dosje Archives - Albeu.com

Skandali i Përmbarimit Privat, 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve që iu është hequr licenca
Tre ish-përmbarues, Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi, të cilëve iu është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vite më parë, mbajnë “peng” me veprime burokratike dhjetëra mijëra dosje të qytetarëve. Ata nuk dorëzojnë vulën, dosjet dhe paratë e debitorëve, të cilat i mbajnë në llogaritë e tyre.

Por, çfarë bëjnë institucionet shtetërore? Prej më shumë se dy vite e gjysmë, të gjitha institucionet kanë dijeni, por çuditërisht asnjë nuk vepron. Policia nuk i gjen dot fizikisht, Përmbarimi Shtetëror nuk iu gjen dot zyrat, ndërsa Prokuroria e Tiranës vetëm zvarrit hetimet dhe s’ka kërkuar asnjë masë shtrënguese.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua një qytetare, e cila tregoi se historia e saj filloi në vitin 2013 dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përfunduar. Ajo siguroi një urdhër ekzekutimi për një borxh që i kishte një qytetare tjetër. Pas shumë përpjekjeve, doli një vendim gjykate për urdhër ekzekutimi. Për ekzekutimin e këtij vendimi, qytetarja mori përmbaruesin privat Lefter Canaj.

“U vendos marrja e detyrimit nga debitorja ime. Paratë kalonin nga llogaria e debitores, te përmbaruesi dhe më pas te unë. Filloi ekzekutimi në vitet 2020, 2021 dhe 2022. Më pas u ndërprenë. Mësova se Lefterit i ishte hequr licenca. Mësoj nga banka e nivelit të dytë që debitores sime i mbahej shuma nga llogaria dhe kalonin te llogaria e përmbaruesit. Por, nga përmbaruesi s’më kalojnë mua. Akoma edhe sot e kësaj dite, debitores i mbahen paratë”, – tha qytetarja.

“Llogaritë duhet t’i ketë të ngrira. Po s’di më tepër. Shteti duhet t’i ketë të ngrira këto llogari”, – thotë qytetarja, e cila s’ka asnjë informacion se çfarë është bërë me pagesat që duhet të merrte prej shumë vitesh. Ajo thotë se s’i ka shkuar në zyrë përmbaruesit, por e ka telefonuar, ndërsa ai nuk është përgjigjur. “Pastaj unë mora institucionet kompetente. Nëse do të kishte rezultat, s’do ju shqetësoja ju! Rezultati 0. Unë kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Përse zvarriten gjërat? Përse nuk zgjidhen në kohën e duhur? Por zvarriten, zvarriten, derisa njerëzit mërziten, zemërohen, shqetësohen, tensionohen, kur një gjë që është për t’u bërë, të bëhet në kohën e duhur”, – thotë ajo.

Fiks Fare ka siguruar një dokument, ku Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë i ka dërguar disa institucioneve, përfshirë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, Policisë së Shtetit, Gjykatës Vlorë dhe Tiranë, ku njofton se tre përmbaruesve Helidon Xhindi, Lefter Canaj dhe Fatos Alimadhi iu janë hequr licencat. Xhindit në korrik 2022, Canajt dhe Alimadhit në maj 2023.

“Këta tre individë refuzojnë në vijimësi të depozitojnë në Ministrinë e Drejtësisë mjetet dhe dokumentet që dispononin si përmbarues. Nuk dorëzojnë vulën, mjetin e identifikimit, arkivën dhe mijëra dosje përmbarimore. Pas heqjes së licencave, e gjithë situata është kthyer në një problem publik. Ish-përmbaruesit mbajnë peng interesa financiare qytetarësh të shumtë, në dëm të të cilëve janë shkaktuar pasoja të rënda. Mosveprimi i strukturave përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë, tashmë pas kaq muajsh, nuk ka asnjë justifikim. Konstatojmë një qëndrim tejet burokratik institucional të Ministrisë së Drejtësisë”, – shkruan Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë.

Kjo dhomë ka marrë informacione edhe nga sistemi bankar. “Ju rikujtojmë se, bazuar në të dhënat e dërguara prej sistemit bankar, të administruara nga vetë Ministria e Drejtësisë, evidentohet se këta tre ish-përmbarues kanë ende në duart e tyre edhe rreth 18.000 dosje – çështje përmbarimore në statusin e çështjeve aktive. Asnjë masë nuk është marrë nga Ministria e Drejtësisë, teksa gjendet për herë të parë në historinë institucionale të saj përballë kësaj situate të paprecedentë, që tashmë po kthehet nga problem në një skandal publik”, – thuhet në dokument.

Vetë qytetarja thotë se i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë dhe kanë pasur një korrespondencë të gjatë. “Shkresa është e muajit shkurt 2024. Ajo mbeti vetëm një shkresë, pasi gjatë 18 muajve të tjerë s’ka ndodhur asnjë zhvillim. U kam shkruar këto muaj, po ata flenë gjumë. Gjatë kësaj kohe i jam drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Më ka kthyer përgjigje, por vetëm konstaton dhe është e paaftë për ta zgjidhur këtë problem. Nuk më jep zgjidhje konkrete”, – shton qytetarja.

Ajo i është drejtuar edhe Zyrës së Bashkëqeverisjes, e cila i ka dërguar vetëm një informacion konstatues, ku i drejtohet Dhomës së Përmbaruesve Privatë. “Më japin informacion shumë të saktë, por konstatues. Asnjë veprues! I jam drejtuar zyrës së Kryeministrit. Diçka duhet të ndodhë. Ky s’është vetëm problemi im”, – thotë ajo.

Më tej, qytetarja shprehet e habitur se si ka mundësi që e kanë marrë vesh të gjitha institucionet shtetërore që merren me këto probleme, dhe s’është ajo e vetme, por asnjë s’vepron. “Debitores time i ndalen lekët. Nuk ka fuqi ky shtet që të më japë mua lekët që më takojnë? Nuk kanë mundësi këta njerëz? Ata kudo që të jenë, të merren prej veshi, të ulen në tavolinë dhe ka komision që të vendosë që të xhirohen lekët te kreditorët. Duhet pak vëmendje nga këto institucione, janë me dhjetëra e dhjetëra punonjës që paguhen për këtë punë. Çfarë bëjnë këta njerëz? Përse s’na ndihmojnë? A ka shtet?”, – përfundon ajo.

Fiks Fare ka mësuar se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar kërkesë Zyrës së Përmbarimit Shtetëror në Tiranë për t’u marrë dosjet tre ish-përmbaruesve privatë.

Fiksi telefonoi z. Pjetër Caka, kryetar i Përmbarimit të Tiranës, i cili thotë se ka ardhur kërkesa, por i kanë marrë vetëm njërit prej tyre, ndërsa të tjerët s’i kanë gjetur dhe s’kanë pranuar që t’i dorëzojnë.

Gazetarët telefonuan edhe znj. Klodjana Tabaj, e cila është caktuar për t’i marrë dosjet përmbaruesit Lefter Canaj. Përmbaruesja thotë se është shumë problem dhe e kanë marrë dhjetëra qytetarë, por shteti s’e gjen dot përmbaruesin dhe zyrën e tij.

Pas këtyre përgjigjeve, grupi i Fiks Fare kërkoi zyrën e përmbaruesit Lefter Canaj, të cilën e gjeti në zonën e Shkollës së Kuqe. Zyra është e kyçur, ndërkohë që brenda saj ka dosje. Banorët e zonës i treguan Fiksit edhe banesën e z. Canaj, disa pallate larg zyrës. Por, megjithëse dëgjohen zëra brenda shtëpisë, Canaj dhe familjarët e tij nuk përgjigjen.

Fiks Fare iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zgjidhje për problemin e mijëra qytetarëve. Sërish, në përgjigje, ministria jep vetëm informacion, por nuk ka asnjë veprim.

Për z. Helidon Xhindi, ministria shkruan se i është hequr licenca në vitin 2022, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nga Përmbarimi i Tiranës. Ekzekutimi ende nuk është bërë i mundur edhe pse debitori ka marrë njoftim nga policia. Ai nuk është paraqitur pranë zyrës. Përmbaruesja gjyqësore i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim.

Ministria thotë se z. Lefter Canaj i është hequr licenca në maj 2023. Në muajin dhjetor të atij viti, Gjykata Administrative ka vendosur lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. “Pala debitore bëhet pengesë, si dhe ka konsumuar elementët e veprës penale të pengimit të ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Zyra e Përmbarimit Tiranë ka bërë kallëzim për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës”, – thotë ministria.

Sërish burokraci dhe asnjë veprim!

Për përmbaruesin e tretë, Fatos Alimadhi, ministria thotë se i është hequr licenca në maj 2023. Vetëm në muajin mars 2025, ish-përmbaruesi ka paraqitur pranë Zyrës Përmbarimore dosjet e papërfunduara dhe dosjet e arkivës. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë nuk i jep zgjidhje problemit që prek dhjetëra mijëra qytetarë.

Në fund shkruan se “situata e krijuar do të marrë zgjidhje përfundimtare me miratimin dhe implementimin e amendamenteve të propozuara për ndryshimin e ligjit nr. 26/2019 ‘Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat’ (neni 43)”.

Qytetarët do të presin ndryshimin e ligjit; do hartohet, do konsultohet me grupet e interesit, do kalojë në qeveri, në komisionet parlamentare dhe më pas do miratohet në Kuvend. Sërish do të duhet një kohë tepër e gjatë!

The post Skandali i Përmbarimit Privat, 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve që iu është hequr licenca appeared first on Albeu.com.

Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku
Sot është afati i fundit i riplotësimit të dosjeve personale të 11 kandidatëve nga 13 të tillë, që kanë aplikuar për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se dy prej kandidatëve zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kishin përpiluar drejtë dhe saktë dosjen personale që kishin dërguar në Komisionin e Verifikimit të përbërë nga Altin Dukani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Ndërsa për 11 kandidatët e tjerë komisioni konstatoi se kishin mangësi në dokumentacion e për pasojë vendosën të shtyjnë me dy ditë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të dosjeve personale.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar nga burime të brendshme se beteja për të marrë postin 5 vjecar të drejtuesit të BKH-së, duket se po zhvillohet mes dy emrave që aktualisht janë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Joni Keta të vetmin konkurrent potent në këtë garë ka oficerin, Elton Kërlukun. Kërluku, preferohet nga Altin Dumani, i cili ka shprehur vullnetin dhe pëlqimin e tij për ta mbështetur dhe emëruar në krye të BKH-së.

Ndërsa nga ana tjetër zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, mbështetet nga Arben Kraja. Tashmë nuk dihet se nga cili drejtim do ikin interesat e prokurorit Behar Dibra, i cili ka të drejtë vote në komisionin e emërimit të kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Arben Kraja, ka shkuar mjaft mirë me Altin Dumanin, por mbështetja e tij karshi figurës së oficerit të BKH-së Joni Keta, solli dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij nga posti i Drejtorit të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në SPAK.

Kjo lëvizje e menjëhershme e Dumanit karshi Arben Krajës, është parë brenda korridoreve të SPAK si shenjë hakmarrje ndaj ish-shefit të tij, duke e ulur në detyre dhe lënë si prokuror I thjeshtë në sektorin e krimit ekonomik.

Ndërsa në vend të Krajës, Dumani emëroi prokuroren Dorina Bejko, e cila tashmë është profilizuar si një nga kandidatet e ardhshme për garën e kreut të SPAK.

The post Mbaron afati për riplotësimin e dosjeve. Gara për kreun e BKH-së do ndahet mes Joni Ketës dhe oficerit Elton Kërluku appeared first on Albeu.com.

Denoncimi/ Si po grabiten pronat publike në Sarandë dhe implikimi në krim i prokurorisë! I përfshirë edhe Tërmet Peçi i Tepelenës
Një dosje e rëndë që flet për një grabitje të pastër të pronës publike, në zemër të qytetit të Sarandës, vijon të qëndrojë e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë së këtij qyteti prej më shumë se pesë vitesh.

Ndërkohë që autorët e saj shëtisin të lirë dhe figurat kyçe të përfshira në këtë aferë mbrohen nga një mur i trashë heshtjeje dhe korrupsioni.

Në qendër të kësaj skeme të falsifikimit dhe përvetësimit të një prone publike ndodhen tre emra: Sevo Qurku, Andrea Qurku dhe Sali Çapari, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore dhe përmes dokumenteve të falsifikuara, kanë përfituar një pasuri të paluajtshme me vendndodhje strategjike në qendër të Sarandës.

Sevo dhe Andrea Qurku janë vëllezër dhe njëherësh të afërm të Termet Peçit, ish-kryetar i Bashkisë së Tepelenës dhe kandidat për deputet. Lidhjet e tyre familjare dhe politike dyshohet se kanë shërbyer si “garanci” për mbylljen dhe zvarritjen e këtij procesi penal.

Një tjetër figurë qendrore në këtë skemë është Ardi Kola, ish-drejtor i ASHK Sarandë (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), i cili ka firmosur dhe legalizuar dokumentet e falsifikuara që i hapën rrugën regjistrimit të pronës publike në emër të qytetarëve privatë.

Për një periudhë të shkurtër, Ardi Kola është shpallur në kërkim me vendim gjykate, por në mënyrë të pashpjegueshme dhe të dyshimtë, dosja ndaj tij është arkivuar pa asnjë hetim të thelluar, duke ngritur dyshime serioze për ndërhyrje të forta politike dhe financiare.

Më skandaloz se vjedhja vetë është mënyra se si Prokuroria e Sarandës ka heshtur përballë këtij krimi të dokumentuar. Dosja ndodhet në duart e prokurores Valbona Maja, e cila për më shumë se pesë vite nuk ka marrë asnjë masë ligjore, as për sekuestrim prone, as për arrest, dhe as për dërgim në gjykatë.

Burime pranë institucioneve të drejtësisë kanë deklaruar se ekziston dyshimi i fortë se prokurorja Maja është “blerë” nga personat në fjalë, për të mos vijuar hetimet dhe për të mbyllur gojën e Prokurorisë në këtë çështje.

The post Denoncimi/ Si po grabiten pronat publike në Sarandë dhe implikimi në krim i prokurorisë! I përfshirë edhe Tërmet Peçi i Tepelenës appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Përgjithshme: 61167 dosje në shqyrtim, 10,52% më shumë se në 2023-shin
Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Kuvend raportin e veprimtarisë vjetore për vitin 2024.

Raporti përmbledh aktivitetin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe jepen të dhëna të detajuara për numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit në vend, për efiçencën e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe efektivitetin e hetimeve, ndjekjes penale, cilësinë e përfaqësimit të akuzës në gjyq, ekzekutimin e vendimeve penale, analizën e profilit të viktimave, kostot e shpenzimeve procedurale penale dhe veprimtari të tjera thelbësore përgjatë vitit 2024, si dhe objektivat prioritare për vitin 2025.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje të çështjeve prej 10,52% në krahasim me vitin 2023.

Sipas të dhënave të publikuara në raport, “referuar analizës dhe vlerësimit të tendencave të kriminalitetit, bazuar në të dhënat statistikore, gjatë vitit 2024, konstatohet një rritje e ndjeshme e numrit të procedimeve të regjistruara për disa kategori të veprave penale.

“Veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej 58,86%, falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë 48%, krimet në fushën e doganave 39,67% si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare 33,33%”, thuhet të raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas PP “këto të dhëna evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit”.

“Një rritje e konsiderueshme e procedimeve të regjistruara vërehet edhe në veprat penale kundër personit, si veprat kundër lirisë së personit 30,59%, krimet seksuale 29,84%, krimet kundër jetës të kryera me dashje 21,72% dhe ato me pakujdesi, veprat kundër shëndetit të kryera me dashje 29,10% dhe ato me pakujdesi, veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit 28,87%, veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 18,37%, si dhe veprat penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatzënisë ose mosdhënia e ndihmës 18,73%”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme “gjatë vitit 2024, në organin e Prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52% në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79% në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, me një rritje prej 3,35% në krahasim me vitin 2023; 22441 janë procedime penale të mbartura, me një rritje prej 6,59% krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2023 dhe 179 janë procedime penale të rifilluara”.

The post Prokuroria e Përgjithshme: 61167 dosje në shqyrtim, 10,52% më shumë se në 2023-shin appeared first on Albeu.com.

Kalaja: Akuzohen për falsifikime, grup kriminal, a do e hetojë SPAK dosjen e dorëzuar nga PD?
Deklarata e  Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD:

Në emër të PD më  2 shtator 2024, kam depozituar një kallëzim penal pranë SPAK:

KUNDËR:

– Edi Rama, me   cilësinë  e   Kryeministrit   të  Republikës   së   Shqipërisë dhe  Lindita Rama, me cilësinë e bashkëshortes së Kryeministrit dhe ish anëtares së Bordit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve etj.

OBJEKTI:

1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar, të cilët sipas dokumentacionit të administruar bashkëlidhur këtij kallëzimi, rezulton se personalisht apo në bashkëpunim me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve apo përgjegjësive të tyre, ekziston dyshimi i bazuar në prova se, kanë konsumuar këto vepra penale:  “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë pronë, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.

The post Kalaja: Akuzohen për falsifikime, grup kriminal, a do e hetojë SPAK dosjen e dorëzuar nga PD? appeared first on Albeu.com.

Publikohen pamjet/ Pas zjarrit në Bashkinë e Tiranës, kuti me dosje po largohen me kamion (VIDEO)
Në një video të publikuar në “Facebook”, avokatja Adriana Kalaja, ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në videon e publikuar nga Kalaja, përpara Bashkisë së Tiranës, një mjet (kamion) ka zbarkuar për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin Bashkisë.

Nuk dihet ende nëse këta dokumente do të përdoren nga grupit hetimor, apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

“Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia Tiranë, por sidomos me këto provat që po meren sot”,- u shpreh Kalaja.

Denoncimi i Adrijana Kalasë:

‘Erion Veliaj vijon prishjen dhe manipulimin e provave. Ku po shkojnë këto dosje?

I bëj thirrje prokurorëve të çështjes, i bëj thirrje Olsi Dados dhe Dumanit të marrin masa të menjëhershme se çfarë janë këto dosje, ku po shkojnë dhe çfarë kërkojnë të fshehin.

Shikojini të dashur miq, nodhemi te Bashkia Tiranë, shihni dhe mjetin i cili nuk ka asnjë logo që i kujt institucioni nën varësinë e bashkisë është ky mjet.

Shikoni se si po transportohen dosje pafund nga bashkia Tiranë, ku i lutem prokurorisë së posaçme të paraqitet të paraitet në Bashkinë Tiranë se kush janë këto.

Ndërkohë që Erion Veliaj është nën masën e arretsit me burg, këta mësyjnë për të zhdukur provat.

Ky është mjeti në varësi të Bashkisë Tiranë, që po bëjën transportimin e këtyre dosjeve.

Ligji e përcakton saktë, se si është marrja në dorëzim e materialeve që mund të ndikojnë në procesin hetimor e në këtë rast ju e dini mirë se Veliaj po fsheh provat, sepse vetëm këtë di të bëjë.

Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia Tiranë, por sidomos me këto provat që po meren sot’.

The post Publikohen pamjet/ Pas zjarrit në Bashkinë e Tiranës, kuti me dosje po largohen me kamion (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dëmi 62 milionë euro/ Partia Demokratike dërgon në SPAK një tjetër dosje për ministrin Pirro Vëngu
Këtë të hënë, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kreut të grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përsëri sot SPAK të nisë hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Sipas PD, shkak për këtë shtesë në kallëzimin e njoftuar më 31 korrik, janë bërë disa shkelje ligjore që ish- drejtori i Portit të Durrësit, ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Partia Demokratike, e akuzon Vëngun se ka favorizuar kompanitë koncesionare, si dhe ka kryer 11 procedura tenderi në shkelje me ligjin.

Shkeljet e pretenduara sipas PD

(i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private; (ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit; (iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant; (iv) mosarkëtimi të borxheve të praprambetura; (v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik; (vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve; (vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe (viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.

Konkretisht:

Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.

Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”.

Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.

Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, ç`ka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitë koncesionare.

Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:

a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.

b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.

c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.

“Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”, thuhet në dokumentin e PD dorëzuar në SPAK për ministrin e ri të Mbrojtjes.

The post Dëmi 62 milionë euro/ Partia Demokratike dërgon në SPAK një tjetër dosje për ministrin Pirro Vëngu appeared first on Albeu.com.

Prerja e kokave të mëdha, rritet siguria përreth Altin Dumanit
Masat e sigurisë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, janë shtuar prej 2-3 javësh.

Nuk dihet nëse jeta e kreut të SPAK është në rrezik, por mësohet se pranë shtëpisë është shtuar një grup policer.

Ndërkohë, Dumani lëviz më makinë të blinduar për më shumë siguri, teksa vetë SPAK ka thënë se Dumani mbrohet në përputhje me ligjin.

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.

Kujtojmë që Dumani është në krye të hetimit për disa nga dosjet më të bujshme në vend, duke filluar nga dosja e Nuredin Dumanit, I cili u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, teksa zbuloi shumë prej crasjeve të ndodhura në vend.

Ndërkohë, më e fundit dhe ndër më të bujshmet është “Metamorfoza”, të cilën Dumani e ka marrë në dorë personalisht.

Mes personave që po hetohen në këtë dosje janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Në sitën e Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë prona të paluajtshme dhe të luajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, SPAK ka goditur kohët e fundit zyrtarë dhe biznesmenë të lidhur me tendera korrupitv, siç ishte rasti i koncesionit të sterilizimit, nga i cili u arrestuan ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Përvetësimi I pronave të ushtrisë ka qenë në vëmendjen e SPAK teksa vijojnë hetimet edhe për dosjen e bujshme të inceneratorëve, për të cilën janë arrestuar disa zyrtarë të lartë.

The post Prerja e kokave të mëdha, rritet siguria përreth Altin Dumanit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIMET/ Si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve në Tiranë, një polic i infiltruar për të “zbërthyer” rolet
Është siguruar dosja e Prokurorisë, në lidhje me hetimet e kryera për grupin e falsifikatorëve të diplomave, kartelave të pasurisë si dhe certifikatave të pronësisë, një rrjet që e kishte bazën në Tiranë.

Tre persona ranë në prangat e policisë, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës e cila kishte lejuar vënien në përgjim të të dyshuarve si dhe kishte caktuar bashkëpunëtorin i cili do të infiltrohej si person me interes për të falsifikuar dokumente.

“Nga ana e prokurorit të çështjes me procesverbalin e datës 26.10.2022 janë autorizuar oficerët e DVP Tiranë për kryerjen e veprimeve simuluese që konsistojnë në veprime të ndryshme për mbledhjen e provave për personat e dyshuar dhe në administrimin dhe blerjen ose marrjen e parave të falsifikuara nga persona të dyshuar.

Janë lidhur marrëveshjet me bashkëpunëtorin lidhur me kryerjen nga ana e tij e blerjeve të simuluar si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Nga ana jonë procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 2 (dy) kartëmonedha të prerjes 50 (pesëdhjetë) euro me numra serie UC8700667336 dhe UC2608231285, si dhe një fotografi me përmasa 3×4 cm bashkëpunëtorit për realizimin e blerjes së simuluar”, bëhet me dije në dosjen e Prokurorisë.

Prokuroria e Tiranës në dosje thotë se nga hetimi ka rezultuar që shtetasit “Gëzim Xhafa, Artur Bramo, Shpëtim Bega kryejnë aktivitetin kriminal të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në një rast të përgjimit, referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 “rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori

B – Artur Bramo

A-O Turo

B-Unë pot ë shifsha ty

A-Ça bëne si kalove?

B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo

A-Hajde rrim shkojmë

B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë

maksimumi tre

A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë

B-Të mërrkurr të ejnten

A-E deri të ejnte në drekë

B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani

A-Po ja di numrin përmëndësh

B-Kujt

A-Atij

B-Shokut tim o

A-Ë

B-Çke me atë ti mo burrë

A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore

B-Me të marr ty ore

A-Ë hë

B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër

A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë

B-Po na një gjë tjetër,mirë

A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë

B-Po

A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë

B-Po

A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu

B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën

A-Po pra okej

B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash

A-Se duhet ta mbështes me na një letër

B-A ti do kartë Greke?

A-Kart Greke mo

B-A do tafto ti pra

A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato

kartat shëndetësore,a na një pashaport a

B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

A-Ë kartën,kartën e patentën

B-Këto,këto I ke të sigurta

A-Po

B-Kështu

A-Ti jap këto unë

B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti

A-Unë quhem Arjanë

B-Arjan,unë e kam Arturë

A-Pezjet edhe pezjet njëqindë

B-Shiko tani ça desha me thënë unë …

A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy

B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri

A-Meri dy

B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën

A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin

B-Ça klase do ai?

A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite

B-Klas të katërt

A-Klas të katërt po

B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën përnjëherë

A-Po

B-Ça po shkrun ti?

A-Numrin tëm që tmë marrësh

B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin

A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj

B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt

A-Po

B-E kupton vet ai tashti

A-Tani vetëm pres telefonë

B-As mos e diskuto atë muhabetë

A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër

B-Si tonat

A-Përshëmbull dokumentat tona a…

B-Ça do ti,patenta

A-Patent na nji

B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit

A-Po

B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej

A-Po pra

B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli

A-A shpërndajm

B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek

shqiptare,Tafton

A-Po kartën,kart Greke

B-Kartë Greke,tafto quhet ajo

A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25  të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori

B – Artur Bramo

B-Ashtu fallco greke?

A-AA

B-Kartë.

A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.

B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën

A-Po.

B-Ndërsa kartën e ke të sigurt

A-Karta I bëhet domethënë

B-Po po

A-Do me flas me ta.

B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.

A-Pse?

B-po I mori të gjtiha ai.

A-Stë dha gjë ty?

B- Asnjë gja.

A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?

B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!

A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.

B-Du me nejt…..

A-jo, mo e kam për ty ore.

B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.

A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.

B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.

A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.

B-Ca të doj ai

A-Sa shkon përafësisht ajo karta.

B-Karta!

A-Ha

B-Po ta thashë more!

A-Sa?

B-Tetëdhjetë mijë lek

A-Tetëdhjetë mijë lek

B-Eeee.

A-Se se mbajta mend, atë ditë.

B-Po ta thaës që dje a pardje.

B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.

A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.

B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.

A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.

B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.

A-Po psae se more?

B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës

A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.

A-Po të mar në telefon.

B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.

A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

PERGJIMET E TJERA

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Sms text nga numri i celularit 676922757: Fation Nikolli 06.06.1988, Atësia: Pashk Nikolli, Vendlindja: Kalivaç, Nr. Amz 1097.Vetëm nesër më duhet patjetër. Mos ma le mbas dore. (dyshohet se numri i lartpërmendur i bën porosi subjektit Gëzim Xhafa për një dokument shkolle të dyshuar të falsifikuar me gjeneralitetet e lartëpërshkruara).

Sms text nga numri i celularit 694407173: ok

Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:

Sms text nga numri i celularit 676922757: Mos ma ke ngatërruar atë të notave se është në emër tjetër. Ok vetëm mos më vono më se duhet të iki.

Sms text nga numri i celularit 694407173: Fation

Sms text nga numri i celularit 676922757: Po pra.

Sms text nga numri i celularit 694407173: Nga ora 5:30. Po qe ta bëj nesër mëngjes brenda orës 10

Sms text nga numri i celularit 676922757:Ta coj në ëhatsap up ta shikosh.

Sms text nga numri i celularit 676922757: Po këtu është lulzim shkëlqim loci. Duhet bër prapë. Sic ti kam cu. I ke të dhënat më sipër. Ok vetëm se nësër duhet dmth në 12 të jet gati. Edhe emri Fation me i.

Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:

Sms text nga numri i celularit 676922757: Është ngatërru në tepelenë. Ok edhe dicka se harrova shiko që nr id të jen të njëjt. Kalivac i bie në lezhë. Bejmë dot ndonjë sforcim të fundit. Më ka mërzit.

Sms text nga numri i celularit 694407173: Mir.

Sms text nga numri i celularit 676922757: Taksirat nesër më shkruar kur tjesh gati. Jo është në lezhë

Sms text nga numri i celularit 694407173: po unë hapa mapsin dhe doli tepelenë

Sms text nga numri i celularit 676922757:Se më ka stresuar keq fare.

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

693782571: Hë mor.

694407173: Hë.

693782571: Hë.

694407173: Veje numrin personal të spajkut…

693782571: Duhet ëëë…

694407173: Ëhë ….

693782571: Ja ta marr unë tashi në telefon….

694407173: Eh.

697699805: E mirë, mirë.

694407173: Eh

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

686148078: Alo.

694407173: Eee….

686148078: Hë…

694407173: Se se harrova muhabetin ça numra aty që bana unë tashi.

686148078: Qa numri.

694407173: Numrat ke…. ke ajo dhe kol dhe nr-ja. (numrat kol dhe nr-ja referuat në bisedë janë numra të cilët zakonisht vihen në kontratat noteriale)

686148078: A të vij tani unë.

694407173: Jo m po shkruaje veje aty…

686148078: Si qa ti bëj.

694407173: Shkruaj nënëtëqind e njëzet e shtatë e shtatëqind e dyzet tjetrën poshtë.

686148078: Mos ja fus kot unë tani po ska gjë po vij nesër në mjes.

694407173: A mor ke parasysh, ku është ajo…

686148078: Po nuk e di mo… po do vij nesër në orën tetë, dy minuta….

694407173: Mirë hajt.

686148078: Se kam larh tani a e kupto e kam lanë në makinë.

694407173: Makinën e kam në parking.

686148078: Mirë hajt.

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 03.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Sms text nga numri 694407173: Mgjes nisani kush është pronari.

Sms text nga numri 684042224: i shkrujte te letra. Xhulian mecani.v mbaroje dhe atë tjetrën të vij ti mar

Sms text nga numri 694407173: Kur të mbaroj të bëj sms. Ato dy të parat i ke gati

Sms text nga numri 684042224: babai i blerësit arif hoti.vazdho se mi solli

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

Sms text nga numri 684009990: Sokol robo, numri licensës 1840, ok rrofsh.

Sms text nga numri 694407173: Masdite të celë.

PERGJIME TE TJERA

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23  të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bshkëpunëtori

B – Gëzim Xhafa

B-Hë mo!.

A-Hë, Gzim si je?

B-Ça bone?.

A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.

B-Pse mo!?.Ça kishte gishti?.

A-Ça ke bo?.

B-Hiç.

A-A po të ecin punët?.Paska dal mirë!.

B-Po.

A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi.Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.

B-……biles, biles kan ik këta?.

A-Jo mo, janë atje ato.Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.

B-Jan atje ato!?.

A-Po

B-Ooo, atje i ke origjinale fare.

A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë.Bashkëpunojmë.

B-Po normal.

A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shatatë dit.

B-Jo mo vëlla jo.

A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.

B-As nuk bëhet fjalë fare.

A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he,  e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare,i çova me foto gishtin, çe jam në spital.Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj.Nesër thash, shkoj e marr.

B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.

B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.

A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?.Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz.Se ne kshu punësh bojnë.

B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.

A– Po i pat ra ai!.

B-Po i ke ra ti!.

A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin.Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.

B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.

A-Po, s’më nuk më pau pra!.

B-Po s’të ka njof more.

A-Po pa, po si fola.

B-Hajt mirë.

A-Hajt pra.

B-Të iki unë?.

A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .

B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.

A-Të baj telefon, kismet të hanën.

B-Aaa!?.

A-Hajt cao o Gzim.Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej.Se mi nis ai, sot ose nesër.

The post PËRGJIMET/ Si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve në Tiranë, një polic i infiltruar për të “zbërthyer” rolet appeared first on Albeu.com.

Balluku: Familja ime ka në kurriz 135 vite burg, gjyshin e gjykon historia
Zv.kryeministrja Belinda Balluku thotë se përmendja e familjarëve është një nga sportet më të ndyra në parlament. Në një intervistë për Euronews Albania, tha se çdo vepër e gjyshit të saj, që vazhdimisht përmendet nga deputetët e PD-së, do të gjykohet nga historia.

“Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë, familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e parlamentit ka gojë të zërë emrin e familjes time,” u shpreh Balluku.

Ajo sqaroi se për të personalisht ligji i hapjes së dosjeve është shumë i rëndësishëm.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur dhe për sulmet kibernetike të Iranit dhe është shprehur se ato janë kryer nga profesionistë. Sipas saj, sulmet që kanë goditur vendin tonë janë nga më të egrat dhe kjo e thënë nga ekspertë e institucione ndërkombëtare.

“Ka qenë një sulm i përqendruar profesional, jo nga amatorë. Është një sulm i sponsorizuar nga një shtet tjetër që ka kapacitete ekonomike për ta bërë një sulm, që e ka bërë edhe në vende të tjera. Është përballuar në mënyrën më të mirë dhe ajo që është më e rëndësishme është kthyer në një mësim që edhe pse një vend i vogël ne duhet të kemi të njëjtën mburojë kundër këtyre sulmeve”, u shpreh Belinda Balluku.

The post Balluku: Familja ime ka në kurriz 135 vite burg, gjyshin e gjykon historia appeared first on Albeu.com.