dosja "budini" Archives - Albeu.com

“Kam gurin dhe arrën në dorë”, përgjimet si ranë në rrjetë zyrtarët e Kadastrës
Ditën e sotme Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit la në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës në Tiranë të vënë në hetim për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit, “Ndërmjetësi”. Mes personave që përfunduan në pranga janë edhe Gazment Canaj, që ishte në rolin e ndërmjetësit dhe Admir Burri, zyrtar i Kadastrës.

ABC ka siguruar dosjen e plotë si ranë në përgjime dhe në pranga personat e arrestuar, teksa gjithçka nisi nga dyshimet për blerje votash dhe përfundoi te Kadastra. Në një episod të përgjimeve, Canaj dhe zyrtari Admir Burri kishin marrë përsipër nxjerrjen e dokumenteve të pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për rastin e cilësuar si “Budini” kundrejt vlerave monetare.

Nga përgjimet rezulton se Canaj i ka telefonuar Admir Burrit dhe ky i fundit i thotë “Po, po e ka firmos vëlla, ka mbaruar, tani do ta nxjerr që të marr numrin e protokollit dhe ta kaloj te postë.

Të marr numrin dhe ti thuash do të vijë postë me këtë numër protokolli. Dosja Gani Hamit Budini, ta rregullojë vetë ai, se do i shkojë me postë”. Disa orë më pas Admir Burri i ka dërguar Canajt numrin e protokollit të dosjes.

Canaj interesohet sërish te Admir Burri për dosjen dhe ky i fundit e qetëson duke i thënë “O Gazo, tani unë e kam edhe gurin edhe arrën në dorë. Për këtë praktikë janë bo të gjitha, janë për firmë në certifikatë. Mos zgjatemi shumë, Budini është një miliard përqind i mbyllur. Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia” i thotë ai gjatë bisedës duke nënkuptuar se çdo gjë ka mbaruar.

Disa orë më pas, Gazment Canaj e telefonon sërish Admir Burrin dhe i thotë se kishte shkuar në hipotekë, kishte pyetur dhe nuk ishte bërë asgjë duke i kërkuar që të interesohet sërish.

“Ik e thuaj o vëlla, nuk ka bërë gjë ai, ik e thuaj përse je tall? Varja aplikimin te qafa. Nesër deri në orën 10:00 do të morim atë, ose thuaj do të përgjigjesh te Klodi o lalo, jepi lekët Klodit”.

Pas disa telefonatave në datë 16 qershor cështja e praktikës së pronësisë për dosjen “Budini” zgjidhet.

Biseda e përgjuar mes Gazment Canajt dhe Admir Burrit

Gazment Canaj: Anej je ti?

Admir Burri: Këtu, këtu, më ke te hipoteka

Gazment Canaj: Do e mbyllësh sot, e merr Budinin?

Admir Burri: Po, po, Budni është mbyllur muhabeti Gazo. Mos e diskuto atë./abcnews.al

The post “Kam gurin dhe arrën në dorë”, përgjimet si ranë në rrjetë zyrtarët e Kadastrës appeared first on Albeu.com.