doreheqja e zaev Archives - Albeu.com

Zoran Zaev dorëzon “stafetën” si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Zoran Zaev ka dorëzuar sot pasdite në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Zaev e dorëzoi postin përmes një letre drejtuar Kuvendit, në të cilën arsyeton se rezultati i zgjedhjeve dhe momenti politik në të cilin ndodhet vendi e çuan atë në marrjen e këtij vendimi.

“Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev.

Në letër shkruan se në mandatin e tij janë marrë po ashtu edhe vendime historike si Marrëveshja me Greqinë me çka u sigurua gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se vendi u anëtarësua në NATO. Ai përmend edhe konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.

Dorëheqjen e tij pritet ta shqyrtojë kryeparlamentari Talat Xhaferri ditën e nesërme./albeu.com/

The post Zoran Zaev dorëzon “stafetën” si kryeministër i Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Sa ministra të LSDM pritet të mbeten në Qeverinë e re?
Alternativa ditën e sotme pritet të vendosë për postet në qeveri.

Sipas burimeve nga LSDM, bëhet me dije se në pushtet nga kjo forcë politike do të mbeten vetëm zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Drejtësisë Bojan Mariqiç dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Kjo nënkupton që përveç largimit tashmë të paralajmëruar të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nga posti të largohet edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Nga përbërja aktuale e LSDM-së në ekzekutiv pritet të largohet edhe zv/kryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski./albeu.com/

The post Sa ministra të LSDM pritet të mbeten në Qeverinë e re? appeared first on Albeu.com.

Zoran Zaev takon sot Ali Ahmetin, çfarë pritet të diskutojnë
Kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, pritet të takojë ditën e sotme kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri në detyrë, në një intervistë për TV 21, ku theksoi se takimi do të zhvillohet sot pasdite.

Ky takim vjen menjëherë pasi Zaev dorëzoi mandatin e liderit të LSDM-së tek Dimitar Kovaçevski, i cili do të jetë edhe mandatar për Qeverinë.

Janë paralajmëruar edhe ndryshime kuadrovike në Qeveri, pasi Alternativa tashmë ka nënshkruar marrëveshje për t’u bërë pjesë e Qeverisë, ndërkaq ndryshime janë paralajmëruar edhe në LSDM.

Tashmë dihet se AAA do të udhëheqë në dikasterin e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratë, ndërkaq BDI nga MShIA do të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë, post i cili më parë i takonte Lëvizjes BESA.

Ky takim vjen edhe pasi vendi dështoi të hap negociatat me Bashkimin Evropian më 14 dhjetor./albeu.com/

The post Zoran Zaev takon sot Ali Ahmetin, çfarë pritet të diskutojnë appeared first on Albeu.com.

Alternativa e Gashit merr Shëndetësinë, Informatikën dhe Diasporën në Maqedoni
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i Informatikës, Jeton Shaqiri, do të lënë pozitat e tyre, pasi këto ministri do i kalojnë Alternativës.

“Ministri Venko Filipçe në të ardhmen do të ketë më shumë kohë për t’u shoqëruar me mua. Do të ketë më shumë kohë që të jemi shokë. Për shkak se kur punoni bashkë  nuk keni kohë për t’u shoqëruar. Pse po e them këtë? Për shkak se ju e dini, gjatë   pranverës dhe verës kur i kemi ngarë motoçikletët, ai është  jo vetëm bashkëpunëtor im por edhe mik. Ai është një nga potencialët më të mëdhenj të vendit tonë“, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por kush do ta zëvendësojë atë?

“Një prej zgjidhjeve tona është Bekim Sali, për mua kjo zgjidhje është e pranueshme, nëse  e zgjedhin edhe organet  e Alternativës“, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

“Sipas statutit tonë, për kuadrot është angazhuar kryesia qendrore. Menjëherë  gjatë ditëve në vijim ne  do të zhvillojmë konsultime brenda partisë dhe në momentin kur të kemi zgjidhje do ta thërrasim kryesinë qendrore ku do të sillen vendimet  se kush do të na përfaqësojë në ekzekutivë“, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Zaev pohon se Alternativa merr disa pozicione më shumë se Besa ndërsa atë e arsyeton me faktin se ata iu bashkëngjitën koalicionit tashmë të formuar.

“Mund të pohoj  se Alternativa merr përgjegjësi më të rëndësishme në pushtetin ekzekutiv. Pse? Së pari, për shkak se ne jemi tashmë një shoqëri e konfirmuar e partnerëve të koalicionit. Ftojmë dikë  që të na bashkëngjitet. Nuk është e njëjtë  kur shkojmë në zgjedhje dhe atëherë sipas parimit të numrit të deputetëve, përkatësisht sipas numrit të votave,  i ndajmë  përgjegjësitë në ekzekutiv“, tha Zoran Zaev, kryeministër.

“Në negociata, as unë personalisht  as Alternativa asnjëherë nuk kemi qasje me shantazh. Ne duke e ditur situatën nuk kemi vepruar me shantazh për të kërkuar më shumë pozita“, tha Afrim Gashi, lider i Alternativës.

Të gjitha këto ndryshimet kuadrovike dhe mandatari i ri  përkatësisht pasardhësi i Zaevit, duhet të kalojnë në Kuvend./albeu.com/

The post Alternativa e Gashit merr Shëndetësinë, Informatikën dhe Diasporën në Maqedoni appeared first on Albeu.com.

Venko Filipçe është i vendosur: Nuk do të jem kandidat për kryetar të LSDM-së
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, nuk do të jetë kandidat për kryetar të LSDM-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri, në një intervistë për TV-21

“Jo nuk kam interes të tillë”, kështu u përgjigj shkurt sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen nëse do të jetë kandidat për kryetar të LSDM-së, përcjell TV21.

Filipçe komentoi edhe gjendjen e shumicës parlamentare, ku tha që për momentin pushteti është i fokusuar që të zgjerojë përbërjen e kësaj shumice.

“Sot kryeministri ka takim me liderin e Alternativës, Afrim Gashi. Pas ç’ka do të njoftohen qëndrimet. Tani fokusi është në zgjerimin e shumicës parlamentare”, deklaroi mes tjerash Filipçe./albeu.com/

The post Venko Filipçe është i vendosur: Nuk do të jem kandidat për kryetar të LSDM-së appeared first on Albeu.com.

Mungoi në Kuvend, Grubi për Kastriot Rexhepin: Zemra e tij fle në Washington dhe Bruksel (VIDEO)
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim është shprehur se deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi ka bërë gjënë e duhur duke mos u paraqitur në Kuvend për rrëzimin e qeverisë.

Sipas tij Rexhepi as nuk është kërcënuar, as nuk është intimiduar.

Rexhepi shtoi se i njeh mirë bindjet e deputetit që në kohën kur ka punuar në Ambasadë.

Ai shtoi se zemra e tij fle në ëashington dhe Bruksel.

“Ja di bindjet e plota, zemra e tij flenë në Uashington dhe Bruksel”, ka thënë Grubi, transmeton TV21./albeu.com/

The post Mungoi në Kuvend, Grubi për Kastriot Rexhepin: Zemra e tij fle në Washington dhe Bruksel (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbardhet data, kur do të mbahet seanca e mosbesimit në Parlamentin Maqedonas
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të enjten, 11 nëntor, seancë për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, por edhe lëvizja Besa, e cila aktualisht është pjesë e Qeverisë.

Partitë opozitare, kanë riformuluar të mërkurën listën e nënshkrimeve të mbledhura për mocionin e mosbesimit, duke larguar nënshkrimet e dy deputetëve të partisë e “E Majta” dhe të disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Fillimisht kërkesa për mocion ishte dorëzuar me 61 nënshkrime të deputetëve, por njëri prej tyre, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi tërhoqi nënshkrimin pasi nuk dëshironte që të nënshkruhej në të njëjtën listë ku qëndrojnë edhe emrat e deputetëve të partisë e “E Majta”, e cila nga opozita shqiptare kritikohet për qëndrimet e saj, siç thotë, antiperëndimore dhe antishqiptare.

VMRP DPMNE-ja beson se mocioni do të votohet me mbi 61 vota.

“E njëjta do të mbetet në procedurë dhe për të do të votohet të enjten. Do të ketë më pak nënshkrime nga ato që ishin në fillim. Por besojmë se kundër Qeverisë nuk do të jenë 61 firma të deputetëve, por do të ketë më shumë se 61. Opozita do të votojë për largimin e kësaj Qeverie”, ka deklaruar deputeti i VMRO DMNE-së, Antonio Milloshoski.

Në bazë të rregullores për punën e Kuvendit, për mocionin votohet në mesnatë ndërsa paraprakisht zhvillohet debat lidhur me kërkesën e opozitës.

Për rrëzimin e Qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve, nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kërkesa për mocion u paraqit nga opozita pasi kryeministri Zoran Zaev refuzoi të paraqesë dorëheqjen në kuvend, të cilën e kishte paralajmëruar më 31 tetor.

Organet më të larta të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) vendosën të martën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të siç u tha, “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.

“Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi, Komiteti Qendror i partisë vendosi që të shtyhet dorëheqja. Organet e partisë vendosën njëzëri shtyrjen e dorëheqjes deri në zgjidhjen e gjendjes në vend. Pas shumë vitesh regjim, shteti është ndërtuar mbi vlera të vërteta demokratike dhe liridashëse me parime të bashkëjetesës. LSDM-ja po ngrihet në lartësinë e asaj detyre dhe do të punojë në interes të qytetarëve”, ka deklaruar Pero Kostadinov, anëtar i kryesisë të LSDM-së.

Partia e kryeministrit Zaev ka shënuar humbje në zgjedhjet lokale, ndërsa ajo opozitare, VMRO-DPMNE ka fituar shumicën e 80 komunave, sa kanë qenë në garë./REL/

The post Zbardhet data, kur do të mbahet seanca e mosbesimit në Parlamentin Maqedonas appeared first on Albeu.com.

Dha dorëheqjen, kush pritet ta zëvendësojë Zoran Zaevin?
Kush mund ta zëvendësojë Zoran Zaev në qeveri dhe kush në parti?

Përmenden disa emra në qeveri si pasardhës të mundshëm, duke përfshirë ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyçi.

Fitorja e Maksim Dimitrievskit, i cili si kandidat i pavarur ishte kundërshtar i kandidatit të LSDM-së në Kumanovë, konsiderohet si disfatë jo vetëm e kundërshtarit të tij Oliver Ilievski, por edhe e Oliver Spasovskit, gjë që i zvogëlon dukshëm shanset e tij, shkruan Veçer i Shkupit.

Portali i gazetës së Shkupit shkruan se pas zjarrit në qendrën e COVID-it në Tetovë, ku u dogjën 14 persona, rejtingu dhe besueshmëria e Venko Filipçe, papritur ra, gjë që dobëson pozitën e tij si pasardhës i mundshëm i Zaevit.

Zgjedhja e Bytyçit, i cili është pjesë e lidershipit të lartë partiak të LSDM-së, do të reflektonte, thonë ata, multietnicitetin e partisë, por atij i mungon përvoja e gjatë dhe lidhjet e forta me strukturën partiake.

Veçer i përmend Sanja Lukarevskën dhe zëvendëskryeministrin Ljupço Nikolovski si zgjidhjen e fundit të mundshme për postin e kryeministrit.

Partia, thonë ata, është e kënaqur me punën që ka kryer Lukarevska si drejtoreshë e Drejtorisë së të hyrave publike, por pyetja është nëse kjo do të ishte më mirë për pozitën udhëheqëse në Qeveri apo për postin e kryeministrit.

Nikolovski, shtojnë ata, suksesin më të madh në parti e ka arritur me ardhjen e Zaevit në krye të LSDM-së, kur u bë shef i kabinetit dhe njeri me besim të madh, ndaj vlerësohet se shanset e tij janë mjaft solide./NOA/

The post Dha dorëheqjen, kush pritet ta zëvendësojë Zoran Zaevin? appeared first on Albeu.com.

Çfarë çoi në humbjen e Zaevit në zgjedhje lokale?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përkatësisht partia e tij, Lidhja Social –Demokrate, në zgjedhjet lokale të tetorit u ndëshkua për shkak të mosrealizimit të premtimeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mungesën e rezultateve në luftën kundër krimit në nivele të larta, reformat në administratë dhe veçanërisht keqmenaxhimin e problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët në komunat e udhëhequra nga socialdemokratët, që në formë plotësuese, këto probleme i rëndoi dhe kriza e pandemisë, thotë Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.

Zoran Zaev detyrën si kryeministër e mori në vitin 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2016, pas publikimit të të ashtuquajturave bomba të bisedave të përgjuara.

Zaevi të dielën dha dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të partisë, Lidhjes Social-Demokrate, të cilën e drejton që nga 2013-a.

“31 tetori për mua paraqet All In”, ishte shprehur kështu kryeministri Zoran Zaev mes dy rundeve zgjedhore duke shpresuar të motivojë elektoratin për të përfituar përkrahje, në të kundërtën kishte thënë se nëse e humbet Shkupin, do të jepte dorëheqje.

Mosrealizmi i premtimeve çoi në humbjen e besimit tek elektorati

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci thotë se në rezultatin e keq të partisë së kryeministrit Zoran Zaev, përkatësisht Lidhjes Social- Demokrate të Maqedonisë së Veriut ka ndikuar keqmenaxhimi i problemeve në nivel lokal, përkatësisht moszgjidhja e problemeve komunale, të cilat kryesisht janë drejtuar nga partia e Zaevit, LSDM.

“Elektorati mund të themi se e dënoi keqmenaxhimin e komunave, do të thosha për mospunën dhe mosrealizmin e premtimeve parazgjedhore të shumë projekteve që në formë plotësuese këtë gjendje e rëndoi kriza e pandemisë”, vlerëson Troshanovski.

Ai në nivel qendror si dështim të qeverisë së kryesuar nga Zaevi apostrofon mosrealizimin e premtimeve, për të cilat qytetarët ia besuan votën, duke vendosur në vend të parë sundimin e ligjit.

“Mbetën pa adresë shumë probleme, mosreformimi i gjyqësorit. Administrata publike mbeti e partizuar, ndërkohë që evident ishte favorizimi i të zgjedhurve partiakë kundrejt kuadrove profesionale në institucione të caktuara”, thotë Troshanovski.

Kryeministri Zoran Zaev në pushtet erdhi pas publikimit të bisedave të përgjuara, që çoi në formimin e Prokurorisë Speciale, e cila kishte për detyrë të ndjekë krimin e organizuar në nivele të larta.

Pas aferës “zhvatja”, në të cilën besohet se ishin të përfshirë dhe njerëz të afërt me kryeministrin Zaev, kjo prokurori u shua.

Marko Troshanovski thotë se shuarja e Prokurorisë Speciale i zhgënjeu qytetarët e pavarur, të cilët u mobilizuan nën ombrellën e njohur si “Revolucioni Laraman”, nga ku mori mbështetje të fuqishme për të ardhur në pushtet.

“Te qytetarët e pavarur sigurisht se prodhoi efekt negativ shuarja e Prokurorisë Speciale, e cila shihej si institucion i besueshëm për luftimin e krimit në nivele të larta”, thotë Troshanovski, duke shtuar se Zaevi nuk mori vota ndëshkuese për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit me Marrëveshjen e Prespës, por për faktin se nuk arriti të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët.

Ndërkohë, Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se Zoran Zaev si kryeministër pati guxim që gjatë mandatit të tij të marrë përsipër vendime të rëndësishme, siç është ai me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit gjë që i mundësoi vendit të bëhet anëtar i NATO-s. Megjithëkëtë, ai shton se zbehja e perspektivës evropiane dekurajoi qytetarët për t’i mbështetur politikat e socialdemokratëve.

“Këtu kemi dhe atë aspektin psikologjik, në kohë kur qytetarët janë të lodhur nga pandemia, në kohën kur në një mënyrë perspektiva evropiane shënoi rënie si opsion sidomos tek elektorati proprogresiv apo proevropian. Krejt kjo ndikoi që të marrin fuqi forcat destruktive, të cilat janë në koneksion me lojtarë të tjerë në Ballkan po edhe në Maqedoni, që s`janë pjesë e aleancës euroatlantike”, thotë Ramadani.

Çka pas dorëheqjes së Zaevit?

Pas dorëheqjes publike nga posti i kryeministrit, Zoran Zaev është i obliguar ta informojë me shkrim dhe kryetarin e Kuvendit.

Zaev ka theksuar se pavarësisht dorëheqjes së tij, qeveria e drejtuar nga socialdemokratët duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit, përkatësisht edhe për dy vjet e gjysmë.

Por, në bazë të Kushtetutës së shtetit, me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit, e gjithë qeveria është në dorëheqje.

“Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja ose pamundësia e përhershme e tij që ta ushtrojë funksionin, rezulton me dorëheqjen e Qeverisë”, thuhet në nenin 93 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të procedurës kryetari i shtetit është i obliguar që brenda 10 ditëve mandatin për formimin e qeverisë t`ia dorëzojë partisë gjegjësisht koalicionit që arrin të sigurojë shumicën në Kuvend.

Pas kësaj, ai kandidat që ka marrë mandatin, brenda 20 ditëve duhet të shpalosë programin në saje të të cilit duhet të marrë besimin nga institucioni ligjvënës.

Nëse ky opsion dështon, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Në bazë të asaj se çka thotë Kushtetuta, nëse kryeministri jep dorëheqje, atëherë bie qeveria dhe si duket zoti Zaev ka qenë i interesuar që të bjerë kjo qeveri. Motivet dhe arsyet sigurisht se ai i di më së miri. Por, për mua ky vendim nuk është i arsyeshëm në këtë moment”, thotë Emin Azemi, njohës i çështjeve politike dhe ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ai thekson se me dorëheqjen e Zaevit nga posti i kryeministrit, Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë me shumë paqartësi.

“Deshëm apo nuk deshëm, fjala e parë që na kujtohet është kriza politike. Nuk po them kriza institucionale se kjo qeveri ka mandat edhe dy vjet e gjysmë dhe modalitetet mund të gjenden në drejtimin e qeverisë, mirëpo ambiciet e opozitës tani janë shtuar dhe siç janë shprehur, kërkojnë zgjedhje të parakohshme”.

“Një situatë të ngjashme ne e kemi pasur në Kosovë. Kur ka rënë një kryeministër, është krijuar një shumicë e re parlamentare ose një koalicion i ri. A mund të realizohet kjo këtu në Maqedoninë e Veriut mbetet të shihet. Po ky koalicion që është tani, LSDM-ja dhe BDI-ja ( Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe Besa mundet të zgjerohet me deputetë të partive të tjera ditëve në vijim. Kjo mbetet të shihet si opsion i mundshëm. Pra, të gjitha opsionet janë të hapura. Por, ajo që doja të theksoja është se Maqedonisë në këtë moment nuk i konvenon një krizë politike dhe institucionale”, vlerëson Azemi./REL

The post Çfarë çoi në humbjen e Zaevit në zgjedhje lokale? appeared first on Albeu.com.

Dorëheqja e Zaev bashkon në kafene Ramën dhe Vuçiç, çfarë i kërkon ky i fundit kryeministrit shqiptar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Të dy kanë qenë pjesë e një samiti të thirrur për Klimën, të mbajtur në Glasgou të Skocisë.

Kreu i shtetit serb përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqjen.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç./albeu.com/

The post Dorëheqja e Zaev bashkon në kafene Ramën dhe Vuçiç, çfarë i kërkon ky i fundit kryeministrit shqiptar appeared first on Albeu.com.