dosja ruse Archives - Albeu.com

Financimi rus për PD, Ristani: Veprim personal i Bashës, nuk jam në dijeni
Vendim personal të Lulzim Basha e ka quajtur Arben Ristani çështjen e lobimit rus. Kjo çështje u rikthye sot pas një artikulli nga mediat amerikane, ku theksohej se Rusia ka financuar para për partitë politikë, përfshirë edhe PD-në.

I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Ristani, që në atë kohë ka pasur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD tha se muk ka pasur dijeni për ngjarjen, deri në momentin që u bë publike në media. Ai theksoi se kalimi i parave është bërë jashtë sistemit bankar dhe se në llogarinë e Partisë Demokratike nuk është bërë asnjë depozitim.

“Duhet të ndajmë qartë që kryetarët nuk mund të jenë partia. Do ju kërkoja ta ndanim. Ky është një veprim personal i zotit Basha. Këto lekë nuk janë të kaluara nga arka e PD. Nuk kanë hyrë në arkë, nuk kanë kaluar në institucionet e financës. Janë veprime personale që nuk kanë kaluar nga arka. Janë personale të Bashës. Bëhet fjalë për 675 mijë dollarë. Por nga këto 500 mijë Basha vetë ka deklaruar se i ka mbledhur nga shqiptarët e Amerikës, 150 mijë euro janë nëpërmjet një kompanie në Edinburg të Skocisë dhe janë 25 mijë dollarë që kanë dalë nga PD.

Për mua është një deklarim që e ka bërë të pamenduar, i ka dalë padashje. Në rast se do të kishte ndodhur, ka një procedurë, duke nisur nga donatorët që duhet ta deklarojnë dhe sigurisht që do të bëhen hyrje në institucion. PD duhet ti merrte në numrin e llogarisë së vet. Rasti konkret është se as kanë dalë dhe as kanë hyrë në bankë. Është një veprim personal që po mundohet të kamuflojë. Kalimi i parave është bërë në të zezë, jashtë sistemit bankar.

Unë nuk kam asnjë veprim të vetëm që të jetë firmosur nga unë. Personalisht nuk kam pasur asnjë dijeni për këtë çështje. Kur PD lidh kontrata lobimi, sipas statuti është vendimmarrje e kryesisë së PD. Në këtë rast nuk ka pasur dhe është veprim personal. Veprimet personale janë të dokumentuara përmes kontratave”, tha Ristani.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm kërkoi të të vazhdojnë hetimet, pasi u ndërprenë.

“Kjo duhet hetuar. Është një hetim që nisi dhe nuk vazhdoi. Mjafton të vendoset marrëdhënia me partnerët amerikanë për ta vazhduar marrjen në pyetje të lobuesit. Do të dalin edhe prova të tjera. Hetimi i ka të gjitha mundësitë që të vazhdojë”, tha ai.

Ristani, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje asokohe, tregon se si u mbyll çështje.

“Ajo çështje ra në dorë të dy prokurorëve të cilët unë besoj që nuk bënin detyrën në mënyrë korrekte. çështja nisi për pastrim parash, u kërkua që të pyetej dëshmitari nga SHBA, lobisti, dhe në momentin që përgjigjja vjen e ndërmjetme, në rast se do ta merrni në cilësinë e dëshmitarit është i gatshëm të vijë. Pa e sqaruar këtë pozicion hetimet për pastrimin e  parave mbyllen. Nuk ka një çështje të gjykuar. Ngrihet një akuzë idiote për falsifikim dhe me një shpjegim përsëri aspak profesional, ‘falsifikim me mosveprim’, është një term që nuk shkon. Ngrenë një akuzë që e dinin që do të pushohej. Akuza për pastrimin e parave nuk u hetua dhe nuk eci.

Kjo lë të nënkuptosh, duke qenë se Basha në atë kohë ishte lidhur me maxhorancën, po tradhtonte interesat e PD, duket që së bashku me ndikimin që qeveria ka mbi gjyqësorin, arritën të ndërrojnë akuzën dhe ajo ra më pas në gjykatë. Është një veprim shumë i rëndë që kërkon të hetohet”, tha ai./abcnews.al

The post Financimi rus për PD, Ristani: Veprim personal i Bashës, nuk jam në dijeni appeared first on Albeu.com.

Mashtrimi me dosjen ruse të Trump, prangoset informatori kryesor
Informatori kryesor i dosjes së ish-presidentit, Donald Trump, është arrestuar.

Shkak për këtë janë bërë akuzat për mashtrim në dosjen ruse të Trump.

Akuzat për bashkëpunim të ish-presidentit Trump me Rusinë dhe dyshimet për një ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane kur ai u zgjodh president kanë qenë kryetituj të medieve amerikane për një kohë të gjatë, dhe pjesë e rëndësishme e debatit politik.

Analisti rus, Igor Danchenko, është arrestuar për dëshmi të rreme. Spekulimet për një dosje të lidhjeve ruse me Trumpin e kanë burimin nga ish-agjent i shërbimit inteligjent britanik Christopher Steele.

Dachenko ka punuar dhe ka furnizuar me informacion ish-agjentin britanik, teksa demokratët amerikanë i kanë përdorur këto informacione për të kërkruar hetim të thelluar.

Ka qenë prokurori i përgjithshëm amerikan që nisi hetimet, por gjithashtu edhe agjenci të ndryshme ishin duke punuar mbi akuzat që hidheshin ndaj presidentit Trump dhe ndihmësve të tij.

Një ndër akuzat që ka bërë Daçenko në drejtim të Trumpit ka qenë se rusët kanë material kompromentues të presidentit me femra të ndryshme. Trumpi i ka mohuar këto akuza.

Me anë të një aktakuze prej 39 faqesh , prokurori i posaçëm, John H. Durham, ngriti pesë akuza për Danchenkon këtë të enjte.

Për autoritetet amerikane ai ka dhënë deklarata të rreme për FBI-në në lidhje me burimet e tij për pretendime të caktuara në dosje.

Republikanët kanë akuzuar shpeshherë se dosja u krijua nga pjesëtarë të fushatës së Klintonit për ta ndihmuar atë të zgjidhej përball Trumpit.

Ish-spiuni britanik Christopher Steele, i cili ishte edhe autori kryesor i saj, kishte si burim kryesor një shtetas rus me bazë në SHBA, Danchenko, i cili punonte në Institutin Brookings, një think tank i rëndësishëm amerikan./albeu.com/

The post Mashtrimi me dosjen ruse të Trump, prangoset informatori kryesor appeared first on Albeu.com.