DOSJA Ura Archives - Albeu.com

Dosja “Ura”/ GJKKO shpall fajtorë dhe dënon tre persona për ndikim të paligjshëm
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar tre persona, të cilët u morën të pandehur për ndikim të paligjshëm në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, që u zhvillua në maj të 2025 nga Prokuroria e Posaçme.

Edison Çukaj alias Gjoka u shpall fajtor për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 1 vit burg.

Për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të kryer është më e madhe se masa e dënimit, gjykata urdhëroi heqjen e masës së arrestit në burg. Në përfundim, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg, por do të duhet që të bëjë shërbim prove për të paktën 2 vjet e 8 muaj burg.

Ervis Deti u dënua për të njëjtën vepër penale me dy vite burg, dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 1 vit e 4 muaj burg. Edhe Bexhed Mema u dënua me 2 vite burg për të njëjtën vepër penale, por iu ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

NJOFTIM PËR MEDIAT:

“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 36/3, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Edison Cukaj(Gjoka), Ervis Deti dhe Bexhed Mema”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Engjëllushe Tahiri dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 35, datë 27.04.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Çukaj alias Gjoka, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

3. Në bazë të neneve 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal të pavuajtur.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Deti, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. 5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër muaj)  burgim.

6. Vuajtja e dënimit fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë dhe të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bexhed Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. 8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër) muaj burgim.

9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Bexhed Mema, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin i pandehuri. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite e 8 tetë muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit.

11. Në bazë të nenit 261/1/b dhe 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

12. Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon si më poshtë ku:  1 (një) aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A16”, me numër IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** i cili ka në brendësi kartën SIM të kompanisë italiane me numër serial ****, i shtetasit Edison Cukaj alias Gjoka të kthehet këtij të fundit; 1 (një) aparat telefonik i markës “Iphone 12 ProMax”, me numër IMEI 1: **** dhe IMEI 2: **** i cili ka në brendësi kartën SIM të kompanisë vodafone me numër serial ****, i shtetasit Bexhed Mema të kthehet këtij të fundit; 1 (një) aparat celularë i markës Samsung blu e errët model galaxy A21S në gjëndje të ndezur pa kod hyrës me nr IMEI 1: **** dhe IMEI 2: ****, sim kartë ****, i shtetasit Armand Tragaj të lihet në dispozicion të dosjes së ndarë; 1 (një) aparat celularë i markës Samsung galaxy A3,  me nr IMEI 1: **** i shtetasit Ervis Deti, të kthehet këtij të fundit. 13. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD me të dhënat përkatëse, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor. 14. Shpenzimet hetimore si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve. 15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.”njofton

The post Dosja “Ura”/ GJKKO shpall fajtorë dhe dënon tre persona për ndikim të paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Dosja “Ura”/ Përgjimi në SKY ECC mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt: Deri tani isha tek porti, kisha me ja fut një në kokë…
Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike, pas zhvillimit të operacionit “Ura” në Shqipëri dhe Itali.

Në dosjen e SPAK, janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj, i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë, si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori.

Më poshtë përgjimet e transkpriptuara:

Me llafin… H1IQJ2 ——-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….

LBG3TC — Buk… Bashk….

H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….

LBG3TC — Dhe nuk….

H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….

LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….

H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….

Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:

H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…

LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit.

Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” … H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….

Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë:

IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….

IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….

(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.

Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.2. SEKUESTRIMI I 400 KG LËNDË NARKOTIKE TË LLOJIT “HASHASH”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e mbi 400 kg lëndë narkotike të llojit “hashash” të fshehur mes hudhrave e qepëve spanjolle dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në Noicattaro (BA).

Vlera e lëndës së sekuestruar shkon në një shumë shumë të lartë në një vlerë prej një milion eurosh, e cila u dërgua në një lokal në periferi të qytetit shqiptar Flamur Gjin dhe Nuel Gjinaj. Droga ishte ruajtur nga njësitë hetuese të policisë në një magazinë frigoriferike në Noicattaro, në mes të një ngarkese me etiketë në gjuhën spanjolle, mes thesëve me qepë.

Në kontrollin inspektues të kryer më datë 20.11.2020, u sekuestruan gjithsej 399 pako hashash të konfeksionuara me presim industrial, sipas policisë pjesët e ndara të peshës me hashash të ngjashme me të cilat janë mbushur në vendet e fshehjes dhe rezultati i lëndës ka qenë i njëjtë.

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, në lidhje me këtë episod shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.3. SEKUESTRIMI I 275 KG LËNDË NARKOTIKE, (160 KG TË LLOJIT “HASHASH” DHE 115 KG TË LLOJIT “MARIJUANË”).

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e 275 kg droge nga policia italiane në datën 04.12.2020, ku janë arrestuar tre shtetas me origjinë shqiptare. Lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë. Shtetasit shqiptarë janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve, brenda një kamioni.

Mbi paket e marijuanës është gjetur i stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizitimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 36 viti 2019 ka dërguar një kërkesë për ndihmë juridike nr.L597 prot., datë 13.12.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë.

Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.4313/2 Prot. datë 24.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.

The post Dosja “Ura”/ Përgjimi në SKY ECC mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt: Deri tani isha tek porti, kisha me ja fut një në kokë… appeared first on Albeu.com.