dorëheqjen e Ramës Archives - Albeu.com

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ 55 ditë revoltë! Dhuna dhe arrestimet nuk e ndalin revoltën
Qytetarët do të mblidhen sërish këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 55-të të protestës antiqeveritare, duke përsëritur se nuk do të ndalen deri në, sipas tyre, “rrëzimin e kësaj kaste politike”.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se presioni ndaj qeverisë do të vijojë çdo ditë deri në arritjen e objektivave të tyre politike.

Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, kapje të shtetit dhe shpërfillje të kërkesave të qytetarëve.

Një ditë më parë, paraditen, protesta u zhvendos para Kuvendit, ku pati tensione të forta me forcat e policisë. Protestuesit goditën me vezë automjetet që transportonin deputetët, ndërsa efektivët ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar korridor për hyrjen dhe daljen e parlamentarëve.

Gjatë incidenteve pati edhe përplasje fizike, ndërsa disa protestues u shoqëruan nga policia.

Në mbrëmje, protesta vijoi përpara Kryeministrisë, ku qytetarët marshuan më pas në rrugët e Tiranës, duke brohoritur vazhdimisht “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.

Organizatorët deklaruan se protesta nuk është më vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë klasës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin prej vitesh.

Edhe sot pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme në tubimin e radhës, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se protestat do të vijojnë pa ndërprerje deri në largimin e qeverisë dhe, sipas tyre, në nisjen e një ndryshimi të ri politik në vend.

The post Qytetarët kërkojnë  dorëheqjen e Ramës/ 55 ditë revoltë! Dhuna dhe arrestimet nuk e ndalin revoltën appeared first on Albeu.com.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Associated Press: Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj, protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit
Agjencia e lajmeve “Associated Press”, ka raportuar mbi protestën e fundit në Tiranë, atë të zhvilluar para Parlamenti ku policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kundërshtojnë qeverinë.

Protesta është pjesë e një serie tubimesh që nisën më shumë se një muaj më parë kundër projektit të një resorti luksoz në bregdet, i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

“Protestat, të cilat organizatorët i kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, nisën fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të zhvillimit turistik në Lagunën e Nartës, për shkak të shqetësimeve mjedisore. Me kalimin e javëve, ato janë shndërruar në protesta më të gjera politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”, shkruan AP.

Sipas autoriteteve, policia përdori gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobot uji për të shpërndarë turmën, pasi protestuesit hodhën gurë, vezë, shishe plastike dhe sende të tjera ndaj efektivëve.

Autoritetet njoftuan se nga përplasjet mbetën të plagosur 12 punonjës policie, ndërsa 18 protestues u ndaluan.

Në javët e fundit, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke fryrë bilbila dhe duke mbajtur figura kartoni të flamingove, një prej specieve të mbrojtura të shpendëve shtegtarë, habitatet e të cilëve, sipas kundërshtarëve të projektit, mund të rrezikohen nga ndërtimi i resortit në bregdetin e Adriatikut.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare e ka mbrojtur projektin, duke argumentuar se zhvillimi në Lagunën e Nartës do të jetë transformues për ekonominë e vendit, në përpjekjet për të tërhequr turizmin elitar dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Të enjten, disa qindra protestues u mblodhën para Kuvendit në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke brohoritur: “Rama duhet të shkojë në burg””, shkruan AP.

The post Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Associated Press: Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj, protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit appeared first on Albeu.com.