe për dozën 3 Manastirliu tha: “Sigurisht kjo është një kontratë e cila do të na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta të cilat disa vende i kanë filluar. Kjo na jep një garanci më shumë në disponibilitetin e vaksinave”.

Manastirliu tha se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë sot është 44%, ndërkohë që përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është drejt 36% e popullatës target +18 vjeç./albeu.com

The post Manastirliu: Arrijmë në 3 milion doza vaksine brenda 2021, të gatshëm për dozën e tretë appeared first on Albeu.com.

FDA autorizon dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për grupe të caktuara
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për amerikanët mbi 65 vjeç dhe për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Doza përforcuese është miratuar edhe për punonjësit e profesioneve të caktuara, si ata të kujdesit shëndetësor, mësuesit, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe ata në qendrat për të pastrehët ose burgjet.

Autorizimi ka gjasa t’i hapë rrugën të enjten votimit në komisionin këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC).

Një panel i FDA-së javën e kaluar votoi me shumicë dërrmuese për të hedhur poshtë planin e Shtëpisë së Bardhë që doza e tratë të vihej në dispozicion të shumicës së amerikanëve, duke përmendur mungesën e të dhënave të plota mbi sigurinë e dozës së tretë, si dhe efektshmërinë e saj.

Paneli gjithsesi mbështeti dozën përforcuese për grupmoshën mbi 65 vjeç dhe për individët në rrezik të lartë për sëmundje të rënda.

Shkencëtarët theksuan se shqetësimi kryesor duhet të vazhdojë të jetë vaksinimi i atyre që nuk kanë marrë asnjë dozë.

Ndërkohë sipas një studimi të ri, gratë shtatzëna që vaksinohen kundër COVID-19 i transmetojnë antitrupat e koronavirusit tek fëmijët e palindur.

Studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut ekzaminuan 36 të porsalindur, nënat e të cilëve kishin marrë ose vaksinën Pfizer, ose Moderna para lindjes dhe zbuluan se çdo foshnjë kishte antitrupa.

Studimi nuk përcakton sa e fortë ishte mbrojtja e foshnjave nga COVID-19, ose sa mund të zgjaste ajo./VOA

The post FDA autorizon dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për grupe të caktuara appeared first on Albeu.com.