Dosja Archives - Albeu.com

GJKKO dha “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të ish-zv/kryeministres, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim, brenda 40 ditëve…
Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK, për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor 2025 dhe janar 2026 në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, këto të fundit janë dorëzuar për ekspertim në labratorin e prokurorisë së Posaçme.

Burime pranë këtij institucioni, konfirmojnë se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër Ballukut, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro.

Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar, pasi kanë dyshime se ish-zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktim e tenderave.

Gjykata pasi e shqyrtoi kërkesën lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh, duhet të përfundojë i gjithë procesi.

Avokatët e personave të dyshuar, sic janë Erald Elezi, ish-administrator i KESH apo Gentian Gjyli ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar, si dhe një grup biznesmenësh Ilir Shtufi i “Nova Construction” si person në dijeni, Arbër Abazi i “Alco Impex”, kompania “2T”, “Senka SHPK” kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.

Belinda Balluku, ndërkohë pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërston masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve.

Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka paracaktuar tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

The post GJKKO dha “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të ish-zv/kryeministres, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim, brenda 40 ditëve… appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për dosjen Veliaj/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, merr si avokat ish-deputetin e PS Plarent Ndreca
Ditën e sotme, mbahet në GJKKO seanca e dytë në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Kryebashkiaku nuk është paraqitur në seancën e sotme, por vetëm avokatja e tij e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Të pranishëm në sallën e gjyqit janë edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Veliaj ka kërkuar që të përfaqësohet në seancë nga avokati i tij i ri, ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca.

“Deklaroj se nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, ka thënë ai.

Po ashtu, në sallë mungon edhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.

Edhe Gentian Sula, përfaqësohet nga avokati i tij.

The post Gjyqi për dosjen Veliaj/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, merr si avokat ish-deputetin e PS Plarent Ndreca appeared first on Albeu.com.

GJKKO jep dritën jeshile: SPAK të kontrollojë celularët dhe laptopët e lidhura me dosjen Balluku, preken edhe pajisjet e ish-kreut të ARRSH, Gentian Gjyli dhe disa biznesmenëve
Në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zëvendës kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Gjykata e Posaçme, përmes një vendimi të firmosur më 19 mars, ka lejuar SPAK të kqyrë të gjithë celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, prokurorët e posaçëm i janë drejtuar gjykatës për të lejuar zbërthimin e të gjitha pajisjeve, që u janë marrë si personave nën hetim, sikurse janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish-administratori i KESH Erald Elezi, por edhe të atyre në dijeni në mesin e të cilëve janë edhe disa biznesmenë.

Më herët, zbërthimi i celularëve bëhej pa marrë miratimin e gjykatës, por nisur nga vendimi i Kushtetuese, u hap dhe praktika e re që prokurorët e SPAK janë të detyruar të kalojnë në çdo rast filtrin e gjykatës.

Në rastin konkret, pasi ka marrë kërkesën e SPAK për të lejuar hapjen dhe aksesimin e pajisjeve, gjyqtari Erjon Cela, ka njoftuar palët dhe ka pranuar prapësimet e avokatëve te personave nen hetim dhe dijeni, të cilët përmes memove kanë kërkuar që të lejohet kqyrja e pajisjeve dhe marrja e të dhënave që lidhen me çështjen hetimore ndaj ish numrit dy të qeverisë.

Gjykatësi Erjon Çela, pasi e ka shqyrtuar cështjen ka miratuar marrjen e të gjitha të dhënave, duke argumentuar se janë të dhëna me interes për hetimin.

Të dhënat që do të nxirren nga telefonët apo laptopët, do të analizohen në harmoni me të dhënat e tjera të dosjes Balluku.

Ish-zv.kryeministrja, po hetohet për paracaktim të procedurave tenderuese të rrugëve në vlera miliona euro.

Gjatë kqyrjes së telefonëve të Ervis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i besuar i Ballukut janë zbuluar mesazhe që sipas SPAK tregojnë se Balluku, ka ndikuar në paracaktimin e kompanive fituese për tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Po ndërsa Erjon Çela i ka ndezur dritën jeshile SPAK në drejtim të hetimeve, me shumë interes pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Berberit, i cili kërkon papërdorshmërinë e të dhënave që janë siguruar nga kqyrja e telefonëve të tij celularë.

Shpallja e vendimit për këtë çështje nga Kushtetuesja u shty, për shkak se një prej anëtarëve të saj ndodhej jashtë vendim.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet me datë 26 mars e me gjasë do të ketë edhe një vendim lidhur më këtë çështje, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në hetimet për dosjen Balluku.

The post GJKKO jep dritën jeshile: SPAK të kontrollojë celularët dhe laptopët e lidhura me dosjen Balluku,  preken edhe pajisjet e ish-kreut të ARRSH, Gentian Gjyli dhe disa biznesmenëve appeared first on Albeu.com.

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku pjesë është edhe Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ajo ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave, ndërsa tani është tërhequr për vendim nëse do kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë.

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.

BIRN: Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut
Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi, ka goditur në Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e provave të SPAK, përfshirë komunikimet e tij telefonike.

Në rast se do të ketë sukses, vendimi nuk do të ndikojë vetëm çështjen e Berberit, por do të vërë në rrezik edhe dosjet e ish.zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

Gjykata Kushtetuese, ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Por një tjetër çështje po shqyrtohet në hije, vendimi i së cilës rrezikon të vendosë fatin e tre dosjeve të bujshme, përfshi edhe atë të zonjës Balluku.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 25 tetor 2025 me një kërkesë për shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi masën e tij të “arrestit me burg” të vendosur nga Gjykata e Posaçme në mars të vitit 2024.

Me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, Berberi godet gjithashtu ligjshmërinë e provave të sekuestruara, përfshirë edhe komunikimet në telefonat e tij, prej nga janë gjeneruar të dhëna për tre dosje të rëndësishme me dhjetra persona të akuzuar.

Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit, prej nga janë regjistruar procedime penale në ngarkim të Berberit, ndaj ish.zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Berberi akuzohet për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave përmes krijimit të një skeme kompanish të kontrolluara prej tij, që përfiton fonde publike.

Bazuar mbi komunikimet telefonike me Berberin, edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur lidhur me projektet e kushtueshme të tunelit të Llogarasë, tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës si dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar për gjykim për shkelje të barazisë në një tender gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Më 5 mars, Gjykata Kushtetuese, zhvilloi një seancë plenarë mbi bazën e dokumenteve lidhur me kërkesën e Berberit, ku avokati i tij dhe prokurorët e SPAK kanë parashtruar argumentet e tyre.

Kërkesa e ngritur nga Berberi përballë Gjykatës Kushtetuese, ka krijuar shqetësime për Prokurorinë e Posaçme, veçanërisht për pjesën që lidhet me ligjshmërinë e provave.

Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të komentonte zyrtarisht, por një burim në dijeni të çështjes i tha BIRN se Gjykata Kushtetuese kishte tashmë në dorë fatin e mëtejshëm të tre procedimeve penale ndaj zyrtarëve të lartë.

“Në rast se provat çmohen të papërdorshme, atëherë do të rrezikohen akuzat për afro 40 të pandehur, përfshirë edhe akuzat ndaj Ballukut, Becit dhe Berberit”, tha burimi.

Avokati i ish-kreut të ARRSH, Gentian Romano, i tha BIRN se nuk kishte asnjë koment për të bërë lidhur me kërkesën dhe pretendimet e ngritura në Gjykatën Kushtetuese.

Precedentët e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e bërë nga Berberi janë të përzierë. Ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar në përgjithësi kërkesat për shfuqizimin e masave të arrestit për zyrtarët e lartë, në një rast, gjykata i dha të drejtë një ankueseje për sekuestrimin e telefonit të saj në kuadër të procedimit penal ndaj ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese, nuk gjendet ndonjë e dhënë për seancën e radhës që do të zhvillohet për këtë çështje, por burime të gjykatës i thanë BIRN se vendimarrja pritet të shpallet javën e ardhshme./BIRN

The post BIRN: Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dosjes penale ndaj Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

GJKKO mbyll shqyrtimin për dosjen “Sterilizimi”, shpallet data kur jepet vendimi
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për dosjen e njohur si “Sterilizimi”.

Vendimi pritet të shpallet më 4 mars 2026, në orën 15:30.

Një prej të pandehurve, ish-drejtori ekonomik Sajmir Kadiu, gjatë seancës u shpreh se masa e arrestit shtëpiak është e tepruar.

“Kam 3 vjet në arrest shtëpiak dhe kam kaluar më shumë se 2 muaj nga dënimi që ka kërkuar prokuroria. Nuk është fare proporcionale. Kam bërë ankim në Apel, por nuk ka pasur përgjigje”, tha Kadiu.

Në qershor 2025, SPAK kishte kërkuar dënimin prej 6.8 vitesh burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ka kërkuar gjithashtu 3 vite e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini.

Nga gjykimi i shkurtuar, Serjanaj dhe Kadiu kanë marrë dënim të konvertuar në 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa Mersini do të kryejë 4 vite shërbim prove.

Për mjekun Arben Gjata, SPAK ka kërkuar që dënimi prej 1 viti e 4 muaj të konvertohet në 3 vite shërbim prove, ndërsa Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u përballën me 2 vite shërbim prove secili.

Ndërkaq, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për vjedhje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, po gjykohet veçmas sipas procedurës së zakonshme.

The post GJKKO mbyll shqyrtimin për dosjen “Sterilizimi”, shpallet data kur jepet vendimi appeared first on Albeu.com.

Mori karrocën plot me dosje në gjykatë, avokati i Safet Bajrit shpjegon çfarë kishin brenda
Pas videos virale ku avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj, përdorte një karrocë supermarketi për të marrë dosjet e klientit të tij jashtë ambienteve të SPAK, avokati ka shpjeguar për mediat se çfarë përmbajnë saktësisht ato dosje.

Sipas tij, dosjet e marra nga gjykata nuk japin asnjë material apo rezultat për hetimin e Safet Bajrit.

Sakaq, avokati deklaroi se do t’i kërkojë gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre.

“Janë një sërë materialesh të marra nga Prokuroria e Posaçme, janë materiale ndër vite, procedime të vjetra, procedime të hapura të pushuara, vendime fillimi, vendime mosfillimi, ndarje procedimesh, bashkim procedimesh, por nisur nga forma dhe përmbajtja, nuk japin rezultat për hetimin. Ndaj do t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre. Nuk ka prova që lidhen me klientin tim”, është shprehur avokati.

The post Mori karrocën plot me dosje në gjykatë, avokati i Safet Bajrit shpjegon çfarë kishin brenda appeared first on Albeu.com.

Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK: Grup i strukturuar kriminal
Prokuroria e Tiranës, ia ka kaluar për kompetencë SPAK çështjen e atentatit me 2 të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, në rreth-rrotullimin e Rinasit, pas dyshimeve se ngjarja është në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasi kreu verifikimet, Prokuroria e Tiranës, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar këtë ngjarje është struktura e posaçme.

Në atentatin që ndodhi te rreth-rrotullimi i Rinasit në mes të ditës, humbën jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri, agjenti i AMP.

The post Atentati ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK: Grup i strukturuar kriminal appeared first on Albeu.com.

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
Këtë të hënë, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Mësohet se është vendosur që dosja e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të kalojë për gjykim.

Gazetarja Klodiana Lala, shprehet se; “Pas katër muaj zvarritje në seancë paraprake gjykata e posaçme vendosi ta konsiderojë të plotë vendimin e prokurorisë së posaçme. Përgjatë këtyre muajve, avokatët e zotit Veliaj kanë munguar në mënyrë të vazhdueshme”.

Seanca e parë u zhvillua më 29 shtator 2025, por u shty për mosparaqitje të avokatit. Për të njëjtën arsye u shtynë edhe seancat e 10 tetorit, 21 tetorit dhe 28 tetorit, kur Veliaj zëvendësoi avokatët që e kishin përfaqësuar gjatë hetimit paraprak dhe seancës së masës së sigurimit personal. Ai pajtoi atëherë për t’u përfaqësuar avokatin Artan Gjermëni.

Seancat e 12 dhe 17 nëntorit u shtynë për t’u dhënë kohë avokatëve të përgatisnin kërkesat e tyre në seancën paraprake.

Seanca e 2 dhjetorit, u shty për t’i dhënë kohë avokatit të konsultohej me të pandehurin, ndërsa ajo e 12 dhjetorit për t’u dhënë kohë për përgatitjen e kërkesave në seancë paraprake.

Në këtë seancë, Veliaj largoi si mbrojtës avokatin Gjermëni dhe gjykata caktoi kryesisht avokaten Valentina Teodoresku për mbrojtjen e tij.

Seanca paraprake dështoi të përmbyllej edhe në janar të këtij viti, kur seanca e 5 janarit u shty për mungesë të një avokati, ndërsa ajo e 19 janarit për t’i dhënë kohë konsultimit me të pandehurin.

Seanca e zhvilluar më 2 shkurt u shty për shpallje vendimi, që do t’u njoftohet palëve në proces sot.

Neni 332 i Kodit të Procedurës Penale, “Caktimi i seancës paraprake”, përcakton ndër të tjera se: “Gjykata vendos mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të saj”.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive.

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike
Hetimet për dosjen e bujshme të AKSHI-t, kanë hyrë në një fazë më intensive pas dëshmisë së Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i këtij institucioni, i cili ka deklaruar se veprimet abuzive janë kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Mirlinda Karçanajt.

Dëshmia e tij, e konsideruar kyçe nga organi i akuzës, ishte ajo që i hapi rrugë SPAK-ut për të siguruar mbështetjen e Apelit të GJKKO-së në lënien në arrest shtëpie të Karçanajt dhe zëvendëses së saj, Hava Delibashit.

Dosja e AKSHI-t konsiderohet një nga më të mëdhatë e dekadave të fundit, ku hetimet kanë zbuluar një skemë të gjerë manipulimi tenderash, rritje fiktive kostosh dhe presioni ndaj kundërshtarëve përmes pengmarrjes.

Në qendër të kësaj skeme sipas SPAK qëndrojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa dhe të tjerë dyshohet se kanë zbatuar urdhrat e kësaj dysheje, me Beqirin të përshkruar si figurë ekzekutuese në shërbim të Agasit.

Megjithëse ndaj Agasit dhe Beqirit është urdhëruar arresti dhe ata rezultojnë në arrati, pagesat nga AKSHI drejt kompanive të lidhura me dosjen nuk janë ndalur.

Të dhënat e konsultuara nga skyweb.al përmes platformës OpenSpending Albania tregojnë se vetëm dy ditë pasi SPAK shpalli në kërkim pronarin e saj, kompania Horizon e Ermal Beqirit ka përfituar një pagesë prej rreth 430 mijë lekësh nga AKSHI për mirëmbajtjen e platformës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, si pjesë e pagesave periodike.

Pagesa pas operacionit të SPAK te AKSHI ka marrë edhe kompania First e Gëzim Hoxhës, edhe ai me masë sigurie nga GJKKO për skandalin AKSHI.

Skandali zgjerohet edhe më tej me rastin e kompanisë Fastech të Andis Papës.

Sipas të dhënave të konsultuara nga Skyweb.al, kjo kompani ka përfituar gjithsej rreth 31.6 milionë lekë, ose afërsisht 350 mijë euro, që nga data 8 dhjetor, periudhë kur SPAK kërkoi masën e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Papën, i dyshuar si pjesë e skemës së zhvatjes së fondeve publike përmes AKSHI-t.

SPAK dyshon se Andis Papa me Fastech, ka shërbyer si hallkë në pastrimin e parave, përmes një transaksioni rreth 10 milionë eurosh për blerje çokollatash dhe biskotash.

Ky transaksion, sipas hetimeve dyshohet se kishte për qëllim legalizimin e fitimeve nga tenderët abuzivë.

Prokuroria ka deklaruar se procedurat e prokurimit manipuloheshin për t’u fituar nga kompani të kontrolluara nga Ermal Beqiri dhe Andis Papa, ndërsa fitimet transferoheshin në mënyrë fiktive te subjekte të tjera, në pronësi të grupit nën koordinimin e Ergys Agasit.

Sipas akuzës, skema funksiononte në bashkëpunim të ngushtë mes aktorëve privatë dhe drejtuesve të institucionit.

Nga ana tjetër, ndërsa Agasi dhe Beqiri, rezultojnë në arrati dhe Papa vijon të përfitojë pagesa, aktiviteti ekonomik duket se vazhdon pa ndërprerje përmes figurave të tjera.

Të dhënat tregojnë se Gerond Meçe, përmes kompanisë Advance Business Solutions, ka përfituar rreth 40 mijë euro pagesa nga AKSHI dhe institucione të tjera që prej fillimit të dhjetorit.

Në të njëjtën kohë, kjo kompani rezulton të ketë fituar disa kontrata të reja, duke u rikthyer në skenë pas largimit të aktorëve kryesorë të skemës.

Pamja që del nga të dhënat financiare është se, pavarësisht arrestimeve, masave të sigurisë dhe arratisjes së figurave kyçe, fluksi i parave publike nuk është ndalur.

Ndryshojnë emrat që dalin në skenë, por mekanizmi vijon të funksionojë, ç’ka tregon se ndërkohë që aktorët dhe regjisori i skandalit AKSHI janë në kërkim dhe arrati, “producenti” ndodhet ende në Tiranë duke futur dhe nxjerrë nga skena personazhe të ndryshëm me qëllim që të vijojë spektakli me fondet publike te AKSHI. /skyweb.al

The post Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike appeared first on Albeu.com.