Donika Gervalla Archives - Albeu.com

Deklaratat e Ramës, Gërvalla: Veriu është pjesë e Kosovës, nuk ka nevojë për konferenca paqesh
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është pyetur nga gazetarët lidhur me deklarayay e kryeministrit Edi Rama për Veriun e Kosovës.

Gërvalla tha se Veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Republika e Kosovës është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare e njohur nga më shumë se 115 shtete të botës.

Gërvalla: Sovraniteti nuk duhet të diskutohet nga askush. Ne kërkojmë nga Serbia ta njohë realitetin e këtij vendi. Nganjëherë ka deklarata që na habisin shumë. Nuk dua t’i kontribuoj shtimit të keqkuptimeve.

Kosova nuk ka asnjë shtet më afër se Shqipërinë. Pavarësisht nga deklaratat publike, vendet tona bashkëpunojnë si kurrë më parë. Të gjithë së bashku duhet të flisnin më pak dhe të shihnin si mund t’i ndihmojnë situatës më shumë.

Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës  në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë, Gërvalla u shpreh se përfaqësimi do të vendoset nga institucionet.

Gërvalla: Se kush merr pjesë më 16 tetor nuk e vendos askush tjetër përveç institucioneve të Kosovës. Ne i marrim vetë vendimet tona. Nuk janë vendosur kushte. Kosova merr pjesë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Po kështu ajo foli dhe për idenë e hedhur shpejt nga kryeministri Rama për një konferencë për Kosovën, teksa theksoi se konferenca paqesh janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan dhe se Kosova nuk është objekt, por subjekt.

Gërvalla: Nuk ka nevojë për konferenca paqesh, janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan. Nuk ka nevojë për konferenca ndërkombëtare sepse Kosova nuk është objekt, është subjekt. Si subjekt, Kosova merr pjesë në të gjitha forumet. Duhej një koordinimin, një bashkërendim më i sinqertë mes institucioneve tona.

The post Deklaratat e Ramës, Gërvalla: Veriu është pjesë e Kosovës, nuk ka nevojë për konferenca paqesh appeared first on Albeu.com.

“Ndëshkim për Serbinë, më pas dialog”, ministrja e Jashtme e Kosovës: Të ngrihet statusi i vendit kandidat për në BE
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për mediet pas një takimi që pati me homologen gjermane Annalena Baerbock në Tiranë.

Në Tiranë u mbaj sot takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlini.

Gërvalla tha për mediet se “masa më e shpejtë është ngrirja e statusit kandidat në BE për Serbinë”.

Ajo theksoi se së pari duhet të ketë ndëshkim për Serbinë nga ana e ndërkombëtarëve dhe më pas dialog.

Gërvalla deklaroi se e rëndësishme është siguria e qytetarëve të Kosovës.

“Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini Rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre. Prioritet i institucioneve të Kosovës këto ditë është siguria. Ne duhet të sigurohemi që armët e sekuestruara janë pjesa më e madhe e armëve të futura. Për sigurinë kemi nevojë për partnerët dhe miqtë tanë. Si do vazhdojë procesi, natyrisht që zgjidhja do jetë nga dialogu, por cili do jetë momenti, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse e lënë pa ndëshkim, ne e shohim të pamundur dialogun. Duhet të ketë prioritet siguria. Dialogu nuk duhet të jetë sa për foto dhe shkëmbyer mendime, por të premtojë sukses. Me një partner dialogu i cili bën sikur ulet me ty për të diskutuar dhe në anën tjetër ngre kampe ushtarake, është e vështirë”, deklaroi Gërvalla.

Ajo theksoi se që të kemi sukses në këtë proces, duhet që procesi i dialogut të premtojë.

“Kosova është pala e vetme që kërkon me ngulm implementimin e asaj marrëveshjeje. Ne i kemi kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Është e qartë se pa sanksione nuk ka për ta mësuar mësimin. Dhe qytetarët e Serbisë do ta kenë të vështirë për ta ngritur zërin ndaj vendit të tyre që sillet në mënyrë agresive ndaj fqinjëve”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës./Albeu.com

The post “Ndëshkim për Serbinë, më pas dialog”, ministrja e Jashtme e Kosovës: Të ngrihet statusi i vendit kandidat për në BE appeared first on Albeu.com.

Përplasje të ashpra në OKB, deputetja shqiptare: Më keni vrarë babain, ky mbiemër është njollë e zezë
Pasditen e djeshme është mbajtur mbledhja e Këshillit të sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuaranë lidhje me raportin 6-mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra, teksa ka pasur përplasje mes kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla dhe përfaqësuesit të Serbisë, Nikolla Selakoviç. Teksa ky i fundit ka ngritur akuza se Prishtina zyrtare po përgatit një sulm ndaj serbëve në veri, Gërvalla ka reaguar ashpër, duke përmendur se babai i saj është vrarë gjatë luftës nga serbët.

Selakoviç: “Prishtina dhe Albin Kurti po konstruktojnë bazën e re për njësinë speciale. Cila është arsyeja e këtij veprimi. A nuk po përgatiten ata për një agresion ndaj serbëve që jetojnë në ato vende.”

“Ma përmendni vetëm mbiemrin Schwarz që është i burrit tim. Unë e kam mbiemrin Gërvalla. Por, ka arsye shumë të mira që nuk mund ta përmend [Selakoviç] atë mbiemër. Ka qenë Beogradi që ka dëbuar babain tim nga Kosova. Ai ka qenë gazetar dhe shkrimtar, por është vrarë nga shërbimi i sigurimit të Serbisë. Për këtë arsye ju e keni problem ta përmendni atë mbiemër. Është vrimë e zezë për ndërgjegjen e Serbisë ky mbiemër”- deklaroi Gërvalla.

The post Përplasje të ashpra në OKB, deputetja shqiptare: Më keni vrarë babain, ky mbiemër është njollë e zezë appeared first on Albeu.com.

Kosova dhe Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për nxitjen e tensioneve
Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit fajësuan njëri-tjetrin për tensionet e krijuara në veri të Kosovë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, për shkak të targave dhe çështjes së dokumentit për hyrje/dalje.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u prezantua raporti gjashtëmujor për Kosovën, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se kërcënimi për stabilitetin dhe paqen nuk ka ardhur nga Kosova, por nga Serbia.

“Kosova nuk ka provokuar, Kosova ka insistuar që Serbia t’i përmbahet marrëveshjes që ka nënshkruar vetë”, tha Gërvalla duke iu referuar Marrëveshjes për lëvizjen e lirë, që përmbante edhe pikën për lëshimin e një dokumenti për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës dhe Serbisë.

Lëshimi i këtij dokumenti, por edhe riregjistirmi i targave rritën tesionet në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

Por, homologu i saj serb, Nikolla Sellakoviq, tha se veprimet, siç i quajti ai “të njëanshme” të Kosovës, sa i përket çështjes së riregjistrimit të targave, nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS (Republika e Kosovës), kanë për qëllim “diskriminim” e serbëve.

Ai tha se fakti që ka shumë pak persona që kanë riregjistruar makinat e tyre, tregon se Prishtina nuk ka mbështetje për këtë pikë.

Qytetarët serbë në Kosovë, që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia mund t’i riregjistrojnë ato në RKS, deri në fund të tetorit.

Pikërisht përfundimi i këtij afati, bëri që ministrja Gërvalla të paralajmërojë se Serbia po përgatit nxitje “të dhunës”.

“Serbët ekstremistë po ndjekin dhe po frikësojnë në mënyrë brutale bashkëqytetarët e tyre duke ua djegur edhe veturat që kanë ndërruar targat”, tha Gërvalla.

“Ne kemi inkurajuar këtë këshill dhe bashkësinë ndërkombëtare që të shtyjë Serbinë që të ndalë këtë rrugëtim të rrezikshëm të nxitjes së çrregullimeve dhe dhunës në fund të këtij muaji”, shtoi ajo.

Por, Sellakoviq tha se “retorika e vrazhdë e Kosovës” paraqet “hapa destabilizues” sa i përket vendimeve të marra për riregjistrimin e makinave.

Ndërkaq, Gërvalla po ashtu kritikoi Serbinë për raportet e afërta me Rusinë, teksa tha se Beogradi është shndërruar në “kërcënimin e dytë më të madh” në Evropë, pas Rusisë, që po kryen agresion ndaj Ukrainës.

“Zoti [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq po promovon ideologjinë raciste të ‘Botës Serbe’. Ai e ka bërë këtë doktrinë zyrtare të Qeverisë. Kjo ideologji është version i ricikluar i ideologjisë së ‘Serbisë së Madhe’ që ka qenë ideologjia bazë për luftërat dhe gjenocidit që Serbia ka ushtruar ndaj katër shteteve, udhëhequr nga [ish-presidenti serb, Sllobodan] Millosheviqi”, tha ajo.

Sellakoviq dhe Gërvalla të dy u shprehën se janë që çështjet të zgjidhen me dialog.

Teksa Sellakoviq tha se palës serbe “nuk i mungon konstruktiviteti” për uljen e tensioneve dhe është e përkushtuar “për gjetjen e zgjidhjeve përmes mjeteve paqësore”, Gërvalla tha se dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja ka një pikë të rëndësishme, atë të njohjes reciproke.

“Pavarësia e Kosovës është punë kryer. Edhe Serbia duhet ta njohë këtë realitet”, tha ajo.

Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi. Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë./rel

The post Kosova dhe Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për nxitjen e tensioneve appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri të Kosovës, mblidhen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla e Sveçla
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë mbledhur në një takim.

Siç njofton Presidenca, takimi u zhvillua “më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend”.

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë”, njoftoi Presidenca.

“Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Presidenca thotë se “do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë”. /express

The post Tensionet në veri të Kosovës, mblidhen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla e Sveçla appeared first on Albeu.com.

Mercenarë nga Kosovë, Gërvalla e ashpër me Putin: Propagandues, kriminel lufte
Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka thënë se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se Putini është një kriminel lufte dhe se po e bën lojën e njëjtë që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi e Aleksander Vuçiqi.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla-Shwarz/GazetaExpress/

There are no ?? mercenaries. War criminal Putin is trying to distract from his war and genocide against ?? by waging propaganda war. He’s lying, again. We know that game, from Milošević to Vučić. ?? proudly stands with ??????, against war criminals. pic.twitter.com/7tw1Z75l19

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 5, 2022

The post Mercenarë nga Kosovë, Gërvalla e ashpër me Putin: Propagandues, kriminel lufte appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Gërvalla sot në Gjermani, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të shkojnë sot në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti dhe Gërvalla do të qëndrojnë tri ditë në Gjermani për takime të ndryshme bilaterale.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale”, thuhet në njoftim.

Edhe në shkurt të vitit 2020, Kurti kishte marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku për herë të parë ishte në një tryezë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti kishte deklaruar se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih. Kurti ka thënë  se nuk është takuar me Vuçiqin.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiq tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Kujtojmë se në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, në konferencën e vitit 2020 morën pjesë atëherë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në ditën e parë të kësaj konference (e premte 14.02.2020) ishte nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme përmes së cilës synohet të rihapet linja hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u firmos nga delegacioni kosovar i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell./GazetaExpress/

The post Kurti dhe Gërvalla sot në Gjermani, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë appeared first on Albeu.com.

Donika Gërvallës i ndalohet hyrja në Serbi
Zëvendës-kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, i është ndaluar hyrja në Serbi.

Asaj i është anuluar vizita e planifikuar në Luginën e Preshevës për shkak se shteti fqinj nuk i ka lëshuar leje për vizitë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi zyrtar ka aprovuar kërkesën e një anëtari të kabinetit qeveritar të kryeministrit Kurti për ta vizituar Bujanocin dhe Preshevën.

Petkoviç ka folur nga Jarinja për aprovimin e kërkesës për vizitë në Luginë të Preshevës të një anëtari të qeverisë së Kosovës, pa specifikuar se për kë bëhet fjalë.

“Për dallim nga Prishtina, që na ndalon hyrjen, Beogradi po sillet me përgjegjshmëri dhe ne respektojmë të gjitha marrëveshjet. Sot ne kemi aprovuar hyrjen e një anëtari të kabinetit të qeverisë Kurti në Preshevë dhe Bujanoc sepse ne respektojmë marrëveshjet dhe lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjen për vizitat zyrtare të cilat shfaqin qartë që ne duam normalizim të marrëdhënieve, duam të ndërtojmë paqe dhe duam marrëdhënie më të mira që është çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, tha Petkoviq./albeu.com/

The post Donika Gërvallës i ndalohet hyrja në Serbi appeared first on Albeu.com.

Donika Gërvalla: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit
Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit. Ajo këto deklarata i ka bërë sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se përkundër progresit që është bërë që nga formimi i Qeverisë së re, Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia.

Shefja e diplomacisë ka vënë në pah se Serbia para pak javësh ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.

Megjithatë sipas saj, Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia, edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit.

Gërvalla e ka quajtur gënjeshtër të pastër edhe qëndrimin e ministrit serb Vulin, rreth masakrës së Kosova nuk është e vetmja që kërcënohet.

“Kemi të bëjmë me një përshkallëzim sistematik të retorikës, ku si shembuj të freskët mund të përmendim lëvdimin zyrtar që iu bë kriminelëve të luftës si Ratko Mladiq nga një aleat i afërt i Presidentit Vuçiq, Ministri Vulin, dhe gënjeshtrën e tij e pastër vetëm pak ditë më parë në lidhje me njërën prej masakrave më mizore në Kosovë, masakrën e Reçakut, e cila kishte nxitur një ndryshim të shpejtë në qëndrimin e Perëndimit karshi Kosovës. E gjithë kjo nuk po ndodh rastësisht. Udhëheqësia aktuale serbe po e rrit në mënyrë sistematike propagandën dhe gjuhën e urrejtjes në kuadër të programit të qeverisë për ta sulmuar Perëndimin dhe NATO-n për ndërhyrjen humanitare dhe për ta barrikaduar Serbinë prapa një qasjeje agresive, përsëri, kundër fqinjëve të saj”, ka thënë ajo.

Në këtë drejtim, sipas Gërvallës, Qeveria e Serbisë e ka miratuar edhe zyrtarisht një strategji e cila përdorë një version të riformuluar të ideologjisë së “Serbisë së Madhe” e cila çoi në katastrofë në Ballkan në vitet e 1990-ta.

Shefja e diplomacisë ka thënë se në vitin 2021 një zyrtar qeveritar thërret për “Botën Serbe” dhe sërish nacionalizmi serb thotë që të gjithë serbët e rajonit duhet të jetojnë nën sundimin serb, siç tha Vulin në verën e këtij viti në prani të Vuçiqit.

Sipas saj, nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991, si dhe po përpiqen të destabilizojnë së brendshmi edhe vendet e tjera.

“Këto nuk janë incidente të veçuara; ato janë pjesë e një fushate sistematike për destabilizimin e rajonit, e ndërmarrë nga Rusia dhe përfaqësuesja e saj Serbia. Vetëm para disa javësh u detyruam të largonim nga vendi ynë dy diplomatë rusë për shkak se përbënin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka folur edhe për punën e Qeverisë. Sipas saj që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1,401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ne jemi tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe jemi duke e riorganizuar vendin tonë sipas mënyrës evropiane. Këtë vit kemi parë një rritje rekorde prej 10%, si dhe rritje të deklarimeve tatimore e të të hyrave doganore. Si qeveri kemi një shkallë të jashtëzakonshme miratimi”, ka thënë ajo./KOHA/

The post Donika Gërvalla: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit appeared first on Albeu.com.

Petkoviç i përgjigjet Gërvallës: I vetmi që destabilizon rajonin është Albin Kurti
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një replikë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Twitter ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “ai që po e destabilizon rajonin duke shtyrë përpara sipas tij projektin për “Shqipërinë e Madhe””.

Kryediplomatja Gërvalla ka shkruar se Rusia dhe Serbia po e vazhdon destabilizimin e Ballkanit, dhe kjo duhet të adresohet nga BE-ja dhe anëtarët e NATO-s.

Kurse Petkoviq ka shkruar se ai që po destabilizion rajojin është kryeministri Kurti duke shtyrë përpara projektin për “Shqipërinë e Madhe” dhe duke refuzuar sipas tij marrëveshjet e Brukselit.

“Donika Gërvalla, i vetmi që po e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke avokuar për Shqipërinë e Madhe, duke refuzuar marrëveshjet e Brukselit, duke zbarkuar forcat speciale të armatosura deri në dhëmbë kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës”, ka shkruar ai./Express

The post Petkoviç i përgjigjet Gërvallës: I vetmi që destabilizon rajonin është Albin Kurti appeared first on Albeu.com.