dorëheqja e Ramës Archives - Albeu.com

Flamingot kundër autokratëve/ 51 ditë protesta për dorëheqjen e Ramës, “Foreign Policy”: Lëvizja më e fuqishme sociale që nga viti 1991
Për banorët e Zvërnecit, një fshat bregdetar në jug të Shqipërisë, plazhi i Pishë Poros ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së përditshme. Brunela Mërtiri, e ka kaluar gjithë jetën duke notuar dhe bërë banja dielli në atë breg, të paktën deri në momentin kur gardhet me tela u shfaqën papritur këtë pranverë.

Këto rrethime përcaktojnë territorin e një kompleksi turistik luksoz që synon të mbulojë mbi 13 milionë metra katrorë përgjatë bregdetit shqiptar, duke prekur edhe zonat e mbrojtura të Lagunës së Nartës dhe Ishullit të Sazanit.

Kontestet rreth projektit të resortit të Sazanit janë të ashpra, pasi ai mbështetet nga kompani të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe gëzon përkrahje të plotë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Edhe pse ndërtimi filloi në prill, ai ka hasur pengesa të menjëhershme për shkak të kërkesave për një vlerësim mjedisor dhe hetimeve të ndërmarra nga Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), organi i pavarur antikorrupsion në Shqipëri.

“Kjo është toka ime. Nuk kanë asnjë të drejtë që të vijnë e të na marrin tokën, detin dhe pyllin. Ajo na përket neve; nuk është pronë e tyre. Nuk është as e Kastratit, as e Kushnerit, as e Trumpit dhe as e ndonjë tjetri”, u shpreh Mërtiri në një videoqë është bërë virale gjatë ditëve të fundit, duke përmendur emrin e Shefqet Kastratit, një prej sipërmarrësve më me ndikim në Shqipëri dhe i përfshirë në këtë projekt.

Klipi i Mërtirit dhe një tjetër pamje, ku një i ri tërhiqet zvarrë nga dy roje private të sigurisë gjatë një proteste, tregojnë nivelin e acarimit të shqiptarëve ndaj këtij plani.

Për më shumë se një muaj, dhjetëra mijëra qytetarë kanë marshuar drejt selisë së qeverisë në Tiranë duke kërkuar jo vetëm ndërprerjen e projektit dhe dorëheqjen e Ramës, por edhe një ndërprerje të korrupsionit që ka pllakosur vendin, i cili synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

E pagëzuar “Revolucioni i Flamingove” në respekt të zogut shtegtar që gjen strehë në Lagunën e Nartës, kjo është lëvizja sociale më domethënëse në Shqipëri që nga shembja e diktaturës komuniste më 1991.

Ajo shënjon një valë të re protestash të udhëhequr nga Gjenerata Z, e cila i afrohet frymës antikorrupsion dhe antiautoritare që përshkon lëvizjet e ngjashme në Hungari, Serbi dhe vende të tjera të rajonit.

Megjithëse shkak u bë resorti, lëvizja tashmë ka marrë përmasa më të gjera duke u shndërruar në zërin e një Shqipërie të re që kërkon demokraci të mirëfilltë, transparencë dhe llogaridhënie.

Ajo po bashkon njerëz të moshave dhe bindjeve të ndryshme politike, po fuqizon diasporën e madhe shqiptare dhe po ngjall solidaritet te shumë evropianë.

Megjithatë, përballë saj qëndron një realitet i korrupsionit të rrënjosur, klientelizmit, krimit të organizuar dhe një mospërfilljeje të zgjatur të së mirës publike.

Resorti në fjalë u propozua fillimisht në vitin 2024 dhe synon të përqendrojë investime miliarda dollarëshe në dy pika: afro 1.4 miliardë dollarë për transformimin e ishullit të Sazanit dhe 4.7 miliardë dollarë për zhvillimin e një hapësire të stërmadhe toke në afërsi të Zvërnecit.

Planimetria e publikuar tregon se projekti përfshin 600 shtëpi të lidhura, 520 vila, 1,400 apartamente, një marinë për 350 superjahte, një fushë golfi, qendra tregtare dhe restorante.

Rama i është përgjigjur kritikave duke thënë se investitorët janë të fuqishëm dhe se, “është një mundësi historike për Shqipërinë”. Në një intervistë për Financial Times në qershor, ai shtoi: “Po të mos ishte Jared Kushner, askush s’do të interesohej për flamingot, për Shqipërinë, për asgjë”.

Banorët vendës, nga ana tjetër, e shohin si një marrëveshje korruptive që do t’i pasurojë vetëm disa investitorë dhe turistë të pasur, duke sakrifikuar mjedisin, pronat e tyre dhe vetë perspektivën e Shqipërisë për në BE.

Në një intervistë të majit, Ivanka Trump tregoi se ajo dhe Kushner kishin “zbuluar” ishullin e Sazanit – të cilin ajo e quajti një “ishull privat në mes të Mesdheut” – duke notuar deri atje dhe duke bërë një shëtitje zbathur deri në majë.

“Tani nuk mund të jem më pa të”, tha ajo. Rrëfimi i saj, i cili në mediat shqiptare u krahasua me tone ironike me aventurat e Robinson Kruzo, ka revoltuar vendasit që e njohin mirë ishullin.

Sazani është padyshim një perlë mahnitëse, i pabanuar, që kurorëzon Gjirin e Vlorës në pikën ku deti Adriatik takohet me Jonin. Por ai nuk është aspak një tokë e pazbuluar apo e paprekur.

Ishulli ka shërbyer si post ushtarak gjatë antikitetit dhe, në kohën e Luftës së Ftohtë, shërbente si strehë për nëndetëset sovjetike, duke qenë i mbushur me bunkerë dhe tunele sekrete. Pasi bazat ushtarake u mbyllën, ai u shpall Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan në vitin 2010.

Deri në vitin 2024, ishte e jashtëligjshme shitja apo dhënia me qira e tokës së mbrojtur në parqet kombëtare për zhvillime private.

Më pas, parlamenti miratoi Ligjin 21/2024, një shtesë e një ligji më të hershëm për zonat e mbrojtura, i cili futi përjashtime të posaçme për resortet turistike të kategorisë pesë yje.

Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e këtij amendamenti dhe janë mbështetur nga anëtarët e Parlamentit Europian, të cilët nxorën një rezolutë që kërkon ndalimin e projektit dhe zbatimin e legjislacionit europian për mbrojtjen e mjedisit. Eurodeputetja holandeze Tineke Strik paralajmëroi: “Nëse kjo vazhdon, do të keni një problem të madh me BE gjatë negociatave”.

Përtej dëmit mjedisor, protestuesit kanë mëdyshje për mënyrën se si është dhënë statusi i investimit strategjik për këtë projekt. Ligji shqiptar për Investimet Strategjike, miratuar më 2015, e detyron shtetin të ndihmojë në përshpejtimin e procedurave administrative dhe në mbulimin e kostove të infrastrukturës për këtë lloj projekti.

Vendimi për t’i akorduar statusin e investitorit strategjik Atlantic Incubation Partners, firmë e lidhur me Kushnerin, thoshte qartë se ministria e mbrojtjes – me fjalë të tjera paratë e taksapaguesve – do të paguante për pastrimin e mbetjeve ushtarake në Sazan. Ishulli është i mbushur me municione të epokës sovjetike dhe mina të pashpërthyera, dhe i mungojnë uji i rrjedhshëm dhe një sistem i rregullt kanalizimesh.

Frika e protestuesve është se fondet e taksapaguesve shqiptarë do të shërbejnë për të subvencionuar miliarderët globalë, ndërsa biznesi që do të ngrihet nuk do t’i sjellë asnjë dobi komunitetit.

Përafërsisht 2,000 vizitorë mbërrijnë çdo ditë në Sazan, por shumë pak shqiptarë do të kishin mundësi të paguanin për një dhomë në këtë hotel luksoz, e cila mund të kushtojë sa një pagë e tërë mujore. Përfundimisht, ajo që po ndodh gjithnjë e më shumë është një lloj zhvillimi si shpronësim, ku zyrtarët shesin pasurinë publike për përfitime personale.

The post Flamingot kundër autokratëve/ 51 ditë protesta për dorëheqjen e Ramës, “Foreign Policy”: Lëvizja më e fuqishme sociale që nga viti 1991 appeared first on Albeu.com.

Analiza e “The Guardian” për zhvillimet në Shqipëri: Demokraci me buldozerë, qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike, kryeministri duhet t’i dëgjojë
Për më shumë se një muaj, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër qeverisë, në atë që gazeta britanike “The Guardian”, e cilëson si shpërthimin më të madh të pakënaqësisë në Shqipëri që prej rënies së komunizmit, më shumë se tre dekada më parë.

Në një analizë kushtuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri, The Guardian shkruan se ajo që nisi si një protestë për mbrojtjen e një rezervati natyror dhe mbi 2.500 specieve që ai strehon, është shndërruar në atë që protestuesit e quajnë “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që tashmë vë në pikëpyetje vetë drejtimin që po merr Shqipëria.

Sipas gazetës, qytetarët janë të zemëruar nga projektet shumë miliardëshe të zhvillimit turistik, të mbështetura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilat, sipas kritikëve, rrezikojnë një nga zonat e fundit të egra në bregdetin Adriatik-Zvërnecin, lagunën e tij dhe ishullin e afërt të Sazanit. Po aq shqetësuese për protestuesit është edhe mungesa e transparencës rreth këtyre projekteve.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se marrëveshjet nuk janë finalizuar ende. Megjithatë, publikimi i videove ku shfaqen mjete të rënda në plazhe, nxiti protestat masive, shkruan gazeta britanike.

“Tashmë demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar, në zgjedhje ku pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind”, thuhet në opinionin e The Guardian.

Gazeta citon edhe deklaratën e Ramës se, “nuk ka absolutisht asnjë mundësi që investimi të ndalet për sa kohë që unë jam këtu”.

Sipas analizës, kreu i qeverisë ka promovuar fuqishëm investimet e huaja dhe kapitalin ndërkombëtar, duke argumentuar se ato janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të një prej vendeve më të varfra të Evropës.

Megjithatë, “The Guardian”, thekson se shqiptarët nuk janë kundër investimeve, por nuk duan që pasuritë natyrore të vendit të shiten përmes marrëveshjeve që perceptohen si të paqarta.

Gazeta vëren se, ndërsa Rama është paraqitur shpesh si një lider që po e çon Shqipërinë drejt modernizimit, kritikët e tij flasin për një “demokraci me buldozerë”, e cila duket më tërheqëse nga jashtë sesa për qytetarët që jetojnë në vend.

Sipas artikullit, kryeministri ia atribuon reagimin negativ ndaj projektit ndjenjave kundër Donald Trumpit. Por gazeta argumenton se lëvizja qytetare lidhet shumë më tepër me zhgënjimin ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Analiza rikujton se zhvillimi në Zvërnec u bë i mundur pas ndryshimeve ligjore të vitit 2024, të cilat lejojnë ndërtimin e resorteve me pesë yje në rezervate natyrore. Për shumë protestues, kjo përfaqëson shembullin më të qartë të sakrifikimit të interesit publik në favor të të pasurve.

The post Analiza e “The Guardian” për zhvillimet në Shqipëri: Demokraci me buldozerë, qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike, kryeministri duhet t’i dëgjojë appeared first on Albeu.com.

Sot protesta e 38-të radhazi, qytetarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen
Për të 38-ën ditë radhazi, qytetarë do te mblidhen në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi nis në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, t’i bashkohen protestës, duke theksuar se synimi i tyre mbetet i pandryshuar, dorëheqja e kryeministrit.

Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e këtij objektivi.

Me sloganin “Ju erdhi fundi”, organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë masivisht, duke argumentuar se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

The post Sot protesta e 38-të radhazi, qytetarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Protestat për dorëheqjen e Ramës shtrihen deri në Toronto të Kanadasë, mesazhet dhe thirrjet e emigrantëve: Zgjohuni, Shqipëria është e jona
Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë shtrirë deri në Kanadanë e largët. Në Toronto janë mbledhur emigrantët shqiptarët, të cilët kanë bërë thirrje antiqeveritare.

“Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet”, “Shqipëria është e jona” ishin disa nga thirrjet.

Të veshur me bluza me simbole kombëtare dhe duke valëvitur flamuj kuqezi, protestuesit përcollën mesazhe patriotike dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta në Toronto vjen në një kohë kur prej tetë ditësh me radhë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po zhvillohen protesta masive, ndërsa lëvizjeve kundërshtuese u janë bashkuar paralelisht edhe qytete të tjera të vendit.

Sipas organizatorëve, reagimet lidhen me kundërshtimin e disa vendimeve të qeverisë, përfshirë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit, si dhe iniciativa të tjera që, sipas tyre, prekin interesin publik dhe pasuritë natyrore të vendit.

The post Protestat për dorëheqjen e Ramës shtrihen deri në Toronto të Kanadasë, mesazhet dhe thirrjet e emigrantëve: Zgjohuni, Shqipëria është e jona appeared first on Albeu.com.

Arben Malaj: Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, sepse qeveria e tij është e kalbur
Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me protestat në vend për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Malaj shprehet se dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, pasi ‘qeveria e tij personale është e kalbur dhe çdo gjë e kalbur bie’.

Gjithashtu, Malaj thekson se misioni kryesor i çdo lëvizjeje duhet të jetë koncepti i “Shqipërisë së Re”, i cili sipas tij duhet të përcaktohet qartë në përmbajtje dhe mënyrë realizimi.

“Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese që në zgjedhjet e reja për pushtetin qendror, por sidomos për çdo opsion për zgjedhje parlamentare të parakohshme. Levizja e protestuesve duhet bërë për të parandaluar dorëheqjen tinëzare të Ramës, i cili mund të largohet përkohësisht jo për të ikur vërtet, por për t’u rikthyer me më shumë agresivitet dhe hakmarrje primitive”, shkruan Malaj.

Postimi i Arben Malajt:

Kujdes! Protesta paqësore dhe atdhedashësem mund të “vetëvritet” nga populizmi euforik.

Kjo për disa arsye kryesore:

1.Mosqartësimi i fenomenit të ngritjes së socializmit të Gjeneratës ,referuar edhe këtij artikullit, duke e mbingarkuar protestën me shumë mesazhe që zbehin objektivitetin dhe sidomos misionin e saj.

Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, sepse qeveria e tij — thjesht personale — është e kalbur. Çdo gjë e kalbur bie.

Misioni i vetëm i kësaj proteste duhet të jetë “Shqipëria e Re”.

Ky mision duhet qartësuar se çfarë nënkupton dhe si do të realizohet.

Ky mision nuk mund të jete thjeshtë një parallel e protestave por një vizion dhe objektiv i realizueshëm

Objektivat duhen qartësuar mirë sa me thjedhte dhe sa me lehtesidht re kuptueshme nga cdo protestues dhe cdo shqiptarë se: cilët janë të menjëhershëm/afatshkurtër, cilët janë afatmesëm dhe

cilët janë pjesë e vizionit afatgjatë.

Objektivat duhet të jenë të mirëstrukturuara, duke filluar që nga ndryshimet kushtetuese,

sociale,

ekonomike dhe buxhetore.

Kjo kërkon që për këto objektiva jo të lehta, të fillojne të angazhohen ekspertë shqiptarë he diadpore dhe nga Shqipetis dhe të huaj të bashkohen në platforma online, të mirë përdorin dhe mundësitë e jashtëzakonshme të inteligjences artificiale,

për të hartuar draft-dokumentet për reformat specifike.

Vetem mbi bazeën e ketyre dokumentave per refotnen e thelle politike duhet te prefatotet draft kontrata e protestuesve me gjithe shqiptaret

Kjo punë duhet të fillojë pa vonesë, sepse rrit besueshmërinë dhe mbështetjen publike përpara, gjatë dhe sidomos pas protestave.

Kujdes nga populizmi euforik! Bazuar edhe në artikullin e mësipërm, premtimet euforike janë “gropa e thella që fundosin si lëvizjet e reja shoqërore, ashtu edhe ato politike.

11.Protestat tona duhet të nxjerrin mësime nga “Pranvera Arabe”,

(i）

Të cilat rrëzuan “mbretëri familjare dhe mbretëri personale” qindra miliardë dollarëshe,

(ii)

por dështoi në misionin për të ndërtuar të nesërmen e premtuar.

Lëvizja e protestuesve duhet të bëjë shumë kujdes nga vetëkënaqësia,

nga përçarja apo edhe nga keqpërdorimi prej “dy vëllezërve siamezë”

që mbretërojnë mbi vrasjen e shpresës dhe të së ardhmes së të gjithë shqiptarëve.

12.

Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese që në zgjedhjet e reja për pushtetin qendror,

por sidomos për çdo opsion për zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Levizja e protestuesve duhet bërë për të parandaluar dorëheqjen tinëzare të Ramës,

i cili mund të largohet përkohësisht

jo për të ikur vërtet, por për t’u rikthyer :

(i) me më shumë agresivitet

(ii) dhe hakmarrje primitive.

E fundit, të dashur protestues

atdhetarë,

paqësorë dhe të mirëarsimuar:

Të përkushtuar ndaj misionit historik,

ajo që presin shqiptarët nga ju është një dhe vetëm një:

“Shqipëria e Re”.

Suksese dhe mirënjohje!

The post Arben Malaj: Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, sepse qeveria e tij është e kalbur appeared first on Albeu.com.