doza e katert Archives - Albeu.com

Spanja do të nisë administrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19
Spanja do të fillojë të administrojë dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19 më 26 shtator, tha Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit të Shëndetit Publik, i cili përfshin anëtarë nga të 17 komunitetet autonome të vendit.

Personat mbi 80 vjeç dhe ata që jetojnë në shtëpi pleqsh do të jenë të parët që do të marrin përforcuesin e dytë.

Ministria tha se grupi i parë i vaksinave kundër variantit Omicron do të mbërrijë sot dhe do të shpërndahet javën e ardhshme.

Deri më tani, më shumë se 95 milionë doza vaksinash janë administruar në Spanjë, me 40 milionë njerëz që kanë marrë dy doza.

The post Spanja do të nisë administrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 appeared first on Albeu.com.

Mjeku amerikan: Ky dimër do të tregojë gjithçka për Covid-19, si do veprohet me të moshuarit?
Rastet e të sëmurëve me COVID-19 janë në rritje gjetkë në botë, por jo edhe shtrimet në spital dhe vdekjet. Kjo, falë imunitetit të krijuar nga vaksinimi, por edhe infektimit natyror, thotë Paul Offit, drejtor i Qendrës për Krijimin e Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Offit shfaq besimin se e ardhmja do të sjellë më shumë njerëz të sëmurë lehtë dhe më pak të sëmurë rëndë.

Megjithatë, shton ai, gjendja më reale do të shihet në dimër, në stinën kur infektimet zakonisht marrin hov.

Offit thotë se njerëzit nën 70 vjeç dhe që janë të shëndetshëm, nuk kanë nevojë për dozën e katërt të vaksinës.

Duke folur për periudhën e mundshme post-pandemike, ai thotë se “ky virus do të qarkullojë me dekada, nëse jo me shekuj”.

“Ne nuk do ta heqim qafe këtë virus”, thotë Offit, i cili ka qenë edhe anëtar i një paneli në SHBA që ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech.

Radio Evropa e Lirë: Doktor Offit, numri i rasteve me COVID-19 është duke u rritur në gjithë botën. Çfarë qëndron pas kësaj rritjeje?

Paul Offit: Bëhet fjalë për të ashtuquajturat nënvariante të Omicronit, që janë imuno-invazive. Pra, edhe nëse jeni të vaksinuar, edhe nëse keni marrë dozën përforcuese [të vaksinës], ju mund të merrni një infeksion të lehtë. Kjo është edhe ajo që po shohim. Edhe këtu në SHBA, po ashtu. Shohim rritje të rasteve kryesisht me BA.4 dhe BA.5. Këto nënvariante të Omicronit përbëjnë tani rreth 50 për qind të rasteve. Por, nuk shohim rritje të numrit të vdekjeve. Shohim vetëm rritje të vogël të shtrimeve në spital. Kjo edhe mendoj se do të jetë e ardhmja me këtë virus – më shumë të sëmurë lehtë dhe më pak të sëmurë rëndë.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se do të vazhdojë ky trend me norma të ulëta të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve?

Paul Offit: Mendoj se ky dimër do të tregojë gjithçka. E dimë se dy dimrat e kaluar, në nëntor, dhjetor dhe janar, ka pasur rritje të hospitalizimeve dhe vdekjeve. Por, këtë dimër, krahasuar me të mëparshmit, do të kemi shkallë më të lartë të imunitetit në popullsi.

Njerëzit që janë infektuar ose imunizuar me vaksina përbëjnë ndoshta 80-90 për qind të popullsisë… Pra, të shohim. Por, unë mendoj se e ardhmja do të nënkuptojë shumë sëmundje të lehta dhe shumë më pak sëmundje serioze.

Radio Evropa e Lirë: Thoni se kësaj situate i ka kontribuar vaksinimi, normat e larta të infektimeve…

Paul Offit: Saktë. Unë mendoj se vaksinimi, ose infektimi natyror, ose të dyja mbrojnë kundër të sëmurit rëndë. Raste të tilla tani ka shumë. Unë jam i vaksinuar dhe kam qenë i infektuar. Kështu janë edhe shumica e miqve të mi. Unë mendoj se ne kemi diçka që quhet imunitet hibrid, që do të thotë se kemi shumë gjasa për të qenë të mbrojtur, për vite me radhë, kundër të sëmurit rëndë. Por, të shohim. Ky virus gjithmonë befason. Kështu që, të shohim se si do të vazhdojë.

Radio Evropa e Lirë: Ju në SHBA e keni të miratuar dozën e katërt të vaksinës. Por, për shembull, në disa vende të Evropës nuk është e miratuar. A mendoni se edhe pjesa tjetër e botës duhet ta miratojë?

Paul Offit: Mendoj se tri doza do t’ju mbrojnë kundër sëmundjes së rëndë, nëse përndryshe jeni të shëndetshëm. Njerëzit e vjetër, domethënë ata mbi 70 vjeç, ose njerëzit që kanë probleme të tjera shëndetësore, mund të jenë në rrezik nga të sëmurët rëndë dhe ata mund të përfitojnë nga doza e katërt. Por, mendoj se njerëzit nën atë moshë, që janë të shëndetshëm, nuk kanë nevojë për dozën e katërt.

Radio Evropa e Lirë: A ka shanse që Omicroni të prodhojë variante të tjera?

Paul Offit: Po, sigurisht, ky është trendi. Omicroni ka qenë varianti BA.1 dhe tash kemi BA.4 dhe BA.5. Këto janë viruse që kanë mësuar të shmangin sistemin tonë imunitar – në kuptimin e mbrojtjes kundër sëmundjes së lehtë. Por, prapë, nëse jeni vaksinuar, ose infektuar në mënyrë natyrore, ose të dyja, ju – me shumë gjasa – jeni të mbrojtur kundër sëmundjes së rëndë, madje edhe me këto nënvariante të Omicronit.

Radio Evropa e Lirë: Po, çfarë nëse variantet e reja që dalin, janë më të transmetueshme, më të rënda dhe shmangin vaksinën?

Paul Offit: Të gjitha këto variante, si BA.5, BA.4, BA.2 etj., janë në gjendje të shmangin sistemin tuaj imunitar dhe t’ju shkaktojnë sëmundje të lehtë ose të moderuar, por jo sëmundje të rëndë. Mund të ndodhë që del një variant që prodhon rezistencë më të madhe ndaj mbrojtjes. Kjo nuk ka ndodhur ende, por kur të ndodhë, atëherë duhet një vaksinë specifike për variantet. Unë mendoj se, aktualisht, nuk ka nevojë për një të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Por, na është thënë vazhdimisht se vaksinat me teknologjinë mRNA [Pfizer apo Moderna] mund të përshtaten lehtësisht, varësisht varianteve që dalin. Megjithatë, ne nuk kemi përforcues – le të themi – për variantin BA.1. Pse?Paul Offit: Unë jam në Komitetin Këshillues për Vaksina pranë Administratës së Ushqimit dhe Barnave [të SHBA-së]. Ne kemi konsideruar një përforcues që do të përfshinte Omicronin, një vaksinë me dy përbërës.

Por, nëse i shohim të dhënat – njerëzit që kanë marrë tri doza të vaksinës aktuale – të së ashtuquajturës vaksinë të recetës origjinale – dhe pastaj kanë marrë dozën e katërt të së njëjtës vaksinë, dhe njerëzit që kanë marrë tri doza të vaksinës aktuale dhe dozën e katërt e kanë marrë me përforcues për Omicron – nuk ka ndonjë dallim të dukshëm, që është i rëndësishëm në aspektin klinik.

Dallimi ka qenë 1.5 – 2 herë më i madh sa u përket antitrupave neutralizues kundër Omicronit. Unë nuk mendoj se ky është një dallim domethënës në aspektin klinik. Nuk mendoj se kemi nevojë për një vaksinë shumë specifike. Por, mendoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke nxitur për një gjë të tillë. Komiteti ynë ka votuar me 19 vota për dhe dy kundër për miratimin e saj. Unë kam dhënë njërën votë kundër. Të shohim se si do të shkojë.

Radio Evropa e Lirë: Në Republikën Çeke, ku unë jetoj, nuk ka asnjë masë kufizuese, tash e dy-tre muaj. A ka qenë kjo gjëja e duhur për t’u bërë?

Paul Offit: Mendoj se po arrijmë te pika, ku do të kemi një normale të re. Edhe sikur 100% e popullsisë së botës të jenë të vaksinuar, ky virus do të vazhdojë të qarkullojë dhe do të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të lehtë, sepse ka një periudhë të shkurtër inkubacioni.

Edhe nëse jeni të vaksinuar dhe keni dozën përforcuese, edhe nëse jeni të vaksinuar, keni dozën përforcuese dhe keni pasur infeksionin natyral, me kalimin e kohës, do të jeni sërish të cenueshëm ndaj të sëmurit lehtë. Do të duhet të mësohemi me këtë, sepse kjo do të jetë mënyra e jetesës me kalimin e kohës, edhe nëse të gjithë në botë janë të vaksinuar.

Radio Evropa e Lirë: Nëse mendojmë përpara, a duhet të bëjmë diçka ndryshe këtë dimër?

Paul Offit: Jo, mendoj se ky dimër do të na mësojë shumë. Tani për tani në Shtetet e Bashkuara, shumica e zonave të këtij vendi sillen sikurse nuk ka pandemi. Përkufizimi i pandemisë është se ajo ndryshon mënyrën se si jetoni, punoni ose luani.

Unë ndodhem në Avalon të Nju Xhërsit dhe nëse shkon në një dyqan ushqimor, e sheh se askush nuk vesh maska. Për njerëzit këtu, pandemia ka përfunduar. Në anën tjetër, nëse shkoni në Filadelfia, atje shumë njerëz veshin maska. Pra, atje vazhdojnë të mendojnë se ka pandemi ende. Unë mendoj se mënyra se si do të ecim përpara me këtë pandemi, do të zhvillohet ngadalë dhe me një lloj përshtatjeje.

Radio Evropa e Lirë: E, si të gjykojmë se çfarë është e sigurt dhe e përgjegjshme?

Paul Offit: Prapë, njerëzit do të sëmuren lehtë edhe nëse janë të vaksinuar. Megjithatë, në pjesën më të madhe, do të jenë të mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda. Por, nëse vërtet dëshironi të jeni plotësisht të mbrojtur nga kjo sëmundje, atëherë nuk duhet të dilni nga shtëpia juaj.

Radio Evropa e Lirë: Pra, jemi larg nga të qenët “post-pandemi”…

Paul Offit: Unë mendoj se ky virus do të qarkullojë me dekada, nëse jo me shekuj. Ne nuk do ta heqim qafe këtë virus. Ka katër lloje të koronaviruseve në njerëz. Dy prej tyre kanë qenë me ne që nga fundi i viteve 1700 dhe 1800. Ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë, për gjatë gjithë jetës sime, jetës së fëmijëve të mi dhe të fëmijëve të tyre.

Unë mendoj se duhet të bëjmë më të mirën që mundemi, për t’u siguruar që kemi një popullatë të imunizuar nga vaksinimi, por, po ashtu, të kuptojmë se ky virus do të qarkullojë dhe do të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të lehtë. Dhe, në njëfarë mase, te njerëzit me imunitet të komprometuar ose te njerëzit që janë të moshuar, ai do të shkaktojë sëmundje më të rëndë. Ata njerëz mund të përfitojnë nga doza përforcuese e vaksinës, përpara dimrit.

The post Mjeku amerikan: Ky dimër do të tregojë gjithçka për Covid-19, si do veprohet me të moshuarit? appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët e BE-së: Është herët për të konsideruar dozën e katërt të vaksinës
Zyrtarët evropianë të shëndetësisë thonë se është shumë herët për të marrë në konsideratë dhënien e një doze të katërt të vaksinave të koronavirusit për shumicën e njerëzve, por thonë se një përforcues shtesë mund të administrohet për ata mbi moshën 80 vjeç.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, Agjencia Evropiane e Barnave dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thanë se kishin shqyrtuar të dhënat për një dozë të katërt të vaksinave COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna Inc.

Ato përfshinin të dhëna reale nga Izraeli, ku hulumtimi ka treguar se një përforcues i dytë ofron vetëm mbrojtje pak më të lartë.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë të qartë në BE që mbrojtja e vaksinave kundër sëmundjeve të rënda po zvogëlohet ndjeshëm tek të rriturit me sistem imunitar normal të moshës 60 deri në 79 vjeç,” thanë agjencitë.

Por organizatat pranuan se nëse situata e pandemisë ndryshon, mund të jetë e nevojshme të merret në konsideratë një dozë e dytë përforcuese në atë grupmoshë.

Për të rriturit më të rinj se 60 vjeç pa probleme shëndetësore, “aktualisht nuk ka asnjë provë përfundimtare që mbrojtja e vaksinave kundër sëmundjeve të rënda po zbehet ose se ka një vlerë të shtuar të një doze të katërt,” thanë EMA dhe ECDC.

Këshilla qëndron në kontrast me udhëzimet e lëshuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, e cila vendosi javën e kaluar që amerikanët 50 vjeç e lart mund të marrin një përforcues të dytë për COVID-19 nëse kanë kaluar të paktën katër muaj nga vaksinimi i tyre i fundit.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi më vonë vaksinën shtesë si një opsion, por nuk u kërkoi atyre që kualifikoheshin të nxitonin dhe ta merrnin atë menjëherë. Ky vendim zgjeron përforcuesin shtesë për miliona të tjerë amerikanë.

Rekomandimet evropiane vijnë pasi vende të shumta në të gjithë kontinentin kanë hequr pothuajse të gjitha kufizimet e tyre për COVID-19 dhe po luftojnë me një rritje të sëmundjes të nxitur nga nënvarianti jashtëzakonisht infektiv i omicron BA.2.

Sëmundja më e lehtë e variantit nuk ka nxitur shtrimin në spital dhe vdekjet si në valët e mëparshme dhe autoritetet në shumë vende shpresojnë se nivelet e tyre të larta të imunizimit do të shmangin çdo kufizim të madh në shoqëri./REL

The post Zyrtarët e BE-së: Është herët për të konsideruar dozën e katërt të vaksinës appeared first on Albeu.com.

Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës
Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekomanduar se nuk është e nevojshme dhënia e një doze të katërt të vaksinës kundër COVID-19 për banorët e shtëpive të të moshuarve dhe njerëzve mbi 80 vjeç. Ky rekomandim del pasi të dhënat tregojnë se një injeksion i tretë ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër shtrimit në spital.

Për personat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90 për qind tre muaj pas dozës së tretë, sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin të premten më 7 janar, këshilloi qeverinë se nuk kishte nevojë të ofronte një dozë të katërt për njerëzit e cenueshëm në këtë kohë.

Në vend të kësaj, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e një doze të tretë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të rritur mbrojtjen kundër variantit shumë të transmetueshëm të Omicron.

Mbretëria e Bashkuar ka nisur prej kohësh një program për të ofruar doza përforcuese për të rriturit në të gjithë vendin pasi hulumtimi tregoi se dy doza nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga varianti Omicron. Ky variant ka nxitur një rritje të infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale.

Numri i njerëzve të infektuar që kishin nevojë për tu shtrirë në spital, u dyfishua të enjten e kaluar në Mbretëri të Bashkuar.

Shtimi i rasteve të sëmundjes së rëndë, sfidoi spitalet pasi një numër i madh i stafit në Mbretëri të Bashkuar, mungonte në punë për arsye që lidheshin me infeksionet me COVID-19./rel

The post Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës appeared first on Albeu.com.

Dr.Fauci paralajmëron për dozë të katërt vaksine në SHBA
Një vlerësim i ri është bërë nga specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci , në mes të një shpërthimi të ashpër të mutacionit Omicron për shkak të të cilit rastet e koronavirusit janë rritur në mënyrë dramatike në mbarë botën.

Sipas specialistit të sëmundjeve infektive, një dozë e katërt e vaksinës do të projektohet për të mbrojtur kundër Omicron. Por megjithatë, siç tha ai, mbeten për t’u kryer një sërë hetimesh për variantin e ri.

Në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, specialisti i sëmundjeve infektive u ndal në rëndësinë e dozës së tretë për të parandaluar çdo sëmundje të rëndë.

Duke folur për rëndësinë e një doze tjetër, ai vuri në dukje se në të ardhmen mund të nevojitet doza e katërt, por “shpresojmë në këtë moment që të mbrohemi nga e treta”.

Ai e cilësoi vendimtare dhënien e dozave mbështetëse në mbrojtjen nga varianti i ri dhe dërgoi një mesazh të veçantë për Vitin e Ri .

“Nëse keni ndërmend të shkoni në një festë me 40-50 veta, në natën e Vitit të Ri, për të përqafuar dhe puthur të ftuarit, duke uruar “Gëzuar Vitin e Ri”, unë do t’ju këshilloja të mos e bëni, ky nuk është viti i duhur ”, përfundoi ai Fauci./albeu.com

The post Dr.Fauci paralajmëron për dozë të katërt vaksine në SHBA appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Izraeli! Ky është shteti i dytë që po mendon dhënien e dozës së katërt
Pas Izraelit, shteti i dytë që po mendon dhënien e dozës së katër kudër Covid-19 është Austria

Këtë e ka deklaruar Bordi Kombëtar i Vaksinimit në udhëzimet e reja, duke përmendur rreziqet nga varianti Omicron i përhapur me shpejtësi. Bordi shtoi se akoma nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore për administrimin e dozës së katërt.

“Në përgjigje të një vale të afërt Omicron, një vaksinim i katërt, mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë, p.sh. personeli i kujdesit shëndetësor i ekspozuar dhe në zona kritike sistematike nga gjashtë muaj pas vaksinimit të tretë,” tha bordi.

Austria njoftoi të mërkurën se do të shtrëngojë përsëri kufizimet nga 27 dhjetori për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron./albeu.com

The post Jo vetëm Izraeli! Ky është shteti i dytë që po mendon dhënien e dozës së katërt appeared first on Albeu.com.

Izraeli po planifikon dozën e katërt të vaksinës anti-Covid
Izraeli thotë se po planifikon të bëhet vendi i parë në botë që do të administrojë një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa vendi po përgatitet për një valë të re infeksionesh të nxitura nga varianti Omicron.

Ekspertët izraelitë të pandemisë kanë rekomanduar një dozë të katërt përforcuese për personat mbi 60-vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë, raporton albeu.com.

Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin dhe u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjen.

Kjo vjen pasi Izraeli konfirmoi vdekjen e parë të një pacienti të infektuar me Omicron.

Në Izrael, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ka të paktën 340 raste me variantin Omicron.

Vendi ka konfirmuar më shumë se 1.36 milionë raste me Covid që nga fillimi i pandemisë, me rreth 8,200 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./albeu.com

The post Izraeli po planifikon dozën e katërt të vaksinës anti-Covid appeared first on Albeu.com.