dossier Archives - Albeu.com

“Një bombë atomike…!” Sekreti i madh i ish-diktatorit, ç’ndodhi në shtatorin 1954
Nga Thanas Mustaqi- Memorie.al

Enver Hoxha, ka qenë vëzhgues i një prove atomike sovjetike, që u përdor në një stërvitje ushtarake. Zbulohet për lexuesin shqiptar fakti i bujshëm, krejt i panjohur. Ai u bë publik qysh në vitin 1994 në Rusi, në përkujtim të 40-vjetorit të stërvitjeve ushtarake, në një poligon pranë Uraleve. Ngjarja bëhet edhe më intriguese, po të kihen parasysh se, askund udhëheqësi shqiptar, nuk ka folur për praninë e tij, në shpërthimin bërthamor.

Dhe pse kanë filluar të dalin të dhënat e para në mediat ruse, pas de-klasifikimit të shumë dokumenteve, ende nuk është shpalosur plotësisht, ngjarja e 14 shtatorit 1954, pasi bëhet fjalë për një stërvitje unikale, me përdorim të bombës reale, mbi 45 mijë pjesëmarrës. Këtu, gjeneral-koloneli Enver Hoxha, kreu i shtetit shqiptar, do të vinte kundërgazin dhe do të shtrihej me fytyrë nga toka, për të shmangur infektimin radioaktiv.

Ndërkohë, si rezultat i kësaj, mund të hamendësohet për shkaqet reale të sëmundjes, së shfaqur vite më vonë: diktatori ka vuajtur nga diabeti, sipas versionit zyrtar, apo pati dhe shenja të një leuçemie të ngadalshme. Pjesëmarrësit në prova, kanë nënshkruar një dokument, me betimin për të mbajtur përjetësisht të fshehtë këtë gjë, qoftë edhe para mjekëve, për pasojat që do t’u shfaqeshin. Ndoshta, edhe lideri shqiptar, e ka ruajtur betimin për sekretin e madh?!

14 shtator 1954. Në poligonin sovjetik “Tockoje” (krahina e Orenburgut) u zhvilluan stërvitje korpusi, në kushtet e një shpërthimi real bërthamor, me emrin e koduar; “Snjezhok” (Shuku i borës). Në stërvitjet e “Tockojes”, bashkëvepruan njësi, shtabe dhe reparte, të të gjitha llojeve të trupave – gjithsej deri në 45 mijë ushtarakë. Në fillim të viteve ’90-të, pas de-klasifikimit të materialeve të stërvitjeve, Ministria e Mbrojtjes e BRSS-së, (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), njoftoi se, në stërvitjet në poligonin e “Tockojes”, në vitin 1954, morën pjesë gjithsej vetëm 44-45 mijëra trupa. Megjithatë, ekspertë të pavarur, pretendojnë në ato prova bërthamore, u përfshi një numër, nga 150, deri 300 mijë vetë. Sheshin për provën e bombës, e zgjodhi personalisht, Mareshali Zhukov. Reliefi i zonës së rajonit të “Tockojes”, është pothuajse njësoj si në Gjermani – në ato zona Bashkimi Sovjetik, mendonte të përdorte armën bërthamore.

Sfondi politik

Stërvitjeve u parapriu një vendim i posaçëm i Këshillit të Ministrave të BRSS-së, i 29 shtatorit 1953. Stërvitja e korpusit, e quajtur; “Thyerja e mbrojtjes së përgatitur taktike të armikut me përdorimin e armës atomike”, kishte edhe sfond politik – aty u ftuan si vëzhgues, ministrat e Mbrojtjes të shteteve aleate të BRSS-së. Ditën e provës së “apokalipsit” bërthamor, ushtarët dhe banorët vendas, njohën mes pjesëmarrësve, marreshallët e Bashkimit Sovjetik, Vasilevski, Rokosovski, Malinovski, Konjev, Bagramjan, Timoshenko, si edhe legjendarët; Budjoni dhe Voroshillov.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes, biri i Çapajevit, komandant brigade artilerie, Aleksander Çapajev. Këtu, një ditë para stërvitjeve, erdhën ministri sovjetik i Mbrojtjes, Bulganin së bashku me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Malenkov dhe sekretarin e parë të Komitetit Qendror, të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushov.

Midis të ftuarve, kishte ushtarakë jugosllavë dhe kinezë. Pjesëmarrësi i stërvitjeve në “Tockoje”, V.U. Fjodorov, ka shkruar se mes ushtarakëve dhe udhëheqësve të huaj, mbante mend në veçanti Enver Hoxhën – kreun e Shqipërisë dhe mareshallin Pin De-Huan, ministër kinez i Mbrojtjes. Edhe shefi i programit bërthamor sovjetik, akademiku Igor Kurçatov (“babai” i bombave atomike, me hidrogjen dhe termobërthamore sovjetike) vizitoi rajonin. Vëzhguesit e ftuar nga vendet mike në atë kohë, duhej shihnin se kishin një aleat të vetin, Bashkimin Sovjetik me një fuqi të tmerrshme në duar. Për t’u mbushur mendjen, i ftuan në pikën e komandimit, e cila ndodhej 10.5 kilometra nga epiqendra e planifikuar e shpërthimit.

Në mëngjes herët

5 ditë përpara shpërthimit atomik, të gjithë trupat u nxorën nga zona e ndaluar prej 8 kilometrash. Më 14 shtator 1954, në mëngjes, komanda supreme u vendos në pikën kryesore të vrojtimit. Atje ishin pothuajse të gjithë mareshallët e Bashkimit Sovjetik dhe llojeve të njësive, disa ministra, akademikët. Atje u sistemuan edhe delegacionet e ushtrive aleate të BRSS-së. Më 14 shtator, në mëngjes herët, komanda supreme ushtarake me në krye zv/ministrin e parë të Mbrojtjes dhe drejtuesin e stërvitjeve, mareshallin Zhukov, dolën me 40 automjete “ZIM” nga “Tockoje-2” dhe shkuan në pikën kryesore të vrojtimit.

Kur i avioni mbajtës i bombës atomike, iu afrua objektivit, Zhukovi shkoi në tribunën e hapur VIP, të stërvitjeve. Pas tij shkuan të gjithë mareshallët, gjeneralët, si dhe vëzhguesit e ftuar. Pastaj ai dhe mareshallët e akademikët, u ngjitën në kullë në krahun e djathtë të tribunës VIP. Në majtë, u vendosën delegacionet ushtrive të vendeve të kampit socialist, të kryesuara nga ministrat e Mbrojtjes.

Barkas tribuna VIP!

Tribuna e vrojtimit, ishte pajisur me mjete të ndërlidhjes me altoparlant. Zhukovi, filloi të dëgjojë raportimet mbi situatën meteorologjike në poligon. Koha ishte e kthjelltë, ishte i ngrohtë, dhe frynte një erë deri mesatare. 10 minuta para dhënies së goditjes, me sinjalin e alarmit atomik “Mollnija” (Rrufeja), të gjithë trupat e stacionuar në zonën e ndaluar (8 km.), zunë vend-strehimet, ose u shtrinë me fytyrën poshtë në llogore, hyrjet e komunikimeve, vunë kundër-gazet, mbyllën sytë, domethënë, sipas rregullores, morën masa për sigurinë personale.

Të gjithë të pranishmit, përfshirë dhe Enver Hoxhën, në pikën e vrojtimit në “Medvezhja Gora” (Mali i Ariut), 10.5 km. larg epiqendrës së shpërthimit, vunë kundër-gazet me filma mbrojtës të errët në okularë. Zhukovi dhe vëzhguesit, në çastin e shpërthimit, ndodheshin në pikën e vrojtimit. Një flakë e shndritshme, u dogji fytyrat të gjithëve. Pastaj kaluan dy goditje të fuqishme: e para nga shpërthimi i bombës, kurse e dyta – e reflektuar nga toka. Dukej që vala goditëse, shkon sipas lëvizjes së kërcejve të drithërave. Shumë të pranishmëve, u ishin shqyer kapelat, por as Zhukovi, as Konjevi, nuk shihnin prapa. Zhukovi ndiqte pa ndërprerje ecurinë dhe pasojat e shpërthimit bërthamor.

Njoftimi zyrtar në organet Ruse

Në organin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, të përditshmen “Pravda”, më 17 shtator 1954, u botua një njoftim telegrafik i Agjencisë zyrtare të lajmeve TASS, me këtë përmbajtje: “Në përputhje me planin e punimeve kërkimore-shkencore, ditët e fundit në Bashkimin Sovjetik, u bë prova e një prej llojeve të armës bërthamore. Qëllimi i provës, ishte studimi i veprimit të shpërthimit atomik. Gjatë provës, u përftuan rezultate të vlefshme, të cilat do të ndihmojnë shkencëtarët dhe inxhinierët sovjetikë, të zgjidhin me sukses detyrat e mbrojtjes nga një sulm atomik”.

Lajmi bëri xhiron e botës, pasi Lufta e Ftohtë, mund të shndërrohej në një konflikt bërthamor. Por njoftimi nuk jep as fuqinë e bombës, as emrin e poligonit. Për hollësitë e shpërthimit atomik në BRSS-në, në poligonin e “Tockojes”, deri në vitin 2004, pak njerëz dinin në Rusi. Ky boshllëk në njëfarë mase, u mbush nga libri “Për hir të Atdheut. Shpërthimi atomik i “Tockojes” (titulli në origjinalin rusisht “Radi Oteçestva. Tockij atomnij vzriv”). Autorët-hartues P. Lapajev, P. Mazin dhe M. Lapajeva, kanë përmbledhur artikuj të botuar më parë dhe deklarime të pjesëmarrësve të stërvitjeve, tregime dëshmitarësh.

Disa dokumente kanë mundur të rikrijojnë tablonë e eksperimentit të parë dhe të vetëm në historinë e njerëzimit, me përdorimin e bombës atomike në stërvitjet ushtarake dhe në lokalitete me popullsi të dendur. Fuqia e deklaruar e bombës, ishte 40 kiloton, edhe pse ekspertë të pavarur, e konsiderojnë këtë shifër tejet të zvogëluar dhe e vlerësojnë fuqinë e shpërthimit, jo më pak se 100 kiloton (rreth 8 herë më të madhe se fuqia e bombës, që hodhën amerikanët në Hiroshima). Përmbledhja u botua në Orenburg, atje ku u bë ky eksperiment. Por vetëm një tirazh të vogël – gjithsej 1 mijë kopje.

Përgatitja

Në fillim të vitit 1954, me një vendim sekret të Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të BRSS-së, Mareshalit N. A. Bulganin, u planifikua të zhvilloheshin stërvitje sekrete trupash të korpuseve, me përdorim real të armës atomike, në poligonin “Tockoje”, të qarkut ushtarak të Uraleve të Jugut. Drejtimi i stërvitjes, iu ngarkua mareshalit G. K. Zhukov. Për këtë qëllim, u krijua një shtab për marrjen e masave. Ende edhe sot, mbetet mister përse u vendos përdorimi i armës atomike, me pjesëmarrjen e një numri të madh trupash dhe teknike, në një rajon të begatë e me popullsi të dendur, në qendër të vendit, 1.200 km. nga Moska?!

Në pranverën e vitit 1954, një grup rikonjicioni, bëri vlerësimin e poligonit të “Tockojes”, të vendosur mes Samarës dhe Orenburgut. U tha se ishte i përshtatshëm, për kushtet e sigurisë për stërvitje. Bomba atomike, me fuqi të rendit, 40-50 kiloton, ekuivalentë tritoli, shpërthim i së cilës, ishte menduar të realizohej gjatë stërvitjeve, u provua paraprakisht në poligonin e Semipalatinskut, në gjysmëshkretëtirën e Kazakistanit. Pikërisht atje, në vitin 1949, u bë prova e parë e ngarkesës atomike, të quajtur RDS (Rossija dellajet sama – Rusia e bën vetë).

Tani radha i erdhi kampit më të vjetër ushtarak të “Tockojes”. Sipërfaqja e tij në vitin 1954, ishte më shumë se 60 mijë ha. Poligoni i artilerisë, ishte i pajisur për kryerjen e provave të llojeve të ndryshme të mjeteve dhe teknikës luftarake. Poligoni ndodhej, 200 km. nga Orenburgu, 260 – nga Samara, 50 – nga Buzuluku. Gjithsej në këtë rajon, në një rreze 70 km. nga epiqendra e shpërthimit në vitin 1954, kanë qenë më shumë se 500 fshatra dhe lokalitete, me një popullsi mbi 300 mijë banorë.

Sistem i trefishtë kontrolli

Të gjitha përgatitjet u kryen në një regjim sekreti rigoroz. Gjithë korrespondenca e personelit, iu nënshtrua censurës ushtarake. Në poligon dhe në garnizonin e “Tockojes”, u krijua një sistem i trefishtë i sigurt regjimi kontrolli dhe lejekalimi për lëvizjen e njerëzve e teknikës në zonën e ndaluar dhe anasjelltas. Pjesëmarrësve iu mor firma, për ruajtjen e sekretit për 25 vjet. Por kjo gjë, më vonë shkaktoi tragjedi të shumta. Njerëzit e sëmurë pas shpërthimit, nuk mund t’u tregonin mjekëve për shkaqet e vërteta të sëmundjes, kurse mjekë, me sëmundje të këtij lloji, nuk takonin.

Për këtë arsye, pjesëmarrës të shumtë në stërvitje, banorë vendas, vdiqën të rinj, edhe pse u bë punë sqaruese me popullsinë, që banonte 20 km. nga epiqendra e planifikuar e shpërthimit atomik. Banorët e kësaj zone u shpërngulën dhe u vendosën në vende të tjera. Për ata u ndërtuan shtëpi, u kompensuan humbjet e pasurisë. Por, sikurse vë në dukje ish-shefi i rajonit të Punëve të Brendshme të “Tockojes”, “me sa duket, qeveria dhe lidershipi ushtarak, besonin se përtej kësaj distance, nuk do të ndodhte asgjë e tmerrshme. Prandaj, banorët e vend-banimeve, 30-70 kilometra nga epiqendra, nuk dinin asgjë, dhe si rezultat u verbuan nga flaka e shndritshme, ndien valën e shpërthimit”. Sigurisht, bëri punën e vet dhe ndotja radioaktive e mjedisit përreth.

Shpërthimi

Në orën 9 e 20 minuta, aeroplani bombë-mbajtës i shoqëruar nga dy bombardues “Il-28” dhe tre gjuajtës “MiG-17” fluturoi mbi territorin e poligonit të “Tockojes” dhe e bëri uljen e parë për zbulimin e objektivit. Pasi u bind për saktësinë e të gjitha llogaritjeve, sipas orientuesve tokësorë, komandanti, major Vasilij Kutorçev, e drejtoi avionin nëpër korridorin e përcaktuar dhe në uljen e dytë, shkoi në kursin luftarak. Komandanti i raportoi Zhukovit: “Objektin e shoh”.

Zhukovi dha urdhër, me radio: “Kryeni detyrën”. Përgjigja ishte: “Po e asgjësoj, e hodha”. Kështu, në orën 9 e 33 minuta, ekuipazhit i aeroplanit mbajtës të bombës, me shpejtësi prej afro 900 km. në orë. nga një lartësi 8 mijë metrash. bëri hedhjen e bombës atomike. me peshë 5 tonë, me fuqi prej 40-50 kiloton. Pas 45 sekondave. në lartësinë 358 metra nga toka. ndodhi shpërthimi me shmangie nga katrori i shënuar. prej 280 metra.

Fundi i botës

Në çastin e shpërthimit të guaskës së trashë prej çeliku të bombës, u shkaktua një zhurmë e fortë shurdhuese, pastaj – një flakërimë verbuese, në formën e një sfere të zjarrtë. Trysnia super – e lartë, disa trilionë atmosferë që u shkaktua, shtypi rreth vetes, hapësirën ajrore të mjedisit, si pasojë në qendër të sferës, u shkaktua vakum. Njëkohësisht, u krijua një temperaturë super-e lartë, nga 8 deri në 25 mijë grade, me rrezatim super-të lartë në ajër, sipërfaqe dhe tokë, temperaturë që depërtonte kudo dhe që ndodh vetëm një herë. Lënda shpërthyese në bombë, u shndërrua në plazmë dhe u shpërnda në drejtime të ndryshme. Në vrimën vakum, që u formua nga sipërfaqja e tokës, u ngritën përpjetë, pemë të shkulura me gjithë rrënjë, trualli tokësor me bimësinë e gjallë, pluhur dhe blozë, që peshonin disa mijëra tonë.

Si rezultat, u formua kërcelli i kërpudhës bërthamore, me diametër 2.5 – 3 km. Në këtë kohë, për njerëzit dhe kafshët, u bë e vështirë të merrnin frymë. Njëkohësisht, në qendër të shpërthimit, u formua një valë goditëse, me fuqi të madhe. Ajo goditi avionin bombë-mbajtës dhe avionët që e shoqëronin. Avionët i flaku lart, deri në 50-60 metra, ndonëse tashmë ishin larguar 10 kilometra, nga vendi i shpërthimit. Vala goditëse zanore, lëkundi sipërfaqen e tokës, në një rreze deri 70 kilometra, fillimisht në njërën, pastaj në anë tjetër. Lëkundja e tokës, në rreze 20 kilometra nga epiqendra e shpërthimit, ishte e barabartë, me lëkundjet që sjell një tërmet 6-9 ballë. Në këtë kohë, në qendër të shpërthimit, në lartësinë 358 metra, vazhdonte reaksioni.

Fillimisht rreth sferës së zjarrtë, u formua një re e vogël përdredhëse, me ngjyrë të bardhë në gri. Ajo nisi të shndërrohej në “kësulë” të stërmadhe kërpudhe, duke u rritur me shpejtësi, si të ishte përbindësh gjigant. Në të “notonin” pemë tri pashë të gjera, të ngritura lart. Kësula e kërpudhës, shkëlqente me ngjyra të ndryshme dhe në lartësinë 1.5 – 3 km. diametri i saj arriti në 3-5 km. Pastaj ajo u bë e bardhë në gri, u ngjit deri 10 km. dhe filloi të largohej në lindje. me shpejtësi 90 km./h. Në tokë, në rreze 3 km. nga epiqendra, lindi një uragan i zjarrtë, i cili shkaktoi zjarre të fuqishme. në rreze 11 km. nga shpërthimi. Për shkak të rrezatimit, filloi infektimi radioaktiv i ajrit, tokës, ujit, kafshëve eksperimentale, teknikës dhe, më e rëndësishmja, i njerëzve.

Pjesëmarrja gjigante

Drejtpërdrejt, në stërvitjet atomike sovjetike të 14 shtatorit 1954, morën pjesë më shumë se 45 mijëra ushtarë dhe oficerë, 600 tanke dhe AVL (artileri vetëlëvizëse), 500 topa dhe mortaja reaktive, 6.000 njësi, të teknikës së autotraktorëve, një numër i madh mjetesh, të ndërlidhjes dhe logjistikës, 3 divizione të forcave ushtarake ajrore, me 320 avionë “IL-28”, “MiG-15” dhe “MiG-17”. Pikërisht atëherë, për herë të parë, u shfaqën tanket e reja “T-54”, makinat e reja “GAZ-69”. Më në fund, për oficerët u fut uniforma fushore prej leshi, pelerine, etj. Të gjitha këto, u planifikuan të kontrolloheshin gjatë stërvitjeve.

Në një rreze 300 m. – 2.5 km. nga epiqendra e paramenduar e shpërthimit, ishin vendosur teknikë luftarake, tanke “IP”, “KV”, “T-34”, “T-54”, automjete, topa dhe armatim tjetër. Si në vend-strehime, ashtu dhe jashtë tyre, ishin vendosur avionë të konstruksioneve nga më të rejat, deri dhe të vjetra. Në transhe, u shpërndanë 2 mijë manekinë, të ushtarëve me armë dhe predha. Për testet u sollën 40 kuaj, 40 dema, disa dhjetëra krerë bagëti, 400 dele, të cilat u shpërndanë në hendeklidhje, vend-strehime, terrenin e hapur, avionë dhe teknikën e blinduar. U përdorën për testim dhe kafshë të tjera: majmunë, minj, lepuj, shtazë dhe zogj, që kishin si habitat, territorin e poligonit.

The post “Një bombë atomike…!” Sekreti i madh i ish-diktatorit, ç’ndodhi në shtatorin 1954 appeared first on Albeu.com.

Të hënën rivarrimi, si e nxiu propaganda komuniste figurën e Qazim Mulletit, nga “Prefekti” te tragjedia e familjes
Pas 67 vitesh që nga dita e vdekjes, dje mbërritën në atdhe eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim MulletI me arkëmortin e veshur me flamurin kombëtar. Nga Porti i Durrësit eshtrat u nisën drejt Tiranës, vendlindjes së tij ku edhe do të prehet.

Arkëmorti me eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti, mbërriti në atdhe pas një kalvari përpjekjesh të familjarëve e intelektualëve kryeqytetas që daton që prej vitit 1991. Pasardhës e miq të tyre e cilësuan këtë ngjarje mision të përmbushur dhe shprehën bindjen se, nga sot nis rehabilitimi i kësaj figure aq të anatemuar.

Ishte shoqata “Tirona Intellectum”, e cila njoftoi pak ditë më parë se eshtrat e ish-prefektit të Tiranës do të kthehen në Shqipëri. Ish-prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, ishte varrosur në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës. Familjarët e ish-prefektit e pritën arkmortin në Port, të shoqëruar nga kreu i shoqatës “Tirana”, ish-prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, si dhe juristi Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë koordinator i procesit për kthimin e eshtrave të tij. Ceremonia e rivarrimit të tij do të mbahet në 28 gusht në Shish Tufinë.

Qazim Mulleti ndërroi jetë në Romë më 28 gusht 1956 dhe është lajmëruar se ceremonia e varrimit të tij në varrezat e Shish Tufinës në kryeqytet më 28 gusht. Lidhur me rolin e Mulletit në histori së fundmi ka pasur një sërë diskutimesh edhe për trajtimin që i është bërë kësaj figure ndër të tjera në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës. Debati përfshiu dhe njerëz të medies, historianë e politikanë dhe si pasojë u pezullua rivënia e shfaqjes. Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës “Tirana” tha së tanimë do të nisë rehabilitimi i figurës së ish-prefektit të Tiranës, deri vonë i anatemuar.

“Përpjekjet për rehabilitimin e Qazim Mulletit nuk kanë munguar asnjëherë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka shumë aktorë në mjedisin tonë, të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla që deri më sot janë anatemuar”, u shpreh Arben Tafaj.

Një nga iniciatorët e sjelljes së eshtrave të Qazim Mulletit në atdhe, ish-prefekti i Tiranës Sadi Vorbsi deklaroi se të gjithë pa dallim politik janë mbledhur për të respektuar eshtrat e figurës së Mulletit.

“Për sa i përket debatit, normalisht kjo është një çështje që i përket historianëve dhe do ja lejmë atyre. E rëndësishme është që ne sot, së bashku pa dallim bindjesh politike jemi këtu për të respektuar këtë figurë të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Sabi Vorbsi. Ndërsa, juristi Shkëlqim Hajdari shprehu bindjen se nga sot shqiptarët do ta njohin figurën e vërtetë të Qazim Muletit. Ai përmendi se procedura për sjelljen e eshtrave nuk ka qenë fort e thjeshtë.

“Ka qenë një kënaqësinë e madhe që unë dhe Beni ti bashkangjitemi vullnetit të familjes Mulleti për të mbërritur në këtë ditë të madhe. Ka qenë një procedurë jo e lehtë. Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë Tiranën. Nga sot vijon rehabilitimi i Qazim Mulletit të vërtetë. Shqiptarë do të kuptojnë që Qazim Mulleti ishte një figurë qytetarë e patriotike dhe i arsimuar”, u shpreh Shkëlqim Hajdari.

Nipi i tij tha se Qazim Mulleti ka shkrirë pasurinë e tij për Shqipërinë Europiane.

“Ai ka shkrirë jetën pasurinë, shpinë e vet, për Shqipërinë Europiane. Sot, fitoi linja e tij linja e bashkimit kombëtar. Kufiri është formal. U bashkua ideja tij! Jam shumë i gëzuar. Vuajtëm, por e mbërritëm këtë ditë!”, tha një i afërm i tij. Kurse mbesa e Qazim Mulletit, Fatbardha Saraçi Mulleti në një intervistë për “News 24” u shpreh mirënjohëse, ndërsa tregoi edhe për vështirësitë e asaj kohë për shkak të regjimit.

“Ishte një detyrim familjar, por besoj se është edhe shoqëror. Jam një përfaqësuese e familjes, u jemi mirënjohës të gjithëve. E kemi ditur që jetonte në Romë, por komunikimi me familjen ka qenë i dhunshëm. Nënë e bir u internuan në kampin e Tepelenës. Tregonte për një dhimbje të pakrahasueshme, për hapjen e 300 varreve. Kur u largua e gjithë Evropa ka qenë në luftë, nuk kishte ku të merrte familjen. Letra e familjarëve tonë si të xhaxhait, na vinin në adresë me emra të tjerë, miqsh italianë. E ka ndihmuar familjen me pako, me ushqime, por ai vdiq në moshën 62- vjeçare dhe familja i mbeti në internim gjithë jetën”, tha mbesa e Qazim Mulletit.

“Prefekti”, si u përndoq nga diktatura studenti me medalje ari dhe njohës i 8 gjuhëve

Qazim Mulleti ka qenë dhe mbetet nji figurë që e ka lënë gjurmën e veta në histori. Arti i diktaturës u rrek ta denigronte një personazh të spikatur.

Grotesku dhe sarkazma, manipulimi dhe tjetërsimi, arritën të ngulitin thellë në vetëdijen e shqiptarëve një Qazim Mullet, jo vetëm si vegël të italianëve, por edhe steriotipin e një zyrtari qesharak që drejtonte Tiranën e asokohshme. Pakkush nga ne kanë dijeni mbi dimensionin kulturor që zotëronte Qazim Mulleti i vërtetë, ai që mundi të vijonte të shpërfaqej në dritë përmes fakteve dhe dëshmive pas viteve ’90.

Qazim Mulleti lindi në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893 dhe vdiq më 28 gusht 1956 Vicolo delle Grotte Romë. Ka qenë prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist. Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanissht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.

Në 1912, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914, është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia-Zgjimi”, së bashku me z.Hafiz Ibrahim Dalliu dhe z. Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe z. Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”. Në qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të Revolucionit largohet nga Shqipëria. Familja e Qazim Mulletit vuajti persekutimin e përndjekjen më të egër nga regjimi komunist vetëm për shkak të bindjeve dhe idealeve të tyre të lirisë e besimit. /Panorama

The post Të hënën rivarrimi, si e nxiu propaganda komuniste figurën e Qazim Mulletit, nga “Prefekti” te tragjedia e familjes appeared first on Albeu.com.

Charles Ponzi, mashtruesi që krijoi skemën e famshme, nga e cila e pësuan keq edhe shqiptarët
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia e Charles Ponzit, që në Bostonin e viteve Njëzetë krijoi mashtrimin financiar të shekullit

Me 10 gusht të vitit 1920 në Kiwanis Club ndodhet i gjithë Boston me peshë. Në mbarimin e darkës, teksa fillon të qarkullojë uiski, ngjitet në podium njeriu i ftuar nga klubi, njeriu për të cilin i gjithë qyteti po flet prej një viti.

Është Charles Ponzi, magjistari i 50 përqindëshit siç e quan shtypi. Në momentin e ftesës nga ana e Kiwanis nuk ekzistonte akoma hetimi i Komisionit Kombëtar Bankar, “Boston Post” nuk e kishte nisur ende fushatën e tij dhe Ponzi ishte vetëm njeriu i aftë që të krijonte para nga hiçi, që t’i bënte të gjithë të pasur me një shpejtësi si askush tjetër, as si Wall Street, që fillonte ta rimerrte veten pas panikut të madh të vitit 1907, ishte në gjendje të ofronte. Edhe me 10 gusht, pavarësisht gjithçkaje, pas diskutimit të tij ka radhë anëtarësh të klubit që duan t’i dorëzojnë Ponzi paratë e tyre.

Sepse Charles Ponzi, qysh nga koha kur quhej Carlo dhe jetonte në Parma, është një njeri që di të flasë: «Një ditë kam zbuluar se bonot me përgjigje ndërkombëtare shiteshin jashtë për ekuivalentin e 6 centëve dhe mund të konvertoheshin më pas në pulla amerikane me vlerë më të lartë. Kështu që vetëm më është dashur të numëroj sesa të tilla më duhen për të bërë 1 milion».

Bonot me përgjigje qenë një risi e kohëve të fundit, e vitit 1906, që në një botë migrimesh të mëdha (sidomos drejt Shteteve të Bashkuara) kishte gëzuar një sukses të menjëhershëm: kush u shkruante të afërmve larg apo kompanive që kontaktonin furnitorë ose klientë jashtë vendit, i bashkangjiste letrës pagesën për përgjigjen. Por duke mos mundur të bliheshin pullet e shtypura nga një shtet tjetër duhej t’u drejtoheshin këtyre bonove (që ekzistojnë akoma sot, modeli aktual është Beijing Modèle Nr.2), që më pas këmbëheshin me pulla vendore.

Publiku i Kiwanis Club dëgjon, por edhe ata që kanë përfituar tashmë nga skema e përkryer Ponzi kanë vështirësi t’ia ndjekin arsyetimin, deri kur financieri nuk u jep një shembull me numra: «Marr 1 dollar, me këmbimin e sotën siguroj 18 lireta italiane, që më mjaftojnë për të blerë në Itali 60 bono me përgjigje ndërkombëtare, të cilat më pas i konvertoj në Shtetet e Bashkuara me 3 dollarë». Një rendiment i pastër fitimi prej 200%.

Nuk ka asgjë të paligjshme, «maksimumi pak etik» do të pranojë vetë Ponzi në një rast tjetër. Shfrytëzon ngurtësitë e sistemit postar, ato që ekonomistët i quajnë mundësi arbitrazhi, dhe prodhon para nga ku përfitojnë të gjithë.

Dy ditë më pas, me 12 gusht, Charles Ponzi arrestohet. Të gjithë dyshonin se mekanizmi Ponzi ishte pak si shumë i përkryer sa për të qenë i ndershëm, por i pari që e nuhat se ku qëndron truku është Clarence Barron, kryeredaktori financiar i “Boston Post”, një prej gazetarëve ekonomikë më të famshëm të atyre viteve. Mjaftojnë pak llogari, shkruan në faqe të parë të gazetës me 11 gusht, për të kuptuar se e gjithë oferta botërore e bonove me përgjigje ndërkombëtare është më e ulët nga ajo që do t’i shërbente Ponzi (të paktën 200000 dollarë në kupona) për të siguruar fitimet që premton. Të nesërmen Edwin Ride, inspektori i Komisionit Kombëtar Bankar që heton mbi Ponzi, konfirmon se magjistari i ardhur nga Parma ka blerë në të gjithë karrierën e tij vetëm 30 dollarë kupona. Pjesa tjetër është një piramidë prej letre.

Ponzi e ka themeluar kompaninë e tij në 1919, e cila quhet Securities Exchange Company, sigla SEC e së cilës është e njëjta që do të identifikojë më pas Komisionin e Vigjilencës së Bursës, për të investuar në kupona postarë. Në kaosin monetar të atyre viteve, me Federal Reserve që ekziston prej pak kohësh dhe që akoma nuk ka monopolin mbi valutën, Ponzi nis të presë monedhë, të famshmet Investors Notes, ose IOU. Kush i dorëzon Ponzi më pak se 100 dollarë, merr një IOU jeshil, portokalli për kë investon midis 100 dhe 1000 dollarëve dhe blu për shuma më të mëdha. Pas 90 ditësh, Securities premton 1.5 dollarë për çdo dollar të investuar.

Shumë janë skeptikë dhe Ponzi e ngre pazarin: i njëjti rendiment, 50 përqind, ama pas vetëm 45 ditësh. Në 3 muaj mbledh 30000 dollarë, suksesi është i tillë sa mund t’i lejojë vetes të punësojë agjentë që fitojnë një komision për çdo IOU që arrijnë të shesin. Një vendim që është edhe një nevojë: sepse vetëm duke vazhduar që të grumbullojë investime, Ponzi mund t’ua paguajë rendimentet e premtuara klientëve të parë.

Por truku vendimtar është një tjetër: paratë i paguhen vetëm atij që dëshiron të dalë nga loja, të tjerët mund t’i lënë në duart e Ponzi dhe t’i shikojnë të rriten me 50% çdo 3 muaj. Shumë pak kënaqen, pothuajse të gjithë preferojnë të konfirmojnë investimin. Rezultati: kur Ponzi përfundon në burg, ai ka 2 milion në aktiv dhe 7 milion në pasiv, për kohën një shumë e jashtëzakonshme.

Historia e bonove postare është vetëm karremi, biznesi i vërtetë qenë borxhet. Komisioni Bankar i shtetit Massachussets bllokon aktivitetet e Securities menjëherë pas arrestimit të Ponzi dhe investitorët humbasin gjithçka. Edhe banka që menaxhonte anën teknike të operacioneve, Hanover Trust, mbyllet: «Nuk dinim asgjë», betohen drejtuesit e saj. Edhe ata qenë mashtruar nga lloqet e Ponzi, bile edhe nga komisionet që fitonin për çdo transaksion.

Në këtë Ponzi ka qenë gjithmonë i zoti: të ngjallë besim, të tërheqë, të sigurojë me mënyrën e sjelljes me pamjen, me një veshje dhe me një kapele gjithmonë paksa të kushtueshme.

Edhe kostumet qenë për Ponzi një investim me rendiment të lartë. Qysh kur shkon të studiojë për Jurisprudencë në Romë, duke e lënë familjen në Parma: luan, vë baste, frekuenton borgjezinë më të mirë që ai, djali i një postieri, nuk ja ka takatin. Një ditë u tregon miqve të tij se është gati të kërkojë pasuri Përtejoqeanit. Në realitet, prindërit i kanë thënë se prej tyre do të siguronte akoma vetëm një biletë për kalimin e Atlantikut. Vetëm vajtje. Fillimi është shumë i keq: fillon të punojë për një dajë në Amerikë, që në rastin e tij është vetëm një shitës fruta perimesh. Aktiviteti falimenton në pak muaj.

Ndoshta në Kanada do t’i ecë më mirë. Carlo Ponzi, që ndërkohë është bërë Charles, arrin në Montreal në vitin 1907, ndërkohë që në Wall Street shumë i njohuri JP Morgan po kërkon vetëm që të sjellë qetësinë në një ekonomi të terrorizuar nga përsëritja e Panikut të Madh që në vitin 1873 ka shkatërruar shumë pasuri. Ponzi merret në punë nga Louis Zarossi, prej të cilit do të mësojë shumë: Banco Zarossi është në vështirësi, për të tërhequr klientët premton një interes për depozitat me 6 përqind në vend të atij që jep tregu prej 2 përqindësh, por paratë investohen në bono thesari që japin vetëm 3 përqind. Zarossi rikuperon duke vjedhur nga dërgesat që emigrantët, sidomos ata italianë, dërgojnë në shtëpi nëpërmjet bankës së tij. Kur zbulohet, ja mbath për në Meksikë. Ndërkohë Ponzi ka arritur që të vjedhe një çek të bardhë nga një prej klientëve të bankës.

E mbush (423.58 dollarë, shumë pak e dyshimtë për një çek fals), me paratë që merr blen një kostum të ri dhe paguan udhëtimin e kthimit për në Shtetet e Bashkuara. Por përpara se të kalojë kufirin, arrestohet dhe dërgohet në burgun Saint Vincent de Paul. Historia do të dalë në “Boston Post” e 11 gushtit 1920, në vigjilje të arrestimit, duke i dhënë goditjen finale besueshmërisë së tij.

«Ime shoqe nuk dinte asgjë, më vjen keq sidomos për të», thotë Ponzi për “New York Times”. «Nuk është e vërtetë», e hedh poshtë Rose Marie Gnucco, stenografe me të cilën Ponzi martohet në 1910 pasi ka dalë nga burgu dhe është transferuar në Boston. «Dija gjithçka qysh nga fillimi, nuk ka problem. Bile shpresoj që tani të mbesë pa asnjë lek në mënyrë që të mund t’i demonstroj se sa fort dhe vërtet e dashuroj».

I përfunduar sezoni i Securities, të zhdukuar badigardët dhe kostumet me porosi, Ponzi e gjen veten të varfër: nuk mund të paguajë avokat dhe në proces mbrohet vetë. Argumenti kryesor i tij është se nuk ka dashur kurrë të mashtrojë ndonjë njeri dhe demonstrimi, thekson ai në seancë, është se «edhe sot në mëngjes kam marrë një letër nga një individ që do të më ofrojë 5500 dollarë për t’i investuar». Gjykatësi nuk është i pandjeshëm ndaj elokuencës së italianit, bie akuza për mashtrim, por vendimi gjithsesi është burg për 5 vjet. Që me sjellje të mirë, i bëhen 4.

Kur del nga burgu, në vitin 1924, Ponzi është tashmë një njeri i ri, ndryshon emër – Charles Borelli – dhe hidhet në spekulimin imobiliar në Jacksonville të shtetit Florida. Teknika nuk ka ndryshuar: kërkon financime, premton të paguajë 200% të kapitalit të investuar brenda 60 ditëve, pasi ai e di se cilat terrene të blejë (në moçale, pork jo do të zbulohet vetëm më pas) me çmim të mirë për t’i rishitur më pas me parcela më të vogla me fitim të madh. Por pas dy vitesh është sërish në burg, duke thyer gurë në Rainford, pasi ka shkelur ligjin e shtetit Florida që u ndalon privatëve të emetojnë borxhe dhe për një seri parregullsishë administrative të tjera.

Gjë aspak e rëndë, kështu që mjafton pagesa e një kushti prej 1500 dollarësh dhe Ponzi është jashtë në pritje të procesit. Vetëm se tani quhet Andrea Luciana, e ka kokën e rruar dhe mban një palë mustaqe si ato që janë kthyer sërish në modë. Në plazhin e Jacksonville lë rroba dhe një copë letër ku shpjegon vetëvrasjen e ish Charles Borelli. Arrin që të hipë në një anije drejt Italisë, por përpara se të dalë nga ujërat territorialë arrestohet sërish: ia ka besuar identitetin e vërtetë të tij një bashkëkombasi italian, por që ishte i afërm i disa viktimave të mashtrimit të madh të kuponave dhe kështu e denoncon tek komandanti.

Historia bëhet e mjegullt, tashmë Ponzi nuk është më financier, për gazetat është degraduar në kategorinë e mashtruesit të vogël, nga faqja e parë në lajmet e shkurtëra. Ama ajo që dihet është se në vitin 1934 është sërish njeri i lirë dhe me një biletë, kësaj radhe vetëm me një rrugë, për kalimin transoqeanik drejt Italisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë përzënë, por qeveria e Benito Mussolini i gjen një vend në Ministrinë e Financave. Në atdhe ka ardhur vetëm një jehonë e zbehtë e ndërmarrjeve të tij, Ponzi e shfrytëzon dhe paralajmëron si yll se po shkruan një autobiografi eksplozive, do të jetë një sukses editorial i paparë, por për këtë i duhet një capital fillestar për shpenzimet: një biznes i sigurtë, vetëm 1000 aksione që kushtojnë 20 dollarë secili, rendimenti do të jetë 100 përqind pas botimit.

Por tashmë edhe kush nuk e njeh Charles njeh atë që ka hyrë në xhargonin e financës si “skema Ponzi” dhe askush nuk i beson. Ndonjë mashtrim të vokël Ponzi arrin ta bëjë akoma dhe, për të shpëtuar prej tij, regjimi i gjen një vend në selinë e Rio de Janeiro të LATI-t, Linee Aeree Transcontinentali Italiani.

Pak muaj dhe Ponzi zbulon se një punë në aeroport është e përkyer për t’u futur në kontrabandën ndërkombëtare, tundim të cilit i dorëzohet dhe që i kushton pushimin nga puna në vitin 1942. 7 vite shumë të gjata: pagesat e papunësisë, mësimet e anglishtes për pak para dhe ndonjë punë sezonale si inspektor anijesh që futen në port, një iktus që e lë pothuajse të verbër dhe gjysmë të paralizuar. Charles Ponzi vdes në një spital të Rio në vitin 1949. Por jo pa trashëgimtarë.

60 vite më vonë një tjetër magjistar i financës që premtonte rendimente të pabesueshme, por të sigurta, nis të preokupojë investitorët që janë përfshirë tashmë nga kriza e huave subprime. Kur vetëdenoncohet në SEC, kësaj radhe Securities and Exchange Commission që vigjëlon mbi bursën, prezantohet kështu: «Jam Bernie Madoff, fondi im i investimeve është në realitet një skemë Ponzi». Mashtrimi është kësaj radhe vetëm 50 miliard dollarë….

Si funksionon skema Ponzi

Faza 1

Një investim me rendimente më të larta se përqindjet e tregut, në afate të shkurtëra: me këtë premtim tërheq klientin potencial.

Faza 2

Pjesë e shumës së investuar praktikisht kthehet në një kohë të shkurtër: sistemi duket se funksionon.

Faza 3

Zëri i investimit fitimprurës përhapet duke joshur klientë të rinj. Interesat dhe rimbursimet e kërkuara paguhen me paratë e grumbulluara nga klientët e rinj (investitorët nuk e dinë se financiaria nuk ka kapital social).

Faza 4

Mekanizmi “hidhet në erë” kur kërkesat e rimbursimit kalojnë derdhjet e reja.

(nga Storica)

Përgatiti: Armin Tirana- bota.al

The post Charles Ponzi, mashtruesi që krijoi skemën e famshme, nga e cila e pësuan keq edhe shqiptarët appeared first on Albeu.com.

DOSSIER/ Misioni sekret, dy nëndetëse shqiptare në Egjipt: Si paguheshin dollarë me valixhe për të futur raketat dhe avionët
Nga Mark Brunga

Në vitin 1959–1960, kohë kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, vëndi ynë u armatos me raketa moderne sovjetike, që e rritën fuqishëm potencën ushtarake mbrojtëse, në raport me fqinjët potencialisht armiqësorë.

Me ndërprerjen e marrdhënjeve me Bashkimin Sovjetik, u ndërpre si për të gjitha furnizimet, edhe furnizimi me raketat e drejtuara kundërajrore ‘Sam 2’, krenaria e teknologjisë ushtarake të asaj periudhe, që përbënin garanci për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut. Pas prishjes dhe largimit të sovjetikëve nga baza më e madhe Ushtarako Detare e Mesdheut, raketat filluan të furnizoheshin nga shteti aleat më i ri, Republika Popullore e Kinës së Mao Ce Dunit. Transportin kryesor të tyre e kreu trans-oqeaniku “Vlora”, i cili komandohej nga Kapiteni Qemal Hate, “Hero i Punës Socialiste”, i ndarë nga jeta disa vite më parë.

Raketat që vinin nga Kina, për shkak të distancës së gjatë, dhe moslejimit të mjeteve detare për këtë transport, niseshin në fshehtësi të plotë, duke qenë të çmontuara dhe të mbuluara me ngarkesa orizi në vapor. Po ashtu, edhe për avionët ‘Mig’ të variantit kinez dhe armatime të tjera.

Ardhja e tyre dhe vetë raketat që për atë periudhe ishin nga më modernet, qenë kthyer dhe mbeten ende pjesë krenarie kombëtare, sidomos pas largimit të trupave dhe anijeve sovjetike nga baza e Pasha Limanit.

Punonjësit e Portit tregojnë, se këto mallra të rëndësisë së veçantë, janë shkarkuar vazhdimisht natën. Lidhur me transportin detar të raketave me anijen “Vlora”, tregon Ylli Bare, dhëndri i Qemal Hates, edhe ky ish-kapiten anije transporti, i cili thotë se transportin e raketave nga Kina, e kreu anija “Vlora”.

Kapiteni Ylli Bare, tregon se anija, përveç rrugëtimit nga Kejp Tauni, kalonte kryesisht nëpër Kanalin e Suezit dhe se për këtë anije, shteti kishte gjetur kanale të jashtëligjshme dhe u paguante autoriteteve të egjiptiane, dollarë me valixhe dhe anija i shpëtonte kontrollit të imtësishëm, që mund të rrezikonte ngarkesën strategjike që sillte në atdhe.

Rreth këtij transporti me rëndësi të jashtëzakonshme politike dhe strategjike, Ylli Bare tregon se, raketat futeshin në hambarët e vaporit në pjesën fundore të tyre, nga 8 deri në 10 copë.

“Përveç tyre, në vapor transportoheshin tanke, topa, deri aeroplanët reaktivë ‘Mig’. Madje edhe aviatorët e parë ushtarakë që do të shkonin në Kinë për t’u trajnuar, shkuan me këtë vapor, rreth 17 vetë. U nisën nga Durrësi dhe u kthyen po me këtë vapor, së bashku me avionët e parë nga më modernët të saj periudhe.

Vetëkuptohet që avionët ishin të çmontuar. Duke qenë se paguhej për kalimin në Suez, “Vlora”, nuk rrinte në radhë si anijet e tjera. Dhe duhet të kemi parasysh se këtu, kishte radhë të madhe për të kaluar nga anijet e tjera, por anija jonë kalonte pa radhë”, thekson Ylli.

“Në Egjipt, duke qenë se dihej që kishte diplomatë dhe oficerë shërbimesh sekrete që rrinë nëpër ambasadat e ndryshme, zakonisht praktika e mallit që transportohej, deklarohej se ishte ngarkesë me oriz dhe mekanizma bujqësore, ngarkesa që mbulonte objektet ushtarake. Ndërkohë në kuvertë, lejohej që të organizoheshin deri mikropanaire, nga tregtarët vendas.

Për pazarin siç i thonin, lejohej që të hipnin në kuvertë 30-40 egjiptianë, që vinin me varka për t’u shitur gjësendi marinarëve. Ishte një manovër e goditur psikologjike, për të hequr çdo dyshim që mund të kishte ndokush, për llojin e ngarkesës e, për të qetësuar vëzhguesit e huaj, se anija nuk kishte ngarkuar gjera të rëndësishme, nga ato që dyshoheshin…!

Ndërkohë kur anija dilte nga Kanali, dy nëndetëset tona, e prisnin atë në afërsi të portit të Aleksandrisë dhe e shoqëronin me pas nëpër Detin Mesdhe, gjatë gjithë rrugëtimit të mëtejshëm deri në gjirin e Durrësit. Rrugëtimi i nëndetëseve drejt portit të Aleksandrisë në Egjipt, rakordohej me nisjen e “Vlorë”-s nga Kina.

Kur vinte në Durrës “Vlora”, priste natën përsëri për t’u futur në portin, ku puna ishte e ndërprerë në të gjithë sektorët.  Mjetet i shkarkonte ushtria natën dhe i transportonte më pas në kushtet e sekretit të plotë ushtarak, për në destinacion. Zakonisht transportet ushtarake Kinë – Shqipëri, priteshin nga Mehmet Shehu”, tregon kapiten Ylli.

Si erdhën raketat e para Sovjetike në Portin e Durrësit?

Raketa e para të drejtuara kundërajrore, erdhën nga Bashkimi Sovjetik. Ardhja e tyre ishte tepër e rëndësishme për vendin tonë, pasi ishim shteti i 2-të në botë, pas Bashkimit Sovjetik, që pajiseshin me këtë teknologji moderne të sofistikuar, për atë periudhë kohe.

Raketat e para kanë arritur në vendin tonë në vitin 1959. Lidhur me këtë ngjarje shumë të rëndësishme, sipas ish-komandantit të repartit të Raketave Kundërajrore, Lelo Leli, raketat e para tokë-ajër në Shqipëri, erdhën nga ish Bashkimi Sovjetik, në muajin dhjetor 1959.

Ato u pritën në portin e Durrësit dhe natën, me masa të rrepta sigurie e ruajtje, u transportuan në Pezë-Helmës. Atje, me kohë ishin ndërtuar baza e ruajtjes dhe e furnizimit të raketave, si dhe objektet e vendosjes së efektivit e aparaturave radioteknike dhe shtretërit e lëshimit.

Ajo u quajt qendra mësimore. Ndërsa baza e mbushjes, u emërtua reparti teknik ose reparti 3700 k. Ato raketa kishin një gjatësi prej 10.88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente, ndahej në 3.600 copa.

Pesha e tyre relative, ishte rreth 2 ton. Arsenali raketor i vendit tonë, përbëhej nga rreth 300 raketa të tipave ‘SAM-2’, (sovjetike) si dhe ‘HQ-1’, ‘HQ-2’, të prodhimit kinez. Ato vazhduan të jetë në shërbim të mbrojtjes së vendit, deri në periudhën e shpërthimit të Gërdecit.

Raketat e para në Port, i priti Enver Hoxha

Ish-inxhinieri i Portit të Durrësit, që i ka shkarkuar këto raketa, ka lënë të shkruara në kujtimet e tija para ndarjes nga jeta, se raketat kanë arritur natën e 16 dhjetorit 1959, në portin e Durrësit. Ato janë shkarkuar në fshehtësi të madhe dhe kanë qenë rreth 28 copë raketa tokë–ajër, të blera në Bashkimin Sovjetik.

Ato kanë ardhur me me anije transporti ushtarake sovjetike. Vinçieri që i ka shkarkuar ato me vinçin e tijë, tip “Ganz” në port, ka qenë një nga vinçierët më të vjetër dhe më me përvojë në port, Qirjako Moçi. Shkarkimin e tyre e ka ndjekur pranë vinxhit, vetë Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu. Enveri ishte i shqetësuar për përfundimin e operacionit të shkarkimit.

Vinçieri kujtonte se Enveri, i kishte shkuar te vinçi dhe i kishte thënë: – “Dëgjo Qirjako, këto raketa i kemi blerë me djersën dhe gjakun e popullit, me flori. Ndaj duhet kujdes i madh”. Qirjako kujtonte se si kanë shkarkuar rreth 28 copë raketa atë natë.

Po ka shfaqur edhe dyshime se ky shkarkim, ishte vëzhguar nga ndonjë shërbim i huaj zbulimi, pasi në një distancë të konsiderueshme një person që gjuante peshk me grep te moli i peshkimit, për çdo raketë të shkarkuar shënonte një shenjë + në një paketë cigaresh “Diamanti”.

Qiriako Moçi, që shkarkoi raketat e para që erdhën në portin e Durrësit, ka punuar si vinçier nga viti 1952 deri në vitin 1989, kur doli në pension. Ishte vinçieri më jetëgjatë në Portin e Durrësit. Në të gjitha rastet e tjera, kur vinin raketat nga Kina, ato në port i priste ish-kryeministri Mehmet Shehu dhe zv/kryeministri e ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku.

Dëshmitë e Kajo Hima, ish – marinari i transoqeanikut “Vlora”

Kajo Hima, është një marinar i vjetër, i cili ka punuar 38 vite në det. Nga këto vite, 9 prej tyre, ai i ka kaluar në anijen “Vlora”, dhe kujton momentet kur transportonte raketat si dhe objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Ai sjell në kujtesë se si, edhe në Kinë, raketat ngarkoheshin natën. Masat e sigurisë edhe atje ishin shumë të larta, sidomos kur në port, kishte anije sovjetike.

–“Na nxirrnin në Radë dhe prisnim që të binte nata për të hyrë në port dhe të ngarkoheshim. Hambarët e anijes kishin 3 kate. Në katin e poshtëm, ngarkonim raketat dhe tanket që ishin të paketuara në arka. Ngarkesën e bragonim fort me kavo dhe me shumë kujdes, me qëllim që, nëse gjatë lundrimit do të kishte furtunë, ato të mos luhateshin dhe dëmtoheshin nga përplasjet që shkaktonin dallgëzimet e mëdha në detëra e oqeane.

Mbi armatimet e rralla ne hidhnim ngarkesa orizi dhe gruri. Që të maskonim udhëtimin me transportin e ushqimeve, kur vinim në Durrës, “Vlora”, po natën hynte në port, për t’u shkarkuar, në kushte maksimale sigurie dhe fikeshin të gjithë dritat.

Lejohej vetëm një korridor drite për shkarkimin, ndërkohë punonjësit tradicionalë të portit, kishin bllokuar turnin dhe shkonin në shtëpi. Po ashtu edhe policia. Në ato momente, porti ruhej vetëm nga oficerët e Sigurimit të Shtetit. Ndërsa ekuipazhi i anijes pajisej me një lejë të posaçme dhe kur linim shërbimin, kontrollohej nga oficerët e Sigurimit që vëzhgonin gjithçka.

Madje nga rigoroziteti i tyre, një natë pata edhe një incident me ta. Bëra një dush dhe u nisa me nxitim. Kur me kontrolluan, u kërkova që të kthehem në anije, për ta marrë lejen. Po ata s’më besuan dhe më dërguan direkt e në dhomat e izolimit të Degës se Punëve të Brendshme. Pas pak kohe, u desh ardhja e Kryetarit të Degës, Kopi Niko, i cili më njihte dhe e zhbllokoi situatën”.

Kajo thotë se; anija “Vlora” ishte nga më të mirat e Flotës Detare Tregtare të vendit tonë, me kapacitet transportues 12.600 ton. Ajo kishte vetëm një vit që ishte prodhuar, kur u ble në Xhenova të Italisë, në vitin 1961, me rreth 4 milionë USD. Anija punonte edhe me solar.

Sapo hyri në përdorim të Flotës sonë Tregtare, duke qenë se ishte piketuar për transportin e raketave dhe mjeteve të tjera ushtarake që furnizonte në atë periudhë shteti kinez, po në vitin 1961, stafi i saj u kompletua me oficerë të Marinës Luftarake Detare.

Anija “Vlora”, kujtohet nga njohësit e saj dhe marinarët, si një mjet detar shumë i fortë, pasi nuk kishte ndodhur të bënte asnjë defekt rrugës. Edhe kur kishte përballuar lundrime të gjata e tajfune në oqeanet që përshkonte. /Shqiptarja.com

The post DOSSIER/ Misioni sekret, dy nëndetëse shqiptare në Egjipt: Si paguheshin dollarë me valixhe për të futur raketat dhe avionët appeared first on Albeu.com.

Isuf Kalo rrëfen orët e fundit të Mehmet Shehut: Enveri s’i plotësoi asnjë amanet
I ati i Mehmet Shehut, një sheh i njohur bektashi ia kishte parashikuar tri siklete që do të kalonte i biri. Siklete pa zarar, shëndetësore… Por nuk kishte arritur që të parashihte gjëmën që do t’i ndodhte mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981.

Nga pozitat e një njeriu që kishte jetuar në Bllok, shumë pranë njerëzve më të rëndësishëm të regjimit komunist, por nuk i përkiste Bllokut, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo e sheh ngjarjen, atë të vetëvrasjes së Mehmet Shehut nga një tjetër perspektivë.

Sipas tij, kjo ishte mundësia e vetme për Mehmetin që të vdiste me nder dhe të mund të merrte me vete edhe nderet dhe ofiqet e tij. Në letrën-amanet që i kishte lënë Enver Hoxhës, kishte kërkuar që vetëvrasja e tij të mbulohej, që të mos i hiqej lavdia, të mos i prekej familja dhe të dënoheshin si armiq Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu.

Por, Enveri plotësoi asnjë nga amanetet. Ai i kërkoi Haxhi Kroit t’ia lexonte 3 herë letrën e tij dhe në fund kishte thënë: Sa i poshtër paska qenë! Të gjitha këto, Kalo i rrëfen në librin e tij “BLLOKU-Rrëfimi i mjekut personal të Enver Hoxhës”, botuar nga UET Press.

ISUF KALO

PARASHIKIMET E SHEH ISMAILIT

Sipas Bashkimit, djalit të vogël të Mehmetit, gjyshi Ismail, shehu bektashi i Çorushit, babai i Mehmetit, ishte i aftë të parashikonte të ardhmen. Ai, duke vërtitur në duar tespihet, pati parashikuar se tri herë gjatë jetës së të birit më të shquar të tij, Mehmetit, do t’i ndodhnin tre tersllëqe të rrezikshme, në moshat 40, 50 dhe 60 vjeç. Ato do t’ia kërcënonin atij keqas jetën, por si i mbrojturi i fatit që ai ishte, do i kalonte ato pa dëm.

Sheh Ismaili pati belbëzuar atëherë me vete disa lutje çudibërëse shpëtuese për të. Të tria aksidentet e rrezikshme Mehmet Shehut tashmë i kishin ndodhur me të vërtetë në ato mosha dhe i kishte kaluar për mrekulli: dy nga këto qenë probleme të papritura shëndetësore (njëherë i plasi apendiciti) dhe njëra plagosje në aksident automobilistik. Tani Mehmeti ishte 68 vjeç, por çuditërisht shehu plak nuk kishte parashikuar asnjë rrezik as ndonjë mrekulli shpëtimtare për moshën 70.

E parandjeu vallë që i biri atë moshë nuk do e arrinte dot? Përse rrezikun e tanishëm sheh Ismaili i Çorushit nuk e paskej pikasur dhe as fiksuar në fatin e të birit të tij për ta parandaluar, siç dinte, në mënyrë të mistershme, që ajo të mos ndodhte?

Po tani, kur orë pas ore, në atë natë të fundit fatale, kur e keqja pashmangësisht po afronte që të ndodhte, a do të zgjohej i llahtarisur nga gjumi shehu plak edhe njëherë që nga përtej varrit për të përzënë syrin a shpirtrat e këqij që po i vërtiteshin si korba të zinj rreth kokës së të birit? Për fat të keq, këtë herë ai nuk mundi.

Ndoshta sepse rreziku i kësaj atëherë nuk kishte lidhje me yjet as me zotat e shpirtrat në qiell, por me një zot në Tokë, me mosmarrëveshjet, keqkuptimet dhe me dobësitë inatçore njerëzore.

Ato, me sa duket, ishin të tilla që nuk kapeshin e nuk ndiheshin dot as nga kumtet e fshehta të magjisë. Vetëvrasja u bë e papengueshme, e paevitueshme. Vdekja para mbledhjes përfundimtare të nesërmen ishte alternativa e vetme që i mbetej Mehmetit. Të ikte nga kjo botë i fyer, i zhgënjyer, por i pacenuar nga gradat, postet, ofiqet, fama, meritat, krenaria e një gjeli me pupla kokorosh.

Ajo e prishte planin e Enverit, atë të eliminimit të ngadaltë me procedura, masa ligjore dënimesh, shkarkime, transferime të njëpasnjëshme në poste të ulëta poshtëruese, depersonalizuese dhe së fundmi, përjashtimin një ditë nga partia, burgosjen apo dhe pushkatimin e tij.

“U vetëvra, pasi e vranë”, pati thënë djali i tij i madh, Vladimiri. Dhe kishte të drejtë. Sepse vetëvrasje nuk ka, ka vetëm vrasje, pavarësisht me se ajo kryhet: me plumb, me helm, me litar, me fjalë apo me shpifje të qëllimshme apo ofendime vrastare.

Mehmetin e vetëvrau braktisja dhe dyshimi për tradhti nga ana e shokëve dhe humbja e besimit, e vlerësimit dhe e miqësisë së ngushtë ndaj tij nga Enveri. U vetëvra, sepse ia lënduan sedrën, por nuk ia shkulën dot, sepse ajo kishte rrënjë të thella brenda tij.

Mehmeti nuk e pësoi nga frika, as nga dobësia, as nga ndonjë dallgë emocionale e çastit, por më së shumti nga një keqkalkulim tragjik i shpresave që ai priste pas atij akti prej Enverit. Mehmeti zgjodhi të vetëvritej natën mes 17 dhe 18 dhjetorit, sepse edhe disa orë që kishin mbetur deri të nesërmen që zhvillohej mbledhja, ai ishte ende zyrtarisht me statusin e ofiqarit të lartë të shtetit, anëtar i saporizgjedhur i Byrosë Politike, Kryeministër në detyrë dhe me gjoksin plot dekorata, përfshi Hero i Popullit.

Ndërkohë, asnjë siguri nuk kishte se çfarë mund t’i ndodhte të nesërmen pas fjalës verdikt të Enverit. Mund që t’i humbte të gjitha ato në një çast të vetëm, madje ta pësonte si ish-kolegët e tij, viktima të tragjedive ku kishte kontribuuar me aq shumë zell edhe ai vetë. Nata mes 17 dhe 18 dhjetorit ishte e tij. Ishte shansi i tij i fundit. Ajo i mundësonte të largohej vetë, nga udhëheqja përpara sesa ta largonin.

Ta dënonte veten përpara se ta dënonin. Ta vriste veten në shtratin e shtëpisë, me duart e tij, përpara se ta vriste skuadra pushkatare me duart në pranga buzë ndonjë kanali. Të vdiste me dinjitet, si lider, si dikush dhe jo si askush dhe të varrosej si Kryeministër dhe anëtar Byroje në detyrë, si “shoku Mehmet” i padënuar, i papërjashtuar, dhe jo i shkarkuar, i përbuzur, pa asnjë nderim publik.

Në mbledhjen e nesërme, instinktivisht dhe nga përvoja e rasteve të ngjashme me fatin e ish-kolegëve të tjerë, të poshtëruar e të flakur tej, ai nuk e kishte sigurinë se nuk do të ndodhte e njëjta gjë edhe me të. Kurse atë natë, gjatë atyre orëve, askush nuk ia merrte dot postet, ofiqet, dekoratat, meritat, lavdinë dhe gjurmët që kishte lënë në histori. Ato ai i kishte më të shtrenjta sesa jetën.

Ishin kuintesenca e qenies dhe identitetit të tij. Mehmeti nuk i trembej aq vdekjes sesa humbjes së tyre pas vdekjes apo që në gjallje. Prej 40 vitesh ai ishte “adiktuar” me lavde dhe nderime. Thuhet se “nga të gjitha ato që humbin, më tepër na dhembin kur humbim, na i mohojnë ose na i marrin meritat”. Nëse i humbiste ato, jeta e tij do ta humbte kuptimin, shijen, krenarinë dhe as që i duhej më.

Prandaj, për të mos i humbur, për të mos i cenuar ato vlera të shtrenjta, vendosi që, në këmbim të ruajtjes së tyre, ta ofronte vetë paraprakisht vdekjen. A nuk kishte shkruar miku i tij francez, prof. Pol Miliez, një libër për mirëpërdorimin e jetës dhe të vdekjes? Jetën, me sa rezultoi, ai e pati keqpërdorur, përderisa të gjitha meritat dhe arritjet gjatë saj tani nuk po i vlerësoheshin më.

I mbetej veçse të mirëpërdorte vdekjen. Ta negocionte atë si në “klering” në një biznes të një lloji të padëgjuar: “Të jap jetën, më jep besën që nuk do m’i prekësh…” (Besën? Cilën besë?) Historiani i Stalinit, Eduart Radzinki, pati shkruar: “Një vdekje e suksesshme është për politikanët më e rëndësishme sesa një jetë e suksesshme”.

Pas fatalitetit në jetë, Mehmeti tentoi të vetëmbrohej me anë të vdekjes. Ishte negocimi i njëanshëm. Në letrën që i la Enverit në këmbim të jetës që po e jepte vullnetarisht, Mehmeti i kërkonte plotësimin e katër amaneteve: të maskohej vetëvrasja si aksident, t’i ruheshin meritat dhe gjurmët në histori, të mos i cenohej familja dhe të shpalleshin tradhtarë “Hrushovi Ramiz Ali dhe Berja Kadri Hazbi”.

Vetëvrasja e Mehmetit ishte e papritur për Enverin. Ajo e vuri atë në vështirësi. Si mund të justifikohej tani para publikut vendas dhe të huaj zhdukja dhe përmbysja e beftë, brenda pak orësh, e një titullari aq të lartë të jetës partiake dhe politike? I ndjeri, tashmë i vdekur, i kishte marrë ofiqet, dekoratat, famën dhe meritat me vete, të pacenuara. Ishte vonë tashmë t’ia hiqje, t’ia mohoje ato e ta shkarkoje nga postet e larta.

Mesa duket, Mehmeti besoi se rrethanat pas vetëvrasjes në mos do ta preknin dhe emociononin Enverin, do ta detyronin atë që ta maskonte aktin e dëshpëruar të tij dhe t’i plotësonte kërkesat në formë amaneti që i pati dërguar në letrën që la personalisht për të. Por edhe kjo shpresë, nëse ai e ka pasur vërtet, doli e gabuar. Ai duhej ta kishte ditur që pikërisht kërkesa të tilla i pati bërë Nikollai Buharini, njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë, intelektuali i shquar dhe mik i familjes së Stalinit, me një pusullë që nga burgu:

“Mos m’i fshihni meritat dhe mos e cenoni familjen pas ekzekutimit tim”. Stalini nuk respektoi asnjërën. Paradoksalisht, korrekt në negociata makabre të tilla u tregua Hitleri ndaj “tradhtisë” së Ervin Romelit, Fieldmarshallit më të shquar dhe më të talentuar nazist.

Romeli mbiquhej “Dhelpra e shkretëtirës” për fitoret brilante me tanket e tij në Afrikën Veriore. Në qershor 1944 ai u dyshua (apo ishte vërtet) si i përfshirë në një komplot për vrasjen e Hitlerit, i cili u zbulua dhe u likuidua përpara zbatimit. Meqë Romeli ishte Hero Kombëtar me famë të madhe, Hitleri nuk e quajti me vend ta arrestonte dhe ta dënonte në gjyq me pushkatim. Ai e përmbajti zemërimin dhe negocioi me të.

Dërgoi dy oficerë në shtëpinë e Romelit me një letër bashkë me një dozë të helmit “cianur” dhe i ofroi atij dy opsione: ose arrestim, diskriminim publik dhe pushkatim me gjyq për tradhti të lartë, ose vetëhelmim i tij i menjëhershëm me “cianur” dhe fshehje e vetëvrasjes, varrim zyrtar me të gjitha nderimet duke ia ruajtur gradat, famën, meritat dhe familjen. Romeli u mbyll në dhomë me gruan dhe djalin e tij dhe pranoi. E kreu versionin e dytë, atë të vetëhelmimit. Hitleri e mbajti fjalën. Ia maskoi vetëvrasjen. U tha se Romeli u vra gjatë udhëtimit me makinën e tij.

Ai u varros zyrtarisht me ceremoni madhështore, me të gjitha nderimet si Hero Kombëtar. Nuk iu prekën meritat, as familja, madje as ndihmësit e afërt të tij. Pas mbarimit të luftës, emri i Romelit iu vu bazës më të madhe ushtarake gjermane. Disa rrugë morën emrin e tij. Është ngritur një muze për të dhe një përmendore.

Mehmeti ndoshta e dinte dhe mund të jetë gënjyer nga kjo histori. E dinte dhe historinë e vetëvrasjes së detyruar të Serxhio Orxhonikidzes, ish-bashkëpunëtorit besnik dhe mikut afatgjatë personal të Stalinit. Edhe atij Stalini i dërgoi në shtëpi dy oficerë të KGB-së që u takuan vetëm për vetëm me të. Dy orë pasi ata ikën, Orxhonikidzja qëlloi veten me revolver. U vetëvra në dhomën e tij të gjumit.

Besoi vallë Mehmeti se do të ndodhte edhe me të si me Romelin, ose si me vetëvrasjen e Nako Spirut? Enveri asokohe lexonte me vështirësi duke përdorur një lente zmadhuese. Ai ia dha letrën e Mehmetit sekretarit personal të tij, Haxhi Kroit, që t’ia lexonte me zë të lartë. “Enveri dëgjonte shumë i përqendruar”, shkruan Haxhi Kroi.

“Në vend që të prekej siç pati imagjinuar Mehmeti nga ato që ishin shkruar, Enveri përkundrazi u inatos: ‘Sa i poshtër paska qenë, — tha, — kërkon që të na përçajë me shokët’”. Haxhi Kroi pohon në ditarin e tij se Enveri i kërkoi që t’ia lexonte atë letër edhe dy herë të tjera. Çfarë enigmash vallë, çfarë kodesh, kumte apo të pathëna të fshehura mes rreshtave priste të kapte a të zbulonte këmbëngultas a me intuitë ai tek ajo letër? Enveri nuk ia plotësoi asnjërin nga amanetet.

Ai nuk e fshehu aktin e vetëvrasjes së Mehmetit. Në nekrologjinë e viktimës, që u botua në shtyp, vetëvrasja u shpall, por u manipulua si e lidhur me shkaqe psikologjike të çastit (depresion), pa përmendur arsyet pararendëse që motivuan dhe sollën atë fund fatal. Ajo u shpjegua si akt i papritur “marrëzie”, një çrregullim mendor i Mehmetit. Jo si fundi i procesit të mirëplanifikuar për eliminimin e tij.

Nuk u shpall ditë zie dhe programet artistike e kulturore në vend vazhduan, si të mos kishte ndodhur gjë. Kryeministri që drejtoi qeverinë e Shqipërisë për 27 vite me radhë u varros pa autopsi, fillimisht në varrezat publike të Sharrës, në dalje të Tiranës, në një ditë me shi të pandërprerë brenda një grope gjysmë të mbushur me ujë.

Ai u përcoll vetëm nga gjashtë persona, kryesisht të familjes. Them fillimisht, sepse më pas, kufoma dhe eshtrat e tij u zhvendosën nga pushteti, u rivarrosën në fshehtësi disa herë deri sa u gjetën pranë shtratit të një lumi, dhjetë vite më pas, nga dy djemtë e mbetur gjallë të tij.

Procesi i eliminimit të Mehmetit, i nisur heshturazi që nga shtatori 1981, shpërtheu haptazi të nesërmen e vetëvrasjes, me shpalljen e tij të beftë prej Enverit poliagjent dhe tradhtar./albeu.com

The post Isuf Kalo rrëfen orët e fundit të Mehmet Shehut: Enveri s’i plotësoi asnjë amanet appeared first on Albeu.com.