dosjet Archives - Albeu.com

Harta e re, “mali” i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit, BIRN: Stoku shtohet, kosto të mëdha për qytetarët që kërkojnë drejtësi
Bashkim Bulku, 75-vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjendej në radhë përballë një dritareje shërbimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për të mësuar se padia e tij për pronën ishte rishortuar te një gjyqtar tjetër.

“E merr një Nastradin, e lë një Nastradin”, thotë Bulku i nervozuar për zvarritjen gjyqësore.

“Kam 35 vjet unë, isha 40-vjeç kur e nisa, jam 75 tani. Këta të gjithë presin që ne të vdesim, pastaj nuk ka më kush i kërkon pronat”, shtoi ai.

Si shumë qytetarë të tjerë në përballje gjyqësore, Bulku fajëson gjyqtarët për vonesa të qëllimshme dhe korrupsion.

Gjyqtarët e Apelit nga ana tjetër ankohen se janë prej vitesh të mbytur nga dosjet e prapambetura, mungesa e stafit, e mjediseve apo e mbështetjes.

Tre vite pas miratimit të hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm po e humbet betejën me fluksin e dosjeve.

Të dhënat statistikore për vitin 2025 tregojnë se “mali” i dosjeve në pritje jo vetëm që nuk është ulur, por ka pësuar rritje, duke arritur nga 41,700 në 45,876 çështje në fund të vitit. Mes tyre ka dosje që presin zgjidhje prej nëntë vitesh.

Kriza pranohet edhe nga vetë institucioni. Në analizën vjetore të Gjykatës së Apelit për vitin 2025, theksohet me shqetësim se gjykata nuk arrin ta përballojë situatën.

“Analiza tregon qartë se përpjekjet e vazhdueshme të gjyqtarëve, ndihmësve ligjorë, sekretarëve gjyqësorë dhe administratës mbështetëse, megjithëse të domosdoshme dhe të vlerësueshme, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar në mënyrë strukturore këtë situatë, në mungesë të ndërhyrjeve institucionale të qëndrueshme”, thuhet në analizë.

Strategjia e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe hartën e re gjyqësore kanë dështuar gjerësisht sipas ekspertëve që t’i japin zgjidhje problemeve të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas avokates Irena Dule, KLGJ po bën vetëm konstatime të problemeve, pa u dhënë zgjidhje atyre.

“Masat që këta marrin janë të pamenduara”, tha Dule duke iu referuar KLGJ-së.

“Mund të ngresh një grup pune, po jo si ai që bën KLGJ-ja, që ka ngritur një grup pune për të trajtuar uljen e numrit të çështjeve dhe në fund fare çfarë ka thënë: ka thënë që duhet të ketë reforma ligjore, duhet të ketë fonde më shumë dhe e ka deleguar problemin, duke thënë që s’kam çfarë bëj se po pres parlamentin”, tha ajo.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se kishte ndërmarrë një sërë masash, përfshirë një strategji të miratuar në vitin 2023, ndërhyrjet për rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe rikonstruksionin e një godine të braktisur nga administrata tatimore për shkak të problemeve pas tërmetit.

Megjithatë, një pjesë e masave i përkasin vitit 2025 dhe nuk kanë ende rezultat.

Kosto të pallogaritshme njerëzore

Bashkim Bulku, 75 vjeç endet prej 35 vitesh nër gjyqe për një çështje pronësie. Foto: Vladimir Karaj.

Llogaritjet e thjeshta aritmetike e bëjnë situatën të duket katastrofike.

Sipas analizës së fundit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, çdo gjyqtar efektiv kishte në ngarkim në fund të vitit 2025 të paktën 2100 dosje.

Numrat janë shumëfishuar nga viti 2022 – kohë kur u miratua harta e re gjyqësore që shkriu pesë gjykatat e tjera të Apelit dhe kur mesatarja ishte mes 800- 900 dosjesh për gjyqtar.

Mesatarisht çdo gjyqtar trajton aktualisht 412 dosje në vit, por rritja e stokut është e pandalshme. Sipas dokumenteve zyrtare, numri i çështjeve rritet me 4100 çdo vit, ku pjesa më e madhe janë civile. Për shkak të afateve strikte, çështjet penale marrin prioritet absolut mbi çdo gjë tjetër.

Nga 45,876 dosje në stok, 64% e tyre janë dosje civile që mbeten pezull me vite.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, kostot njerëzore janë të pallogaritshme, veçanërisht për më të vobektit dhe grupet e margjinalizuara.

“Çështjet e përfaqësuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit tregojnë se vonesat gjyqësore kanë një ndikim të ndjeshëm mbi personat në nevojë. Çështjet e tyre zgjasin nga 1-2 vite në shkallë të parë, ndërsa vetëm në Apel pritja për shqyrtim mund të arrijë 5–7 vite”, thekson Skëndaj.

Sipas saj, kjo vonesë e bën mbrojtjen ligjore praktikisht joefektive dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura një pamundësi fizike e juridike.

“Për qytetarët, drejtësia është një koncept praktik dhe i matshëm. Ajo matet sot nga koha që ju duhet të presin për të marrë një vendim, kostot që paguajnë, distanca që duhet të përshkojnë. Vonesa në gjykim dhe arsyetim vendimesh po krijon perceptimin e një zhgënjimi të vazhdueshëm tek përdoruesit në përgjithësi, çka dobëson edhe besimin e tyre te drejtësia”, shtoi Skëndaj.

Edhe Dule ndan të njëjtin mendim.

“Efektet e sistemit janë të tilla që njeriu mesatar dhe nën mesatar bëhet krejtësisht i pafuqishëm”, tha ajo, duke shtuar se situata u shkonte për shtat vetëm të pushtetshmëve dhe të fuqishmëve. Duke treguar një rast divorci që ka ndjekur, Dule thotë se një nënë e huaj u shtrëngua të qëndronte gati një dekadë pa i parë fëmijët. Edhe kur më në fund pati një vendim gjykate, fëmijët që ishin ndarë prej saj në moshën 8-10 vjeçare, ishin tashmë në moshë madhore.

Gjyqtarë të lodhur

Raporti i çështjeve të gjykuara me dosjet e prapambetura në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Organika e Gjykatës së Apelit parashikon 78 gjyqtarë, por efektivisht në punë deri në mesin e vitit të kaluar ishin mes 27 dhe 31 gjyqtarëve – ose 35 për qind e trupës. Me ndërhyrjet e fundit të KLGJ-së, përfshirë komandimet dhe emërimet e reja, Gjykata e Apelit ka tashmë në punë 42 gjyqtarë ose pak më shumë se gjysma.

KLGJ i tha BIRN se përveç masave të marra deri tani, ka shpallur edhe gjashtë pozicione të reja vakante dhe parashikon shpalljen e të gjitha vendeve të mbetura brenda vitit 2026, menjëherë pas përfundimit të procesit të rivlerësimit.

Por një gjyqtar i Apelit e përshkroi situatën me pesimizëm.

“Jemi super të lodhur. Duhet të kuptojnë që edhe gjyqtari është njeri”, tha ai.

Gjyqtarja e Medias në Gjykatën e Apelit, Edlira Petri, vë në dukje se vështirësia thelbësore qëndron pikërisht te raporti thellësisht i zhdrejtë midis stokut masiv dhe trupës aktuale. Edhe pse e vlerëson si hap pozitiv skemën e delegimeve të KLGJ-së, Petri thotë prerë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk garanton aksesin e qytetarëve në drejtësi.

“Në të njëjtën kohë, ngarkesa shumë e lartë sjell edhe lodhje profesionale të akumuluar, e cila meriton vëmendje serioze”, thekson gjyqtarja Petri për BIRN.

“Përmirësimi i qëndrueshëm kërkon detyrimisht masa strukturore, veçanërisht në drejtim të burimeve njerëzore dhe të infrastrukturës”, shtoi Petri.

Ndërsa KLGJ dhe drejtuesit flasin për rritje të produktivitetit, prapa numrave ekspertët shohin një faturë që prek cilësinë e drejtësisë.

Në një analizë të thellë të titulluar “Strategjitë – Sindroma e Përsëritjes”, të publikuar në Revistën Juridike Shqiptare, avokatja Irena Dule e cilëson paradoks matjen e performancës së imponuar nga KLGJ, e cila sipas saj po shkatërron thelbin e gjykimit.

Sipas Dules, KLGJ identifikon si zgjidhje ushtrimin e “presionit” mbi gjyqtarët për të ulur backlog-un. Kjo do të thotë se matja e performancës së gjyqtarëve bëhet kryesisht mbi bazën e numrit të gjykimeve të përfunduara në sallë, duke rënduar mbi cilësinë.

Ajo vë në dukje se ky presion për të prodhuar numra ka gjeneruar një absurditet procedural: gjyqet mbyllen me shpejtësi për t’u raportuar si “të zgjidhura”, por vendimet e zbardhura (arsyetimi me shkrim që i jepet palëve) vonojnë nga 6 deri në 8 muaj.

“Një sistem që mat shpejtësinë e mbylljes, por jo kohën e zbardhjes së vendimit, po mat gjysmën e realitetit”, thekson Dule.

Dëmi i mbingarkesës reflektohet thelbësisht te statistikat e Gjykatës së Lartë, që e ka rënduar situatën e Apelit.

Qindra dosje rikthehen çdo vit për rigjykim, sepse vendimet prishen nga shkalla superiore. Vetëm në numrin e çështjeve të reja të vitit 2025 figurojnë 624 raste që ishin vendime të prishura dhe të rikthyera për rigjykim, duke i shtuar punë të dyfishtë të njëjtëve gjyqtarë. Një vit më parë ishin 329 çështje të kthyera.

Arnat e infrastrukturës

Mungesa e infrastrukturës e thellon edhe më tej krizën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vetë Gjykata thotë në raportin vjetor se institucioni vuan nga mungesa e burimeve njerëzore dhe problematika të theksuara infrastrukturore.

Aktiviteti zhvillohet në një godinë trekatëshe të përshtatur për të gjithë gjyqtarët, stafin administrativ dhe arkivën. Gjykata ka në dispozicion vetëm 7 salla gjyqi në total në një raport prej 5.7 gjyqtarësh për sallë.

Për të përballuar punën e përditshme, vetë gjykata pranon se i është dashur të improvizojë. “Gjatë vitit 2025, gjykata është përpjekur të krijojë kushtet minimale, janë bërë modifikime në zyra, duke i përshtatur për 2 gjyqtarë, duke mbyllur paradhomat dhe duke i kthyer në zyra për gjyqtarët dhe stafin administrativ,” thuhet në raportin vjetor.

Në mars 2025, Këshilli i Ministrave i kaloi një godinë të braktisur të ish-Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj në përdorim KLGJ-së për llogari të Apelit, por leja e ndërtimit për rikonstruksion u miratua në shtator.

Kjo vlerësohet megjithatë një zgjidhje e përkohshme, pasi e ndan aktivitetin e gjykatës në dy godina të veçanta.

Kriza e paralajmëruar me centralizimin e Apelit në një gjykatë të vetme ka sjellë sipas ekspertëve nevojën për rishikimin e menjëhershëm të hartës së re gjyqësore.

“Debati për riorganizimin e ardhshëm gjyqësor nuk duhet të presë afatin ligjor 5-vjeçar nga momenti i miratimit apo hyrjes në fuqi të hartës aktuale”, tha Skëndej nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Megjithatë, KLGJ nuk e sheh urgjente situatën.

Në përgjigjen për BIRN, KLGJ tha se ndonëse harta “nuk është një dokument statik”, vlerësimi i kompetencave tokësore të gjykatave duhet bërë “të paktën çdo pesë vjet”. Kjo do të thotë se, pavarësisht krizës aktuale, një rishikim gjeografik nuk pritet të ndodhë përpara vitit 2028.

Sipas avokates Dule, harta është vetëm një prej shkaqeve që ka sjellë mbingarkesë, ndërsa vlerëson se mungon vullneti politik nga ana e ekzekutivit dhe legjislativit për të adresuar problemet me burimet dhe buxhetin.

“Por ekzekutivi, legjislativi nuk ka asnjë interes të ketë gjykata funksionale”, tha Dule, ndërsa shtoi: “veprimtaria e tyre është më komode pa një kontroll gjyqësor mbi kokë dhe kjo është logjikë e thjeshtë”./BIRN

The post Harta e re, “mali” i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit, BIRN: Stoku shtohet, kosto të mëdha për qytetarët që kërkojnë drejtësi appeared first on Albeu.com.

Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?
Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa ai ishte në qeli.

“Dosjet Epstein” të publikuara së fundmi kanë zbuluar se autoritetet besojnë se një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Jeffrey Epstein natën e vdekjes së tij.

I fshehur midis tre milionë faqeve me dokumente ligjore dhe mijëra imazheve, qëndron një ekspozitë që duket se bie ndesh me versionin zyrtar të orëve të fundit të pedofilit famëkeq.

Hetuesit federalë shqyrtuan pamjet filmike me qark të mbyllur nga Qendra Korrektuese Metropolitan në Nju Jork, ku ishte i burgosur Epstein, dhe vunë re një figurë portokalli duke u ngjitur në një shkallë për në qelinë e tij natën e vdekjes së tij.

Sipas të dhënave zyrtare, Epstein kreu vetëvrasje diku pas orës 6:30 të mëngjesit më 10 gusht 2019, kur u zbulua nga një roje burgu duke i shpërndarë mëngjesin. Raporti fillestar i mjekut ligjor arriti në përfundimin se ai kishte kryer vetëvrasje duke u varur.

Megjithatë, deri më sot, nuk është përcaktuar asnjë kohë zyrtare e vdekjes, pasi dy nga kamerat që monitoronin qelinë e tij u gjetën të “mosfunksionuara” dhe më pas u vunë nën shqyrtim nga FBI-ja.

Raporti theksoi se në orën 22:39 të mbrëmjes më 9 gusht 2019, agjentët e FBI-së vunë re “diçka portokalli që dukej sikur po ngjitej shkallëve të Katit L, ndoshta një i paraburgosur që po shoqërohej në atë kat”.

Pavarësisht kësaj, analiza nga dy autoritetet hetimore bie ndesh me deklaratat publike të bëra nga të paktën dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Bill Barr, i cili ishte prokuror i përgjithshëm i SHBA-së gjatë mandatit të parë të Trump, pretendoi në një intervistë të vitit 2019 se ai kishte shqyrtuar personalisht pamjet e sigurisë që konfirmonin se askush nuk hyri në zonën ku Epstein po qëndronte natën kur vdiq.

Dhe majin e kaluar, ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, i tha Fox News: “Ka video të qarta si drita. Ai është i vetmi person atje dhe i vetmi person që del. Mund ta shihni.”

The post Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje? appeared first on Albeu.com.

Dosjet tronditëse të Belinda Ballukut/ Mesazhe, ndërhyrje dhe prova flagrante, testi më i madh për besueshmërinë e SPAK
Zëvendëskryeministrja e vendit Belinda Balluku, pasi doli nga SPAK, ku u njoh me akuzat dhe me faktin që tashmë është e pandehur e drejtësisë, shkoi sërish në zyrën e saj në qeveri.

Ka kaluar një javë që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, megjithatë vijon të jetë e lirë dhe në detyrë, si të mos kishte ndodhur asgjë, edhe pse akuzat ndaj saj janë të rënda dhe provat flasin shumë.

Dosjet në ngarkim të Belinda Ballukut dhe të vartësve, të siguruara orët e fundit nga gazetarët janë tronditëse.

Mesazhe dhe urdhra të shkruara prej vetë Ballukut, tregojnë qartë ndërhyrje në proceset tenderuese, ndikime dhe shkelje flagrante të ligjit.

Këto nuk janë më dyshime apo interpretime, por prova të forta dhe të pakundërshtueshme, me protagoniste vetë zëvendëskryeministren.

Ndryshe nga Ilir Meta dhe Erion Veliaj, dy figura të tjera të rëndësishme të politikës, tashmë në burg, për të cilët s’kemi parë fakte të tilla në një vend ku asgjë s’mbetet sekret, për Ballukun gjithçka është e zeza mbi të bardhë.

Ndërsa Meta dhe Veliaj, u arrestuan pa u bërë ende të pandehur, me arsyetimin se rrezikonin të manipulojnë provat, nuk kuptohet pse SPAK nuk sheh te Balluku një rrezik të tillë, ndërkohë që ajo vazhdon të punojë në zemër të qeverisë.

Qëndrimi i SPAK ndaj Ballukut, ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si po vepron drejtësia e re. A po tregohet SPAK selektiv? Pse kaq shumë kujdes për Ballukun, ndërsa të tjerët janë pas hekurave në pritje të gjykimit? Apo mos ndoshta disa dosje hapen për t’u mbyllur me kujdes politik?

Nëse drejtësia nis të peshojë ndryshe figurat e pushtetit, ajo humbet kuptimin e ekzistencës.

Rasti “Balluku” është testi më serioz për besueshmërinë e SPAK, dhe mënyra si do të trajtohet kjo dosje do të tregojë nëse drejtësia shqiptare është vërtet e barabartë për të gjithë, apo e kapur prej të fortëve të pushtetit./BW

The post Dosjet tronditëse të Belinda Ballukut/ Mesazhe, ndërhyrje dhe prova flagrante, testi më i madh për besueshmërinë e SPAK appeared first on Albeu.com.

Kamioni me dosjet e Bashkisë së Tiranës/ Reagon Berisha: Nga burgu Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve
Ditën e sotme, avokatja Adriana Kalaja, në një video të publikuar në “Facebook”, ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në pamjet përpara Bashkisë së Tiranës, shfaqet një mjet (kamion), i cili ka zbarkuar para portës së godinës për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

Nuk dihet ende nëse këta dokumente, do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe kryedemokrati Sali Berisha.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”, shprehet Berisha.

The post Kamioni me dosjet e Bashkisë së Tiranës/ Reagon Berisha: Nga burgu Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve appeared first on Albeu.com.

A ia ke dorëzuar dosjet e inceneratorëve Ilir Metës? Arben Ahmetaj: Kurrë!
Ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë të gjitha aludimet dhe zërat që qarkullojnë në opinionin publik dhe brenda takimeve të politikës se ka qenë ai që i ka dorëzuar Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës “Dosjet” e Inceneratorëve.

I pyetur në emisionin “Opnion” mbi këto “akuza publike”, Ahmetaj theksoi s ekjo ëhstë totalishte  pavërtetë.

Pyetje: A je keni dorëzuar ju Ilir Metës dhe Monika kryemadhit dosjen e Inceneratoëve?

Ahmetaj: Kurrë!

/AlbEu.com/

The post A ia ke dorëzuar dosjet e inceneratorëve Ilir Metës? Arben Ahmetaj: Kurrë! appeared first on Albeu.com.

“Dosjet do hapen të gjitha”, Meta i vendosur: Qytetarët do jenë mbretërit e vendit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u tregua i gatshëm sot pasi u pyet për dy iniciativat që janë në Kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Në një konferencë për mediet, Meta tha se është i gatshëm të hapen të gjitha dosjet.

Meta: Do hapen të gjitha dosjet. Dosjet e sigurimit, dosjet e sigurimit të shtetit. Në një kohë rekord do të shikoni se si do të hapen edhe dosjet e qeverisë nga qeveria e re që do të vijë. Ky është një premtim. Ky është një vendim i marrë tani dhe i mbaruar. Qytetarët shumë shpejt do ta thonë fjalën e tyre dhe do të kthehet pluralizmi. Qytetarët do të jenë mbreti i këtij vendi. Nuk ka as President, as kryeministër asgjë. Qytetarët do të jenë zotërit e fatit të tyre.

The post “Dosjet do hapen të gjitha”, Meta i vendosur: Qytetarët do jenë mbretërit e vendit appeared first on Albeu.com.

Zbardhet amendamenti/ PS – PD gjuhë të përbashkët për hapjen e plotë të dosjeve?
Sot Kuvendi do të miratojë ndryshimet për ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku dy grupet parlamentar të PS dhe PD kanë bërë propozimet e tyre. Të hënën në Komisionin e Ligjeve duket se konsensusi midis palëve u prish, për shkak se deputetët socialist pranuan pjesërisht propozimet e Grupit Parlamentar të PD. Pasi u ra dakord me propozimin e PD për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish sigurimit të shtetit, demokratët këmbëngulën tek hapja e plotë e dosjeve dhe aksesi i qytetarëve tek to, por kjo u refuzua nga socialistët.

Pas diskutimeve duket që socialistët janë tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kanë pranuar hapjen e plotë të dosjeve. Palët kanë dakordësuar amendamentin që pritet të votohet në seancën plenare të sotme, duke përfshirë të plotë propozimet respektive të palëve.

Amendamenti i dakordësuar për hapjen e plotë të dosjeve është si më poshtë: “Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjejtjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë.”.

The post Zbardhet amendamenti/ PS – PD gjuhë të përbashkët për hapjen e plotë të dosjeve? appeared first on Albeu.com.

Debat në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj- Pandeli Majkos: Ti je kokrra e komunistit
Ditën e sotme po mbahet Komisioni i Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve por duket se kjo është shoqëruar edhe me debate të forta diskutimi.

Gjatë diskutimeve, Alibeaj ka kvrkuar hapjen e të gjitha dosjeve si edhe të gjithçka që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Majkos.

“Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin. Tani vini ju dhe na thoni pas 30 vjetësh që mbrojmë këtë apo atë, kjo nuk ka logjikë. Vini dhe diskutoni këtu si adoleshentë”, tha Majo duke nxitur reagimin e Alibeajt.

“Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu”, tha Alibeaj, duke nxitur reagimin sërish të Majkos.

“Ik ore budalla..!”, tha ai.

Debati shkoi deri aty sa ndërhyri edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

The post Debat në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj- Pandeli Majkos: Ti je kokrra e komunistit appeared first on Albeu.com.

Nisma e PD dhe PS për hapjen e dosjeve, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetat
Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme sot për të diskutuar nismat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për hapjen e dosjeve.

Nisur nga kjo kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka theksoi rëndësinë e këtyre nismave për të zbardhur të vërtetat e së kaluarës.

“Është detyra jonë që të marrim nisma dhe tu përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugës q ëi shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.

Pyetjes së bërë shpesh se përse sot kjo nismë, Busha iu përgjigj duke thënë se nuk është asnjëherë vonë.

“Kam dëgjuar pse sot? Sepse asnjëherë nuk është vonë. Sot Këshilli i Europës do të fusë në rezolutë të re që kanë të bëjë me të drejtat e informimit për dokumentat historike me fokus regjimet totalitare”, deklaroi Bushka.

The post Nisma e PD dhe PS për hapjen e dosjeve, Bushka: Asnjëherë vonë për të zbardhur të vërtetat appeared first on Albeu.com.

FBI-ja i publikon dosjet e para sekrete të 11 Shtatorit (FOTO LAJM)
Zyra Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas 20 vjetësh i ka publikuar dosjet e para sekrete rreth sulmeve të 11 shtatorit.

Më 11 shtator grupi terrorist Al-Qaeda lansoi një sulm drejt SHBA-së nga i cili sulm humbën jetën dy mijë e 996 persona.

Dokumenti u publikua të shtunën, një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi urdhrin ekzekutiv përmes së cilit FBI-së i kërkohej t’i bënte këto dosje të qasshme për publikun.

Ky veprim erdhi pas presioneve të familjarëve të viktimave të 11 Shtatorit që janë të etur ta vërtetojnë nëse edhe qeveria saudite ka potencialisht gisht në atë sulm.

Dokumenti flet për një intervistë të vitit 2015 me një anëtar stafi që kishte punuar në Konsullatën Saudite në Los Angeles.

Ai dyshohej se u jepte përkrahje logjistike rrëmbyesve të aeroplanëve kur ata kishin arritur në Kaliforni kohë para se ta finalizonin sulmin.

Sidoqoftë, dokumenti është i redaktuar ndërkaq emri i anëtarit të stafit mbetet i pazbuluar.

The post FBI-ja i publikon dosjet e para sekrete të 11 Shtatorit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.