Dosja 5 D Archives - Albeu.com

Skandali/ Drejtori i “5D” shembte banesat, zbardhen detajet si e favorizonte kompaninë e tij të ndërtimit
Me urdhër të SPAK, më 28 mars, disa ish-drejtorë dhe zyrtarë në Bashkinë e Tiranës janë arrestuar. Prokuroria e Posaçme lëshoi gjithsej 9 urdhër arreste.

Mes të arrestuarve janë edhe Redi Molla, ish-drejtor i UKT, i larguar në vitin 2020 nga ky post, si dhe Mariglen Qato, ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022.

Ata janë vënë në pranga  në kuadër të dosjes “5D”, pasi kanë lidhje me kompaninë e cila ka përfituar punë publike.

Emisioni ‘Në shënjestër’ trajtoi këtë të mërkurë detaje të reja nga dosja “5D”, përmes së cilës mendohet se janë vjedhur miliona euro nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Dokumentari:

Nëse duhet të gjejmë një përkufizim të duhur për termin skandal dhe të japim një emër të ndryshëm, ky që po përshkruhet këtu është jo vetëm një skandal i përmasave të paimagjinueshme për kapjen dhe rënien e shtetit, por edhe një shembull i rrallë se si individë të veshur me pushtet të pakufishëm mund të shkatërrojnë jetë njerëzore dhe të shtrijnë tentakulat e tyre deri te rrëmbimi i pasurive të tyre, duke përfshirë banesat e tyre. Ky rast duket të jetë edhe i Mariglen Qatos, një prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, i cili deri dje mbante disa funksione të larta publike në këtë institucion.

Tashmë, me urdhër të SPAK, janë arrestuar bashkë drejtori i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, dhe një tjetër person në akuzën për korrupsion dhe përfitim në konflikt të interesit të 45 tenderave me vlerë prej 30 milion euro, në favor të kompanisë ‘5 D Contruksion’, duke shfrytëzuar postet publike që ata mbanin. Molla dhe Qato nuk ishin vetëm pjesë e këtyre aktiviteteve, por edhe të shtabit të ngushtë elektoral të kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj. Qato ishte ofruar fillimisht në onturazhin e Veliajt, si një sipërmarrës nga bota e biznesit, duke u prezantuar si një menaxher i suksesshëm në punët e tij private, i gatshëm të jepte kontributin e tij edhe në shërbim të publikut.

Cv-ja e tij, e pasuruar në pak vite në punën bashkiake, tregon se në vitin 2015, Qato ishte emëruar si Drejtor i Drejtorisë së Punëve Publike Nr. 2, pastaj si Drejtor pranë Ujësjellësit Tiranë. Deri në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ai udhëhoqi IMT-në, Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, organ që ruante territorin nga ndërtimet e paligjshme dhe shërbente si organ në funksion të Bashkisë Tiranë për prishjen e ndërtimit pa leje apo atyre me probleme teknike të konstruksionit. Fadroma dhe logoja e IMT-së, të shfaqura shpesh në aksionet e vitet e fundit, bënë të qartë angazhimin e tij në këtë detyrë.

Në raste si Unaza e Madhe, Bregu i Lumit, shembja e banesave në zonën e Shkozës, lagjen ‘5 Maji’, si dhe shembja e pallateve në Tiranë pas tërmetit të vitit 2019, të cilat u klasifikuan si të pabanueshme, evidentojnë problemet. Një shembull është pallati në rrugën ‘Myslym Keta’, ku banorët u detyruan të largoheshin në mënyrë të paligjshme pak ditë para fundit të vitit 2022. Pas tre viteve nga tërmeti, dokumentacioni i tyre u ndryshua nga klasifikimi DS3 në DS5, tregues i nevojës për rikonstruksion dhe rrezikut për jetën e banorëve. Aktekspertizat tregojnë se kjo ndryshim ishte në favor të kompanive private që kërkonin të ndërtonin në zonën e Tiranës.

Si pretekst për të kryer këtë operacion, edhe pse ishte fundi i vitit 2022, ata kishin gjetur tërmetin e vitit 2019 dhe dëmet që kishin ardhur që nga ajo kohë në këto apartamente.

Gentian Sejrani/ Avokat: Po t’i referohemi edhe rasteve të tjera, të cilët unë kam kontakte dhe me banorët e “Myslym Ketës” dhe me banorët e “ish Kombinatit”, por edhe me banorët e “5 Majit”.

Nëse do ti referohemi banorëve apo godinave tek “Myslym Keta” do të shohim që fillimisht ka pasur një vendim të Institutit të Ndërtimit që e ka nxjerrë DS3 (DS-tresh), më pas shohim që një nëpërmjet një kompanie private është bërë Akt i Ekspertimit dhe ka dalë DS5.

Avokati mbrojtës i palëve të dëmtuara argumenton se gjykimi në këtë rast nga Gjykata do të vërtetonte saktësinë e akt-ekspertizave të kryera nga kompanitë private. Megjithatë, ai gjithashtu thekson se kjo situatë do të rrisë dyshimet se çfarë mund të fshihej pas saktësisë së tyre. Kjo për shkak se është e dyshimtë se kush ishte ai që punonte nën rrogoz për të klasifikuar pallatet si të pabanueshme shumë kohë pas tërmetit. Çështja që ngritet është nëse ishte një rastësi apo një përpjekje e organizuar për të vendosur banorët përballë rrezikut për jetën e tyre. Ndërkohë që qëllimi i dukshëm ishte prishja e pallateve dhe hapja e kantierëve të reja ndërtimi për kompanitë e interesuara, inskenuesit që përpilonin skenarin mbeteshin në hije, duke vepruar nga zyrat e tyre.

Gentian Sejrani: Por më pas Gjykata ka vendosur Akt Ekspertiza e bërë nga kompania private nuk është e saktë, dhe ka nxjerrë të paligjshëm vendimin e Këshillit bashkiak për prishjen e atyre godinave.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe për disa godina në zonën e Kombinatit. Pra, për të treguar që vendimarrja është bazuar në Akt ekspertiza të cilat janë të pasakta.

Në kohën kur banorët po kërkonin të identifikonin organizatorin e skenarit, shpejt u zbulua se një nga personazhet kryesore ishte Mariglen Qato. Ai, si kreu i IMT-së, ishte pjesë e rrafshimit në tokë të këtyre objekteve, pavarësisht mungesës së shqetësimeve të banorëve për sigurinë e tyre. Kjo situatë tregoi se një lojë e dyshimtë po zhvillohej në kurriz të tyre. Hetimet e SPAK dhe investigimet mediatike treguan se Qato nuk ishte vetëm drejtori i IMT-së, por gjithashtu një biznesmen në fushën e ndërtimit, bashkë me Redi Mollën, një funksionar tjetër në Bashkinë e Tiranës. Ata krijuan kompaninë e ndërtimit ‘VAS Construksion’ ose ‘5D Construksion’, e cila pas shembjes së pallateve nga IMT, të cilat ata e klasifikuan si të dëmtuara, fitonte tenderat për rindërtim.

Pra e thënë më qartë kompania e ndërtimit e drejtuar në hije të plotë nga Mariglen Qato dhe Redi Molla, pasi i pari në krye të IMT-së, do të dërgonte fadromat për hedhjen në tokë të tyre, po i njëjti person me kompaninë e tij okulte do të kryente edhe fazën e rindërtimit, pasi të fitonte tenderin nga Bashkia e Tiranës.

Gentian Sejrani: Dyshimi jonë është i bazuar mbi vendimin e gjykatës dhe mbi ekspertizën e bërë nga eksperti i thirrur gjatë procesit gjyqësor. Që do të thotë është një element shumë i rëndësishëm edhe për procesin e hetimit në vazhdim, por i mbetet institucioneve ligjzbatuese që të hetojnë gjithë këtë situatë që ka ndodhur. Të paktën më banorët e ‘Myslym Ketës’, sepse ka një ndryshim nga DS3-në DS5 do të thotë nga qytetarë të cilët mund të riaftësojnë, mund të rikonstruktojnë banesat e tyre, në qytetarë të cilët duhet të ikin, të largohen fare nga banesat e tyre. Edhe të marrin shtëpi në zonat e tjera.

Duke u nisur nga hulumtimi mediatik, duket se në periudhën nga dhjetori i vitit 2020 deri në vitin 2021, kompania ‘VAS Construksion’, e cila u provua nga SPAK se kishte si pronarë të faktuar Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, mori pjesë në 8 tendera të hapura nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të Programit për Rindërtimin. Këto tendera synonin ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim nga Bashkia e Tiranës.

‘VAS Construksion’, e cila në atë kohë kishte si administrator Muhamet Petritin, vjehrrin e vëllait të Mariglen Qatos, fitoi dy tendera nga Bashkia Tiranë për rindërtimin, me kontrata të vlerës së përgjithshme 630 mijë euro. Këto tendera përfshinin prishjen e pallateve të shpallura të pabanueshme dhe largimin e mbetjeve, duke prekur 22 pallate dhe ndërtesa në rrugën ‘Ferit Xhajko’, ‘Myslym Keta’ dhe në lagjen ‘5 Maji’. Në këtë kohë, kreu i IMT-së ishte Mariglen Qato, dhe interesant është fakti se kompania e tij fitoi tendera për rindërtimin dhe zhvillimin pikërisht në këtë zonë.

Në ‘Tirana DC’, drejtor është Redi Molla, një bashkëpronar me Qaton në kompaninë që do të merret me demolimin e pallateve dhe pastrimin e territorit. Megjithatë, rezulton se prishjen dhe pastrimin nga mbetjet e territorit ku ndodheshin pallatet i bënë punonjësit dhe fadromat e Bashkisë. Dyshimet janë se kompania e Qatos dhe Mollës ka përfituar të gjitha paratë e kontratës, pa bërë asnjë punë në terren.

Gentian Sejrani: Në të njëjtën kohë ne pamë që në zonë u shpall dhe u publikua një projekt shumë i mirë nga kompanitë private. Provat, tashmë është vendimi i gjykatës. Ekspertiza që është bërë pjesë e gjykimit dhe prokuroria ta çojë pak më tej dhe të shohë nëse kemi të bëjmë me paligjshëmri dhe me pasaktësi të Akt ekspertizës të kryer nga kompania private? A kemi ndryshim të situatës nga ajo ekspertiza e bërë nga Instituti i Ndërtimit?

Por si është e mundur që titullari i një institucioni publik në këtë rast i IMT (Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit), të kishte edhe tagrin e një zyrtari që drejtonte aksionin për shembjen e pallateve, dhe njëkohësisht të drejtonte një kompani ndërtimi e cila do të përfitonte tendera po në këtë zonë? Dhe këtë ta bënte pa dijeninë e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj apo të Këshillit Bashkiak Tiranë, që kishte dhënë vendimin për prishjen e objekteve dhe hapjen rrugë të zhvillimit të zonave.

Ervis Daka, Qendra për Aksion Komunitar: Nga viti 2019 dhe deri në nëntor të viti 2023, familjet trajtoheshim me programin e emergjencave në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti. Më 19 dhjetor 2023 banorët njoftohen përmes njësisë administrative Nr.4 për disa shkresa të cilat ishin dërguar nga drejtoria e koordinimit, bashkrëndimit nga Bashkia e Tiranës, e cila i skualifikon me komentin që ju nuk keni lidhur asnjë marrëveshje me entin Kombëtar të banesave.

Skema është e qartë: Kompania ‘5 D Construksion’ e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës ka pasur ortakëri me firmat e tjera që kanë kryer aktekspertizat e pallateve. Këto aktekspertime, të cilat më pas janë përdorur si arsye për shembjen e objekteve me probleme teknike, kanë qenë një pjesë e planifikuar e strategjisë së tyre. Kjo bashkëpunim me firmat e tjera është filluar që në kohën kur kompania mbanin emrin ‘VAS Construksion’, dhe kanë përfituar kontrata në kuadër të Programit të Rindërtimit në lagjen ‘5 Maji’.

Këto kompani private kanë ndarë pjesë të fituar nga tenderat për demolimin e pallateve së bashku me ‘5 D Construksion’, dhe më pas janë shpërblyer edhe me leje ndërtimi për punën që kanë kryer në aktekspertizat që më vonë u konstatua se ishin të pasakta. Kështu, shembja e pallateve është bërë në baza të ekspertizave që, siç tregon një rast konkret, kanë qenë të manipuluara për të justifikuar veprimet e tyre.

Gentian Sejrani: Po të shikosh kompani të cilët kanë përfituar tendera publik janë vetëm 5 kompani me flamur të kuq për sa i përket mënyrës se si janë dhënë tenderat në shkelje të kritereve të të gjitha gjërave të tjera. Në fakt në lidhje me 45 banorët të cilët unë jam duke i ndjekur.Por pa dyshim që kur të vijmë tek rruga gjyqësore, do ti drejtohemi edhe me një kallëzim penal SPAK-ut për të filluar hetimet dhe për të kuptuar pak më shumë se si ka ndodhur i gjithë procedura.

Banorët e pallatit Nr.4 në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë nuk janë të vetmit që janë prekur nga shembja e padrejtë e pallateve të tyre. Ka shumë raste të tjera ku banorët janë në kërkim të drejtësisë për pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të bashkisë Tiranë në veprimtarinë korruptive të kësaj natyre. Disa prej tyre janë të ndaluar tashmë me urdhër të SPAK, duke përfshirë edhe ish-drejtorët e Bashkisë, Mariglen Qaton dhe Redi Mollën.

Këta zyrtarë vendosnin ruspat objekteve në emra të tjera, duke u përfituar ata dhe kompanitë e tyre nga tenderat për rindërtim dhe zhvillim të zonave. Rastësisht, një grup tjetër banorësh u njoftua për të liruar apartamentet e tyre në zonën e Tregut të ish-Uzinës Dinamo, për shkak të dëmeve të lënë nga tërmeti i vitit 2019. Këta banorë janë përzënë nga apartamentet e tyre duke u përdorur akte ekspertize të manipuluara nga kompani private të lidhura me zyrtarët e lartë publikë të Bashkisë Tiranë dhe kompanitë e tyre.

Vendimi i Këshillit Bashkiak

Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi

‘Ashtu siç ju kemi njoftuar, me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.23, Datë 26.02.2024, është vendosur demolimi i detyruar i pallatit, bazuar në verifikimet dhe akt konstatimet paraprake të Institutit të Ndërtimit, grupeve të punës së njësisë administrative për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 dhe rrezikun që paraqitej është kryer aktekspertiza e thelluar me operator ekonomik. Mbështetur në këto përfundime dhe oponencën e Institutit të Ndërtimit, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se pallati duhet të demolohet.’

Familja e Ndue Markut është një nga të fundit që mbeten në lagjen ‘5 Maji’, një zonë e cila ka qenë në qendër të përleshjeve midis banorëve dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Kjo situatë është shoqëruar me pamje të tensionuara, duke përfshirë edhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Banorët kanë refuzuar të largohen nga banesat e tyre, ndërsa Bashkia e justifikon këtë aksion me nevojën për zhvillimin e zonës, brenda planit të Rindërtimit.

Ndue Marku, Banor ‘5 Maji: Absolutisht nuk ka pasur urdhër për prishje. E vërteta është saqë banorët, dikush nga banorët jo të gjithë ka njoftuar policinë një ditë më parë policinë që të vijë ti mbrojë nga IMT-ja. Realisht kanë ardhur forca të shumta policie IMT-ja, Bashkia, policia dhe janë nxjerrë dhunshëm. Në mënyrë shporpocionale kanë ardhur kanë hedhur gaz dhe kanë bërë arrestime. Dhe fakti është se këta nuk ishin të pastrehë, këta u bënë të pastrehë.

Por ndërsa muajt kanë kaluar dhe shumë prej tyre janë përzënë prej banesave, situata në terren është po e njëjta dhe punimet për rindërtimin dhe zhvillimin e zonës nuk kanë nisur, ndërsa banorët vazhdojnë të enden me plaçka ngarkuar, pasi nuk kanë marrë as bonusin e premtuar të qirasë nga bashkia.

Ndue Marku: Mariglen Qato ka qenë përballë dhe i ka thënë aty ku është prishur shtëpia e Lizës (Liz-një banoreje që i është prishur shtëpia) shprehje që nuk dua ta them, do marrësh…Ai drejtori i famshëm që tani…Tani e kemi kuptuar edhe vullnetin e tyre, edhe ishin të gjithë bashkë në në grabitje të banorëve. Ne ishim, aq sa ishim.

Sipas avokatit Gentian Sejrani, situata në terren është dramatike. Shumë banorë të cilët janë prekur nga program i rindërtimit duke humbur banesat, qofshin këto pallate si në rastin e rrugës ‘Myslym Keta’, apo edhe banesa në zona të tjera të Tiranës, nuk kanë përfituar ende nga bonusi i qirasë.

Gentian Sejrani: Vendimi i Këshillit Bashkiak e ka ngushtuar mënyrën e përfitimit nëpërmjet procesit të rindërtimit i ka përjashtuar ato në mënyrë të drejtpërdrejtë nga procesi i rindërtimit. Dhe ata sot, jo vetëm që nuk janë pjesë e rindërtimit, por ata nuk mund të përfitojnë më as bonusin e qirasë që është gjëja më elementare që ata duhet të mos jetojnë në rrugë por të paktën të kenë mundësi të jetojnë në një banesë si gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë.

Trembja përjetohet përsëri kur vërehet se si funksionarë publikë, përfshirë drejtorët e bashkisë të cilët tashmë janë arrestuar nga SPAK, shfrytëzojnë pozicionet e tyre publike për të grabitur qytetarët. Ata përdorin forcën dhe pushtetin e tyre për të kryer vepra të tilla, shpesh jo vetëm korruptive, por edhe kriminale.

Nëpërmjet këtyre makinacioneve, ata nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre, duke ndërtuar mbi pronat e tyre dhe komprometuar mirëqenien e tyre. Ky është një skenar që është pothuajse e pangjashme në asnjë sistem tjetër demokratik, ku qytetarët të cilët janë gjithmonë të pafuqishëm dhe të pambrojtur, vazhdojnë të shpresojnë për një shtet të drejtë, dhe jo vetëm për pushtetin./bw

The post Skandali/ Drejtori i “5D” shembte banesat, zbardhen detajet si e favorizonte kompaninë e tij të ndërtimit appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Pasuria “e çmendur” e Redi Mollës, drejtori i arrestuar i Bashkisë së Tiranës
Redi Molla është një nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të rënë në pranga për dosjen “5D”. SPAK e akuzon Mollën si pronarin “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”, që ka përfituar miliona nga tenderat e Bashkisë së Tiranës.

Deklarimin fillestar, Redi Mola e ka bërë në vitin 2016-kohë kur ishte drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, por vihet re se në vitin 2021 ai nuk ka bërë një deklarim.

Në 2016-ën, ai thotë se ka 3 apartamente në Itali të blera nga 200-250 mijë euro, mijëra euro në llogari bankare dhe 12 milionë lekë të vjetra cash. Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij shprehet se ka dy apartamente në Shqipëri dhe të dy deklarojnë disa kredi njëkohësisht.

Drejtori i Veliajt rezulton administrator dhe aksioner në dy biznese dhe pretendon të ardhura nga shitja e tyre për disa vite radhazi dhe në vitin 2018 thotë se ka shitur një apartament në Itali.

Të dyshimta në deklarimet e tij janë gjendjet në llogaritë bankare që rezultojnë herë me minus dhe herë me shuma të larta, shkruan CNA.

Me kalimin e viteve, Redi Molla është pasuruar dhe në deklarimin e fundit, atë të 2023-shit ai thotë se ka disa të ardhura të tjera, pa treguar burimin konkret të tyre.

Pasuria e Redi Mollës:

Viti 2016, deklarimi 1

Apartament me sipërfaqe 45 m2 në Itali, vlera 192.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Vend makine 15 m2 në Itali, vlera 22.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Apartament me sipërfaqe 145 m2 në Itali, vlera 252.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Apartament me sipërfaqe 145 m2 në Itali, vlera 252.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Administronte shoqërinë “MZM snc” në Itali që ndaloi aktivitetin në maj 2015, vlera 120.000 euro. Zotëronte 50%.

Llogari bankare, 784 euro.

Llogari bankare, 282,362 lekë.

Llogari bankare, 196,254 lekë.

Llogari bankare, 2,623 euro.

Gjendje cash, 1,200,000 lekë.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4.500 euro.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4.500 euro.

Të ardhura shitja 50% e aktivitetit “Eagle Bar” në maj të 2015-ës në Itali, shuma 60.000 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.10.2009, shuma totale 150,000,00 euro, detyrimi i mbetur 109,857,65 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000,00 euro, detyrimi i mbetur 86,400,48 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, detyrimi i mbetur 17,124 euro.

Deklarimi i bashkëshortes

Apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, vlera 92,000 euro.

Apartament me sipërfaqe 72 m2, vlera 65,400 euro.

Aksionere dhe Administratore e shoqërisë “Optimum Media”, vlera 1.155,000 lekë, zotëron 33%.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Optimum Media”, shuma 2,930,200 lekë.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 3,348,740 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë më 22.12.2014, shuma totale 66,400 euro, detyrimi i mbetur, 63,789 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 07.12.2012, shuma totale 20,000 euro, detyrimi i mbetur 15,856 euro.

Viti 2016, deklarimi 2

Apartament me sipërfaqe 45 m2 në Itali, vlera 192.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Vend makine 15 m2 në Itali, vlera 22.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Apartament me sipërfaqe 145 m2 në Itali, vlera 252.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Apartament me sipërfaqe 145 m2 në Itali, vlera 252.000 euro. Burimi i pasurisë nga aktivitet komercial.

Administronte shoqërinë “MZM snc” në Itali që ndaloi aktivitetin në maj 2015, vlera 120.000 euro. Zotëronte 50%.

Makinë “Volkswagen Golf” i vitit 2004, blerë më 02.11.2016, shuma 6,000 euro.

Llogari bankare, 99,74 euro.

Llogari bankare, 1,651,815 lekë.

Llogari bankare, 174,253 lekë.

Llogari bankare, 597,006 lekë.

Llogari bankare, 4,183 euro.

Llogari bankare, 109,098 lekë.

Gjendje cash, 300,000 lekë.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4.200 euro.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4.200 euro.

Të ardhura nga shërbime konsulence teknike, shuma 1,147,500 lekë.

Të ardhura nga paga si administrator i UKT-së, shuma 1,308,000 lekë

Të ardhura shitja e aktivitetit “MZM snc”, shuma 13.200 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.10.2009, shuma totale 150,000,00 euro, detyrimi i mbetur 100,038 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000,00 euro, detyrimi i mbetur 82,562 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, detyrimi i mbetur 13,908 euro.

Deklarimi i bashkëshortes

Apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, vlera 92,000 euro.

Apartament me sipërfaqe 72 m2, vlera 65,400 euro.

Aksionere dhe Administratore e shoqërisë “Optimum Media”, vlera 1.155,000 lekë, zotëron 33%.

Llogari rrjedhëse, shuma 2,428 euro

Llogari rrjedhëse, shuma 56 euro

Llogari rrjedhëse, shuma 2,420,950 lekë

Llogari rrjedhëse, shuma 4,501,525 lekë

Llogari rrjedhëse, shuma 422 euro

Gjendje cash, shuma 800,000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Optimum Media”, shuma 2,246,699 lekë.

Të ardhura nga dividentë nga shoqëria “Optimum Media”, shuma 107,341 lekë.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 19,046,118 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë më 22.12.2014, shuma totale 66,400 euro, detyrimi i mbetur, 57,878 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 07.12.2012, shuma totale 20,000 euro, kredi e shlyer.

Viti 2017

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 2,450 euro.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4,200 euro.

Të ardhura nga shërbime konsulence teknike, shuma 1,147,500 lekë.

Të ardhura nga paga si administrator i UKT-së, shuma 1,395,000 lekë

Të ardhura vjetore nga shitja e aktivitetit në maj të vitit 2015 të shoqërisë “MZM snc”, këste mujore 1,100 euro, shuma 13,200 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.10.2009, shuma totale 150,000,00 euro, shuma e shlyer 9,190,56 euro, detyrimi i mbetur 92,438 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000,00 euro, shuma e shlyer 4,338,84 euro, detyrimi i mbetur 79,561 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, shuma e shlyer 4,391,40 euro, detyrimi i mbetur 10,308 euro.

Deklarimi i bashkëshortes

Aksionere dhe Administratore e shoqërisë “Optimum Media” deri në 24 shkurt të vitit 2017, vlera 1,155,000 lekë, zotëron 33%.

Llogari rrjedhëse, shuma 12,591,222 lekë

Llogari rrjedhëse, shuma 1,781,170 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 422 euro.

Gjendje cash, shuma 900,000 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore nga shoqëria “Optimum Media”, shuma 300,000 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Comunications”, shuma 2,735,477 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 10,420,147 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë më 22.12.2014, shuma totale 66,400 euro, shuma e shlyer 6,462,54 euro, detyrimi i mbetur, 54,249,45 euro.

Kartë krediti, shuma totale 222,343 lekë.

Kartë krediti, 78,412 lekë.

Viti 2018

Shitje e apartamentit 45 m2 në Itali, çmimi total 160,000.00, vlera 116,276.00 e transferuar nëpërmjet llogarive bankare, 43,724.00 të përdorura për shlyerjen e kredisë.

Llogari bankare, 2,378 euro.

Llogari bankare, 1,842,490 lekë.

Llogari bankare, 538,909 lekë.

Llogari bankare, 113,121 euro.

Llogari bankare, 109,098 lekë.

Gjendje cash, 450,000 lekë.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4,200 euro.

Të ardhura nga paga si administrator i UKT-së, shuma 1,707,049 lekë

Të ardhura vjetore nga shitja e aktivitetit në maj të vitit 2015 të shoqërisë “MZM snc”, këste mujore 1,100 euro, shuma 13,200 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000.00 euro, shuma e shlyer 4,339.20 euro, detyrimi i mbetur 76,502.00 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, shuma e shlyer 4,391.40 euro, detyrimi i mbetur 7,614.00 euro.

Deklarimi i bashkëshortes

Llogari rrjedhëse, 94,428 euro.

Llogari rrjedhëse, shuma 13,417,950 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 1,781,321 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 422 euro.

Të ardhura nga paga vjetore nga “Le Spot Group SH.A”, shuma 570,342 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Comunications”, shuma 1,013,949 lekë.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 18,791,191 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë më 22.12.2014, shuma totale 66,400 euro, shuma e shlyer 6,462.62 euro, detyrimi i mbetur, 50,111.44 euro.

Kartë krediti, 25,271 lekë.

Viti 2019

Llogari bankare, 3,346.26 euro.

Llogari bankare, 2,657,279.76 lekë.

Kartë krediti, 2,727.84 euro.

Llogari bankare, 538,687.65 lekë.

Llogari bankare, 48,709.71 euro.

Llogari bankare, 109,098.25 lekë.

Gjendje cash, 400,000 lekë.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4,200 euro.

Të ardhura nga paga si administrator i UKT-së, shuma 1,682,975 lekë

Të ardhura vjetore nga shitja e aktivitetit në maj të vitit 2015 të shoqërisë “MZM snc”, këste mujore 1,100 euro, shuma 13,200 euro.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000,00 euro, shuma e shlyer 4,332 euro, detyrimi i mbetur 73,391.68 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, shuma e shlyer 4,298.40 euro, detyrimi i mbetur 4,314.00 euro.

Deklarimi i bashkëshortes

Llogari rrjedhëse, 76,969 euro.

Llogari rrjedhëse, shuma 26,265,938 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 1,781,321 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 422 euro.

Të ardhura nga paga vjetore nga “Le Spot Group SH.A”, shuma 2,262,840 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore dhe bonuset nga shoqëria “Publix” sh.p.k., shuma 7,849,990 lekë.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 8,329,566 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë më 22.12.2014, shuma totale 66,400 euro, shuma e shlyer 6,456.24 euro, detyrimi i mbetur, 45,433.70 euro.

Kartë krediti, -133.946 lekë.

Kartë krediti, -102,610 lekë.

Viti 2020

Llogari bankare, 2,924.62 euro.

Llogari bankare, 1,046,999.82 lekë.

Llogari bankare, 537,648.76 lekë.

Llogari bankare, 47,366.91 euro.

Llogari bankare, 109,098.25 lekë.

Gjendje cash, 480,000 lekë.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4,200 euro.

Të ardhura nga paga si administrator i UKT-së, shuma 1,296,829 lekë.

Të ardhura vjetore nga shitja e aktivitetit në maj të vitit 2015 të shoqërisë “MZM snc”, këste mujore 1,100 euro, shuma 5,500 euro.

Të ardhura nga paga si administrator i “Tirana DC” sh.a. Tiranë dhe anëtar i këshillit mbikëqyrës në këtë institucion, shuma 368,240 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë në 31.12.2008, shuma totale 100,000,00 euro, shuma e shlyer 4,320.93 euro, detyrimi i mbetur 70,221.91 euro.

Kredi konsumatore e marrë më 22.09.2021, shuma totale 20.000 euro, shuma e shlyer 4,409.40 euro, detyrimi i mbetur 2,218.00 euro.

Kredi për blerje apartamenti, marrë më 22.06.2020, shuma totale 8,100,000 lekë, shuma e shlyer 378,900.90 lekë, detyrimi i mbetur 7,821,013.14 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes

Llogari rrjedhëse, 377 euro.

Llogari rrjedhëse, shuma 24,845,680 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 1,781,321 lekë.

Llogari rrjedhëse, shuma 422 euro.

Të ardhura nga paga vjetore nga “Le Spot Group SH.A”, shuma 2,167,585 lekë.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 9,095,727 lekë.

Kredi për shtëpi e marrë më 22.12.2014, shuma totale 66,400 euro, shuma e shlyer 6,441 euro, detyrimi i mbetur, 40,574.54 euro.

Kartë krediti, -106.047 lekë.

Kartë krediti, -45,992.88 lekë.

Viti 2022

Gjendje cash, 250,000.00 lekë.

Llogari bankare, -7,974.82 lekë.

Llogari bankare, -3,502.79 euro.

Llogari bankare, -292,164.49 lekë.

Llogari bankare, -1,260.00 lekë.

Llogari bankare, 2,709.77 euro.

Llogari bankare, 1,588.57 euro.

Të ardhura vjetore nga qiraja e apartamentit në Itali, shuma 4,200.00 euro.

Të ardhura nga paga vjetore te “Tirana DC”, shuma 2,247,986.00 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues te “Tirana DC”, shuma 267,750.00 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues te “Eco Tirana”, shuma 450,471.00 lekë.

Kredi bankare, shuma e shlyer 4,371,12 euro, detyrimi i mbetur 63,703.70 euro.

Kredi bankare, shuma e shlyer 940,395.62 lekë, detyrimi i mbetur 6,344,294.03 euro.

Deklarimi i bashkëshortes

Gjendje cash, shuma 200,000.00 lekë.

Llogari bankare, -1,537.00 euro. Zotëron 50%.

Llogari bankare, shuma 3,434,911.45 lekë.

Llogari bankare, shuma -2,207.66 euro.

Të ardhura nga qiraja, shuma 25,688.84 euro.

Të ardhura nga paga dhe bonuset nga shoqëria “Le Spot Productions”, shuma 7,376,489.00 lekë.

Të ardhura nga paga vjetore nga “Le Spot Group SH.A”, shuma 2,496,148.00 lekë.

Viti 2023

Llogari bankare, -2,910.57 euro.

Llogari bankare, 287.47 euro.

Llogari bankare, -385.09 euro.

Llogari bankare, -257,103.47 lekë.

Llogari bankare, -2,002.00 euro, zotëron 0%.

Të ardhura të tjera, shuma 148,750.00 lekë.

Të ardhura të tjera, shuma 2,516.00 euro.

Të ardhura nga paga vjetore te “Tirana DC”, shuma 1, 427,804.00 lekë.

Deklarimi i bashkëshortes

Pasuri e paluajtshme, njësi me sipërfaqe 181.90 m2 në Shqipëri, vlera 264,880.00 euro. Burimi i krijimit, të ardhura. Shuma: 33,800.00 euro.

Llogari bankare, shuma, 46,403.00 lekë.

Llogari bankare, shuma 6,243,596.00 lekë.

Llogari bankare, shuma -422.00 euro.

The post Dosja “5D”/ Pasuria “e çmendur” e Redi Mollës, drejtori i arrestuar i Bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Rama: Qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit, nuk është strukje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK, ku shprehet se është dakord me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Reagimi i Edi Ramës:

S’mund të jem më shumë dakord me sa u tha sot kryebashkiaku Erion Veliaj qytetarëve të Tiranës, në mesazhin e drejtëpërdrejtë lidhur me ndalimin nga SPAK-u të disa ish-drejtorëve e drejtorëve të bashkisë!

Mendësia e vjetër komuniste, fatkeqësisht ende shumë e pranishme në mënyrën e të parit të tjetrit si armiku që duhet shkatërruar (falë trashëgimisë së hidhur në një segment të tërë të politikës e të medias shqiptare të një komunisti fanatik, të konvertuar në liderin trushpëlarës të krejt atij segmenti që nga dita e parë e pluralizmit deri sot) nakatosur me thashetheme kafenesh, mllefe interesaxhinjsh dhe interesa gjobaxhinjsh, nëpër ekrane e portale që u ngjajnë tabelave të fletë-rrufeve të komunizmit, prodhon përditë baltë e helm me çështjet e drejtësisë! Po kësaj s’kemi ç’i bëjmë për sa kohë shpifjet e politikanëve dhe denigrimet e killerave mediatikë, janë bërë pjesë e jetës sonë publike të kthyer në një xhungël ku s’e merr vesh i pari të dytin, ku nuk debatohet me argumenta po vetëm propagandohet me akuza e bërtitet për të mos lënë tjetrin të flasë, ku liria e shprehjes është bërë liri e shpifjes, ku shpifësit përveçse me votë nuk ndëshkohen as me ligj e as me zakon, po vetëm zaptojnë me pafytyrësi që edhe në Kanunin e vjetër të shqiptarëve, edhe në çdo libër edukate të qytetërimit demokratik, konsiderohet shkelje e pafalshme.

Por ky i sotmi është përsëri rasti për të thënë me zë të lartë, se mbështetja jonë për SPAK-un nuk është propagandë, po vullnet i hekurt politik; qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit në çdo nivel, nuk është strukje, as frikë, po shprehje shembullore e vijës së kuqe mes nesh, partisë që qeveris e udhëheq Reformën në Drejtësi dhe Drejtësisë së Re që ka të gjithë mbështetjen tonë; goditjet e SPAK-ut ndaj kujtdqoftë në radhët e ekzekutivit, në çdo nivel të qeverisjes, që ka shkelur ligjin dhe ka tradhëtuar misionin tonë në shërbim të këtij vendi e të këtij populli, ne nuk i përjetojmë si gjëma, as si fajësi kolektive, po si një ndihmë të paçmuar në një luftë kundër korrupsionit, të cilën deri dje nuk e bënim dot sa e si duhej, pikërisht sepse mungonte krahu i drejtësisë së pavarur!

Kështu që edhe kjo çështja më e fundit e disa ish-zyrtarëve e zyrtarëve të bashkisë Tiranë, edhe qëndrimi i drejtë i Erionit sot, me të cilin bashkohem fjalë e presje, dëshmojnë edhe njëherë se ne as nuk e kontrollojmë SPAK-un, as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qasjen fuqimisht mbështetëse për SPAK-un, as nuk komentojmë çfarëdoqoftë lidhur me vërtetësinë e akuzave të SPAK-ut, për këdoqoftë që SPAK-u merr të pandehur dhe as nuk kemi asnjë lidhje me dokrrat e segmentit politik e mediatik, që prodhon përditë baltë e helm në seanca parlamentare, shfaqje televizive e kanale digjitale, ku lloj-lloj pjellash të mendësisë së errët inkuizicionale, na bëjnë gjyqe si ato të komunizmit, duke u përpjekur të na fusin të tërëve në çdo trastë e thes korrupsioni që hapet nga SPAK-u!

Ne jemi në këtë detyrë për të bërë Shqipërinë Europiane 2030 me reforma të vërteta, përpjekje të mëdha, vendosmëri absolute dhe me të gjitha forcat e ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit, ku punët janë të ndara e ku lavdi Zotit, popullit që e mbështeti fuqimisht hapjen e rrugës së Reformës në Drejtësi dhe Partisë Socialiste, e cila i hyri detit në këmbë për ta hapur këtë rrugë, tanimë s’jemi më vendi ku për 100 e kusur vite nuk u hetua e gjykua kurrë nga një drejtësi e pavarur, as edhe një person me pushtet politik a lidhje me të!

Prandaj qentë le të lehin, Shqipëria do të shkojë përpara, me qeverinë e Partisë Socialiste që do të ecë vetëm përpara, me Drejtësinë e Re që duhet të vazhdojë vetëm përpara, pa i lënë kusur askujt që përdor flamujt e partive, majtas e djathtas, lart apo poshtë, për të nxjerrë përfitime të paligjshme për veten a të afërmit e vet, duke punuar për shtetin me një xhep të dukshëm për të ardhurat nga puna dhe me një xhep të fshehtë për paratë e marra me korrupsion

The post Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Rama: Qëndrimi ynë pa koment, sa herë SPAK-u godet brenda strukturave të ekzekutivit, nuk është strukje appeared first on Albeu.com.

Dosja “5 D”/ Lihen në burg tre ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, detyrim paraqitje për pesë zyrtarët e tjerë
Tetë ish-drejtorët dhe funksionarët e Bashkisë së Tiranës, të hetuar për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, dolën sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata pranoi kërkesën e SPAK, duke lënë tre prej tyre në masën arrest me burg dhe për pesë të tjerë detyrim paraqitje. Hetimi ndaj tyre nisi kryesisht nga SPAK, dhe më pas u bashkua me kallëzimin që kreu Belind Këlliçi në maj të vitit të kaluar për shkelje të barazisë në tendera.

Hetimi zbuloi se ish-drejtorët, ai i Ujësjellësit, Redi Molla dhe i IKMT-së Mariglen Qato, të cilët do të hetohen duke qëndruar në burg, në harkun kohor të viteve 2016-2020 kishin favorizuar në së paku nëntë procedura tenderimi kompaninë “5D Construction”, e cila rezulton dhe me dy emra të tjerë.

Sipas SPAK, kjo kompani është e regjistruar në emra të tjerë, lidhje miqësore dhe shoqërore e të dyshuarve por që në të vërtetë pronarë të saj janë Qato dhe Molla.

The post Dosja “5 D”/ Lihen në burg tre ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, detyrim paraqitje për pesë zyrtarët e tjerë appeared first on Albeu.com.