dornat Archives - Albeu.com

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian e ka miratuar të enjten një plan pesëvjeçar për mbrojtjen, i cili përfshin ndërtimin e një “muri të dronëve” që pritet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2027.

“Qëllimi ynë është t’i forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse për ta frenuar agresionin”, deklaroi komisionari i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, gjatë një konference në Bruksel.

Sipas planit të Komisionit Evropian, Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë “kërcënimin më të madh”, duke përmendur shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së nga automjetet ajrore pa pilot (UAV), apo dronët.

“Ky ‘mur evropian i dronëve’ duhet të ndërtohet mbi mësimet e nxjerra nga Ukraina për rëndësinë e madhe të krijimit të ekosistemeve inovative të dronëve dhe kundërdronëve, duke e lidhur zhvillimin e mbrojtjes me prodhimin, dhe duke u mbështetur në kapacitete të shkallëzuara prodhimi dhe zhvillimit të vazhdueshëm teknologjik,” thuhet në dokument.

Propozimet, që do t’iu paraqiten për miratim liderëve të BE-së javën e ardhshme, vijnë mes diskutimeve të ashpra mbi cenueshmërinë e Evropës, të cilat u nxitën nga hyrja e 21 dronëve rusë në Poloni në fillim të shtatorit.

Ky incident, së bashku me fluturimet e dronëve rusë mbi Rumani dhe shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, çoi në nisjen e iniciativës “Roja Lindore” nga NATO-ja për forcimin e mbrojtjes ajrore.

Ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë, Dovile Shakaliene, i tha Shërbimit ukrainas të REL-it se këto shkelje ruse “kanë ndihmuar shumë” në krijimin e ndjenjës së urgjencës.

“Kur gjithnjë e më shumë aleatë të NATO-s shohin sa e rrezikshme është Rusia dhe sa e paparashikueshme po bëhet situata në qiellin tonë, kjo përshpejton proceset – si në financimin e mbrojtjes sonë, ashtu edhe në mbështetjen për Ukrainën”, tha ajo.

Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, tha për REL-in se incidentet ruse kanë qenë “një kambanë alarmi” për Evropën.

“Duhet të mësojmë shumë nga pala ukrainase dhe do të ishim mirënjohës nëse mund të blinim edhe nga Ukraina në industrinë e mbrojtjes, pasi ata kanë qenë të jashtëzakonshëm në rritjen e prodhimit”, tha ai.

Nisma evropiane për dronët është vetëm një pjesë e paketës së gjerë të quajtur “Ruajtja e Paqes – Plani i Gatishmërisë Mbrojtëse 2030”, e cila përfshin gjithashtu plane për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar rregullisht Ukrainën, hapa për përparimin e prokurimeve të përbashkëta ushtarake dhe një “paketë për mobilitet ushtarak” që synon ta lehtësojë lëvizjen më të shpejtë të trupave dhe pajisjeve nëpër Evropë.

Kubilius tha se plani përfshin gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve për goditje me raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Në Evropë nuk po prodhojmë mjaftueshëm të tilla, prandaj duhet të zhvillojmë prodhimin e këtyre armëve. Ndërkohë, do të vazhdojmë t’i blejmë ato nga partnerët tanë transatlantikë”, shtoi ai.

Dokumenti nënvizon rolin qendror të NATO-s në mbrojtjen e Evropës, por thekson edhe nevojën që kontinenti të zhvillojë kapacitete të pavarura në vitet e ardhshme.

“Deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë një pozicion mbrojtës mjaftueshëm të fortë për t’i frenuar kundërshtarët e saj”, thuhet në plan. “Për të qenë ‘gati për 2030-ten’, Evropa duhet të veprojë tani”.

Megjithatë, disa zyrtarë mendojnë se ky afat kohor nuk është mjaftueshëm urgjent. Më 13 tetor, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Martin Jaeger, i tha një komisioni parlamentar në Berlin se “ne jemi tashmë duke u përballur me zjarr”.

“Nuk duhet të rrimë duarkryq duke supozuar se një sulm i mundshëm rus nuk do të ndodhë para vitit 2029”, paralajmëroi Jaeger.

“Në rastin më të mirë, aktualisht ekziston një paqe e ftohtë në Evropë, e cila mund të kthehet në konfrontim të nxehtë në çdo moment”, shtoi ai.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se Rusia do të mbetet kërcënim edhe nëse lufta në Ukrainë përfundon.

“Rreziku nuk do të zhduket edhe kur të mbarojë lufta në Ukrainë. Është e qartë se duhet të forcojmë mbrojtjen tonë ndaj Rusisë”, tha ajo./REL

The post Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve” appeared first on Albeu.com.