dosja ne Hage Archives - Albeu.com

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Po hamë të njëjtin ushqim çdo javë, është shkurtuar orari i ajrimit
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me qëndrimin në paraburgim atje.

Shqetësimet e tyre janë të shumta, nisur që nga ushqimi i njëjtë që hanë çdo javë e deri të takimet e rralla me familjarë dhe orao i shkurtuar ajrimi.

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë në krye me zëvendësministrin Blerim Sallahu, ka vazhduar takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Hagë. Ministria e Drejtësisë bën me dije se disa nga shqetësimet e të paraburgosurve në Hagë janë sa i përket vizitave të familjarëve të tyre, me ushqimin, e po ashtu edhe orari i shkurtër i shëtitjes gjatë fundjavës.

Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, delegacioni është takuar me personat të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe me zyrtarë të tjerë të Qendrës së Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në takim është diskutuar për funksionimin e gjithëmbarshëm të rendit shtëpiak, kushtet e trajtimit të personave të cilët mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe Ndihmën Juridike Falas ndaj tyre.

Procedurat e komplikuara për lëshimin e dokumentacionit të familjarëve – vizave, të cilët vizitojnë të afërmit e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, shujtat javore të njëjta, problemet me porositë dhe pagesat, zvogëlimi i orarit të shëtitjes gjatë fundjavave si dhe pagesat e vështirësuara për disa nga avokatët, kanë qenë disa nga shqetësimet e tyre”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

MD bën të ditur se shqetësimet e tyre janë diskutuar edhe në takim me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, Regjistren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon dhe zyrtarë të tjerë të dhomave të specializuara në Hagë, të cilët janë zotuar për lehtësim të procedurave për kompletimin e dokumentacionit të familjarëve dhe pajisjen e tyre me vizë për një kohë më të gjatë, si dhe trajtim me dinjitet dhe sipas standardeve ndërkombëtare të personave të cilët mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. “Ministria e Drejtësisë do t’i kryejë obligimet e saj në raport me shtetasit tanë të cilët po mbahen në paraburgim”, vijon komunikata zyrtare e Ministrisë./albeu.com

The post Ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Po hamë të njëjtin ushqim çdo javë, është shkurtuar orari i ajrimit appeared first on Albeu.com.