dorehqje Archives - Albeu.com

Lumir Abdixhiku kundërpërgjigjet pas thirrjeve për dorëheqje nga degët e LDK-së
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të forta pasi dy kryetarë degësh të partisë në Pejë dhe Lipjan kërkuan publikisht dorëheqjen e tij, duke vlerësuar se kjo është bërë në mënyrë të parregullt dhe jashtë rrugëve të duhura brenda partisë.

Abdixhiku tha se e ka befasuar fakti që, sipas tij, “sugjerimet dhe kërkesat e koordinuara” për largimin e tij janë dhënë përmes mediave, ndërsa shtoi se, duke pasur parasysh bashkëpunimin e gjatë mes tyre, kjo çështje do të duhej të shtrohej “ballë për ballë”.

Ai pranoi se rezultati zgjedhor në Pejë dhe Lipjan nuk ka qenë i kënaqshëm, por argumentoi se rënia e LDK-së në këto komuna, ku partia ka qenë në qeverisje, lidhet, sipas tij, me “sabotim të brendshëm” dhe me projekte që nuk kanë të bëjnë me identitetin e LDK-së.

Më poshtë është reagimi i tij i plotë:

Si nuk u ngopën kurrë?!

I falënderoj dy Kryetarët e Degëve, të Pejës dhe Lipjanit, për sugjerimet dhe kërkesat e koordinuara të dhëna nëpër media për dorëheqjen time. Më e drejtë do të kishte qenë që këtë ta thoshin drejtpërdrejt. Në fund të fundit, kemi bashkëpunuar gjatë.

E pranoj se rezultati në këto dy degë nuk është i mirë. Fakti që në komuna ku qeverisim dolëm të tretët, sipas meje, dëshmon vetëm shkallën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk i përket LDK-së.

Temën e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit, edhe në praninë e këtyre dy kryetarëve. Për mua, anëtarësia ka folur qartë. Por për paraqitjen e dobët në këto dy degë, për rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqje morale nga dy kryetarët në fjalë. I pranoj menjëherë.

Anëtarësinë e gjerë të LDK-së e siguroj se nuk do të lejojmë që projektet për ndarjen e LDK-së, të shtyra nga sabotues të qëllimshëm, të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar, dështuan në zgjedhje dhe do të dështojnë edhe tani. Që prej asaj kohe, pavarësisht pengesave dhe dyshimeve, ne megjithatë u rritëm në një kohë aq të shkurtë. Sot, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, nuk do të lejojmë që vullneti i shumicës dërrmuese të LDK-së të deformohet në projekte që synojnë ndarjen dhe më pas shuarjen e LDK-së.

LDK, në fund të fundit, nuk është një konfederatë interesash lokale. Nuk është as platformë për karriera individuale. LDK mbetet një parti nacionale. E vetja. E askujt tjetër, sidomos jo e ndonjë partie tjetër.

I bëj thirrje shumicës së anëtarësisë që në këto kohë të trazuara të ruajë qetësinë. Çdo sfidë do ta kalojmë, siç kemi ditur gjithmonë.

Kam vetëm keqardhje që në çastet më të rëndësishme për LDK-në dhe vendin, dëmtimi ynë nga brenda vazhdon të mbetet synim. Si nuk u ngopën kurrë?!

The post Lumir Abdixhiku kundërpërgjigjet pas thirrjeve për dorëheqje nga degët e LDK-së appeared first on Albeu.com.

Dështimi në 14 maj, Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së
Përmes një deklarate për mediet 3 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i PD-së dhe si kryetar i Grupit Parlamentar.

Pas dështimit së opozitës në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj vendosi  që të marrë përgjegjësinë e humbjes dhe t’i lërë rrugën e hapur riorganizimit të partisë., duke theksuar se duhet të bëhet shkëputja nga Berishizmi.

Kreu i komanduar i PD-së tha se zgjedhjet e 14 majit patën probleme serioze, duke nisur nga blerja e votës, përdorimi të bandës apo të fortëve.

Megjithatë ai theksoi se fillimisht duhet nisur nga vetja, nga përçarja brenda në PD për të kuptuar se çfarë shkoi keq.

Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, theksoi Alibeaj.

Deklarata e Alibeajt:

Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj.

Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike.

Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes.

Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë. Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës.

Me këtë rast dua t’u shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që e vendosën fatin e partisë, të familjes sonë politike, para llogarive dhe pazareve të ngushta e mediokre. Në kohë të vështira duhen njerëz me karakter të fortë. Këtë ju e keni dëshmuar.

Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja.

Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet.

Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar. Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en.

Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend.

Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi. Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen. Ka qenë një vendim i Kryesisë që vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit. Gjithashtu, ne kemi mësuar të flasim lirisht. Ne kemi mësuar të themi të vërtetën. Ne kemi kuptuar që PD duhet të jetë e djathtë, duhet të jetë demokratike, duhet të jetë euroatlantike.

Sepse e tillë lindi dhe ky është misioni ynë. Kam njoftuar mbledhjen e Kryesisë të premten në orën 12.00.

/Albeu.com/

The post Dështimi në 14 maj, Enkelejd Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së appeared first on Albeu.com.