doreheqje Archives - Albeu.com

Dorëhiqen tre anëtarë të qeverisë greke / Qeveria nën presion nga skandali me abuzimet me subvencionet në bujqësi
Tre anëtarë të kabinetit grek dhanë dorëheqjen, ndërsa vendi eshte trazuar nga skandali per subvencionet bujqësore të BE-së. Hetimet për abzuime e kanë shtuar presionin mbi qeverinë konservatore të vendit

Televizioni shtetëror ERT njoftoi se ministrat e bujqësisë dhe të mbrojtjes civile kanë dhënë dorëheqjen, së bashku me një zëvendësministër të shëndetësisë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë pritet të bëjë njoftime për një riformatim të kabinetit.

Prokurorët evropianë po hetojnë një numër në rritje te politikanëve të partisë në pushtet në Greqi, pasi dyshojne për përvetësim të mundshëm të subvencioneve bujqësore të BE-së. Skandali po zgjat prej nje viti dhe e ka shtuar presionin ndaj qeverisë.

Prokurorët kërkuan të mërkurën që 11 deputetëve t’u hiqet imuniteti parlamentar, dhe përmendën edhe shtatë politikanë të tjerë të dyshuar për përfshirje, përfshirë edhe një ish-ministër të bujqësisë. Dyshohe se ne skemën abusive jane edhe dy deputete te tjere.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzon përfituesit e subvencioneve se kane bërë kekrese per subvencione për toka që nuk i zotëronin dhe kishin rritur numrin e bagetive në ferma. Disa prej personave që merrnin pagesa nuk kishin asnjë lidhje me bujqësinë.

Ne tetorine kalaur apsi arrestime, ndersa fermerët bene protesta pasi u ishin vonuar subvencionet. Po hetohen 20 politikane te partisë në pushtet, Demokracia e Re dhe mendohet se abuzimi mund te shkoje ne dhjetëra milionë euro subvencione.

The post Dorëhiqen tre anëtarë të qeverisë greke / Qeveria nën presion nga skandali me abuzimet me subvencionet në bujqësi appeared first on Albeu.com.

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen: Ky hap u vendos që të sigurohet legjitimiteti i Qeverisë
Kryeministri i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), Savo Miniq, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Ai njoftoi për dorëheqjen e tij gjatë një konference për media të mbajtur në Banjallukë më 16 mars. Ai tha po ashtu se është konsultuar me presidentin e Republikës Sërska, Sinisha Karan, dhe se ai do ta propozojë sërish për mandatar për ekzekutivin e ri.

Miniq, që është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, subjekt i Millorad Dodikut, shtoi se e ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin Popullor të RS-së.

Ai tha se për këtë hap u vendos me qëllim që të sigurohet legaliteti dhe legjitimiteti i Qeverisë, duke shtuar se ka kundërshtime edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Kuvendi Popullor i RS do ta shqyrtojë dorëheqjen e tij pasditen e së hënës, në një seancë që është thirrur menjëherë pas konferencës së tij për media.

Kjo është hera e dytë në disa muajt e fundit që Miniq jep dorëheqje dhe paralajmëron se do të jetë sërish mandatar për formimin e Qeverisë së entitetit serb.

Më herët ai kishte qenë ministër i Bujqësisë në Republikën Sërpska dhe u emërua kryeministër i entitetit më 2 shtator të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi më 23 janar se kjo Qeveri nuk ishte kushtetuese, pasi atë e kishte propozuar për mandatar në gushtin e kaluar Millorad Dodik, i cili në atë kohë pretendonte se ishte president i Republikës Sërpska.

Sipas Kushtetutës së RS, mandatarin mund ta propozojë vetëm presidenti i entitetit, ndërsa ky post i ishte hequr Dodikut pasi një vendim i gjyqësorit për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, u bë i formës së prerë. Ky vendim ia ndalon Dodikut ushtrimin e funksioneve publike për gjashtë vjet.

Disa ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, Miniq dha dorëheqje. Si mandatar e propozoi ushtruesja e atëhershme e detyrës së presidentit të RS, Ana Trishiq Babiq, dhe ai më pas u bë sërish kryeministër.

Deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Frontit Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës edhe pas këtij emërimi iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, duke kërkuar që ai të shfuqizohet.

Në ankesën e tyre, ndër të tjera, ata pretendojnë se emërimi i kryeministrit mbi bazën e propozimit të ushtrueses së detyrës së presidentit përbën “shkelje të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme të parimit të sundimit të ligjit” që burgon nga Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës ende nuk ka dal me një vendim për këtë çështje.

Qamil Durakoviq, nënkryetar i RS-së, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të RS-së vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Trishiq Babiq në atë funksion, duke pasur parasysh se Kushtetuta e entitetit nuk e njeh funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Gjykata Kushtetuese e RS-së më 25 shkurt pezulloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të emërimit të saj./ REL

The post Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen: Ky hap u vendos që të sigurohet legjitimiteti i Qeverisë appeared first on Albeu.com.

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD, shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet dhe funksionon brenda një grupimi njerëzish
Ish-kandidatja për deputete në zgjedhjet e 11 majit 2025 për PD, Jola Hysaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Hysaj shkruan se pakënaqësi lidhur me listën e deputetëve në Durrës dhe mungesën e hapjes së partisë.

Më tej ish-kandidatja liston edhe disa arsye të tjera që e çuan të merrte këtë vendim.

“Forma dhe mënyra e organizimit të funksionimit të kësaj force politike ka arritur në një pikë ku edhe anëtarët e Kryesisë mësojnë vendime të rëndësishme nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë një parti demokratike dhe as mënyra se si respektohen institucionet e saj”, thekson ajo në postimin e saj.

Po ashtu Hysaj ka falenderuar edhe

Postimi i plotë:

Pas më shumë se 20 vitesh angazhimi të pandërprerë në jetën politike dhe në shërbim të qytetarëve, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe që më janë besuar me votë, si edhe nga anëtarësia ime në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ky është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm. Ai vjen si pasojë e një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh të njëpasnjëshme që, në gjykimin tim, janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të ndërtohet dhe të funksionojë një Parti Demokratike.

Së pari, mënyra se si u trajtua funksioni im si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Ndërkohë që imazhi dhe përgjegjësia publike e këtij funksioni vazhduan të përdoren, kompetencat reale që i përkasin këtij roli. Një funksion i zgjedhur me votë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që u kufizuan dhe në praktikë u zhveshën nga përmbajtja e tyre. Kjo nuk cenon vetëm një individ, por vetë parimin e përfaqësimit që buron nga vota.

Së dyti, përjashtimi sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë i njerëzve me kompetencë dhe integritet, të cilët kanë një kontribut të provuar në terren. Në vend të një përfaqësimi të hapur dhe meritokratik, vendimmarrja është përqendruar në një rreth gjithnjë e më të ngushtë njerëzish, duke e kthyer përfaqësimin politik në një proces të kontrolluar dhe jo në një proces të vërtetë demokratik.

Së treti, mënyra e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit, ku u lanë jashtë figura që kanë investuar vite të tëra pune dhe përkushtimi në terren. Kjo nuk është vetëm një çështje personale, është tregues i një kulture vendimmarrjeje që nuk respekton meritën dhe kontributin.

Së katërti, mënyra se si kjo forcë politike menaxhoi procesin për institucionin e Avokatit të Popullit. Në gjykimin tim, ky ishte një gabim politik dhe institucional që dëmton seriozitetin dhe besueshmërinë e opozitës.

Por mbi të gjitha, problemi themelor mbetet mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike. Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj.

Forma dhe mënyra e organizimit të funksionimit të kësaj force politike ka arritur në një pikë ku edhe anëtarët e Kryesisë mësojnë vendime të rëndësishme nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë një parti demokratike dhe as mënyra se si respektohen institucionet e saj.

Për të gjitha këto arsye, kam vendosur të largohem, duke ruajtur mbi të gjitha integritetin tim personal dhe politik.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi 20-vjeçar. Besimi i tyre ka qenë motivimi im më i madh për të punuar çdo ditë me përgjegjësi dhe përkushtim.

Angazhimi im për të kontribuar për qytetarët dhe për jetën publike nuk përfundon këtu. Ai do të vazhdojë me të njëjtin besim se Shqipëria ka nevojë për një politikë më të hapur, më meritokratike dhe më të ndershme ndaj qytetarëve.

The post Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD, shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet dhe funksionon brenda një grupimi njerëzish appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka njoftuar sot gjatë një fjalimi se do të japë dorëheqjen nga detyra, një vendim që ka nxitur spekulime se ai mund të krijojë një parti të re politike, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thellë qeveritare.

Radev, i cili pritej të ushtronte një rol kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027, deklaroi se do ta paraqesë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të martën. Nëse ajo miratohet, detyrën e presidentit do ta marrë zëvendëspresidentja Iliana Iotova deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në nëntor.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj përpjekjeve të fundit të Bullgarisë, për t’u bashkuar me euron dhe pikëpamjet miqësore me Kremlinin në lidhje me luftën në Ukrainë, u zgjodh president në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2021.

Dorëheqja e tij vjen në kulmin e krizës politike në vend, e cila e ka çuar Bullgarinë drejt zgjedhjeve të teta parlamentare brenda vetëm katër viteve.

The post Presidenti i Bullgarisë njoftoi dorëheqjen, dyshohet se ai do të krijojë një parti të re politike appeared first on Albeu.com.

Mori rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit, Lumir Abdixhiku ofron dorëheqjen në Kuvendin e LDK
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën që mbajti për media pas takimit me nënkryetarët e partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje.

Lidhja Demokratike të Kosovës ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi rezultatet zgjedhore ishin dukshëm më të dobëta sesa pritjet e tyre.

“Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, ju njoftoj se në konsultim kemi vendosur që të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pastaj Kuvendin e LDK-së, e kam obligim moral e politike që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së dorëheqjen”, tha Abdixhiku.

Kosova zhvilloi më 28 Dhjetor zgjedhjet e dyta parlamentare, vetëm 9 muaj pas procesit të parë zgjedhor, të përsëritura si pasojë e dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë dhe krizës institucionale që e çoi vendin drejt kolapsit politik.

Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryesoi bindshëm me më shumë se 49.30% të votave; në vend të dytë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nën drejtimin e Bedri Hamzës, ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e drejtuar nga Lumir Abdixhiku.

The post Mori rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit, Lumir Abdixhiku ofron dorëheqjen në Kuvendin e LDK appeared first on Albeu.com.

Firmat për Endri Shabani/ Agron Gjekmarkaj dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të PD, Berisha ia refuzon
Burime për OraNews bëjnë me dije se nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij pranë kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Dorëheqja mësohet se është paraqitur si gjest moral, pas firmave të dhëna për Endri Shabanin, i cili u zgjodh me votëbesim në Kuvend si Avokat i Popullit.

Gjithashtu bëhet me dije se mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar dorëheqjen e Gjekmarkajt, duke e konsideruar të panevojshme largimin e tij nga rradhët e PD.

The post Firmat për Endri Shabani/ Agron Gjekmarkaj dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të PD, Berisha ia refuzon appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për korrupsion, jep dorëheqjen shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelenskyy
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të premten se po fillon një riorganizim të plotë të Zyrës së Presidentit, duke konfirmuar se shefi i stafit të tij, Andriy Yermak, ka paraqitur dorëheqjen e tij ndërsa Kievi përgatitet për një fazë të re negociatash me SHBA-në.

Në fjalimin e tij në mbrëmje, Zelenskyy tha se kohët e fundit zhvilloi gati 20 biseda me partnerë ndërkombëtarë, të cilët shprehën mbështetje të fortë për qëndrueshmërinë e Ukrainës nën presion të vazhdueshëm. Ai theksoi nevojën për forcë dhe unitet të brendshëm në një moment kur aktiviteti diplomatik po përshpejtohet, duke thënë se zyra presidenciale do t’i nënshtrohet një rivendosjeje të plotë.

Ai konfirmoi dorëheqjen e Yermak dhe tha se konsultimet për një pasardhës do të fillojnë të shtunën. Zelenskyy vuri në dukje se delegacioni i Ukrainës për bisedimet e ardhshme do të përfshijë komandantin e përgjithshëm, përfaqësues nga Ministria e Jashtme, Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare dhe shërbimet e inteligjencës. Ai theksoi se të gjitha përpjekjet e brendshme tani duhet të përqendrohen tërësisht në mbrojtjen e Ukrainës dhe mbështetjen e shtytjes së saj diplomatike.

Raundi i ardhshëm i kontakteve me Uashingtonin vjen pas diskutimeve të fundit SHBA-Ukrainë në Gjenevë mbi një propozim paqeje prej 28 pikash. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë javë se “diçka e mirë” mund të dalë në pah në negociata, megjithëse paralajmëroi se progresi duhet të gjykohet vetëm nga rezultatet e prekshme.

The post I akuzuar për korrupsion, jep dorëheqjen shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelenskyy appeared first on Albeu.com.

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për Avokatin e Popullit
Endrit Shabani ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të Nismës Thurje. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që kjo forcë politike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas dorëheqjes së Shabanit, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zhvilluar zgjedhje të brendshme, ku Elton Çanaj është emëruar në krye të partisë.

Shabani, një nga themeluesit e Nismës Thurje, aktualisht është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit.

The post Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për Avokatin e Popullit appeared first on Albeu.com.

“Nga sot, një zv/kryeministre e pandehur dhe një tjetër në kërkim ndërkombëtar”, Tabaku: Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë!
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas marrjes e pandehur nga SPAK, të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetin social facebook, Tabaku shkruan se Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pasi një zëvendëskryeministre e pandehur nuk mund të përfaqësojë më interesin publik dhe nuk mund të administrojë tendera e kontrata që peshojnë miliarda nga taksat e shqiptarëve.

Statusi i plotë

Belinda Balluku u mor sot e pandehur nga SPAK.

Nga sot, Shqipëria ka një zv/kryeministre të pandehur dhe një tjetër në kërkim ndërkombëtar.

Kjo është fotografia reale e një qeverie që prej vitesh fshihet pas propagandës, ndërsa korrupsioni ka zëvendësuar meritën, ligjin dhe përgjegjësinë.

Tenderi i tunelit të Llogarasë, i denoncuar nga Gazment Bardhi mbi një vit më parë, është vetëm maja e ajsbergut. Pas tij qëndron një zinxhir aferash — nga aeroporti i Vlorës e deri te blerjet e energjisë — që rëndojnë mbi zëvendëskryeministren e vendit dhe mbi mënyrën sesi kjo qeveri përdor pushtetin.

Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

Një zëvendëskryeministre e pandehur nuk mund të përfaqësojë më interesin publik dhe nuk mund të administrojë tendera e kontrata që peshojnë miliarda nga taksat e shqiptarëve. Shqipëria meriton një proces të pastër, pa ndikim politik, pa pengesa dhe pa frikë.

Por kjo nuk është vetëm përgjegjësi individuale.

Kjo është përgjegjësi politike e Kryeministrit Edi Rama, arkitektit të një sistemi që e ka ngritur korrupsionin në metodë qeverisjeje. Një qeveri ku ministër pas ministri, zëvendëskryeministër pas zëvendëskryeministri, përfundojnë nën hetim, nuk mund të flasë më për zhvillim, investime apo integrim europian.

Korrupsioni i ngritur në sistem është arsyeja pse Shqipëria nuk zhvillohet, pse bizneset largohen dhe pse investitorët amerikanë e europianë hezitojnë të vijnë. Ky është realiteti i një vendi të penguar nga një pushtet që ka humbur busullën morale dhe politike.

Ky sistem ka një emër dhe një përgjegjës.

Deri sa të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë — nga ministrat te Kryeministri — Shqipëria nuk do të ecë përpara.

Ky është momenti për të thyer sistemin që ka marrë peng vendin dhe për të rikthyer shpresën se politika mund të jetë në shërbim të qytetarëve, jo mbi ta.

The post “Nga sot, një zv/kryeministre e pandehur dhe një tjetër në kërkim ndërkombëtar”, Tabaku: Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen menjëherë! appeared first on Albeu.com.

“Dorëzohet” Millorad Dodik, heq dorë nga posti i presidentit të Republikës Sprska. SHBA përshëndet vendimin
Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka pranuar të tërhiqet nga posti i tij. SHBA ka përshëndetur vendimin dhe si hap i parë hoqi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve te tij.

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se kishte hequr katër aleatë të Dodikut nga lista e sanksioneve, një veprim që u vlerësua nga Dodik, i cili është duke lobuar për të hequr sanksionet amerikane kundër vetes.

“Shtetet e Bashkuara e mirëpresin veprimin e sotëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe që afirmon stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ky veprim do të shënojë gjithashtu një rrugë për partneritet konstruktiv me SHBA-në, bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe begati të përbashkët”, tha Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, në një deklaratë për Reuters.

Tërheqja e Dodik po analizohet si nje hap që mund të çojë në heqjen e sanksioneve ndaj tij. Parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës emëroi Ana Trišić Babić si presidente të përkohshme të shtunën, duke e njohur zyrtarisht për herë të parë se ish-presidenti Milorad Dodik po tërhiqet nga posti pas një ndalese nga gjykata shtetërore që i ndalon pjesëmarrjen në politikë.

Trišić Babić, një aleate e ngushtë e Dodikut, do të mbajë detyrën për një muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale më 23 nëntor në Republikën Serbe.

Parlamenti gjithashtu shfuqizoi një sërë ligjesh separatiste që ishin miratuar gjatë vitit të kaluar, pasi Dodik ishte paditur për shkelje të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Dodik është sanksionuar nga SHBA dhe Britania, për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë në vitet 1990, si dhe nga disa shtete evropiane që e akuzojnë për rrezikim të paqes dhe stabilitetit në Bosnjë me politikat e tij separatiste.

The post “Dorëzohet” Millorad Dodik, heq dorë nga posti i presidentit të Republikës Sprska. SHBA përshëndet vendimin appeared first on Albeu.com.