dosja SPAK Archives - Albeu.com

Dosja e SPAK/ Vrasja e Fatbardh Licit, rrëfimi i Gjin Ndoj dy vite para se të vritej: Licët i njoh të gjithë, por isha në Tiranë kur…
Në dosjen hetimore që SPAK ka ndërtuar kundër 4 personave të arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit, është dhe një emër mjaft i dëgjuar kohët e fundit në kronikat e zeza.

Gjin Ndoj alias Boriçi, një nga miqtë e ngushtë të Behar dhe Safet Bajrit, i vrarë në Shkodër në 9 Gusht 2020 me urdhër të vetë Beharit, ka qenë njëri nga të dyshuarit e policisë, që rezulton të jetë marë në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit, informon gazetari Elton Qyno per Ora News.

Boriçi, është pyetur për këtë ngjarje si person që tregon rrethana të hetimit. Ndërsa më pas policia ka marrë raporte informative se ai mund të ishte njëri nga personat e mundshëm që kanë marë pjesë në vrasjen e Licit.

Por fiks dy vite më pas, ai do vritej nga dy miqtë e tij, Behar Bajri dhe Denis Brajoviq. Ai ka treguar se njihte të gjithë anëtarët e fisit “Lici” në Shkodër, por ka mohuar të ketë marrë pjesë në ngjarje kriminale, pasi ndodhej në Tiranë, tek shtëpia e Denis Brajoviq, person ky që dy vite më pas do vriste Boriqin në një pritë.

Gjin Boriçi, ka deklaruar në Gushtin e vitit 2018 se ka lidhje të ngushtë shoqërore me Arjan Rajan, i cili aktualisht ka shumë kohë që qëndron në Itali.

Më tej Boriçi, në 2018 ka shpjeguar se ka lidhje shoqërore me Behar Bajrin dhe Denis Brajoviq dhe ka njohje me Safet Rustemin, Astmer Bilalin dhe Arjan Zogaj.

Një ditë para se të vritej Fatbardh Lici, ky Gjin Boriçi ka rëfyer se ka qenë në Tiranë në shoqërinë e Beharit dhe të Denisit dhe kanë qenë duke drekuar te lokal “Colosseo”, që ndodhet në afërsi të “Zogut të Zi”.

Gjatë kohës që po drekonin, sipas tij ka ardhur dhe Arjan Zogaj. Nuk mban mend në lidhje me bisedat që mund të jenë bërë në atë drekë.

Boriçi ka sqaruar se pas drekës kanë shkuar te Spitali “Amerikan 2”, pasi atje ishin të shtruar fëmijët e Beharit, pasi ishin sëmurë.

Më pas kanë shkuar te shtëpia e Denisit, e cila ndodhet në afërsi të “Liqenit të Thatë”. Në orët e vona kanë shkuar te lokal “De sharm” (“De Charme”), e cila ndodhet ne afërsi të “Tiranës së Re”.

Në atë lokal kanë qenë të pranishëm dhe Safet Rustemi, Astmer Bilali, Arjan Zogaj, Behar Bajri, Denisi Brajoviq, si dhe disa femra që ishin dhe të dashurat e këtyre personave. Kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas kanë shkuar në shtëpinë e Denisit dhe ka rënë të pushojë. Kur është zgjuar, pasdite ka marrë vesh se është vrarë Fatbardh Lici.

I pyetur në lidhje me ngjarje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, Gjin Boriçi, ka deklaruar se ka pas marrëdhënie shumë të mira me Boran Berçanan dhe e ka quajtur “vëlla…”.

Ndërkohë, Boriçi u ka treguar se ka njohje me të gjithë anëtarët e fisit “Lici” në Shkodër.

The post Dosja e SPAK/ Vrasja e Fatbardh Licit, rrëfimi i Gjin Ndoj dy vite para se të vritej: Licët i njoh të gjithë, por isha në Tiranë kur… appeared first on Albeu.com.