dosja metamorfoza Archives - Albeu.com

Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj
SPAK ka dhënë pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, për shkak se dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë të dosjen “Metamorfoza”.

Për investitorin strategjik u kërkua dënimi me 14 vite burgim, ndërsa për Ardit Hasanbegaj, u kërkuan 9 vite burg.

Të dy pavarësisht dënimit që do të marrin përfitojnë ulje të një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. Dy të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Biznesmeni Pellumb Gjoka po gjykohet bashkë me disa të pandehur të tjerë me procedurë të zakonshme, për vrasjen e Gjin Ndojit në 2020, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

The post Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj appeared first on Albeu.com.

Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO ndan çështjen, pranon gjykim të shkurtuar për 4 të akuzuar
Gjykata e posacme ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Olt Bistri, Ardit Hasanbegaj, Xhevahir Lita dhe Astmir Bilali të arrestuar në dosjen metamorfoza.

Ndersa Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka do te gjykohen me procedure te zakonshem.

Ky vendim sipas gjykatës erdhi pasi 3 personat jane përfshire ne vepra te rende penale si vrasje me paramendim apo tentative vrasje.

The post Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO ndan çështjen, pranon gjykim të shkurtuar për 4 të akuzuar appeared first on Albeu.com.

Dosja ”Metamorfoza”/ Shtyhet seanca, mungonte Xhevahir Lita dhe avokati i tij
Shtyhet seanca e parë paraprake e dosjes “Metamorfoza”, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Seanca e radhës u la më datë 24 maj ora 10.00, për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe të avokatit të tij Arben Nela.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për disa të pandehur, ndërkohë që ndau çështjen për disa të tjerë.

SPAK do të përfaqësohej në seancën e sotme nga dy prokurorët e saj, Altin Dumani dhe Arben Kraja, të cilët ishin të pranishëm.

Dosja ‘Metamorfoza’ u mbyll vetëm pak ditë më parë, ku SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.

Por në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë.

Në këtë listë bën pjesë dhe ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili prej afro dy vitesh rezulton i humbur pa gjurmë.

The post Dosja ”Metamorfoza”/ Shtyhet seanca, mungonte Xhevahir Lita dhe avokati i tij appeared first on Albeu.com.

U “shit” nga Xhevahir Lita dhe shefi i tij “L”, Elton Myrtaj jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit
Elton Myrtaj, një nga oficerët më të mirë të policisë kriminale në Shkodër, i cili në 2019 ndoqi me përkushtim për të zbardhur autorët e atentatit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ka braktisur rradhët e policisë duke dhënë dorëheqjen.

“Ora News” ka mësuar se vendimi i oficerit Myrtaj, për ti bërë “naftën” Policisë së Shtetit, duket se u ndikua nga bisedat e fundit të zbardhura në dosjen “Metamorfoza”.

Ku del qartë se puna e tij hetimore është trukuar duke u shitur nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita dhe shefi i tij në policinë Shkodër, oficeri me inicialet “L”.

Dorëheqja e Elton Myrtaj, nuk është pritur mirë nga kolegët e tij në Shkodër. Ndërkohë disa oficerë të tjerë në këtë Drejtori në ditët në vijim pritet të japin dorëheqjen, duke braktisur policinë.

Elton Myrtaj, u ngarkua si oficer për të hetuar sulmin me armë të ndodhur në muajin Shkurt 2021. Ai nisi punën me kçyrjen e pamjeve filmike dhe marjen në pyetje të Taulant Pepaj, Shkëlzen Xhenje, Eljo Hato, Kolec Markut, Arshli Bashlit dhe personave të tjerë protagonistë në këtë ngjarje.

Por puna hetimore e tij me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit që ishin anëtarë të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, u shit nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita, i cili kundrejt 50 mijë euro pushoi çështjen për Ashli Bashlin dhe Eljo Haton, duke ndryshuar dhe akuzën për Shkëlzen Xhenjen nga “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Ndërsa shefi i Elton Myrtaj, oficeri “L” sipas përgjimeve besohet se ka marë 5 mijë euro, për të zhdukur disa pamje filmike dhe disa përgjime në dosjen penale.

Në çështjen “Metamorfoza”, jepet një tablo e qartë se çfarë masakre hetimore është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj.

Këto veprime sinkronizuese mes dy personave dhe anëtarëve të bandës “Bajri”, vijnë menjëherë sapo një oficer tjetër me inicialet Elton Myrtaj, ka marrë në pyetje Taulant Pepaj, të cilin Eltoni, gjatë fazës së dhënies së dëshmisë, e ka kuptuar se nuk po tregonte të vërtetën duke e paralajmëruar se rrezikonte deri në 6 muaj burgim.

Por Lita, orienton anëtarët e grupit “Bajri” që të mos merren me oficerin Elton Myrtaj, pasi është i poshtër dhe kundra tyre, dhe i sugjeron që të takojnë “L”.

Ndërkohë pas përfundimit të pyetjes së Taulant Pepaj, oficeri Elton Myrtaj, i ka thënë Pepaj, se do thirej sërisht në polici, ku këtë herë do pyetej pikërisht nga shefi i krimeve të rënda.

Teksa ka dalë nga policia Taulant Pepaj, njofton në telefon “SKY” Bardhyl Bajrin mbi situatën dhe më pas Bajri, hyn në komunikim me Xhevahir Litën, duke i thënë se:

“…një oficer Elton, e paska marrë në pyetje dhe i ka thanë do të marrin prap shefi krimeve të randa…Po s’ka lidhje vëlla se si ka mshef gja. Ai i ka thënë po rejte në këto dëshmi do 6 muj burg këto fjal ke. Por Pepa i ka thanë sepse kështu është krejt puna…”.

Nga ana tjetër Xhevahir Lita, i përgjigjet Bajri duke i treguar se: “…është shumë i poshtër…është kundra jush…”.

Më pas Bardhyl Bajri i bën me dije Xhevahirit se një shoku tij, i cili dyshohet po i njëjti që ka komunikuar datën 3 mars 3021 nëpërmjet aparatit SKY të Arsad Bashlid, do takohet me oficerin “L” se oficerin tjetër “E” nuk e njihte

Në orën 20:30 Bardhyl Bajri, pasi “shoku tij” është takuar me oficerin “L”, vë në dijeni edhe Xhevahir Litën, duke i dërguar mesazhe:

“…Të hënën e paskan lanë për të pyetur Bashlin, se e takoj ky shoku para një ore atë dhe i tha që 2 pytje i kam ba këti Pepës dhe Bashlin e kemi për të hënen i ka thënë….Po për Haton i kishte thën të rrijnë edhe do dit i m’shefun…mos dali…”.

The post U “shit” nga Xhevahir Lita dhe shefi i tij “L”, Elton Myrtaj jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit appeared first on Albeu.com.

Dumani merr në dorë “Metamorfozën”, hetim pasuror për protagonistët e dosjes franceze
Ditën e djeshme Apeli i Posaçëm i GJKKO-së shtyu për në datën 31 gusht seancën lidhur me 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Bëhet me dije, se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror për personat e hetuar në kuadër të këtij operacioni.

Mes personave që po hetohen janë edhe  biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Në sitën e Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë prona të paluajtshme dhe të luajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani, i cili është edhe kreu i SPAK dhe Arben Kraja.

Sakaq, gjatë seancës së zhvilluar ditën e djeshme, e cila zgjati rreth 3 orë asnjë ng atë arrestuarit nuk ishin të pranishëm.

Ata u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Avokatët deklaruan se nuk mund të merren prova nga “Encrochat” pasi nuk parashikohet me ligj.

Sipas tyre nuk është e drejtë që të qëndrojnë në burg me provat e “Encrochat”.

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

“Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm”,  tha Manjani.

Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash.

Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze, belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente  vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Klenthi Musabelli një ish punonjës i policisë së burgjeve.

Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua.

Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa./Albeu.com/

The post Dumani merr në dorë “Metamorfozën”, hetim pasuror për protagonistët e dosjes franceze appeared first on Albeu.com.

Dosja Nr.456 që zhveshi nga akuzat Oruçin, SPAK hije dyshimi për Litën e gjyqtarët. Pushoi çështjen 3 muaj pasi shkoi në Kukës
Një dosje që mban Nr.456 në prokurorinë e Kukësit, pritet të bëhet objekt i verifikimeve nga prokuroria e posaçme SPAK, pasi roli i drejtuesit të prokurorisë Xhevahir Lita dhe zv/drejtueses Enkeleda Hoxha,(aktualisht drejtuese) është mjaft i dyshimtë.

Çështja flet për protagonizmin e ish-Kryetarit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, në një ngjarje kriminale, që ka sjellë rrezikimin e jetës së punonjësve të policisë, të cilët shkuan për ta arrestuar.

“Ora News” mëson se patrulla e policisë u përball në Janar 2021 me rezistencë, dhunë dhe përdorim të armëve të një grupi personash si Abedin Oroçi, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Petrit Oruçi, Besmir Muçmata, Ermir Markaj, Zekria Shehu dhe Behar Duraku.

Si rezultat i kësaj rezistence, objektivi i aksionit policor, Oruçi, ka mundur të largohet duke mos u arrestuar. Ndërsa disa prej policëve u lënduan gjatë përleshjes.

Në 14 Janar 2021 Gjykata e Kukësit vendosi të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Oruçin, ndërsa për 7 personat e tjerë gjykata miratoi masën detyrim paraqitje.

Hija e dyshimit për implikim në veprime korruptive të dy prokurorëve dhe dy gjyqtarëve të Kukësit, është ngritur pas shuarjes së masës së sigurisë arrest në burg për Abedin Oruçin si dhe pushimin e menjëhershëm të akuzave për 7 personat e tjerë.

Këto veprime janë kryer sapo në Kukës, ka shkuar drejtues prokurorie Xhevahir Lita, i cili brenda një periudhe 3 mujore ka zgjidhur dosjen penale nr.456 në favor të Oruçit dhe grupit të tij që sulmoi dhunshëm policinë.

Lita mori detyrën si drejtues i prokurorisë së Kukës në datën 5 korrik 2021, pas arrestimit për korrupsion nga SPAK të drejtuesit të mëparshëm të kësaj prokurorie, Edmond Kariqi.

Ndërsa në muajin Shtator ai ka vendosur të pushojë dosjen penale për Oruçin dhe 7 të tjerët, dhe kërkesa e tij për pushim drejtuar gjykatës është miratuar nga gjyqtari Sami Ujkashui në 18 Tetor 2021.

Oruçi, kërkohej nga policia dhe prokuroria e Kukësit për “Mbajtje pa lejë të armëve”,”Kanosje për shkak të detyrës”, “Ndërtim pa lejë” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”.

Në 14 qershor 2021, Abedin Oruçi nga arratia kontrakton përmes një prokure ligjore avokatin e Behar Bajrit, Sokol Tahiraj, me qëllim që ky i fundit të ishte mbrojtësi ligjor në dosjen penale të rregjistruar në Kukës.

Mirëpo edhe pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në Korrik 2021 vendosi të largojë Xhevahir Litën nga prokuroria e Shkodrës, duke e emëruar në Tiranë dhe më pas duke e caktuar si drejtues prokurorie në Kukës, lidhjet me Behar Bajrin dhe biznesmenin strategjik, Pëllumb Gjokën, Lita nuk i ka shkëputur.

Për prokurorët e SPAK, këto lidhje të vërtetuara në dosjen “Metamorfoza”, dyshohet se kanë influencuar dhe në pushimin e menjëhershëm të dosjes kundër Oruçit, i cili për një periudhë 4 mujore, deri në pushimin e dosjes u mbrojt nga avokati i Behar Bajrit.

The post Dosja Nr.456 që zhveshi nga akuzat Oruçin, SPAK hije dyshimi për Litën e gjyqtarët. Pushoi çështjen 3 muaj pasi shkoi në Kukës appeared first on Albeu.com.

Nga Lul Kulla, tek “Niklaquri” Durim, lista me emrat e përpiluar nga Bajri për t’i vrarë, kush ishin dy primarët për ekzekutim
Në dosjen “Metamorfoza”, ku SPAK ka administruar qindra biseda telefonike në aplikacionin “Sky” të zhvilluara mes Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, dhe anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, rezulton se Bajri, ka përpiluar një listë me emra personazhesh për t’i ekzekutuar.

Primarët për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën, kanë qenë dhe janë për tu vrarë, Ibrahim Lici së bashku me Dorian Dulin. Këta konsiderohen si dy personazhe, që drejtuesit e grupit i ndruheshin për një kundërgoditje, që mund ti sjellë dëme në njerëz.

Mes bisedave të përgjuara, Behari i shprehet Pëllumb Gjokës që: “…Edhe ne nuk e duam në burg, Ibrahim Licin, por do të flasim se kam ustaj (ustallarë) që e kapi vetë…”.

Veç Ibrahimit, në listën e Behar Bajrit për t’u vrarë, ishte dhe babai i tij, Mustafa Lici, i cili ndiqej për lëvizjet që kryente në Shkodër dhe jashtë qytetit. Plani për vrasjen e Mustafa Licit, ishte futur në listët e ekzekutimeve për llogari të Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Por vecc emrave kundërshtarë të konsideruar si “hasmit” në listët e Behar Bajrit, hynin dhe personazhe të tjerë që për vrasjen e tyre paguhej nga individë të tjerë.

Mes një bisedë të zhvilluar nga Behar Bajri dhe Prekë Kodra, ai i thotë Kodrës se: ”…kam një punë për ty, 500 mijë i kam gati. Durimi, “Niklaqurin”. Në Tiranë jam unë, nësë të bie rruga ktej…”. Dhe Preka i shkruan: “…ok flasim kur të vish tek shtëpia jote…”.

Ndërkohë në një bisedë në “Sky” mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Bajri i shprehet nga ambjentet e burgut “313” në Tiranë se është tepër i mllefosur.

Sipas dosjes hetimore, Bajri, flet në telefon nga Burgu “313” në Tiranë dhe udhëzon Pëllumb Gjokën që të takojë “Xhevin” (Xhevahir Litën) dhe të mbarojë punë, pasi mezi pret të dali dhe është shumë i mllefosur.

Dhe një muaj pasi ai del nga burgu dhe fiton lirinë në Shkodër, Behar Bajri, organizon së bashku me Denis Brajoviq, vrasjen e shokut të tyre, Gjin Boriçit në Vaun e Dejës.

Më tej në një tjetër bisedë me Pëllumb Gjokën, Behar Bajri, i shprehet biznesmenit strategjik Gjoka, se kërkon dhe kokën e Lul Kullës. Ndërsa nga ana tjetër Gjoka i tregon se Luli qëndron vetëm në shtëpi, fëmijët i ka nxjerë jashtë dhe se ushqimin ja ccojnë të tjerët në banesë.

Gjithashtu Gjoka i shprehet se: ”…O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Ccelën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai, që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vetë…”.

Behari i shkruan duke i përmendur një listë me emra që duhen të vriten dhe që kanë prioritet: “…i kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. “Minukun” e kam mbrapa, sepse dhe atij kam për t’ja q… ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict të hajn k… përveç atij që është duke nejt në Tiranë, Ibrahim Lici”.

Nuk dihet me saktësi se kush është “Minuku” dhe “Blerti”, por dy personat janë në listën e planifikuar nga Behar Bajri për tu vrarë.

Një tjetër emër në listë për tu vrarë është dhe Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit. Mes dy fiseve Bajri dhe Tafili në Shkodër, nuk ka pasur ndonjë përplasje, por fakti që Genc Tafili mban shoqëri me Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin, kjo ka sjellë futjen e emrit të tij në listën e personave që duhet të vriten.

Gjithashtu pjesë e listës është dhe Kleant Musabelliu, i cili ka hyrë në planet e Behar Bajrit për tu vrarë, pas kërkesave të vazhdueshme të Pëllumb Gjokës.

Një tjetër emër që planifikohet dhe diskutohet për tu vrarë është dhe një individ me emrin “Manueli”.

Emri i këtij personi del gjatë komunikimit mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, ku të dy flasin se ku kishte arritur plani për të vrarë Kleant Musabelliun. Vrasjen e këtij të fundit, do e kryenin njerëzit e Ervis Martinaj, por situatën nga afër e ndite me vëmëndje të plotë Behar Bajri.

Madje mes Gjokës dhe Bajrit diskutohet se pas vrasjes së Musabelliut, grupi i Bajrit do vriste për llogari të Martinaj një person me emrin “Manuel”.

Pellumbi e pyt se: “…kur e mendon ditën për Kleantin dhe Behari i tregon që “…unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn këtë. Pellumbi i shkruan, ok vella.

Behari i shkruan, që fleje mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis.

Pellumbi i shkruan që, shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai (Ervis Martinaj).

Lista e planifikuar për vrasje.

Gjin Ndoj alias Boricci   i vrarë.

Ibrahim Lici                Planifikuar për vrasje.

Dorian Duli                 Planifikuar për vrasje.

Mustafa Lici                Planifikuar për vrasje.

Kleant Musabelliu        Planifikuar për vrasje.

Lulzim Kullën              Planifikuar për vrasje.

Genc Tafilin                 Planifikuar për vrasje.

“Minukun”                   Planifikuar për Varsje.

“Bardhokun”                Planifikuar për vrasje.

“Blertin”                      Planifikuar për vrasje.

“Durimi Niklaquri”        Planifikuar për vrasje.

“Manueli”                    Planifikuar për vrasje./oranews

The post Nga Lul Kulla, tek “Niklaquri” Durim, lista me emrat e përpiluar nga Bajri për t’i vrarë, kush ishin dy primarët për ekzekutim appeared first on Albeu.com.

Nga do t’ja fillojë “kirurgu” Taulant Balla?
Bisedat sekrete në programin SKY konfirmuan me faktë tashmë atë që perceptohej gjerësisht në publik se Policia e Shtetit është kthyer në një zombi, e cila vetëm trupin ka të vetin, kurse veprimet kontrollohen nga grupet kriminale.

Siç ka raportuar AlbEu deri më tani duke iu referuar dosjes hetimore, përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë me bandat duke iu shërbyer atyre si argat kundrejt pagesave mujore është faqja e zezë e shtetit shqiptar dhe mesazhi i fortë se të paktën Policia e Shtetit duhet të shkrihet tërësisht dhe duhet ndërtuar një strukturë tjetër, e pakapur kryekëput nga krimi.

Policia, “pa brekë” përballë krimit: 7 detajet tronditëse të bisedave sekrete në programin SKY

Skena të tilla, ku drejtues të Policisë së Shtetit janë kthyer në shërbëtorë të krimit, kanë ndodhur edhe në botë, madje janë bërë edhe filma, por në fund fare shteti ka reaguar duke ndëshkuar ata që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve, por mbi të gjitha, gjakun e kolegëve të që kanë rënë gjatë përballjes me kriminelët.

Nëse dy javë më parë, shkuarja e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme dukej një operacion pas përplasjeve të brendshme në PS, tashmë, pas shpërthimit të skandalit me bisedat sekrete duket qartësisht se përse ai u emërua nga Rama në krye të rendit.

Nëse nuk është emëruar për të minimizuar pasojat e “tërmetit” që po ndodh, Ballës i mbetet të kryejë një mision të rendësishëm për Policinë e Shtetit: Shkrirjen totale dhe rindërtimin e saj.

Nënshtrimi pa kushte i policisë ndaj krimit, nuk po dihet më ku fillon shteti dhe ku mbaron mafia

Tashmë ai i ngjan një kirurgu, që shkon përballë një trupi të shtrirë në sallë dhe duhet të vendosë nëse do të bëjë nje operacion total duke prerë pjesë të trupit të kalbëzuar apo operacion lokal, me rrezikun që infeksioni të përhapet sërish.

Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në rangjet e policisë, por ajo çfarë po ndodh tregon qartë se furtuna do të nisë, pyetja është se sa thellë do ta fusë bisturinë Balla. /albeu.com

The post Nga do t’ja fillojë “kirurgu” Taulant Balla? appeared first on Albeu.com.

“Do ta kryej vetë që mos të vrasim njerëz kot”, si Behar Bajri planifikoi të vriste Ibrahim Licin në një varrim
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore që fundosi një grup kriminal. Ku mes tyre ishte dhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Sipas dosjes së siguruar nga BalkanWeb, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.

Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

PËRGJIMET NGA DOSJA

“Më datë 21.08.2020, në orën 00:02, shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur aplikacionin komunikon me Ardit Hasanbegajn. Arditi shprehet që, “po, është në zonën e Himarës, e kemi kollaj, se kemi atë shokun tim në Vlorë, e kontrollon Juli. Po nuk ka 100 hotele me këtë emër. Në zonë e Himarës po lidhem nesër vëlla, i themi këtij shoku të kontrolloj të gjithë njerëzit që janë nëpër dhoma. Në orën 17:21 Behar Brajoviq (Bajri) komunikon me Asterm Bilalin. Behari tregon se ‘Mustafa’ në Laç të Vaut të Dejës sot bashkë me gruan, nga ora 9 e kanë parë.”, thuhet në dosje.

Astmeri: A ja din vendin ku është?

Behari: Ka qenë në laç dhe e kanë parë duke u kthy

Astmeri: Ja kam gjet hotelin atij ku ka qenë në jug. Kena lënë njerëz atje me e pa, ishalla po e shohin atje.

Behari: Ka qenë në një makinë “Audi” ngjyrë kafe A3

Astmeri: Nuk ja di këtë makinë

Në orën 21:09 Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.

Aleksi i shkruan: Nesër e ke atë shokun me 100% në varrim, më pas ma e prit kur të kthehet për Shkodër mbas varrimit. Po kur të kthehet ka mundësi me qenë me Ujkanin. Këto ditë vjen edhe në Shëngjin. Tregoja si variant atij shokut tënd.

Në vazhdimësi i dërgon disa foto të bisedës të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp ku shkruan me një person me emrin Ujkani Shk, i cili tregon se do të vij ai shoku nga Saranda në varrim. Në orën 21:21 Behar Bajri flet me Prekë Kodrën, ku ky i fundit tregon se; ai shoku është në Fushë-Krujë në varrim se ka vdekur Idrit Rraja, është 100%. Ata të mitë s’kanë mundësi me bo gjë sepse shkojnë kallaballëk. Mua më thirrën me shku, por nuk do të shkoj fare. Ti nëse e ka plan, unë e kam njeriun aty që më tregon çdo gjë, nëse don ti me ndërhy vetë me të tujt. Më shkruan nëse të intereson t’i kushtojmë vëmendjen.

Behari: Ok shok, në çfarë ore është varrimi se e kryej vetë me këdo që të jetë dhe sa të jenë, vetëm të jetë që mos të vrasim njerëz kot.

Preka: Do të të tregoj nesër fiks se kam njeriun aty

Behari: Të jep info të sakta se mos ndryshon makinë.

Preka: E ke me siguri të saktë, por ka me shku edhe me për të shtatat, ta them unë. Ti shiko vetë, kemi dhe raste dhe ditë të tjera. Ti ruaj vetën, unë të diftoj nëpërmjet njeriut se unë për vete jam në Dukagjin në Shalë, por jam në kontakt për gjithçka. Ai personi që është aty e shef me sy me kë është dhe me çfarë po lëviz, të nis edhe foto ndoshta, ti bëj si të jetë më e mira për ty.

Behari: Ok shok, nëse e kryej me kë mik gjithë jetën se jam betuar për ta hek.

Preka: Betohem për ky të fëmijëve, për shpirt ta kryej sonte dhe do të flasim e do të diftoj për cdo gjë. Të shkruaj nesër herët dhe gjatë ditës, nëse nuk bëhet gjë deri nesër e kemi se janë zakonet rregullisht aty dhe kur shkon e kemi informacionin 100%.

Në orën 22:01 Behar Bajri komunikon me Prekë Kodrën. Preka i dërgon foto Bajrit të komunikimeve që ka kryer me një person të tretë dhe shprehet që; kam njeriun me ta shok që tregojnë sa herë ka raste apo ku shkojnë. Po ta shkruajta e ke gjithçka fiks.

Behari: Ok shok, ishalla është edhe Genci me të

Preka: Nesë është këtu me siguri e ke

Behari: Edhe me djemtë e axhës me qenë nuk e fai, të gjithë, nuk ndaj asnjë.

Preka: Me lezer, se këto ditë e kemi edhe herë të tjera. Bëj kujdes.

Behari: Kam njerëz boll, nuk shpëton asnjë

Behari-Astmer Bilalit: A don me kry punë, është duke ardhë nga Saranda, Bacja me gjithë Gencin

Asmeri: Po, kur është duke ardh, kur vjen me ca makine?

Behari: A don me marrë pjesë apo jo? Nesër e këna në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër. Si e ke mendjen? I kam të gjitha gat, kam paguar informatorin. Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër. I kam me makina e me tana, me armë i kam, bëra gati dhe informatorin.

Asmteri: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.

Behari: Të them vetë sot

Astmeri: Në rregull

Behari: Do të të them, tre orë gjumë kam bërë

Asmteri: Unë 3 orë gjumë kam.

Behari: Genci dhe Ibrahimi duke ardh nga Saranda, kanë informacion të saktë.

Astermi: Nuk ma merr mendja, që ka për të qenë Ihrahimi aty se e kapin sapo ta shikojnë. Ka mundësi me ma nxjerë dikush ‘Hamzanë’ kam fol mbrëmë me dikë, ma premtoj se ma nxjerr, pa shofim ishalla.

Behari-Pëllumb Gjoka: Jam pa gjumë sepse jam duke prit me kry punë me ‘Dorin’ dhe me të tanë se ka vdek Indrit Rraja. Ai i zonës tonë më tha të jap info.

Astmeri-Beharit: Të marr informacion të sigurt për Ibrahimin dhe ishalla është me ato.

Behari: Ke njerëz se duan të paktën nja katër, makina dhe armë kam unë.

Asmteri: Sot skam njerëz se nuk është kush këtu, as Bardhi nuk është, këta shokët mi kanë kap, po unë jam

Behari: Ti je, por duhen njerëzit se ti vetëm s’ke ça të bësh, por sido që të jetë do ta bëj një sms se njerëzit e mi i kam në dispozicion kur do herë.

Gjoka-Asanbegajt: Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse ti kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë veç sa të kthehem.

Arditi: Ai legeni ngeli duke fol për ty, të ka bërë padrino. Po pash që kishte komunikime me një me mbiemër Lici e thash çne ku me këta. Atij nuk i ka dalë asnjëherë në vel antena, vetëm aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart. I njeh si shtëpi, jua njeh zërin.

Denis Brajoviq-Behar Bajri: Gjoks u kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka.

The post “Do ta kryej vetë që mos të vrasim njerëz kot”, si Behar Bajri planifikoi të vriste Ibrahim Licin në një varrim appeared first on Albeu.com.