dosja e toyotes Archives - Albeu.com

Dosja “Toyota Yaris” dhe misteri i 3.4 milion eurove, media belge zbulon lëvizjet: Si e shiti belgu makinën te biznesmeni shqiptar
Teksa dosja e “Toyota Yaris” vijon të mbetet e pazbardhur, mediat belge kanë zbuluar lëvizjet e “Toyotës”.

Hetimet janë të shtrira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Belgjikës, për çështjen e 3.4 milion eurove.

“Hetuesit belgë udhëtuan në fillim të këtij viti drejt Shqipërisë, për të mbledhur prova, por edhe për të pyetur dëshmitarë. Një prej tyre ishte, informatori i parë. Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-lider i opozitës demokratike.

Rasti filloi rreth katër vite më parë, kur një belg vendosi “Toyota-n” e tij në një faqe interneti. Ai kontaktoi me një blerës përmes internetit. Janë paraqitur dy shqiptarë, të cilëve belgu u ka shitur makinën “Toyota”, shkruan sot media belge, e cila publikon edhe foton e biznesmenit shqiptar, Alban Mollaymeri, që rezulton të jetë personi që ka blerë “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Teksa përshkruan më tej rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri, media belge ngre pikëpyetjen se “Nga erdhën paratë?”, ndërsa sqaron me hartë edhe të gjithë itinerarin që ndoqi makina nga Belgjika deri në Shqipëri.

“Makina përfundoi në një rimorkio në Bruksel, së bashku me “Toyota” të tjera. Në Liege, transporti mori një tjetër Alfa Romeo. Pasi kaloi përmes Gjermanisë, transporti vijoi në Itali e prej andej, me anije, mbërriti në qytetin port të Durrësit, në Shqipëri.

“Janë arrestuar katër persona: shoferi, pronari i kompanisë së transportit, djali i tij dhe pronari i mjeteve në transport. Ata të gjithë thanë se nuk dinin asgjë për shumën e madhe të parave, dhe që atëherë janë liruar për një kohë të gjatë. “Ne thjesht i transportuam ato makina,” tingëllonte. Një marrëveshje shitjeje do të ekzistonte për Toyota-n në fjalë. Por nga erdhën paratë?’, shkruan media belge, ndërsa shton edhe politikanët e përfshirë

“Në vendin tonë është identifikuar dhe marrë në pyetje shitësi i Toyota Yaris. E kështu është marrë në pyetje politikani shqiptar Lulzim Basha. Pak ditë para se të gjendeshin paratë, ai bëri të ditur publikisht se një shumë e madhe parash po shkonte drejt Shqipërisë.

Ai akuzoi socialistin Taulant Balla se ka garantuar një “transferim të sigurt” të parave të drogës tek një bandë. Taulant Balla i ka hedhur poshtë gjithmonë këto akuza si shpifje”, thuhet në artikull.

The post Dosja “Toyota Yaris” dhe misteri i 3.4 milion eurove, media belge zbulon lëvizjet: Si e shiti belgu makinën te biznesmeni shqiptar appeared first on Albeu.com.