Dosja Archives - Albeu.com

Gjinovci reagon pas aktakuzës ndaj Shehollit: “Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës
<html><head></head><body>

Analisti Rron Gjinovci ka komentuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh dhe shantazh, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e Serbisë në mediat e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci ka shkruar: “Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës 😀”. Reagimi i tij lidhet me pretendimet e Prokurorisë se materiale të marra nga BIA dyshohet se janë dërguar për publikim në media.

Në aktakuzë thuhet se Sheholli dyshohet të ketë vepruar në përputhje me një plan të organizuar. Dokumenti përmend gjithashtu komunikime që lidhen me momentin kur materialet do të publikoheshin.

Postimi i plotë i Gjinovcit në Facebook:

Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës 😀

“Prokuroria ka thënë se gjatë hetimeve është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, i kishte dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit pretendohet se ka pranuar shumën prej 1 mijë euro.Pas dorëzimit të materialit, dosja përshkruan se Bojan Dimiq kontakton të pandehurin Fatmir Sheholli dhe interesohet nëse materiali është publikuar dhe jep udhëzimet e tij, ndërsa më 01.10.2025 Fatmir Sheholli i përcjell Milaim Zekës detyrën që merr nga Bojan Dimiç, që publikimi të bëhet më herët.”

</body></html>

The post Gjinovci reagon pas aktakuzës ndaj Shehollit: “Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Dosja Sheholli”: Ekspertët paralajmërojnë për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës
<html><head></head><body>

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprat penale të “Spiunazhit” dhe “Shantazhit”.

Rasti ka rikthyer në vëmendje diskutimet për veprimtarinë e shërbimeve serbe në Kosovë. Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, tha se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si një rast i izoluar, pasi në Kosovë janë konfirmuar disa raste spiunazhi, përfshirë edhe raste për të cilat tashmë janë dhënë vendime të formës së prerë.

Fetoshi deklaroi se të dhënat e publikuara për rastin Sheholli flasin për përfshirjen e strukturave shtetërore të Serbisë dhe të BIA-s në operacione ndikimi brenda Kosovës. Sipas tij, këto veprime janë pjesë e strategjisë hibride që Instituti Octopus ia atribuon Serbisë kundër Kosovës.

“Ajo që pamë sot, të raportuar nga mediat, për rastin e Shehollit, e shpërfaq qartazi angazhimin me interes të veçantë të strukturave shtetërore të Serbisë, të mbështetura në mënyrë ekzekutive nga BIA, për operacione të ndikimit brenda Kosovës”, tha Fetoshi.

Ai vlerësoi se synimi i këtyre strategjive është destabilizimi i vendit, shtimi i polarizimit politik e shoqëror dhe dobësimi i besimit të qytetarëve te institucionet e Kosovës. Në këtë kuadër, Fetoshi përmendi edhe narrativat që lidhen me radikalizmin fetar dhe përpjekjet për ta paraqitur Kosovën si një vend të prekur nga ekstremizmi islamik.

“Këto konsistojnë në destabilizimin e vendit tonë, në thellimin e polarizimit në vendin tonë, në rritjen e mosbesimit ndaj institucioneve të vendit tonë”, tha ai.

Sipas drejtorit të Institutit Octopus, lufta kundër spiunazhit është e ndërlikuar dhe kërkon bashkërendim mes AKI-së, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit. Ai paralajmëroi se rastet e zbuluara mund të përfaqësojnë vetëm një pjesë të një dukurie më të gjerë.

“Kosova me këto raste tashmë ka dëshmuar kapacitete për të neutralizuar kërcënimin që vjen nga rrjetet e spiunazhit”, tha Fetoshi.

Politologu Dorajet Imeri e konsideroi ngritjen e aktakuzës ndaj Shehollit dëshmi se institucionet e drejtësisë e kanë trajtuar çështjen në mënyrë profesionale. Megjithatë, ai theksoi se Kosova vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj përpjekjeve të Serbisë për të ndikuar në zhvillimet politike, shoqërore dhe ekonomike.

Imeri nënvizoi se ndikimi i mundshëm serb nuk shfaqet vetëm në fushën e sigurisë. Sipas tij, ai prek edhe imazhin e Kosovës, pozicionin e saj ndërkombëtar, stabilitetin e brendshëm politik dhe qëndrueshmërinë e institucioneve.

“Sa e ekspozuar është Kosova në raport me Serbinë dhe sa shumë stresuese është përpjekja e Serbisë për të penguar të gjitha proceset politike, shoqërore dhe ekonomike që ka vendi ynë”, shtoi Imeri.

Ai e cilësoi si inkurajues faktin që institucionet e sigurisë kanë identifikuar dhe arrestuar persona të dyshuar për spiunazh. Bashkëpunimin mes Policisë, AKI-së dhe Prokurorisë e quajti të domosdoshëm, por shtoi se për rastin konkret duhet pritur vendimi i gjykatës.

Hulumtuesi i Hibrid.info, Festim Rizanaj, u ndal te roli i propagandës dhe narrativave serbe. Ai tha se polarizimi politik e shoqëror në Kosovë krijon terren që këto narrativa të përdoren edhe në përplasjet e brendshme politike dhe ideologjike.

“Ky polarizim shoqëror edhe politik po e krijon një lloj vakumi që, deshe apo s’deshe, pa ndonjë qëllim të caktuar, edhe dikush tjetër po i përdor këto narrativa për ta sulmuar kundërshtarin e vet politik të brendshëm”, tha Rizanaj.

Rizanaj tha se propaganda serbe ka një vijimësi dhe se narrativat e saj shpesh ndërthuren me zhvillime konkrete në Kosovë. Ai përmendi në veçanti çështjet që lidhen me komunitetin serb, pretendimet për sulme ndaj trashëgimisë fetare dhe narrativat për radikalizmin islam.

Sipas tij, një pjesë e këtyre mesazheve synon ta paraqesë komunitetin serb në Kosovë si viktimë, ndërsa ky perceptim më pas përdoret në arenën ndërkombëtare për të ndikuar në mënyrën e trajtimit të Kosovës.

“Këto janë ato elementet kryesore nëpërmjet të cilave Serbia mundohet me paraqit komunitetin serb këtu si viktimë, këtë me shit në gjeopolitikë, në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Rizanaj.

Publicisti Sadik Zeqiri foli për të kaluarën e Fatmir Shehollit dhe për pretendimet mbi lidhjet e tij me shërbimet inteligjente serbe. Sipas Zeqirit, Sheholli ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me struktura serbe para dhe gjatë luftës në Kosovë.

“Ai e ka pranuar vetë që ka qenë pjesë e shërbimeve inteligjente të Serbisë, gjatë dhe para luftës në Kosovë”, tha Zeqiri.

Zeqiri shtoi se Sheholli ka bashkëpunuar me BIA-n serbe dhe se ka qenë i angazhuar në institucione të ndryshme ku kanë pasur rol partitë serbe.

</body></html>

The post Dosja Sheholli”: Ekspertët paralajmërojnë për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Dosja “Sheholli”: Dokumenti “Top sekret 2” dhe skenari për paraqitjen e Kosovës si shtet radikal
<html><head></head><body>

Gjatë kontrollit të telefonit celular të sekuestruar të Fatmir Shehollit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka zbuluar një dokument të shënuar “Top sekret 2”, të cilin e cilëson si material me përmbajtje konfidenciale.

Sipas aktakuzës, dokumenti u gjet gjatë ekzaminimit të një telefoni Apple iPhone, ku ndodheshin edhe mijëra fotografi dhe imazhe. Prokuroria e ka përfshirë atë në provat që lidhen me akuzën për spiunazh.

Përmbajtja e dokumentit, sipas interpretimit të paraqitur në aktakuzë, flet për një strategji që synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizimit fetar në Kosovë dhe në rajon.

Në këtë kuadër, plani parashikonte angazhimin e individëve me ndikim në fusha të ndryshme, me qëllim krijimin e një imazhi negativ për Kosovën në raport me komunitetin ndërkombëtar.

Prokuroria pretendon se dokumenti përshkruan një plan veprimi që do të çonte në destabilizimin e Republikës së Kosovës dhe në paraqitjen e saj si shtet radikal dhe ekstremist.

Po sipas aktakuzës, në dokument përmendet përdorimi i rrjeteve të personave që vepronin në Kosovë dhe në rajon për financimin dhe përhapjen e aktiviteteve fetare, si dhe për ushtrimin e ndikimit mbi figura publike dhe prijës fetarë.

Synimi i këtij skenari, sipas Prokurorisë, ishte ndërtimi i një narrative negative për Kosovën, nxitja e migrimit dhe ndikimi në qëndrimet e shteteve perëndimore ndaj saj.

Dokumenti përshkruan gjithashtu një objektiv afatgjatë: krijimin e rrethanave që Kosova të shihej ndërkombëtarisht si një shoqëri e radikalizuar dhe e destabilizuar.

Sipas përmbajtjes së tij, një zhvillim i tillë do të shërbente për të krijuar kushtet e ndryshimit të qëndrimit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe rikthimit të saj nën juridiksionin e Serbisë.

Aktakuza thotë se Fatmir Sheholli ia ka dërguar këtë dokument personit Viktor Makedonija më 5 gusht 2025.

Prokuroria thekson se dokumenti, i gjetur në telefonin e Shehollit, është shqyrtuar së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të mbledhura gjatë hetimit.

Sipas pretendimit të Prokurorisë, pranimi dhe përcjellja e dokumentit, në lidhje me provat e tjera, mbështesin dyshimin se veprimet e Shehollit kanë shërbyer për transmetimin dhe zbatimin e objektivave të strukturave të shërbimit informativ serb, BIA.

</body></html>

The post Dosja “Sheholli”: Dokumenti “Top sekret 2” dhe skenari për paraqitjen e Kosovës si shtet radikal appeared first on Albeu.com.

S’do ta le motrën rehat/ Dosja e Refit Buzit, si e kanosi në Tiranë ish-të fejuarën, presion me foto dhe video intime…
Masakra e ndodhur në muajin Korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi, vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe ish-vjehrrën, Belere Plaka, ka qenë një ngjarje e paralajmëruar dhe nëse do kishte pak vigjilencë nga ana e Komisariatit të Roskovecit, ngjarja me 3 viktima do të ishte shmangur.

Në këtë krim brenda familjes, vetë autori i krim Refit Buzi, vrau veten teksa ishte rrethuar nga forcat e policisë dhe efektivët e repartit special RENEA.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se para se të ndodhte tragjedia e rëndë, policitë kriminale të Fierit dhe ajo e Tiranës, kishin marrë dy denoncime shqetësuese nga ish- e fejuara e Buzit, shtetësja, Rosalinda Plaka.

Në të dyja denoncimet ajo paralajmëronte një situatë të rëndë dhe se ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, e kërcënonte seriozisht se do e vriste.

“…do të vras nëse ndahesh prej meje…” dhe “…nuk ke për të jetuar asnjë ditë e qetë nëse të shoh me dikë tjetër…”.

Gjithashtu, Refit Buzi, ka tentuar t’a dërgojë me forcë dhe me kërcënime në hotel. Pasi i ka treguar për ngjarjen të vëllait të saj, sipas denoncimit, Refit Buzi, e ka kërcënuar edhe atë me fjalët: “…nuk do t’a lë motrën rehat…”.

Sipas dosjes hetimore, për denoncimin e bërë në policinë e Tiranës nga Rozalinda Plaka, uniformat blu në muajin Nëntor 2025, kanë arrestuar Refit Buzin. Ai është lënë në masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Kanosjes” dhe “Përndjekjes”.

Megjithëse apeloi vendimin duke kërkuar një masë më të butë sigurie si “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje”, gjykata e Apelit Tiranë nuk i ka plotësuar dëshirën Buzit.

Pasi në 22 dhjetor 2025 ka vendosur të miratojë vendimin e Gjykatë së Shkallës së Parë, duke e lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nuk dihet ende se në çfarë rrthana ka dalë nga burgu Refit Buzi, por ka indicie dhe të dhëna se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë të tij, duke e liruar nga burgu.

Dosja

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, ngjarja është rregjistruar në 17 Nëntor 2025, rreth orës 19:00, pasi salla operative ka marrë njoftim se një shtetase që ndodhej në Bulevardin “Bajram Curri”, kërkonte ndihmën e policisë pasi ishte kanosur me armë nga ish-i dashuri i saj, Refit Buzi.

Policia e ka vlerësuar menjëherë denoncimin dhe ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë, Refit Buzin. Por në momentin e arrestimit ky person u ka deklaruar policëve se bëhet fjalë për një pistoletë lodër.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në autostradën Tiranë – Elbasan, sapo mbaron tuneli, pranë daljes së parë, është gjetur një send plastik i dëmtuar dhe i çmontuar, në dukje armë.

Lidhur hetimet për ngjarjen, është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në kallëzimin e saj, Rosalinda Plaka ka deklaruar se ish i fejuari i saj, Refit Buzi, e përndjek dhe e kërcënon vazhdimisht, duke i krijuar një gjendje ankthi, pasigurie dhe frike.

Sipas saj para 2 muaj ky person ka hapur një adresë fallco me fotot e tyre dhe e ka kërcënuar që ta kontaktonte ndryshe do t’a degjeneronte.

Ka pranuar që të takoheshin dhe kur janë takuar ai e ka futur në makinë duke e kërcënuar me fjalët: “…do të vras nëse ndahesh prej meje…” dhe “…nuk ke për të jetuar asnjë ditë e qetë nëse të shoh me dikë tjetër…”.

Gjithashtu, ka tentuar t’a dërgojë me forcë dhe me kërcënime në hotel. Pasi i ka treguar për ngjarjen të vëllait të saj, Refit Buzi e ka kërcënuar edhe atë me fjalët “..nuk do t’a lë motrën rehat…”.

Në vijim, Refit Buzi, i ka dërguar video intime shoqëruar me kërcënimin se do t’i publikonte në rrjetet sociale. Çdo ditë i dërgon mesazhe ofenduese dhe kërcënuese, duke e bërë të ndihet e pasigurtë për jetën e saj.

Ndërkohë në datë 16 Nëntor 2025, ndërsa ka qenë duke pirë kafe së bashku me kunatën e saj në lokalin ku punon dhe i vëllai, aty ka shkuar dhe Refit Buzi, i cili me ton kërcënues i ka thënë: “…nëse nuk vjen të më takosh do bëj ekstremin në lokal…”.

I vëllai i saj i ka kërkuar që të largohet, por ai në prani të tij e ka kërcënuar se nuk do të kishte asnjë ditë të qetë dhe nëse do t’a denonconte kur të dilte nga burgu do t’a vriste.

Për situatën e krijuar Rosalinda, ka njoftuar dhe familjarët e Refit Buzit, të cilët i kanë thënë se nuk kishin dijeni që ai ishte në Tiranë, pasi prej gati 15 ditësh u kishte thënë se shkonte në Kosovë.

Ato i kanë kërkuar që të mos bënte denoncim pasi do të flisnin me të që të mos e bezdiste më. Pas këtij komunikimi me familjarët e Refit Buzit, ky i fundit e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar me fotot nudo që do t’i publikonte në internet.

Më 17 nëntor 2025, rreth orës 10:30 tek hyrja e pallatit ka konstatuar ish të fejuarin, Refit Buzi, i cili e kapi prej krahu atë i kërkon kunatës së saj të largohej pasi kishte diçka për të sqaruar.

Kur ai e ka tërhequr, tek beli i tij ka konstatuar një armë. Ka ndjerë frikë pasi më pare ai e kishte kërcënuar që do t’a shkrepte.

Ndërkohë i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Refit Buzi, ka deklaruar se ka kërkuar të takohet me ish të fejuarën, për t’i kërkuar, një shpjegim për arsyen e ndarjes pasi kishin qenë tetë vite bashkë.

Për këtë moment është pyetur dhe në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, edhe kunata K.K, e cila ka deklaruar se më 17 nëntor 2025 tek hyrja e pallatit kanë parë Refit Buzin, i cili i drejtohet kunatës së saj me fjalët: “…për kokë të Malos do t’a shkrep….”.

Më pas e ka kap kunatën e saj për nga krahu dhe me dorën tjetër ngre xhupin dhe tregon armën. Të dyja janë ndjerë të frikësuara dhe në rrezik për jetën.

Më pas Refit Buzi, e ka tërhequr kunatën e saj për nga krahu, ndërsa ajo bërtiste dhe qante, dhe i thonte: “…do flasim qetësisht, mos bërtit se ka njerëz dhe po na shikojnë, do t’a shkrep armën…”.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe i vëllai i Rosalindës i cili ka deklaruar se motra e tij njihej prej 8 vitesh me Refit Buzin, i cili para një viti është kthyer në Shqipëri.

E motra i kishte thënë që e kërcënonte nëpërmjet telefonit që mos të ndaheshin dhe se e shantazhonte me publikimin në internet të videove intime.

Më 16 nëntor 2025 atë e ka marrë në telefon Refit Buzi dhe i ka kërkuar të takoheshin. Në rast se nuk do të shkonte ai do të vriste veten.

Kur janë takuar e ka parë që nuk ishte mirë mendërisht dhe i ka thënë që të shkonte tek shtepia e prindërve në Fier për t’u qetësuar.

Ndërsa më datë 17 nëntor 2025 e motra e ka marrë në telefon dhe i ka treguar për ngjarjen. Lidhur me këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Tiranës kanë ngritur 2 akuza për Refit Buzin si “Përdjekja” dhe “Kanosja”.

Prokurori i çështjes e ka cilësuar Buzin si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi veprën penale për të cilën ai dyshohet paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Por pavarësisht kësaj, nuk kaloi shumë kohë dhe Buzi arriti të dalë nga qelia, duke sjellë më pas vrasjen e dy prindërve të Rozalindës, marjen peng të saj dhe më pas vrasjen e vetes./SYRI.net

The post S’do ta le motrën rehat/ Dosja e Refit Buzit, si e kanosi në Tiranë ish-të fejuarën, presion me foto dhe video intime… appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për dosjen “Revanshi”/ Vetëm një i pandehur në sallë, mungojnë Durim Bami e të tjerët, GJKKO vendos shtyrjen e afateve të paraburgimit dhe…
Këtë të mërkurë, ka nisur një nga proceset e bujshme gjyqësore për dosjen “Revanshi” dhe konkretisht për një nga fraksionet e operacionit. Të pandehur janë Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami, Oltion Zefi.

Në sallë i pranishëm ishte vetëm i pandehuri Jozi Kraja, teksa ky i fundit i qëndron kërkesës për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar.

Për këtë shkak, kur u pa mungesa e të tjerëve, GJKKO pasi dëgjoi palët, shtyu afatet e paraburgimit për të pandehurit, duke pranuar kërkesën e SPAK dhe shtyu seancën për në datën 6 maj.

Gjithashtu, GJKKO urdhëroi që të pandehurit seancën e radhës të shoqëroheshin me polici.

Aldo Avdyli, ka paraqitur deklaratë që të përfaqësohet nga avokati Dritan Jahja, i cili nuk ishte i pranishëm. Oltion Zefi gjithashtu nuk ishte i pranishëm, sikurse edhe avokati i tij Elis Bilali.

Henerigert Mitri nuk mori pjesë në seancë, por i pranishëm ishte avokati i tij Ardian Leka. Mariglen (Marklen) Haka (foto poshtë me Durim Bamin), mungonte dhe përfaqësohej nga avokati i tij Erjon Kullolli.

Altin Mornia, nuk ishte i pranishëm e gjithashtu mungoi avokati i tij për arsye shëndetësore. Edhe Durim Bami, nuk u paraqit në seancë, teksa u përfaqësua nga avokati Ilir Murati, i cili i qëndroi gjykimit të shkurtuar.

Gjergj Mihasi, babi i Erigers Mihasit, i thirrur në cilësinë e viktimës së veprës penale, kërkoi që të mos marrë më pjesë në seanca për shkak të problemeve shëndetësore dhe tha se “kishte besim tek vendimi i gjykatës”.

The post Gjyqi për dosjen “Revanshi”/ Vetëm një i pandehur në sallë, mungojnë Durim Bami e të tjerët, GJKKO vendos shtyrjen e afateve të paraburgimit dhe… appeared first on Albeu.com.

SPAK prova të reja për dosjen ‘SASPAC’/ Prokurorët vënë në dispozicion një zarf, të dhëna të marra nga laptopi i të pandehurit Alfred Nikolla
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka paraqitur prova të reja në lidhje me hetimet për dosjen e njohur si “SASPAC”.

Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, gjatë seancës së zhvilluar sot, prokurorët kanë depozituar pranë gjykatës një zarf që përmban disa akte dhe materiale të reja hetimore.

Bëhet fjalë për të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptopit të të pandehurit Alfred Nikolla.

The post SPAK prova të reja për dosjen ‘SASPAC’/ Prokurorët vënë në dispozicion një zarf, të dhëna të marra nga laptopi i të pandehurit Alfred Nikolla appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për dosjen “Buka”, biznesmeni Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me Ahmetajn kur ishte ministër, kishim probleme me…
Këtë të hënë, biznesmeni Lirim Fejzollari, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjyqin për dosjen “Buka”, me të pandehur ish-zëvendës kryeministrin dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Fezollari, pronar i kompanive “Emerald Mall”, “NEXT” dhe “TOBACCO HOLDING”, është i përfshirë në këtë çështje për shkak se është favorizuar gjatë procesit të privatizimit të ish ndërmarrjes “Buka”.

Dosja e SPAK, dokumenton se procedura e privatizimit shkelte vendime gjyqësore dhe akte shtetërore, duke përjashtuar pronarët e vërtetë që janë familja Myderizi për t’i shërbyer interesave të biznesmenit.

Në dëshminë e tij në GJKKO, Fezollari ka mohuar çdo parregullsi, duke theksuar se të gjitha procedurat janë ndjekur sipas ligjit.

Ai deklaroi se ka qenë aksioner në shoqëri edhe më herët, kur struktura e pronësisë ishte 52% shtet dhe 48% privat, dhe se ka marrë pjesë në ankandin përkatës.

Sipas tij, aksionet janë blerë nga individë dhe kompani, duke arritur të zotërojë rreth 40% të pjesës private.

“Për privatizimin e “Buka sha” janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Unë kam qenë aksioner dhe më parë, kur ishte edhe 52 % shtet edhe 48 % privat dhe u futa dhe në ankand. Unë kam marrë aksione nga disa qytetarë dhe shoqëri dhe kam arritur deri tek 40% e pjesës private. Aksionet i kam blerë nga individë dhe kompani, që i kishin këto aksione”, ka deklaruar ai.

Lidhur me marrëdhënien e tij me ish-ministrin Arben Ahmetaj, Fezollari thase e njeh vetëm në cilësinë e një zyrtari publik dhe se janë takuar zyrtarisht gjatë viteve 2018–2019, kur Ahmetaj mbante postin e ministrit.

Sipas tij, kishin probleme me çështjen e pullave fiskale.

Ai pretendoi gjithashtu se; është vënë në dijeni më vonë për një vendim të Gjykatës Administrative që pezullonte procedurat e ankandit për “Buka”.

“Shtetasin Arben Ahmetaj e njoh si person publik. Në mënyrë zyrtare jam takuar me të në 2018-2019. Ishte ministër. Ne kishim probleme me industrinë, për çështjen e pullave fiskale. Jam vënë në dijeni shumë më vonë me një vendim të Gjykatës Administratives për pezullim të procedurave të ankandit”, tha ai.

Në lidhje me pretendimet e familjes Myderizi, Fezollari deklaroi se është takuar me ta vetëm një herë dhe nuk i ka kuptuar plotësisht kërkesat e tyre, ndërsa për familjen Piciri tha se ka pasur disa takime dhe komunikim korrekt, duke i orientuar që t’i drejtohen institucioneve përkatëse për çdo pretendim pronësie.

“Në lidhje me “Buka sha” jam takuar me familjen Myderizi. Nuk i njihja. Në takim më thanë disa pretendime, që as nuk i kuptova.  Ndërsa familjen Piciri i kam takuar disa herë. Kam biseduar shumë qetë me ta. Unë nuk i kuptoj këto kthimet e pronave. Ju kam thënë, keni gjykatat, kërkojini tek institucionet shtetërore”, ka shtuar ai.

Gjatë marrjes në pyetje, biznesmeni u pyet edhe për komunikimet me Ahmetajn, përfshirë një mesazh ku ish-ministri i kërkonte ta telefononte.

Prokurori: si e shpjegoni një sms në telefonin tuaj: “Më telefono pak. Arben Ahmetaj jam”?

Fezollari: Duhet të ketë qenë në fazën e pullave fiskale, diskutimet që bënim.

Prokurori:Në 23.02.2020 i thoni Ahmetajt me sms “Përshëndetje Arben! Si i ke mundësitë për t’u takuar këtë javë”.

Fezollari: Siç e thashë, kishim problemet me pullat. Por ky takim nuk i realizua.

The post Gjyqi për dosjen “Buka”, biznesmeni Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me Ahmetajn kur ishte ministër, kishim probleme me… appeared first on Albeu.com.

GJKKO shtyn seancën për dosjen e Arben Ahmetajt, zbulohet arsyeja, ja kur mbahet e radhës
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka shtyrë seancën për dosjen “Buka” në ngarkim të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit ndërsa e radhës do të mbahet më 27 prill. Biznesmeni Lirim Fezollari ishte dëshmitari i parë që shkoi në Gjykatën e Posaçme, por do të paraqitet tashmë në seancën e radhës.

Ish zv kryeministri Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar privatizimin nga biznesmeni Lirim Fezollari të shoqërisë “Buka sha”, ku tashmë ndodhet kompleksi ‘Emerald’ tek rruga “5 Maji” në Tiranë, në zonën e “Medresesë”.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore. Sipas akuzës, Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh.

The post GJKKO shtyn seancën për dosjen e Arben Ahmetajt, zbulohet arsyeja, ja kur mbahet e radhës appeared first on Albeu.com.

GJKKO dha “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të ish-zv/kryeministres, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim, brenda 40 ditëve…
Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK, për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor 2025 dhe janar 2026 në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, këto të fundit janë dorëzuar për ekspertim në labratorin e prokurorisë së Posaçme.

Burime pranë këtij institucioni, konfirmojnë se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër Ballukut, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro.

Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar, pasi kanë dyshime se ish-zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktim e tenderave.

Gjykata pasi e shqyrtoi kërkesën lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh, duhet të përfundojë i gjithë procesi.

Avokatët e personave të dyshuar, sic janë Erald Elezi, ish-administrator i KESH apo Gentian Gjyli ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar, si dhe një grup biznesmenësh Ilir Shtufi i “Nova Construction” si person në dijeni, Arbër Abazi i “Alco Impex”, kompania “2T”, “Senka SHPK” kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.

Belinda Balluku, ndërkohë pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërston masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve.

Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka paracaktuar tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

The post GJKKO dha “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të ish-zv/kryeministres, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim, brenda 40 ditëve… appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për dosjen Veliaj/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, merr si avokat ish-deputetin e PS Plarent Ndreca
Ditën e sotme, mbahet në GJKKO seanca e dytë në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Kryebashkiaku nuk është paraqitur në seancën e sotme, por vetëm avokatja e tij e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Të pranishëm në sallën e gjyqit janë edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Veliaj ka kërkuar që të përfaqësohet në seancë nga avokati i tij i ri, ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca.

“Deklaroj se nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, ka thënë ai.

Po ashtu, në sallë mungon edhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.

Edhe Gentian Sula, përfaqësohet nga avokati i tij.

The post Gjyqi për dosjen Veliaj/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, merr si avokat ish-deputetin e PS Plarent Ndreca appeared first on Albeu.com.