dosja hetimore Archives - Albeu.com

Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit
Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për t’u njohur me materialet hetimore.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Erion Veliajt, theksohet se kryebashkiakut i është vendosur nga SPAK në dispozicion një USB me të gjitha materialet hetimore, ndërkohë që ky i fundit kishte kërkuar kopje fizike të dosjes, pasi nuk i akseson dot ne burg.

“Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij.

Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, theksojnë avokatët e Veliajt.

Më tej, në reagimin publik të avokatëve theksohet se Erion Veliajt nuk po i pranohet kërkesa për të takuar mbrojtësit e tij ligjor ndërkombëtar, të cilët po përgatisin dhe gjyqin për në Strasburg.

“Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës”, thuhet në këtë deklaratë.

Reagimi i avokatëve të Erion Veliajt:

Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij. Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës.

The post Avokatët e Erion Veliajt: Kryebashkiaku kërkoi t’i jepet dosja hetimore, SPAK ia dorëzoi me USB, s’e përdor dot në kushtet e izolimit appeared first on Albeu.com.

“I ka bërë lavazh truri”, zbardhet dosja hetimore e Dervish Hasit! Prindërit: U kërkuam të shkëpusnin kontaktet, të dy refuzuan
Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik disa ditë më parë.

Mjeku Dervish Hasi u arrestua pasi akuzohet për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Ai kishte 3 gra dhe mbajti një të mitur gjithashtu si gruan e katërt për 2 vite.

Sakaq, ditën e sotme është zbardhur dosja hetimore në ngarkim të tij dhe mësohen të tjera detaje pas dëshmisë së të miturës por edhe prindërve të saj.

Kallëzimi për të është bërë nga i ati i vajzës 16-vjeçare i cili pretendon se 42-vjeçari i ka bërë lavazh truri 16-vjeçares, pasi dhe kjo e fundit nuk pranon të ndahet prej tij duke vijuar kështu lidhjen prej dy vitesh.

Të dy prindërit sipas dosjes hetimore të publikuar në media, i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, por nga ana tjetër edhe vajza nuk i ka dëgjuar për ta bërë një gjë të tillë “duke u shprehur se nëse do ndahej prej tij, do të vriste veten”.

Në kushtet që vajza e tyre nuk pranonte në asnjë mënyrë të shkëpuste kontaktet me mjekun, sipas dosjes hetimore referuar dëshmisë së dy prindërve, këta të fundit thonë se i kanë kërkuar edhe vetë mjekut Hasi që të shkëputej nga vajza e tyre.  Ky i fundit ka thënë “S’po bëjmë asgjë të keqe”.

/albeu.com

The post “I ka bërë lavazh truri”, zbardhet dosja hetimore e Dervish Hasit! Prindërit: U kërkuam të shkëpusnin kontaktet, të dy refuzuan appeared first on Albeu.com.

“Donte të më çonte në magazinë”, dëshmia tronditëse e 19-vjeçares që u ngacmua nga Gjoklaj: Më kapi te kyçi dhe më goditi
Marash Gjoklaj sapo kishte dalë nga burgu, por përfundoi sërish në qeli pas denoncimit të një 19-vjeçareje për ngacmim seksual.

Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.

Sakaq, janë zbardhur detaje nga dosja hetimore pas denoncimit të 19-vjeçares, e cila punonte si shitëse në një dyqan rrobash.

Në dëshminë e saj dhënë në polici, vajza thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë.

Herën e parë e ka ngacmuar me fjalë, ndërsa herën e dytë ka tentuar të abuzojë seksualisht. Shitësja pohon se Gjoklaj u afrua te banaku dhe me fjalë fyese, e kapi nga dora dhe tentoi ta fuste në magazinë, duke e goditur.

Pasi janë përleshur shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.

Pjesë nga dosja mbi dëshminë e shitëses:

Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja. I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje.

Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashtë dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në drejtim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem. Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e njeh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.

Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.

Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale. Gjykata e Tiranës caktoi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg”./albeu.com

The post “Donte të më çonte në magazinë”, dëshmia tronditëse e 19-vjeçares që u ngacmua nga Gjoklaj: Më kapi te kyçi dhe më goditi appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Dakos, detaje nga dosja hetimore: Ndërtuesi nuk respektoi kushtet teknike, pallatit nuk duhej t’i jepej leja e shfrytëzimit
Ditën e djeshme, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dakon të fundi është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues.

Ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Janë publikuar detaje nga dosja hetimore e Vagjush Dakos, ku banorët e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm, thonë se  ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti.

Gjithashtu pallati nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar.

“Pallati sipas kallëzimit është ndërtuar në  vitin 2012 duke shkelur kondicionet strukturore, projekt i cili është miratuar më pas me lejen e ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas kallëzuesve, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 duke u bërë i pabanueshëm. Banorët janë detyruar të zhvendosen në shtëpi të tjera pasi sipas tyre, projektuesit nuk kishin llogaritur mirë kushtet teknike në projektin e paraqitur nga shoqëria ndërtuese ashtu edhe ndërtuesi nuk ka ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. sipas kallëzuesve leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe studimet gjeologjike dhe sizmike. Investitori sipas tyre nuk ka respektuar as kushtet teknike të projektit të miratuar nga KRRT e Bashkisë Durrës. Pallati sipas kallëzuesve nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar” shkruhet në dosje.

Kallëzuesit pretendojnë se nga ana e zyrtarëve të bashkisë së Durrësit janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, gjatë miratimit të lejes së ndërtimit ashtu edhe gjatë miratimit të lejes së shfrytëzimit.

The post Arrestimi i Dakos, detaje nga dosja hetimore: Ndërtuesi nuk respektoi kushtet teknike, pallatit nuk duhej t’i jepej leja e shfrytëzimit appeared first on Albeu.com.

“Mushka, çokollata dhe pako”, përgjimet nxorën zbuluar bandën italo-shqiptare, kodet që përdorte grupi i trafikut të drogës
Autoritetet italiane çmontuan një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës dy ditë më parë në Bergamo.

Si rezultat i operacionit u arrestuarn 43 persona, ndërsa banda drejtohej nga tre shqiptarë.

U sekuestruan mbi 4 milionë euro që dyhsohet se urojnë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Në dosjen hetimore tregohet edhe mënyra se si funksiononte grupi dhe kodet që përdornin anëtarët e organizatës për të mos u kapur nga autoritetet.

Veprimet dhe pagesat e  grupit

Nga analizimi i fletoreve dhe llogarive të kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se periudha 07/ 03.2016 deri në 24.01 2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga Alfred Luliu dhe Gjergj Luli në total prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që I korrespondon një vlere monetare prej mbi 200 mijë euro.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë e mundur që të provohet  se Alfred Luli dhe Gjergji Luli  kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave, shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Lulit. Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.

Një pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, i cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe 12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.

Po kështu, Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga, kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg Kannabis sativa, në tre episode:

1) 40 kilogramë para datës 08.12.2017 me vlerë 70 500 euro

2) 12 kg  me datë 16.12.2017

3) 15 kg me datë 01.07.2018

Veprimet hetimore

Nga përgjimet telefonike të kryera për Alfred Lulin dhe vëzhgimet e bëra, është bërë e mundur që të provohet se Alfred Luli në datat 8  dhe 12 mars kishte bërë takime për shitjen e lëndëve narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Rexhep Dallupi.

Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?

Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.

Simboli “A”  tregon lëndën narkotike të lloji marijuanë nga Shqipëria

Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë

Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram,

Fjala “tym” dhe “çokollate” tregon substancën narkotike  të llojit hashash

Fjala “lekë”  monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.

Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave./Albeu.com/

The post “Mushka, çokollata dhe pako”, përgjimet nxorën zbuluar bandën italo-shqiptare, kodet që përdorte grupi i trafikut të drogës appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët i shkaktojnë shtetit dëmin 1.2 milionë euro, zbardhet dosja hetimore: Si u favorizua Ilir Thana
Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës kërkoi masën “arrest me burg” si të dyshuar për shpërdorim të detyrave, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorit të çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesit privat Alban Ruli.

Të arrestuarit i shkaktuan shteti një dëm prej 1.2 milionë eurosh sipas dosjes hetimore.

Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, i cili është arrestuar në dhjetor të 2022-shit.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se të tre kompensuan për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore.

Magazina sipas prokurorisë iu shit Ilir Thanës në prill të 1992-shit e së bashku me të edhe një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Ilir Thana u shpronësua dhe u dëmshpërblye në vitin 2015 dhe sekretari Arlind Gjoktuaj ishte në dijeni.

Edhe pse qytetari u pagua në vitin 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me zyrën përmbarimore të Alban Rulit u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish, kur në të vërtetë ai nuk ishte pronar. Pas rivlerësimit, Ministria e Financave  i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe motrës së tij.

Pjesë nga dosja hetimore:

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ekzekutuar vendimin nr. 9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit z. lir Thana se vlera objekteve te blera (magazinë dhe truall) 103.046 lekë‚ e konvertuar me indeksin e rritjes se çmimeve ,bazuar  në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve ne INSTAT. Ne zbatim te vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogarinë të z. Thana vlera prej 284 139 lekë me urdhër shpenzimin nr. 90 date 27.02.2015. Lutem te gjeni bashkëlidhur kopje te urdhër shpenzimit nr. 90 datë 27.02.2015 si dhe korenspondencën e dërguar nga sektori i publikimeve ne INSTAT në lidhje me indeksin e rritjes së çmimeve. Ne datën 29.08.2022 me nr 4442/2 Dega e Thesarit Tirane , ka nxjerrë urdhrin e brendshëm për bllokim te fondeve buxhetore ne artikullin 602 bazuar mbi urdhrin e përmbaruesit nr 7/723 prot date 11.08.2022 , ne favor. 145.867.920 leke. Ky urdhër man firmën e Miftar Shehi, ne mungese dhe me porosi te Kryetares Elmira Feto. Ne datën 16.09.2022 ka dale sërish urdhër i brendshëm nr 4850/1 date 16.09.2022. konkretisht bllokim I fondeve buxhetore ne Shumën 145.583.781 leke, nënshkruar nga Elmira Feto, Kryetare e Deges Se Thesarit Tirane. Ne datën 07.10.2022, Kreditori Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Albana Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti”, sipas dosjes hetimore.

Një detaj tjetër në dosjen hetimore është se se Thana e shiti magazinën në vitin 2005 pa qenë pronar.

“Sipas akteve bashkëlidhur kësaj MEMO rezulton dhe provohet tërësisht se personi nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë të K. Xh.. Në këto rrethana, Ministria e Financave ka pasur dijeni minimalisht se objekti ishte shitur nga Ilir Thana dhe se nuk duhet të pranonin dhe të ekzekutonin një kërkesë të përmbaruesit gjyqësor që e kishte vlerësuar një objekt dhe një truall në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve”, sipas dosjes së hetimit.

/Albeu.com/

The post Zyrtarët i shkaktojnë shtetit dëmin 1.2 milionë euro, zbardhet dosja hetimore: Si u favorizua Ilir Thana appeared first on Albeu.com.

Nga vrasja e Brilantit te zhdukja e Ervis Martinajt, “zbardhen” dëshmitë në dosjen hetimore: Lëvizjet e fundit të dy kushërinjve
Zhdukja e Ervis Martinajt dhe vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinajt kanë qenë kryetemat e kronikës së zezë gjatë sezonit të verës këtë vit. Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar një dokumentar mbi lëvizjet e fundit të dy kushërinjve si dhe një seri ngjarjesh kriminale në të cilat dyshohet se janë përfshirë.

Si Ervis Martinaj, ashtu edhe Brilanti, gëzonin respekt dhe kishin njohje edhe me oficerë të policisë. Brilant Martinaj madje nuk ngurronte që këto miqësi t’i shprehte edhe në rrjete sociale. Pikërisht këto njohje i kanë bërë ata “të paprekshëm” deri këtë verë ku 23-vjeçari u ekzekutua në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës, ndërsa Ervis Martinaj është zhdukur pa lënë gjurmë.

Duke iu referuar dosjes hetimore të dy ngjarjeve, në dokumentar janë publikuar edhe lëvizjet e fundit të dy kushërinjve si dhe dëshmitë e personave të fundit me të cilët ata kanë pasur kontakte.

Dokumentari i plotë:

Një verë e mbushur me krime të shumta, të lidhura në një seri të pambarimtë gjaku. Rrugë të sakatuara nga hakmarrja dhe qetësia e humbur përgjithmonë e një rendi që duket i cënuar rëndë. Dhe e sirenave të policisë, zjarrfikësve dhe ambulancave që duket se nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të shuajnë flakët dhe tymin që lenë pas bandat dhe të transportojnë viktimat e radhës të shpërthimit të një lufte që mbjell terror dhe pasiguri, në kulmin e një sezoni, që ekskluzivisht duhet të mirëpriste turistët, dhe jo kufomat e shpërndara nga bandat, kudo nëpër rrugë.

2-Një skenë e tillë do të ishte edhe e diela përvëluese, e 17 korrikut 2022, për Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Një mesditë ku rrugët dukeshin të lira dhe të pashqetësuara nga trafiku i zakonshëm i verës. Por që dukej se ishin të tilla vetëm për vrasësit e radhës, por jo për tre të rinjtë, të cilët nuk e kishin menduar se udhëtimi i tyre i fundit në këtë jetë, do të ndërpritej nga breshëria e gjatë e plumbave, të derdhur mbi ta. Plumba, që nuk u dhanë asnjë mundësi të mbijetonin, por jo vetëm kaq, por u derdhën furishëm mbi ta, si një hakmarrje e egër, burimin e së cilës ende edhe sot policia e ka të vështirë ta identifikojë se nga vinte. Por kush i vrau Brilant Martinajn dhe miqtë e tij?

3-Cila ishte përditshmëria e tyre e fundit në këtë jetë? Brilant Martinaj, ishte një emër problematik për rendin. Edhe pse në një moshë të re, ai ishte kthyer shpejt në një vrasës gjakftohtë të rrugëve të Shqipërisë. Rrugë, që dukeshin se kishin nisur dalëngadalë ti bindeshin autoritetit të këtij të riu, jo më shumë se 22 vjeçar. Ku tashmë, ai kishte vendosur rregullat e tij. Rregulla, të cilave duhet t’u përgjigjeshin edhe uniformat e policisë, të cilët kishin nisur t’i bindeshin si të ishte bosi i tyre. Prestigj, që i kishte dhënë të riut Martinaj, shpejt statusin e të paprekshmit në rrugë. Por edhe të ngrinte armën ndaj uniformave blu.

4-Reputacion që Brilant Martinaj e kishte fituar edhe si kushëriri i parë i Ervis Martinaj.

Kushëriri nga babai, i njohur edhe si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri. Që edhe vetë, sot rezulton i zhdukur pa gjurmë. Autoritet që i kishte dhënë të riut Martinaj, mundësinë të lëvizte i lirshëm. Ashtu si ditën e ngjarjes, ku në vend të ishte në kërkim policor, ai u gjet më parë nga kundërshtarët e tij. Të cilët nuk kursyen ndaj tij dhe miqve që e shoqëronin batare të shumta me plumba. Aq sa ekspertët mjeko-ligjorë e patën shumë të vështirë të identifikonin fillimisht kufomat e përzhitura nga flakët.Të cilat thuhet se ishin karbonizuar plotësisht.

5-Ku identifikimi i kufomave, u bë vetë pas analizimit të trupit të karbonizuar të Brilant Martinaj. I cili u dallua nga atletet e markës ‘Valentino’ që mbante veshur si edhe nga një orë e markës ‘Rolex’ që mbante në dorë. Sipas ekspertizës balistike të kryer, në trupin e viktimave, u gjetën 18 deri në 20 plumba.

Çka tregonte edhe për egërsinë me të cilën ata ishin qëlluar. Ndërkohë që për të konfirmuar identitetin e secilës prej viktimave, ekspertë të mjekësisë ligjore, morën edhe kampionë nga ADN-ja e të afërmve të tyre. Në këtë rast, nga Rakip Martinaj, babai i Brilant Martinaj dhe Bajram Hoxha, babai i Besmir Hoxhës.

6-Duke u kthyer te dita para ngjarjes, grupi hetues, ndërtoi edhe një dinamikë të lëvizjeve të Brilant Martinaj.

Shënjestra e dyshuar e atentatit të trefishtë. Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, makina me të cilën tre të rinjtë po lëviznin, ishte e regjistruar në emër të Arbër Hoxhës.Vëllait të Besmir Hoxhës, që ndodhej në drejtimin e automjetit. Fillimisht, Brilant Martinaj, mendohet se ka kontaktuar Besmir Hoxhën. Ku i ka kërkuar këtij të fundit ta shoqërojë me makinë deri në Kamëz. Pranë një servisi, ku kishte lënë për të riparuar makinën e tij. Bashkë me ta, në sediljen e pasme, ishte edhe Dikler Vata, i cili shërbente kurdoherë si shoqërues i Brilant Martinaj.

7-Gjatë rrugës, Martinaj, thuhet se ka kontaktuar me Jeton Lamin. Efektivi i policisë, që më pas doli edhe si shoqëruesi i Ervis Martinaj, natën kur bosi i lojrave të fatit, u pa për herë të fundit në të gjallë, në hyrje të një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit. Sipas dosjes hetimore, Brilant Martinaj dhe miqtë e tij pasi janë bërë bashkë, janë ndalur fillimisht në Fushë Kuqe, në lokalin e njohur si ‘Brazil’.

Aty, ku i ka pritur Jeton Lami, agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, i cili më pas i ka marrë dhe i ka shoqëruar me makinën e tij Audi A8, drejt Kamzës. Makinë, që rezultoi të ishte e njëjta, me të cilën Jeton Lami, shoqëroi Ervis Martinajn, natën e 5 gushtit 2022, në Durrës.

8-Para se ky i fundit të raportohej më pas i zhdukur. Pasi janë bërë bashkë, operativi Jeton Lami dhe Brilant Martinaj me miqtë e tij, kanë lëvizur drejt Kamzës. Në servisin ku Martinaj kishte lënë makinën e tij. Informacion që konfirmohet edhe nga punonjësi i servisit.

“Brilant Martinaj kishte lënë një makinë për ta rreguilluar. Ata erdhën dhe më pyetën nëse e kisha përfunduar, por ju thashë që më duhej edhe pak kohë. Martinaj dhe miqtë e tij qëndruan vetëm pak minuta në servis dhe më pas u larguan”, tha punonjësi i Servisit.

9-Është ky momenti, kur pasi janë ndarë nga punonjësi i servisit të makinave në Kamëz, Jeton Lami mësohet se i ka kthyer sërish me makinën e tij Martinajn dhe dy shoqëruesit e tij, në lokalin ‘Brazil’, aty ku edhe i mori.

Lokal ku grupi i djemve kishin lënë makinën e Besmir Hoxhës. Është akoma e paqartë përse Martinaj, zgjodhi ta linte makinën e mikut të tij në sheshpushimin e lokalit të njohur në zonën e Fushë-Krujës dhe të vazhdonte udhëtimin e mbetur në Kamëz me automjetin e efektivit Lami. Dhe nëse ishte ky momenti, kur toga e pushkatarëve, u ishte vënë në ndjekje. Një zgjedhje që duket se nuk ka qenë shumë e gjetur nga Martinaj dhe miqtë e tij.

10-Pasi ekzekutimi dhe mënyra se si u krye lë të dyshosh se makina e shokut të tij, Besmir Hoxha, duhet të ketë qenë për një kohë të gjatë në vëzhgimin e agresorëve. Siç mund të ketë qenë po kështu edhe makina e efektivit të policisë, Jeton Lami. I cili duhet të ketë qenë mjaftueshëm i ekspozuar në lëvizjet e tij, në syrin e kundërshtarëve të Martinajt të ri. Por edhe kushëririt të tij të famshëm. Kjo, pasi dinamika në vazhdim e ekzekutimit të trefishtë, nuk le mëdyshje, se kishim të bënim me një atentat të mirëorganizuar deri në imtësi. Sipas dinamikës në vazhdim, të ndërtuar nga grupi hetues, atentatorët mendohet se i pritën viktimat e tyre në hyrje të Urës së Fushë-Krujës.

11-Menjëherë, pasi ata ishin nisur nga lokali ‘Brazil’, ku ishin ndarë me Jeton Lamin. Gjithçka duket se është fiksuar nga kamerat e një biznesi pranë mbikalimit. Aty ku thuhet se makina e autorëve, ka qëndruar në pritje për afro 55 minuta. Një tjetër detaj, që përforcon bindjen e grupit hetues, se një grup i gjerë keqbërësish, ishin të angazhuar atë të diel, për të ditur lëvizjet e Martinaj dhe shokëve të tij. Por ndërsa grupi hetues, priste që me posedimin e këtyre pamjeve filmike të zbulonte edhe djallin që fshihet në detaje, duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.

12-Gjatë gjithë pritjes së tyre, ata kanë hapur vetëm një moment derën e automjetit ku qëndronin në pritje. Por, pa dalë asnjëherë nga aty. Çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi grupit hetues të kryejë identifikimin e autorëve. Gjithçka tjetër, duket një film horror i xhiruar në rrugë. I denjë për ekzekutimet që mund të kryejnë vetëm kartelet e drogës në Meksikë. Sapo shquajnë për së largu, makinën me të cilën Brilant Martinaj dhe miqtë e tij udhëtonin, makina në pritje lëviz nga vendi ku qëndronte prej kohësh dhe i vihet në ndjekje, objektivit. Pas tyre, po në këtë moment, vihet në ndjekje edhe një tjetër makinë, e cila duket sikur transporton vrasësit. Ekzekutimi duket të jetë barbar dhe i egër.

13-Makina me Martinaj dhe shokët e tij në brendësi shpërthen në flakë. I vetmi që mundi t’i shpëtojë fillimisht furisë së pandalur të plumbave, duket se është Dikler Vata, që qëndronte në pjesën e pasme të mjetit. Por edhe ky, duket se i shpëton përkohësisht plumbave të atentatorëve. Pasi në efektin e flakëve dhe tymit që kishte përfshirë ndërkohë automjetin, ai del nga aty, pa e ditur se atentatorët edhe pse në largim e sipër vazhdonin të shikonin nga automjeti i viktimave të tyre. Është ky momenti, kur sipas grupit hetues, ata rikthehen edhe njëherë në vendngjarje dhe ekzekutojnë Dikler Vatën, i cili po përpiqej të mbushej me frymë në anë të rrugës ku digjej automjeti me dy miqtë e tij.

14-Sipas grupit hetues, menjëherë pasi u konstatua nga pamjet filmike, makina e dytë në krim, ata kryen verifikimin e tyre, se kujt i përkiste ky automjet. Në bazë të të dhënave të siguruara, rezultoi se ky automjet, i përkiste një emigranti që jetonte në Britaninë e Madhe. I cili u ndalua në avion në momentin kur po udhëtonte drejt Anglisë. Por alibia e tij e fortë bëri që grupi hetues ta lironte shpejt nga përgjegjësitë. Si një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paralelisht me këto veprime, policia gjeti pas ngjarjes, edhe një makinë të djegur. Makinë Ëolksvagen Passat me portobagazh, me targa të pasme AA150OR, ku në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë.

15-Një automatik model 56, prodhim jugosllav dhe një armë tip automatik PMSH.

Në lidhje me ngjajrjen e rëndë, policia mori në pyetje edhe vëllain e njërit prej të fortëve të Niklës. Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit. Po pa specifikuar përse hetimet e saj, ishin ndalur pikërisht te ‘Të fortët’ e Niklës.

“Ditën e ngjarjes kam qenë duke drekuar në Sarandë. Viktimat nuk i njoh dhe emrat ua kam dëgjuar vetën në media. Më herët kam qenë me pushime jashtë vendit”, pohoi Valter Bami.

Njëkohësisht me familjen Bami, grupi hetues mori në pyetje edhe pjesëtarë të një tjetër familje problematike në Nikël. Personi i radhës që u pyet ishte Lutfi Haka.

16-Babai i Marklen Hakës. Ky i fundit pre e një atetanti të radhës të rëndë, në muajin qershor 2022, vetëm disa javë para se Martinaj të ekzekutohej. Lutfi Haka, që nuk dha ndonjë detaj me interes për grupin hetues. Ndërsa djali i tij Marklen Haka, u deklarua se nuk u gjend në banesë. Ndërkohë që policia shpalli njoftim për ndalimin në kufi për shtetasit Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Roan Brahimi (Prendi). Po kështu edhe për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. I cili del i pranishëm edhe natën kur Enver Stafuka u rrëmbye dhe u zhduk nga një togë banditësh të maskuar si policë, për të mos u gjetur më kurrë që nga 8 shkurti i vitit 2015.

17-Video e cila është transmetuar ekskluzivisht edhe nga emisioni ‘Në shënjestër’. Rraja, emri i të cilit del po kështu, në çështjen e Endrit Dokles dhe Gentian Reçit. Ky i fundit, kunati i Dokles, njëherazi edhe djali i vëllait të Xhelal Reçit. Xhelal Reçi, ish polici i ekzekutuar, më 1 nëntor 2021, në qendër të qytetit të Laçit. Ku thuhet se një nga personat e dyshuar si vrasës së tij, të jetë Brilant Martinaj. Ramazan Rraja i cili në një komunikim për Neës 24, u shpreh lidhur mbi ngjarjen e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, se ai jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë. Dhe se nuk ka përplasje me familjen Martinaj. Sipas tij, ai po sulmohet thjesht për shkakun se është nip i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

18-Por për t’u kthyer edhe njëherë te dita e krimit, grupi hetues mori në intervistë jo vetëm armiqtë e dyshuar të Martinaj, por edhe familjarë të tij. Dhe të miqve që atë ditë e shoqëronin në makinë. I pari që u pyet mbi jetën e djalit të tij, ishte edhe Rakip Martinaj. Babai që në këtë ngjarje, humbi djalin e tij të vetëm. Por ku ashtu siç pritej, i ati i 22 vjeçarit, nuk dha ndonjë detaj që mund të bënte dallimin në informacionin që kërkonte të dispononte grupi hetues. Madje, u tregua shumë hermetik në thëniet e tij, duke mos i ndihmuar shumë prokurorët, në hetimet që ata sapo kishin nisur për këtë ngjarje.

19-Ose të paktën, ai duhet të kishte kohë, që dinte shumë pak ose aspak, për lëvizjet e të birit.

“Ditën e ngjarjes nuk kam patur dijeni me kë ishte Brilanti dhe as me kë ishte”, tha Rakip Martinaj. Por me shumë gjasa Rakip Martinaj, mund të jetë i treguar i vërtetë në deklarimet e tij para hetuesve. Kjo pasi Brilant Martinaj, bënte një jetë shumë të shpërndarë. Duke lëvizur shpesh midis Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që vihet re edhe në postimet e tij në rrjetet sociale, kryesisht në tik-tok.

20-Ku postonte momente të veçanta midis luksit dhe jetës vanitoze që duket se e kishte shumë përzemër. Një jetë e shpenzuar mes miqve të shumtë të botës së shoëbizzit por dhe të kërkimit policor. Ku prej tri vitesh ndaj tij kishte një urdhër për kërkim ndërkombëtar, pas akuzave si autor i dyshuar në vrasjen e efektivit të policisë Xhuliano Prela. Vrasje ende e pazbardhur edhe sot, por ku personi i parë i dyshuar për këtë krim u cilësua, Brilant Martinaj. Martinaj, i cili mbrëmjen e ekzekutimit të efektivit Prela në fshatin Gajush të Lezhës, u pa të lëvizte me makinën e tij Opel me targa AA 470 BO në aksin Milot-Lezhë. Teksa furnizohej në një nga pikat e karburantit në Fushë-Milot.

21-Pamje, të makinës së Martinaj, të cilat u publikuan për herë të parë nga emisioni ‘Në shënjestër’, teksa në kamerat e sigurisë së karburantit shfaqet vetë Martinaj, i veshur me rroba kamuflazhi. Makinë, që sipas grupit hetues ishte e vetmja që lëvizi përgjatë itinerarit Lezhë-Milot, në harkun kohor të vrasjes së punonjësit të policisë. Një vrasje që siç e thamë, e pazbardhur. Por ku duket se në vazhdim një dorë e padukshme ndërhyri për ti dhënë një rrjedhë tjetër. Ndërsa Martinaj, të nesërmen e ngjarjes, u largua për në Turqi, nga pika kufitare e Morinës. Të paktën kështu u deklarua nga familjarët e tij.

22-Të cilët e justifikuan largimin e tij, me motive shëndetësore të një të afërmi. Por për t’u kthyer te ngjarja e humbjes së jetës së tij, ai që do të ishte më i pafajshmi në gjithë këtë histori do të ishte Besmir Hoxha. Hoxha në këtë udhëtim të fundit të Martinaj, do të kishte rolin e shoferit. Një rezervim i trishtë i fatit, për njeriun e vetëm në këtë ngjarje që nuk kishte lidhje të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë me krimin. Por që atë ditë, fati i tij i keq, e dërgoi në pritën e organizuar për Martinaj dhe mikun tjetër të tij, Dikler Vata. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, Besmir Hoxha, nuk kishte asnjë precedentë të mëparshëm penalë. Apo llogari të hapura me ligjin.

23-Ai priste së shpejti të bëhej baba për herë të dytë. Atësi të cilën nuk mundi ta shijojë, pasi plumbat ia prenë jetën në mes. Më keq akoma, familja nuk mundi ta shikojë për herë të fundit. Pasi trupi i tij u shkrumbua brenda në makinë, bashkë me atë të Brilant Martinaj. Nga flakët të cilët shpërthyen, pasi ekzekutorët thuhet se goditën me breshëri arme sebratorin e makinës së viktimave. Vëllai i tij Arbër Hoxha, tregoi për grupin hetues edhe momentin se si e mësoi lajmin për ekzekutimin e njeriut të tij të afërt. Ai tha po kështu, se vëllai i tij nuk kishte konflikte.

24-Çka krijoi edhe më shumë bindjen te grupi hetues se objektivi i atentatit ishte Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata.

“Vëllai im Besmiri më datë 17 korrik ora 11.30 paradite ka qenë duke udhëtuar me Brilant Martinaj me një makinë Ëolsëagen gri me targë AB 456 DO. Makinën e drejtonte Besmiri. Ngjarjen që Besmiri dhe shokët e tij ishin qëlluar në Fushë-Krujë e mësova nga mediat”, tha Arbër Hoxha./BW

The post Nga vrasja e Brilantit te zhdukja e Ervis Martinajt, “zbardhen” dëshmitë në dosjen hetimore: Lëvizjet e fundit të dy kushërinjve appeared first on Albeu.com.

Tha se e llastuan, del dosja hetimore e “gangsteres” së Bilishtit: Goditi me kokë e shkelma punonjësin e policisë
Deizi Arapi, “gangsterja” nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll do duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici duket se nuk e paskan llastuar aq mirë.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno i ‘Ora News’, Dezi kishte goditur me kokë dhe me shkelma punonjësin e policisë.

28-vjeçarja është ende në hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arapi e konsideroi vete ‘gangstere’ duke shkruar në ‘instastory’ se në komisariat është trajtuar më mirë seç duhet.

“Përshendetje. Jam Deizi Arapi. Kam parë shumë lajme nga më të ndryshmet. Po unë jam gangsteria! Sapo jam në gjendje të lirë dhe po kthehem në shtëpi. Ansnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Gjithsesi unë këtu jam, kush ka problem di ku të më gjej. Unë jam rrugës për në shtëpi, më kanë trajtuar më mirë seç duhet. Mos u merrni me llafe sepse unë ja dal mbanë, po ju ç’do bëni,”- deklaroi ajo.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno i ‘Ora News’, më datë 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe Deizi Arapi, ishin qenë në qendër të qytetit të Bilishtit, duke dëgjuar muzikë me zë të lartë brenda automjetit të saj, me targa AA032BB.

Aty kanë shkuar disa punonjës policie dhe u kanë kërkuar të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth. Kërkesës së punonjësve të policisë, 28-vjeçarja i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë. Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit e policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, por nuk ka pranuar. Qyno tregon më tej se policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe  shkelma në gjoks një nga punonjësit e policisë

Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për policin si dhe kanë dëshmuar dhe pjesa tjetër e efektivëve të patrullës. Mes personave të shoqëruar ka qenë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.

E gjithë ngjarja ndodhi mesnatën e 23 gushtit./albeu.com

The post Tha se e llastuan, del dosja hetimore e “gangsteres” së Bilishtit: Goditi me kokë e shkelma punonjësin e policisë appeared first on Albeu.com.

DOSJA/ “Përse më përgojon se shkoj me meshkuj të tjerë?”, autori rrëfen krimin në Kozare: E kapa për fyti, u bë dyll e verdhë dhe vdiq
Zbardhet dosja hetimore e vrasjes në Kozarë të Kuçovës, ku fqinji vrau 63-vjeçaren Fatime Suli.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 janarit të këtij viti në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare, ku 63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

“Ditën e djeshme, rreth orës 10:00 paradite doli me bagëtitë te tokat e tij në fshatin Havaleas. Teksa kullosja dhitë pa në një shesh afër një kulle nafte se ishte dhe shtetasja Fatime Suli. Fatimja po mblidhte penj që përdoren për të lidhur domatet e serave. Po ashtu afër Fatimes ishte dhe një karroce dore që ajo e mbanë për të transportuar penjtë që mblidhte dhe t’i çonte në shtëpi. E pyetu se si ishte por ajo nuk i ktheu përgjigje. Më pas i kërkoi që t’i kthente përgjigje. Ajo më pas i ka thënë; çfarë do. Pas këtyre fjalëve i ka thënë që duhej t’i jepte lekët që i kishte, por ajo i ka thënë se nuk ia jepte. Më pas ajo i ka thënë se përse e përgojonte, sikur shkonte me burrat e tjerë. Shtetasi Fetah Mara i ka thënë që nuk e ka përgojuar, por i ka kërkuar që t’i kthente ato që i kishte. Por ajo ka refuzuar duke i thënë që nuk kishte për t’i dhënë. Pasi i ka marrë penjtë me forcë nga dora i ka thënë; ik merr lekët. Penjtë ia ka hedhur në tokë dhe ndërkohë Fatimja i ka marrë dhe i ka thënë që të largohej. Më pas ajo ma marrë një plis dheu dhe e ka goditur në shpatullën e majtë. Më pas ka marrë një gur dhe e ka kërcënuar duke i thënë që do ta godiste. Ia ka marrë gurin nga dora me forcë dhe e ka hedhur në tokë. Ajo përsëri i ka marrë dhe i ka thënë që do ta godiste. Në këtë kohë e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë, por Fatimja ka marrë përsëri gurin dhe i ka thënë që do e godiste. Në këtë kohë ia ka rrëmbyer gurin nga dora dhe me parakrahun e tij e ka kapur nga mbrapa duke ia vendosur në fyt dhe po e mbante të shtrënguar. Ajo i ka thënë që do e lëshonte, pasi do të njoftonte policinë. Duke qenë se ishte i dehur, deklaron shtetasi Fetah Marra, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur më pas, por papritur ka parë që Fatimja u këput që në këmbë. Ajo u bë dyllë e verdhë dhe e vuri re që ndërroi jetë. Më pas e ka tërhequr zvarrë nga shpatullat dhe e ka e vendosur te një ulluk i vogël, jo shumë larg nga vendi që e mbyti. Aty e ka mbuluar me ca mbeturina domatesh të shkulura dhe copa penjsh që gjeti aty rastësisht. “, thuhet në dosjen hetimore.

The post DOSJA/ “Përse më përgojon se shkoj me meshkuj të tjerë?”, autori rrëfen krimin në Kozare: E kapa për fyti, u bë dyll e verdhë dhe vdiq appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ Si u përfshinë truprojat e Saimir Tahirit në trafik kanabisi, dëshmojnë skafistët
Edhe kjo mbrëmje në Adriatik duket e qetë. Pavarësisht se është muaji tetor, deti ngjet të jetë i patrazuar për Fërhat Ajdinin dhe grupin e tij, ndërsa nata përpara duket sërish premtuese. Ashtu siç në fakt kishin qenë tri vitet e fundit, ku kishin mundur të transportonin të pashqetësuar me qindra tonelata drogë në bregun tjetër matanë Vlorës.

Një udhëtim i gjatë në det që kish nisur në vitin 2014 dhe që u kish sjell shumë andralla në kërkim të pasurisë. Por pa e ditur se ky zbarkim i radhës në brigjet e Barit do të ishte edhe fundi i maratonës së tyre ujore, në botën e narkotikëve. Aty ku në brigjet e Puglias, këtë herë po i priste policia italiane. E cila në fakt kishte kohë që i kishte në lupën e saj.

Ku edhe këtë herë grupi i narkotrafikantëve mendoi se ia hodhi paq autoriteteve italiane, por që mesa duket i kishin bërë llogaritë gabim.

Pasi lirimi i tyre nuk do të ishte gjë tjetër, veçse rrengu për të çuar autoritetet policore italiane në drejtim të pjesës tjetër të grupit. Një grup i strukturuar kriminal me bazë në Shqipëri, i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, por që shpejt me identifikimin e tyre do të zbuloheshin edhe fijet në politikë dhe në drejtësi. Fije të cilat i kishin shërbyer këtij grupi për ti krijuar vetes të gjithë komfortin për të vepruar të lirë në Shqipëri dhe për të lëvizur më pas pa u bezdisur drogën drejt Italisë.

Ku midis të arrestuarve të shumtë në operacionin e koduar ‘Shpirti’ do të ishin edhe dy ish-truprojat e ministrit të Brendshëm në vitet 2013-2017, Saimir Tahiri, i cili sot ndodhet edhe vetë pas hekurave të qelisë i dënuar nga Gjykata e Apelit e Korrupsionit dhe Krimeve me 3 vite e 6 muaj burg, në akuzën për shpërdorim detyre. Një ndjekje e gjatë dhe e lodhshme edhe për autoritetet italiane të cilët kishin dokumentuar me durim të gjithë aktivitetin kriminal të grupit që sipas tyre kishin mundur të transportonin drejt Italisë, përgjatë viteve 2014-2017, tonelata me lëndë narkotike.

Ku edhe këtë herë ata që do të zbërthenin grupin kriminal dhe mënyrën se si ata funksiononin do të ishin të penduarit e drejtësisë.

Të cilët nuk treguan vetëm emrat e tyre, por edhe lidhjet që kokat e kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike në Shqipëri kishin me dy pushtetet, atë politik dhe në drejtësi. Por pjesa më interesante e hetimit, është ajo që lidhet me emrat e dy shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në kohën kur ky i fundit mbante postin e rëndësishëm ministror, gjatë viteve 2013-2017.

Kohë e cila përkon edhe me aktivitetin e dy truprojave të tij, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Por edhe me masivizimin e kanabisit në Shqipëri. Por si u përfshinë Deda dhe Marku në këtë aktivitet. Për të kuptuar rolin e tyre në këtë sipërmarrje edhe këtë herë në ndihmë hetuesve italianë u erdhi dëshmia e një të penduari të drejtësisë.

Ai është skafisti Fiqiret Seferi që deri para arrestimit kishte një rol kyç në transportin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Episodi për të cilin ai flet është ai i 21 dhjetorit 2016, kur policia italiane bllokoi në brigjet e veta, mbi 1 ton hashash, të cilat sapo kishin mbërritur nga Shqipëria drejt Italisë.

Dosja Italiane

“Eltjon Bregasi (Pinxho), Silvio Sidella, Raffaele Addante. Giuseppe Vispo, Alessio Ventrella, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ish punonjës të Gardës, kanë trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë 1016 kg hashash. Droga iu është sekuestruar skafistëve Fiqiret Seferi e Ferhat Ajdini. Lënda narkotike është kultivuar dhe mbajtur në Shqipëri nga Eltjon Bregasi (Pinxho), Agustin Deda dhe Hekuran Marku, për tja dorëzuar më pas italianëve Silvio Sidella, Raffaele Addante. Guiseppe Vispo, Alessio Ventrella.Gjë që nuk është realizuar pasi kjo sasi droge është bllokuar nga policia.

Sipas autoriteteve italiane menjëherë pas kësaj goditje të parët që u arrestuan ishin Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini. Të cilët u ndaluan nga policia italiane rreth 2.5 milje në zonën e Polignano Mare, në bordin e një gomonie 8 metra të gjate, të cilët edhe pse në fillim nuk pranuan të bashkëpunonin me autoritetet italiane, pas dënimeve të rënda që drejtësia e këtij vendi u dha, ata pranuan të flisnin dhe të rrëfejnë dinamikat e trafikut të drogës si edhe personazhet e perfshira.

Dosja Hetimore Italiane

“Në lidhje me këtë rrugë trafikimi të lëndës narkotike, deklarimet e bëra nga Fiqiret Seferi, në kuadër të bashkëpunimit të tij me drejtësinë, kanë bërë të mundur të identifikoheshin plotësisht personat e përshkruar si Pinxho dhe Silvio. Konkretisht njëri si shtetasi shqiptar Eltjon Bregasi, tjetri si shtetasi italian Silvio Sidella, duke konfirmuar aktivitetin kriminal për të dy këto persona.Në veçanti për të parin, i cili ishte pronar i një pjese të sasisë së madhe të lëndës narkotike të trafikuar në Itali, për të dytin si pritësi i lëndës narkotike. Përveç kësaj deklarimet e bëra kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet kriminal të dy shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët bashkën me Pinxhon ishin pronarë të lëndës narkotike, duke i njohur si Agustin Deda dhe Hekuran Marku, të cilët në atë periudhë ishin punonjës policie me shërbim si badigard në eskortën e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, po ashtu edhe të tre shtetasve italian të tjerë të identifikuar si Raffaele Addante, Giuseppe Vispo dhe Alessio Ventrella. Këta të tre të fundit në bazë të asaj që ka deklaruar bashkëpunëtori i drejtësisë ishin në kontakt me dy personat skafistë nëpërmjet shtetasit Shpëtim Shehi.

Menjëherë pasi pranuan të ishin bashkëpunëtorë të drejtësisë, dy skafistët e penduar, folën në veçanti për 3 ‘udhëtime’ nga Shqipëria në Itali, që kishin kryer nga gushti deri në dhjetor 2016. Ku ata identifikuan si pjesëmarrës në këtë trafik Saimir Kurtin, Malton Lleshin dhe Shkëlzen Dacin. Dy të parët si pronarë të lëndës narkotike në Shqipëri, ndërsa i treti si marrësi i drogës që u trafikua me 4 gusht 2016. Po kështu Ajdini dhe Seferi identifikuan edhe Eltjon Bregasin, Hekuran Markun dhe Agustin Dedën, si pronarë të lëndës narkotike.

Por siç do të dalë edhe më tej në këtë dosje të siguruar ‘Në shënjestër’, Hekuran Deda dhe Agustin Marku, nuk do të ishin të vetmit punonjës të shtetit të përfshirë në aferën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një tjetër episod për të cilin Fiqiret Seferi u rrëfye përpara hetuesve italianë, ishte edhe ai i trafikimit të 290 kg drogë nga Shqipëria në Itali.

Drogë e cila ishte në pronësi të Malton Lleshit, por që pasi të zbarkonte në Itali, do të ndahej midis disa personave. Ku sipas autoriteteve italiane i përfshirë krahas Malton Lleshit, Fërhat Ajdinit, Shkëlzen Dacit dhe emrave të tjerë, ishte Saimir Kurti, drejtori i zyrës së Punës në Kavajë. Një zyrtar vendor që siç do të rezultojë edhe më poshtë në dosje, ishte një person me influencë në polici dhe drejtësi. Çka tregonte për shkallën e lartë të implikimit të shtetit në trafikun e lëndëve narkotike. Ndërsa sipas rrëfimit të Fiqiret Seferit, droga që ishte pronë e Malton Lleshit, me lejen e tij e këtij të fundit do të ndahej me të zbarkuar në Itali, në Kalabri dhe Siçili.

Ku një pjesë do ta merrnin dy skafistët Fërhat Ajdini dhe Fiqiret Seferi, të cilët më pas do të ktheheshin në të penduarit e drejtësisë.

Dosja hetimore Italiane. “Trafikimi i 290 kg u bë në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë me 4 gusht 2016. Droga do t’i dorëzohej; 150 kg Shkëlzen Dacit, 80 kg Malton Lleshit, pjesa tjetër Fërhat Ajdinit dhe Fiqiret Seferit. Ajdini dhe Seferi në korrik-gusht 2016 kanë marrë përsipër të trafikonin drogën nga Shqipëria në Itali, për të përballuar vështirësitë ekonomike. Saimir Kurti dhe një person tjetër, kishin vënë në transport përkatësisht 50 dhe100 kg duke iu premtuar 100 euro për kg. Pritësi ishte Shkëlzen Daci. Droga do të nisej mbrëmjen e 3 gushtit nga Mali i Robit. Aty do të ishte i pranishëm edhe një person i paidentifikuar. Pronar i një hoteli të vjetër në zonën e malit të Robit, që do të merrte 10 kg drogë që do të dërgoheshin në Torino.

Në lidhje me këtë episod të trafikimit të lëndës narkotike, Fiqiret Seferi rrefeu për hetuesit edhe njohjen e tij me Fërhat Ajdinin dhe Saimir Kurtin. Edhe se si ky i fundit pavarësisht se ishte i arrestuar dhe ndodhej në spital i ruajtur nga policia, ata kishin mundur ta takonin me bekimin e këtyre të fundit dhe të kryenin transportin e radhës të drogës.

“Fërhat Ajdini më njohu me Saimir Kurtin. Shkuam në spital dhe folëm me të, pasi ai kishte 50 kg për të transportuar. Saimiri ishte i shtruar dhe ishte në arrest në spital. Në spital ruhej me policë. Na lanë vetëm me të me kërkesë të Saimirit. Takimi u bë në spitalin e Durrësit ne repartin e të mbrojturve. Kemi folur të tre dhe ai na propozoi që të dërgonim 50 kg në Itali dhe tha se e kishte ai gomonen. Fitimi do të ndahej. Unë dhe Ajdini do të fitonim nga 100 euro për çdo kg të trasportuar. Saimiri e kishte gomonen te shtëpia e tij në Stover rreth 2 km në jug të Kavajës. Në total do të çonim 290, 50 të Saimirit, 140 të Malton Lleshit dhe 100 të Luanit. Ky i fundit mbante 2 emra. Jemi nisur nga Mali i Robit rreth orës 23.30 të 3 gushtit 2016. I zoti i vendit nga jemi nisur quhej Mustafa. Unë Ajdini, Mustafai dhe Luani ngarkuam gomonen. Mustafai na dha një GPS dore. Kishte vënë pikat e udhëtimit dhe të arritjes në Itali. Në mëngjes kemi mbërritur në drejtim të San Vito de Normani. Ishte një plazh me 2-3 shkëmbinj dhe një bar afër. Shkarkuam drogën në një kanal ku ishte mbjellë misër. Kur ishim ulur në një Bar erdhën karabinierët. Na pyetën nëse gomonia ishte e jona. Na dërguan në Kuesturë. Thamë që ishim të dehur dhe kishim arritur me gomone në Itali pa dashur. Na liruan pasditen e 4 gushtit. Drogën e Saimirit dhe të Luanit ja dorëzuam Tanit të Modugno (Shkëlzen Dacit). Malton Lleshit i dhamë 80 kg, por ai nuk na bëri pagesën e transportit. Droga e Lleshit ishte e konfeksionuar me letër alumini dhe kishte shenja më spray të kuq ndoshta X.Droga e Saimir Kurtit kishte letër ngjitëse dhe kafe dhe ajo e Luanit ishte në qese të zeza.Theksoj se i kam dhënë 38 mijë euro Saimir Kurtit. Këto lekë i kishte sjellë Ajdini në Shqipëri me kamion. Lekët vinin nga Shkëlzen Daci, i thirrur si Tani i Modugnos.”, tha Fiqiret Seferi, i penduar i drejtësisë.

Sipas autoriteteve italiane Fërhat Ajdini dhe Fiqiret Seferi mbaheshin prej kohësh në përgjim. Ku nga interceptimet telefonike del qartë se Ajdini do takonte Malton Lleshin i njohur edhe si ‘Labi Vlonjati’ me qëllim ndarjen e parave të transportit. Po me interes është edhe biseda midis Ajdinit dhe Samuel Muçës.Ku Ajdini dëgjohet teksa e urdhëron në mënyrë të prerë dhe të koduar, që në takimin e nesërm Malton Lleshit, të mos i jepej pjesa e ngelur e ngarkesës me lëndë narkotike, nëse ky i fundit nuk jepte paratë që kishte për të dhënë.

Po sipas përgjimeve më 14 gusht 2016, Fërhat Ajdini kapet në telefonatë me Fiqiret Seferin, i cili nga Shqipëria i tregonte se ishte takuar dhe kishte folur me Saimir Kurtin.

Gjatë kësaj bisede Fiqiret Seferi dëgjohej teksa fliste për shumën 9 mijë euro që do të mblidhte brenda disa ditësh. Të dhëna provuan edhe gjatë marrjes në pyetje të Ajdinit dhe Seferit, se Saimir Kurti, ishte pronari i një pjese të lëndës narkotike që do të transportohej në Itali.

Ku po kështu u vërtetua që shuma 9 mijë euro përputhet me atë që flitet gjatë telefonatës midis Seferit dhe Saimir Kurtit. Dhe që do ishte shuma që do ti takonte Kurtit si shkëmbim për gomonen e përdorur në udhëtim, përveç pagesës së lëndës narkotike. Po kështu gjatë përgjimeve telefonike të autoriteteve italiane u mundësun kontakte të vazhdueshme drejt një numri italian. Numër i cili rezultoi se i përkiste Shkëlzen Dacit, i njohur edhe me nofkën ‘Maloku’. Përgjime të cilat rezultuan të sakta edhe me deklarimet e dy të penduarve të drejtësisë, Fërhat Ajdini dhe Fiqiret Seferi.

Të cilët kishin deklaruar se Shkëlzen Daci është marrësi i 150 kg drogë, në pronësi edhe të Saimir Kurtit dhe një personi me emrin Luan.

Ndërkohë që Fërhat Ajdini qëndronte në Itali në pritje për të marrë nga Shkëlzen Daci dhe Malton Lleshi, atë për të cilën ishin dakordësuar më herët. Ndërsa në Shqipëri Fiqiret Seferi mbante kontakte me Sajmir Kurtin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, furnizues të lëndës narkotike, të cilëve do t’u jepte llogari. Por ndërsa në këtë aktivitet kriminal ishin përfshirë njerëz pranë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por edhe zyrtarë vendor, përgjimet italiane nxorrën në pah edhe lidhjen e trafikantëve me ata që duhet të ishin shërbëtorë të drejtësisë. Por që në fakt pas veladonit të drejtësisë, ishin kthyer në urë kalimi për trafikantët. Një nga këto raste në operacionin e koduar ‘Shpirti’ është edhe ai i prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili siç del edhe nga përgjimet italiane jetonte në një shtëpi me qira të marrë nga Lani Duçelarri.

Që cilësohet si koka e grupit kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Përgjimet të cilat u përforcuan edhe nga dëshmia e një tjetër të penduari të drejtësisë. Ky bashkëpunëtor do të ishte Donial Drolli, i cili brenda grupit kriminal, kishte si detyrë që të ruante mallin, në mënyrë që të mos e vidhnin të tjerë. “Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Lani i kishte siguruar prokurorit Sota një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani.Në këtë shtëpi ka qëndruar prokurori Sota dhe Mariglen Shusha. Prokurori Sota kishte dijeni se Lani ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.”, tha Donial Drolli, bashkëpunëtor i drejtësisë.

E njëjta dëshmi u përforcua edhe nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë, Mariglen Shush, i cili sipas Drollit kishte qëndruar në të njëjtën banesë me prokurorin Sota, të marrë me qira nga Lani.

Dosja Hetimore Italiane

“Bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan Duçellari dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që ‘Lani’ kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore.Mariglen Shusha ka detajuar raste konkrete, për të cilat prokurori Maksim Sota ishte angazhuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.Ai ka deklaruar faktin se shtetasi Ilirjan Duçellari ju kishte siguruar një banesë me qira të cilën e paguante ai dhe kishin qëndruar bashkë me prokurorin Maksim Sota. Po kështu Shusha ka deklaruar se prokurori Maksim Sota ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë, të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan Duçellari dhe Ilirjan Duçellari (Lani).”. Por nga hetimet prokurori Maksim Sota nuk rezulton i vetmi zyrtar që kishte lidhje me grupin kriminal. Përgjimet italiane nxorrën ndërkohë në pah edhe lidhjen e një drejtuesi të lartë të policisë së Vlorës me kreun e grupit kriminal, të njohur si Lani.

Ky drejtues ishte Ilirjan Balla, me detyrë zv/drejtor i policisë vendore Vlorë. Ku në përgjime del edhe fikja e radarëve në det.

Një skandal që në vitin 2017 mori jehonë në media, por që qeveria shqiptare e mohonte kategorikisht. Ndërkohë që edhe sot edhe pse në dritën e fakteve të reja, nuk ka një hetim të plotë, mbi zyrtarët e policisë apo më lart në politikë të lidhur me trafikantët.

Dosja Hetimore Italiane

“Nga provat e analizuara rezulton se grupi kriminal kishte mbështetjen e Zv. Drejtorit të Policisë Vendore Vlorë, Ilirjan Balla, dhe të oficerit të policisë të drejorisë së Kufirit & Emigracionit Vlorë, Festim Lelaj. Në këto rrethana të krijuara nga punonjës të policies, Ilirjan Duçellari, arrinte të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga furgoni me të cilin transportohej lënda narkotike në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për tu ngarkuar në mjetin lundrues gomone. Në sajë të lidhjeve me policinë drejtuesi i grupit kriminal, Ilirjan Duçellari, bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare duke realizuar nisjen e mjetit lundures të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh. Dy bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë, treguan se Ilirjan Duçellari ishte edhe më i fuqishëm, se një drejtori vendore në Vlorë. Ata rrëfyen për hetuesit italianë, se ‘Lani’ kishte njohje edhe në policinë e Durrësit.

Dosja Italiane Hetimore

“Nga deklarimet e shtetasve Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini kanë rezultuar të dhëna se gjatë ushtrimit të aktivitetit kriminal të narkotikëve ata mbështeteshin edhe nga punonjës të policisë në Durrës.Fiqiret Seferi ka deklaruar se pas trafikimit të sasisë së lëndës narkotike të ngarkesës së parë ai më pas ishte kthyer në Shqipëri, duke u nisur me traget nga Bari. Pasi kishte arritur në Portin e Durrësit, ishte shoqëruar nga policia shqiptare, për faktin se rezultonte se kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Itali. Pasi e kishin marrë në pyetje për këtë fakt, në darkë e kishin lënë të lirë, duke i thënë të paraqitej të nesërmen në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ai është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Artur Krasniqi, i cili kishte dijeni për aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve të shtetasit Fiqiret Seferi, por e ka lënë të lirë.Në vijim të veprimeve hetimore është bërë kryerja e vendeve konkretisht e lokalit “Kej Kafe” në Vlorë dhe e banesave të të pandehurve Julian Bejdollari dhe Aurel Kalari. Ndërkohë është gjetur dhe këqyrur apartamenti, i cili ndodhet në të njëjtin pallat ku ndodhej lokali “Kej Kafe”, i të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi).

Por siç e theksuam edhe më lart, Fërhat Ajdini u rrëfye i plotë para hetuesve italianë. Madje tregoi edhe se si pasi u prishën në pazare, i vendosën edhe bombë në lokalin e vëllait të tij. “Unë dhe shoku im Fiqiret Seferi ishim në vështirësi ekonomike dhe një natë ne biseduam se si do të dilnim nga borxhet që shkonin në shumën 100.000 euro. Për këtë arsye takuam në Shqipëri, Malton Lleshin. Ky i fundit na propozoi që të çonim në Itali, 150 kg marijuanë. Për këtë qëllim takuam edhe Saimir Kurtin që kishte për të çuar 50 kg marijuanë në Itali. I cili do na jepte edhe gomonen e tij për të bërë kalimin e mallit. Luan Mema na tha ndërkohë se drogën duhet ta shkarkonim në Torre Canne në Itali. Ku duhet t’ia dorëzonim Tanit në Modugno. Në orën 4.00 të mëngjesit arritëm me gomonen me drogë në Brindizi. Ne vete kishim një ‘Nokia’ që na ishte lagur, të cilën na e kishte dhënë Luani.

Pasi shkarkuam mallin në një kallamishte, gomonen e lëvizëm një kilometër larg, në shkëmbinj. Në orën 7.00 të mëngjesit hymë në një lokal afër bregut që të pinim kafe, por aty na ndaloi policia italiane, pasi nuk kishin dokumenta.Disa orë më vonë karabinierët pasi na morën shenjat e gishtave na lanë të lirë.Gjatë kësaj kohe i shpjeguam Samuel Muçës se kishim sjellë marijuanën për Tanin. Samueli na tha se nëse nuk arrinim tia jepnim Tanit drogën, ai do ta merrte dhe do ta shiste. Së bashku me të shkuam në vendin ku kishim lënë drogën për të verifikuar që ishte ende aty. Kur telefoni ‘Nokia’ u tha, e ndezëm dhe telefonuam Tanin nga Modugno dhe e njoftuam se kishim ardhur. Tani erdhi me një furgon dhe ngarkoi 150 kg lëndë narkotike së bashku me Samuel Muçën dhe Ernest Pezën.Tani na tha se do të na paguante pas disa ditësh. Malton Lleshi erdhi në Itali, por nuk na i solli paratë që të na paguante rrugën që bëmë. Nisëm të ziheshim me të sepse nuk na kishte paguar dhe ai tha se do të merrte 50 kg drogë nga ajo që ne kishim transportuar dhe do ta shiste. Në shtator të po atij muaji u ktheva në Shqipëri me traget dhe në Durrës më ndaloi policia. Jashtë portit ishte Malton Lleshi i cili i tha Seferit se donte 50.000 euro nga unë për pagesën e drogës. Seferi i tha se ne nuk e kishim shitur drogën, por kishim bërë vetëm transportin. Lleshi është njeri me influencë në Shqipëri, ka miq në policinë shqiptare. Policia e Portit të Durrësit më ndaloi për të kërkuar informacione në lidhje me gomonen e sekuestruar nga Karabinierët dhe më pyetën se çfarë kisha bërë me gomonen. Kurti telefonoi policët që më kishin ndaluar në Durrës dhe më telefonoi duke më thënë se policia do të më linte të lirë. Pas telefonatës së Kurtit policia më la të lirë. Disa ditë më pas unë dhe Seferi u takuam me Malton Lleshin në një lokal në Durrës. Lleshi donte nga ne paratë e drogës së sekuestruar në Itali në banesën e Samuel Muçës. Ne i thamë se nuk kishim gjë për ti paguar, por ai këmbëngulte dhe filloi të na kërcënonte. Malton Lleshi për këtë arsye vuri një bombë me tritol në një lokal të vëllait tim.”, theksoi Fërhat Ajdini, bashkëpunëtor i drejtësisë.

Fërhat Ajdini tregoi në këtë episod përballë hetuesve italianë, se si këtë radhë erdhën takonin vetë personalisht dy shoqëruesit e ministrit të brendshëm të kohës, Saimir Tahiri.

“Në mëngjes shkova te lokali i vëllait tim dhe pashë një antenë poshtë tavolinës së lokalit. Thirra Seferin dhe kuptuam se ishte bombë. E lëvizëm tavolinën larg lokalit. Bomba dy-tre ditë më vonë shpërtheu vetë. Nuk e morëm policinë sepse ata njiheshin me Lleshin. Ky i fundit pas shpërthimit na kërkoi sërish paratë. Unë dhe Seferi për t’ia paguar këto 50.000 euro iu drejtuam Kurtit për të bërë një rrugë tjetër me drogë. Kurti na gjeti një gomone tjetër dhe e ngarkoi me 500 kg marijuanë. Unë dhe Seferi u nisëm nga Shqipëria dhe mbërritëm në Itali në plazhin e Monopolit. Në bregun afër Monopolit gomonia pësoi defekt dhe me vozitësit arritëm në breg.Shkarkuam drogën në një shtëpi të braktisur në plazh. Kurti na tha se drogën duhet ta linim në breg midis Monopolit dhe Torre Canne prej nga më pas do ta merrte ai me miqtë e tij për ta çuar në Gjermani. Nga lajmet në televizion Kurti mësoi se droga ishte sekuestruar. Lënda narkotike e transportuar peshonte gati 500 kg. Di që gomonia ishte ngarkuar nga Kurti, nga djali, nipi dhe shokët e tij. Kur arritëm në Shqipëri takuam një mikun e Malton Lleshit që quhet Pinxho, një me emër tjetër Gusti dhe tjetri quhej Hekuran të cilët erdhën që të diskutonin për punën e bombës dhe të parave që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti na thanë që ishin truproja e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Sajmir Tahiri.”, pohoi Fërhat Ajdini, bashkëpunëtor i Drejtësisë.

Por si mundi ky grup të trafikonte tonelata të tëra me drogë përtej Adriatikut? Ndërkohë që sipas autoriteteve italiane aktiviteti kriminal njohu rritje nga viti 2016 në vitin 2017.Ku u konfiskuan sasi të mëdha lënde narkotike në rajonin e Puglias dhe në portin e Barit. Madje sipas autoriteteve italiane sasia e sekuestruar ishte e vogël në raport me atë që kish mundur ti shpëtonte survejimit të tyre.

Dosja Hetimore Italiane

“Nga autoritetet italiane nga 2016 deri në 2017 janë konfiskuar sasi të mëdha narkotikësh në rajonin e Puglias dhe në portin Detar në Bari. Nisur nga sasia, sipas periudhës, rezulton se trafiku ka pësuar rritje gjatë vitit 2017, pasi mendohet se është sekuestruar një sasi e vogël nga ajo e trafikuar në realitet.”. Por se sa i rrezikshëm ishte ky grup kriminal dhe vetë drejtuesi i tij, mjafton të shikojmë dëshminë e dhënë nga Mariglen Shusha, për hetuesit italianë, i cili nuk heziton të shprehë frikën e tij në çdo paragraf të deklaruar për këta hetues. I penduar i drejtësisë që trëgoi për hetuesit shqiptarë dhe italianë fillimisht për episodin e kapjes së 808 kg drogë më 10 Nëntor 2015 në orën 20.50, pranë vendit të quajtur ‘Ura e Katorisë’, tek Përroi i Cekodhimës.

Ku gjatë kontrollit të policisë në bregun e detit u konstatua një mjet furgon me targa AA 619 AJ, ngjyrë blu, i ndezur, me dyert e pasme të hapura. Ndërsa 20 metra nga furgoni, në det u konstatua një mjet lundrues me 2 motorra në gjendje të ndezur, ku një person qëndronte në bordin e mjetit lundrues dhe një tjetër në pjesën e pasme të furgonit, ku u gjetën 19 pako me lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Sipas verifikimeve që policia bëri në atë kohë, furgoni ishte në emër të Alban Koshit. Ndërsa gomonia ishte në emër të Robert Myftarit. Por çuditërisht vetëm një vit më pas nga ky episod, drejtësia shqiptare pushoi hetimet për Robert Myftarin.

“Grupi ku unë bëj pjesë kryesohej nga Lani Duçellari, alias Ilirjan Zaimi.Unë në këtë grup kisha rol të rëndësishëm, pasi merresha kryesisht me grumbullimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.Dhe më pas nga moment që droga trafikohej, unë e dërgoja në vende të fshehta në Itali. Unë atje në Itali, bashkëpunoja me Orhanin, vëllain e Lani Duçellarit, që banonte në Romë. Në lidhje me episodin e datës 10 nëntor 2015 në vendin e quajtur ‘Ura e Katorisë’ tek Përroi i Cekodhimës në Pashaliman, droga ishte e Lani Duçellarit dhe do të trafikohej në Itali.Fillimisht droga u grumbullua gjatë muajit shtator 2015 në shtëpinë e Julian Bejdollarit, në afërsi të pyllit të Vlorës. Përgjegjës për ruajtjen e drogës, ishte Aurel Kalari, kushëriri i Julianit. Për të kryer punë, Lani Duçellari më dha 3 mijë euro që të shkoja në Bari dhe të prisja drogën, e cila do të trasportohej me mjet lundrues nga anëtarët e tjerë të grupit. Po kështu në Bari për të pritur drogën erdhën edhe Julian Bejdollari dhe Orhan Duçellari. Orhan Duçellari pasi u takua me mua udhëtoi për në Brindizi për t’u takuar me italianët që do të blinin drogën.

Unë, Julian Bejdollari dhe dy italianët Vito dhe Gaetano kemi qëndruar për 10 ditë në një shtëpi në Vilën ‘Torre Amare’ në pritje të drogës.”, tha Mariglen Shusha, i penduar i drejtësisë. Gjatë deponimit të tij në polici, Mariglen Shusha, tregoi edhe si Lani Duçellari, bleu në vitin 2014, gomonen me të cilën më pas do të kryente transportin e drogës matanë Adriatikut. “Lani Duçellari e bleu gomonen në vitin 2014, nga një italian.Pasi gomonia erdhi në Shqipëri, ai e regjistroi fillimisht në emër të Elton Hamzait. Më vonë e kaloi gomonen në emër të Robert Myftarit, që ishte lidhje e afërt e Lanit. Në lidhje me drogën e sekuestruar më 10 Nëntor 2015, fillimisht malli u nis nga Zvërneci nga Piro Bregu.Por ai u kthye pas, sapo pa në det mjete të policisë. Herën e dytë, gomonia e drejtuar nga Piro Bregu pësoi defekt në det. Edhe këtë herë ai u kthye, ndërsa drogën e shkarkuan në Karaburun.Ku tek droga qëndroi Rexhino Muça, nipi i Lani Duçellarit. Ndërsa gomonia u kthye në Vlorë. Nga ajo që unë di është se droga më pas u dërgua në shtëpinë e Julian Bejdollarit me furgonin e Alban Koshit.”, shtoi Shusha.

Por pavarësisht dy tentativave të dështuara, Mariglen Shusha, rrëfen më tej, se grupi ishte i vendosur për ta kryer transportin e drogës. Duke marrë përsipër çdo rrisk të mundshëm. “Të nesërmen gomonia u riparua mjeti dhe ne bëmë një tentativë tjetër për ta transportuar. Lani Duçellari kishte njoftuar se lënda ishte nisur dhe në dërgoi mesazhin “topi është i juaji”. Që do të thoshte se malli po vinte drejt Barit. Unë bashkë me Julian Bejdollarin dhe dy italianët Tano Monacelli dhe Vito Pinto shkuam te vendi Torre a Mare, në Bari ku do mbërrinte droga.Gomonia kishte lundruar për dy orë, kishte kaluar ishullin e Sazanit por ishte kthyer përsëri në breg për shkak të një defekti, por këtë herë pa njoftuar Lani Duçellarin.”, theksoi Shusha.

Sipas Mariglen Shushës, ky është edhe momenti kur gomonia me drogë ra në duart e policisë shqiptare.

“Në këtë moment ka shkuar policia. Në skaf është arrestuar Piro Bregu. Aty ndodhej dhe Robert Myftari, ne emër të të cilit ishte skafi, Rexhino Muça dhe Elton Hamzai. Në tokë ndodhej Aurel Kalari dhe një person tjetër.Kur u ktheva takova Lanin, ai më tregoi se në momentin që shkoi policia Aurel Kalari ishte fshehur pas disa gurëve, ndërsa Elton Hamzai, ishte ngjitur në pemë.Rexhino Muça dhe Robert Myftari ishin larguar me shpejtësi nga mali. Ndërsa Piro Bregu dhe personi tjetër kanë lëvizur mjetin lundrues dhe e kanë çuar në afërsi të një hoteli. Piro ishte fshehur pas një shkurreje, ku kishte lënë çelësat. Më vonë, unë dhe Lani shkuam dhe i gjetëm çelësat ku i kishte lënë Piro. Në këto rrethana asnjë nuk u arrestua atë ditë. Robert Myftari është arrestuar dhe pas afro 3 muajsh është liruar.”, tha Mariglen Shusha.

Mariglen Shusha, rrëfen më tej se ‘Lani’ ishte i fuqishëm kudo. Madje ishte i aftë ti shpëtonte bashkëpunëtorët e tij, kur binin në rrjetën e drejtësisë. Siç ishte edhe rasti i Robert Myftarit, bashkëpunëtorit të tij, të cilin e liroi nga qelia. Pavarësisht se ky i fundit u kap me gomone me drogë.

“Lani Duçellari ka paguar të gjitha shpenzimet për familjen e Robertit, ashtu edhe për avokatin. Paratë që Lani dhe grupi i tij fitonin nga aktiviteti kriminal pastroheshin nëpërmjet kompanisë dhe fabrikës që disponon ai dhe bashkëshortja e tij.”, tha Mariglen Shusha, i penduari i Drejtësisë. Sipas hetimeve të palës italiane dhe dosjes që disponon ‘Në shënjestër’. Lani Duçellari, ia kishte ndryshuar disa herë emrin gomones që përdorte për trafikimin e lëndës narkotike. Kjo me qëllim që t’i shpëtonte monitorimit në det.

Dosja Italiane

“Nga hetimi ka rezultuar se gomonia me mbishkrimin ‘TILI’ ka qenë e regjistruar në emër të Elton Hamzait. Ai më pas ia ka shitur Elton Myftarit. Më 9 gusht 2017 mjeti është ripajisur me çertifikatën e përdorimit të SPK Triport, Vlorë me pronar Robert Myftarin dhe përdorues Ilirjan Duçellari dhe Mariglen Duçellari, ky i fundit i biri. Në 2018 mjeti ka kaluar në pronësi të Ervis Boraj dhe ka ndryshuar emrin nga ‘TILI’ në ‘STUHIA’. Në 2019 Florian Hoxha ka bërë ndryshimin e emrit të mjetit nga ‘STUHIA’ në ‘MAJ’. Po sipas dosjes italiane, Mariglen Shusha, dha detaje të rëndësishme për hetimin edhe në lidhje me mbishkrimet që mbanin pakot me drogë. “Pakot me drogë mbanin mbishkrime të ndryshme, sipas destinacionit që do t’i shpërndanim në Itali.”, tha Mariglen Shusha, i penduari i drejtësisë.

Por siç e theksuam më lart frika që kishte mbjellë ‘Lani’ ishte e pranishme edhe te bashkëpunëtorët e tij, të cilët i druheshin një hakmarrje. Të njëjtin terrorizim që shfaqi edhe Mariglen Shusha përpara hetuesve italianë, ndërsa rrëfente për eprorin e tij.

“Vendosa të bashkëpunoj me drejtësinë për të mbrojtur veten dhe familjen. Kam frikë se mund të na vrasin.Kam nisur të bëj pjesë në organizatën që merret me trafikut e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë nga viti 2014. Organizata importon dhe eksporton drogë nga Italia, Spanja dhe Gjermania.Shteti me degëzimin më të madh është Italia. Organizata drejtohet nga shqiptarë nga Vlora. Kapo njihet me tre emra: Lani shkurtim i emrit Asllan. Emri tjetër është Ilirian, mbiemrin e ka Duçellari, por aktualisht e ka ndryshuar në Zaimi. Si përfundim aktualisht njihet si Ilirian Zaimi. Orhan Duçellari është vëllai i tij si dhe zëvendës i tij, i arrestuar në vitin 2013 në Itali. Në grup bëjnë pjesë 10 persona këtu në Itali, ndërsa në Shqipëri numri i tyre ndryshon më shumë sipas nevojave. Në fillim vëllezërit e blinin drogën nga të tjerë persona, ndërsa më pas e kultivonin direkt lëndën narkotike. Organizata merret me marijuanë dhe hashash që vjen nga Spanja dhe pjesërisht kokainë. Posedojnë armë, sigurisht në Shqipëri, në Skrapar, në këtë rast kam parë me sytë e mi kallashnikovë. Mendoj se armët i kanë edhe në Itali. Në vitin 2006 ose 2007, Orhani ka kryer një vrasje të një shqiptari në Romë, fakt që e kam mësuar direkt nga Lani, me të cilin kam kaluar shumë kohë dhe për këtë arsye më ka thënë me mirëbesim. Arsyeja ishte për shkak të prostitucionit. Kam frikë për jetën time dhe të familjes time. Në veçanti për nënën time. Kjo për faktin se e kam ngarkuar si ndërmjetëse me Lanin që të më jepte paratë për qëndrimin tim në burg dhe për të paguar avokatët.”, pohoi Shusha.

Të njëjtën dëshmi fundosëse për Lani Duçellarin dhanë për hetuesit italianë edhe skafistët Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini. Ku sipas tyre, Duçellari, në vitin 2016 kishte ndërtuar dy parcela me lëndë narkotike në territorin e Skraparit. Një në malin mes Prishtës dhe Çepanit dhe tjetra në territorin e Çorovodës.

Dëshmia e dy të penduarve

“Lani ishte pronar i vetëm i atyre plantacioneve. Për të mbjellë kanabisin, për ta kultivuar dhe për ta mbledhur ai përdorte punëtorë që i paguante rreth 20 euro në ditë. Farat i kishte blerë në Hollandë, dy tipesh, ato me rritje të shpejtë që bënin bimë të shkurtra, edhe ato me zhvillim normal dhe me trup të gjatë. Për blerjen e e farave “Lani” i kishte dhënë detyrën “ekspertit” të kultivimit të bimëve narkotike shtetasit Ilir Gaba i njohur si “Liloshi i Lazaratit”.

Do të ishin këto rrëfime të të penduarve të drejtësisë që do të çonin edhe në arrestimin e 38 personave në kuadër të operacionit të koduar ‘Shpirti’ të shtrirë në katër vende të ndryshme të Europës. Në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Ku koka e grupit do të ishte Ilirjan Duçellari, i njohur si ‘Lani’. Ku nga hetimet e antimafias italiane dhe SPAK u zbulua se përgjatë viteve 2014-2017, ky grup kriminal, në bashkëpunim me prokurorë, zyrtarë policie dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kishin trafikuar drejt shtetit italian 6 ton drogë.

Dosja Hetimore Italiane

“Ilirjan Duçellari, pseudonimi Ilirjan Zaimi, i thirrur ndryshe si ‘Lani i kafes’, ‘Daja’ apo ‘Sybardhi’, është personi në krye të grupit kriminal.Që ka kryer në Shqipëri gjetjen e lëndës narkotike, por edhe që është marrë direkt me kultivimit e lëndëve narkotike, përpunimit të saj, konfeksionimit dhe ruajtjes së saj, me qëllim për ta trafikuar në Itali me mjete lundruese të fuqishme.Mjete në të cilat hypte gjithmonë një njeri i besuar, i thirrur “shoqëruesi” ndër të cilët ishin edhe shtetasit Donial Drolli dhe Elton Hamza në rolin e caktuar që kishin, që të mos lejonin që të vidhej lënda narkotike nga personat skafistë të tjerë. Nga hetimi rezulton se deri në vitin 2014 Ilirjan Duçellari ‘Lani’ organizonte trafikimin e lëndëve narkotike në rrugë detare, në atë mënyrë që të mbronte identitetin e personave skafistë dhe shoqëruesve të tyre. Mjetet lundruese, gomonet e tij që përdorte për trafikimin me rrugë detare qëndronin të parkuara në Torre a Mare.

Kur ishte gjithçka gati për trafikimin e lëndës narkotike mjeti nisej nga Shqipëria, me në bord të njëjtin drejtues, personin skafistin tjetër dhe shoqëruesin.Pasi arrinin në Torre Mare, pas operacioneve të shkarkimit, parkonin mjetin lundrues në zonën e territorit italian të njohur prej tyre dhe ekuipazhi kthehej në Shqipëri me traget, pa dhënë asnjë lloj dyshimi tek policia. Në këtë mënyrë veprimi, drejtuesi i mjetit lundrues ishte gjithmonë i regjistruar në hyrje dhe në dalje nga Shqipëria, dhe pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit vetëm në hyrje.Fitimet e paligjshme nga trafikimi i lëndëve narkotike, në veçanti paratë e mbledhura në Itali, dërgoheshin më pas në Shqipëri nga Mariglen Shusha, të fshehura në trup apo nëpërmjet shoferave të autobuzit dhe kamionave, që shpërbleheshin. Ndonjëherë pagesat bëheshin direkt në Shqipëri nga ana e blerësve në Itali. Rezulton se sasitë e mëdha të lëndës narkotike të trafikuar nga Shqipëria në Itali nga viti 2014 deri 2016 janë fshehur në një garazh në qytetin e Barit.

Personi i fundit në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ që u ekstradua në muajin maj të vitit 2022 nga Gjermania, për të dhënë llogari përpara drejtësisë, ishte Hekuran Marku. Njëri nga ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Një dosje që në thelb krahas aktivitetit kriminal të bandës, tregon në një aspekt edhe lidhjen e tyre tashmë të dukshme me pushtetin.

Në një nga kohët më të errëta të Shqipërisë, të kanabizimit të saj./balkanweb

The post INVESTIGIMI/ Si u përfshinë truprojat e Saimir Tahirit në trafik kanabisi, dëshmojnë skafistët appeared first on Albeu.com.