doriana-haka Archives - Albeu.com

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për dy mjekët, gati 12 vite pas vdekjes së ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës
<html><head></head><body>

Pas gati 12 vitesh nga ndarja e saj nga jeta, çështja për vdekjen e Dorjana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, ka marrë një tjetër vendim gjyqësor. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin dhe ka lënë në fuqi dënimet për mjekët Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, të shpallur fajtorë për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas raportimeve, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur nga mjekja Elonas Burba. Në vendimin e saj, ajo vlerësoi se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përmban shkelje të ligjit material apo procedurial dhe se përgjegjësia penale e mjekes është provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Elona Burba ishte dënuar me 1 vit burg, masë që u konvertua në 2 vite shërbim prove. Gjithashtu, asaj iu hoq për dy vite e drejta për të ushtruar profesionin. Ndërsa mjeku Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Doriana Haka, në atë kohë vetëm 25 vjeçe, humbi jetën pak ditë pas lindjes së djalit të saj në dhjetor të vitit 2014. Ajo ndërroi jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa dhimbja e familjes dhe e të afërmve vazhdon edhe pas më shumë se një dekade.

Sipas familjarëve, Doriana ishte shtruar për të kryer një lindje cezariane dhe në fillim situata dukej normale. Djali lindi shëndoshë e mirë, por disa orë më pas gjendja e nënës u rëndua. Ajo u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku pas disa ditësh humbi jetën.

Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja erdhi si pasojë e trombozës së sinuseve kavernoze të trurit. Në të njëjtën kohë, ekspertët vunë në dukje edhe një element që lidhej me përgjegjësinë e stafit mjekësor: përpara ndërhyrjes kirurgjikale nuk ishin kryer analizat INR dhe APTT, të cilat shërbejnë për të kontrolluar nëse koagulimi i gjakut funksionon normalisht. Moskryerja e këtyre analizave para operacionit u rendit ndër çështjet kryesore të evidentuara në ekspertizë.

</body></html>

The post Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet për dy mjekët, gati 12 vite pas vdekjes së ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës appeared first on Albeu.com.