dosjet e bujshme Archives - Albeu.com

Politika përballë gjyqit/ BIRN: Dosjet e bujshme për vitin 2026, nga Veliaj te Belinda Balluku, kush janë zyrtarët e lartë të pandehur për afera korruptive nga SPAK
Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme, do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë.

Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri, është zgjeruar falë të dhënave të siguruara nga SKY ECC, të cilat u kanë dhënë prokurorëve të SPAK një pamje më të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe mënyrës se si grupet kriminale ndërveprojnë me sektorë të ekonomisë si ndërtimi apo tenderat publikë.

Gjatë vitit 2025, SPAK vendosi nën akuzë dy prej zyrtarëve më të lartë në detyrë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërsa çështja ndaj Ballukut, është ende në hetim, procesi gjyqësor kundër Veliajt pritet të jetë çështja më e bujshme dhe njëherazi një test për standardet e hetimit gjatë vitit 2026.

Veliaj gjendet në qeli prej 10 shkurtit, kur u arrestua në zyrën e tij për akuza korrupsioni në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa janë përgjegjës për një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse. Veliaj dhe Xoxa i kundërshtojnë akuzat.

Çështja në ngarkim të Veliajt u dërgua për gjykim më 10 shtator, por vijon ende shqyrtimi në seancën paraprake.

Edhe pse sipas Kodit të Procedurës Penale, kërkesa për gjykim duhet të shqyrtohet brenda afatit 30 ditor, kjo procedurë është zvarritur për tre muaj e gjysmë.

Pavarësisht këtyre taktikave për shtyrje, pritet që në vitin 2026 Gjykata e Posaçme të vendosë për kalimin ose jo në gjykim në seancë publike të themelit të dosjes voluminoze ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ish-deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, biznesmenë e bashkëpunëtorë.

Një tjetër shqyrtim i rëndësishëm në Gjykatën e Posaçme është ai ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike në opozitë, dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar gjithashtu për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-klubit Sportiv “Partizani”.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje është në fillimet e saj dhe pritet të zgjasë dhe përgjatë 2026-ës.

Berisha, 81-vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që po përballet me një situatë të tillë ligjore, por jo i vetmi.

Ish-President Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Nën akuzë për të njëjtat vepra penale u vendos dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Ata u dërguan për gjykim më 29 gusht së bashku me tre të pandehur të tjerë, por ende gjykata nuk është shprehur për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë. Pritet që vitin e ardhshëm të fillojë gjykimi dhe për këtë çështje.

Gjykata e Posaçme filloi në nëntor edhe gjykimin ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj lidhur me çështjen penale në ngarkim të tij për privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 në zonën e 5 Majit.

Ahmetaj do të gjykohet në këtë dosje për shpërdorim detyre, ndërkohë që një çështje e dytë penale e pret me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është një tjetër zyrtar i lartë që po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për koncesionin e sterilizimit.

Në muajin prill, SPAK dërgoi për gjykim ndaj Beqajt e 10 të pandehurve të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur ai drejtonte SASPAC.

Pritet që kjo çështje të kalojë për gjykim gjatë këtij viti.

Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes në vitin 2008, gjatë qeverisjes Berisha, po gjykohet prej vitit 2023 për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin në Gërdec në vitin 2008.

Maratona e seancave do të vijojë edhe në 2026-ën.

Me dhjetra zyrtarë të një rangu më të ulët janë aktualisht në proces gjykimi për akuza të korrupsonit dhe shpërdorimit të detyrës.

Dy prej tyre, ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato akuzohen për aferën e kompanisë 5D të kontrolluar prej tyre.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Mollës dhe Qatos për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i tyre u nda nga të pandehurit e tjerë e po vijon në fazën e pyetjes së dëshmitarëve, mes të cilëve ka dëshmuar dhe ish-nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku i cili shmangu prej vetes përgjegjësitë për tenderat korruptivë të fituar nga kompania 5D.

Lidhjet dhe bashkëpunimi i ngushtë i anëtarëve të krimit të organizuar me politikën dolën qartë dhe në çështjen në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Ai u dënua në muajin nëntor me dy vjet burg për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Krimi i organizuar

Të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC prej autoriteteve të drejtësisë franceze, hapën kutinë e Pandorës edhe për organizatat kriminale shqiptare, prej nga SPAK arriti të ndërtojë dosje penale të suksesshme që çuan në masa sigurie të dhjetra anëtarëve të krimit shqiptar dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë prej dhjetra milionë eurosh.

Hetimet ekspozuan se sa thellë ka depërtuar krimi organizuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga vendet e origjinës në Amerikën e Jugut e deri në transportimin e shitjen në Evropë, në pastrimin e parave duke u shfaqur si biznesmenë të suksesshëm, si dhe lidhjet me politikën, strukturat kyçe të Policisë së Shtetit e magjistratë. Po ashtu, u zbuluan skenare lufte mes këtyre bandave për të zotëruar territorin dhe larje e hesape të vjetra.

Gjithsesi, këto hetime të Prokurorisë së Posaçme do të duhet të certifikohen në gjykatë.

Mes tyre, çështja penale ndaj Pëllumb Gjokës – një investitor strategjik i qeverisë, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal po shqyrtohet prej majit të vitit 2024, ndërsa për pesë të akuzuarit e tjerë, vendimi u shpall në nëntor.

Në muajin tetor, SPAK dërgoi për gjykim grupin “Çopja”, një nga bandat më të fuqishme dhe të dhunshme në Shqipëri, çështje që pritet të gjykohet në vitin 2026.

Tridhjetë e tre anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Çopja u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme për tridhjetë e tre ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, pastrim parash në vlera të mëdha, trafik droge apo korrupsion. Disa nga drejtuesit e kësaj organizate kriminale pritet të gjykohen në mungesë, pasi nuk janë arrestuar dot deri më sot.

Po ashtu, SPAK dërgoi për gjykim në fillim të dhjetorit një çështje penale në ngarkim të 27 anëtarëve të krimit të organizuar shqiptar, pjesë e 7 organizatave kriminale të goditura gjatë një operacioni në maj të vitit të kaluar kur u lëshuan gjithsej 50 urdhër-arreste.

Hetimi i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky-ECC, zbardhi 18 ngjarje kriminale që lidhen me vrasje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e trafik droge, si dhe bëri të dukshme e faktoi lidhjet mes krimit e politikës në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe i pandehuri Arian Tuku akuzohen se në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Në mujin maj, SPAK kaloi për gjykim edhe çështjen penale ndaj 11 anëtarëve të krimit të organizuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, mes tyre Suel Çela, Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja. Ata akuzohen se përmes bashkëpunimit në cilësinë e grupit të strukturuar kriminal kanë kryer një sërë veprash penale të rënda, si vrasje, plagosje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë e me dhunë, etj., ngjarje të ndodhura gjatë dy dekadave të fundit në disa qarqe të vendit./BIRN

The post Politika përballë gjyqit/ BIRN: Dosjet e bujshme për vitin 2026, nga Veliaj te Belinda Balluku, kush janë zyrtarët e lartë të pandehur për afera korruptive nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Drejtësia në 2025-ën/ Nga inceneratorët, koncesionet në shëndetësi e deri te “CEZ-DIA”, cilat janë dosjet e bujshme të SPAK-ut
Gjatë vitit që lamë pas, politika dhe krimi u tronditën prej hetimeve të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e parë si shpresa e shqiptarëve, për të gjetur drejtësinë e munguar, çoi përpara hetimet për një sërë dosjesh të nxehta.

Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar,  u thirrën për të dëshmuar, u morën nën hetim dhe u vendosën nën masa sigurie.

Me Altin Dumanin, i cili u shpall kampion global kundër korrupsionit nga DASH, Struktura e Posaçme ka pësuar një tjetër ritëm. Ai njihet si një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Njihet si prokurori që nuk bën kompromise, por zbaton vetëm ligjin.

Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit, si dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Ai u intervistua i pari nga KLP dhe mbahet si një nga prokurorët që nuk i pëlqen buja dhe as nxjerrja e sekretit hetimor. Për të nuk ka dalë ende një datë nga vetingu. Dumani u vlerësua me pikët maksimale.

Dosja “Partizani”

Një dosje e rëndësishme në tryezën e prokurorëve të SPAK-ut, ishte privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Hetimet për këtë çështje lanë në arrest shtëpie prej afro një viti liderin e opozitës dhe një nga emrat kryesorë të politikës postkomuniste, Sali Berisha.

Ky i fundit, i konsideroi akuzat të motivuara politikisht për të dëmtuar aktivitetin e opozitës. Në dosjen e SPAK-ut, i cili mori të pandehur Sali Berishën, dhëndrin Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, pretendohet se tratativat për fillimin e privatizimit të klubit Partizani nisën që në ditët e para kur Berisha ishte kryeministër.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv, se ka ndihmuar dhëndrin e tij Malltezin që akuzohet për korrupsion aktiv për privatizimin e truallit.

Berisha dhe avokatët e tij, këmbëngulin se odiseja i privatizimit të klubit Partizani nuk fillon me ardhjen e Berishës në pushtet, por që me qeverinë socialiste të Nanos.

Sipas SPAK-ut, pronarët kanë përvetësuar nga shteti 870 metra tokë që gjendej mes sipërfaqes së tyre.

Sipas llogarive nga kjo zemërgjerësi e administratës Berisha, ata fituan 23 milionë lekë të rinj që shpëtuan pa i paguar. Gjykata e la të lirë Berishën në muajin nëntor, vendim, i cili u ankimua nga SPAK-u, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

Padia në SPAK për këtë privatizim u paraqit nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Numri dy i PS-së ka paditur Jamarbër Malltezin, i cili ka përfituar nga privatizimi, Berishën, Imamin dhe disa kompani ndërtuese për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Sipas padisë, disa familje të vetëquajtura ish-pronarë, me përfaqësues ligjor dhëndrin e familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, janë favorizuar në vitin 2008, ku brenda disa muajsh janë realizuar të gjitha procedurat e njohjes dhe kthimit të pronës në fjalë, në kushtet kur ish-pronarëve të tjerë u duhen disa dekada. Sipas Ballës, sot në këtë zonë dhëndri i Berishës ka ndërtuar kulla.

Inceneratorët

Hetimet e kësaj dosjeje, kanë tronditur të gjithë politikën shqiptare. Vazhdojnë të dalin fakte të reja që implikojnë në këtë aferë, kryebashkiakë, ministra, ish-ministra, deputetë dhe ish-deputetë.

Dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, tregojnë se e gjithë procedura për marrjen e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, është drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Në muajin korrik, u lëshuan 8 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Ndaj tyre është ngritur akuzat e ‘pastrimit të parave’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’.

Në dhjetor, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK-ut për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës. Vetëm tre prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme, njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe 11 të tjerë.

Për inceneratorin e Tiranës, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, është ndarë më vete. Kjo për shkak se Bllako po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.

Kujtojmë që koncesioni i parë u dha në 2014 për inceneratorin e Elbasanit me vlerë 22 milionë euro. Koncesioni i dytë, ai i Fierit, u dha në vitin 2016 me vlerë 25 milionë euro.

Koncesioni i tretë, ai i Tiranës u dha në 2017-ën. Ministria e Mjedisit, mori një letër me propozim të pakërkuar nga një kompani që ende nuk ekzistonte dhe tre muaj më vonë kompania u regjistrua në Holandë.

Qeveria shpalli tenderin dhe kompania fitoi kontratën koncesionare 30-vjeçare, me vlerë 128 milionë euro. Inceneratorët, megaafera që parashikohet të shkojë në 1 miliard euro, po hetohen nga SPAK-u.

Afera “CEZ-DIA”

Një dosje me prioritet për SPAK-un ishte afera e CEZ-DIA. Hetimet e kësaj afere çuan pas hekurave ish-presidentin Ilir Meta. Ai u arrestua më 21 tetor, nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Ndërkohë për ish-bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi, u caktua masa detyrim paraqitje për të njëjtat akuza.

SPAK-u bëri me dije se Meta dhe bashkëshortja e tij, në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, u përfshinë në kryerjen e disa veprave penale.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tri vite më vonë, është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara. Dy rastet, më pas, u shkrinë në një të vetëm në 2024.

Prokuroria e Posaçme thotë se Meta kur ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, përdori autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale.

Prokuroria thotë se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike, një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë.

Mes tjerash, SPAK ka thënë se Meta dhe Kryemadhi janë përfshirë në marrëdhënie korruptive me një biznesmen, duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për ndikimin e paligjshëm që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të biznesmenit në fjalë.

Kryemadhi, me porosi të këtij biznesmeni, ka ndryshuar një ligj në Kuvendin e Shqipërisë, thotë SPAK.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu, se Meta e bashkëshortja nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106 mijë eurosh.

Këtë operacion, SPAK e realizoi në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.

Meta është politikani që ka ndërruar krah politik katër herë, në një histori të mbushur me miq të kthyer në armiq të betuar dhe anasjelltas. Ilir Meta, është një nga politikanët më të rëndësishëm të historisë së vendit në 35 vite. Ai ka mbajtur postin e presidentit, kryeministrit, zëvendëskryeministër, ministër dhe kryetar partie.

Koncesionet në shëndetësi

SPAK po shkon drejt përfundimit të hetimit të dosjeve për koncesionet në shëndetësi. Tri nga katër kontratat koncesionare të shëndetësisë, tashmë janë nën hetim nga SPAK-u. Në rastin e Sterilizimit, Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë edhe veprime, duke arrestuar ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet edhe për dy kontratat e tjera, që janë Laboratorët dhe Kontrolli Bazë Mjekësor. Deri më tani, personi më i rëndësishëm i marrë nën hetim për kontratat koncesionare të shëndetësisë është ish-ministri Ilir Beqaj, i cili tashmë është i arrestuar nga SPAK nën akuzën e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian, gjatë kohës që drejtonte SASPAC.

Beqaj është etiketuar shpesh publikisht si njeriu që ideoi dhe realizoi koncesionet në sistemin shëndetësor. Por ai nuk veproi i vetëm. Dyshohet se ideatori dhe nxitësi i tyre ka qenë shefi i tij në qeveri, Edi Rama. Dosja për aferën me “check up” dhe “sterilizimin” duket se është kompletuar dhe priten procedime dhe arrestime.

Hetimi për koncesionet në shëndetësi kishte nisur në fundin e vitit 2015, duke filluar 2016 me iniciativën e Prokurorisë nga njësia task-forcë. Prokuroria e Tiranës, njoftoi asokohe se në hetim ishin marrë koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe koncesioni i “check up”-it falas.

Fillimisht organi i akuzës sekuestroi dhe verifikoi dokumentacionin e nevojshëm, në lidhje me procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike dhe më pas do të vijohej me marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni për çështjen. Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve shëndetësore, e vendosen ish-ministrin Ilir Beqajn në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi rezultoi se kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kishin qenë përfituese të tyre, duke bërë që hetimet për këto koncesione të mos mbylleshin sot e asaj dite.

Çështja “Gërdeci”

Fatmir Mediu, është një tjetër politikan nën hetim nga SPAK-u. Bëhet fjalë për dosjen “Gërdeci”. Gjatë vitit që lamë pas, Mediu u paraqit disa herë në Strukturën e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me këtë dosje.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin. Kujtojmë se SPAK, regjistroi procedimin penal për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke e marrë atë të pandehur për ngjarjen e vitit 2008 të ndodhur në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Në mbështetje dhe bashkëpunim me SPAK, SHBA i ka përcjellur letërporosinë për pyetjen e të huajve për Gërdecin.

Në listën e miratuar nga Gjykata, prej 72 personash, për të dhënë dëshminë e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër, janë ish-zyrtarë, ish-ushtarakë apo dhe ish-sipërmarrës e drejtues të fabrikës në Gërdec, të cilët janë dënuar në procesin e zhvilluar shumë vite më parë./Oranews

The post Drejtësia në 2025-ën/ Nga inceneratorët, koncesionet në shëndetësi e deri te “CEZ-DIA”, cilat janë dosjet e bujshme të SPAK-ut appeared first on Albeu.com.