donbass Archives - Albeu.com

Zelenski për njohjen e mundshme të Donbass dhe heqjen dorë nga Krimea: Kompromis po, tradhti jo
Ne ende nuk kemi krijuar kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve dhe vetëm bisedimet e drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japin fund kësaj lufte, tha Zelenski për kushtet e negociatave.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Bild-in gjerman, në të cilën ka folur për ditët më të vështira me të cilat po përballet vendi i tij.

I pyetur se si e përballon të gjithë situatën dhe nëse fle, ai përgjigjet – “Flamujt tanë të verdhë dhe blu janë ende të valëvitur në të gjitha pjesët, madje edhe të pushtuara, të Ukrainës. Njerëzit nuk kanë shumë kohë për të fjetur, ne kemi mbrojtur vendin për dy javët e fundit.”

Zelensky nuk ka frikë nga hakmarrja ruse, ai thotë se familja kujdeset për të, por edhe se ata e kuptojnë rëndësinë e asaj që ai po bën.

– Ata janë krenarë, dhe ne jemi krenarë që jemi ukrainas. Ata e dinë që kam mundur të arratisem dhe të jem i sigurt tani, por e kuptojnë dhe e mbështesin vendimin tim për të qëndruar këtu sepse është një vendim për atdheun tonë. Ata duan që Kievi të qëndrojë i fortë. Sigurisht, ata janë të shqetësuar për mua, është njerëzore, por në zemrat e tyre janë me mua – tha Zelenski, shkruan albeu.com.

– Ky është një moment historik për vendin tonë dhe më vonë do të ketë kohë për të kujtuar të gjitha vështirësitë që ka kaluar çdo individ. Nuk do të harrojmë momentet kur kemi bërë diçka të madhe. Qëllimi ynë është të forcojmë vendin, pa marrë parasysh koston. Të gjitha këto po i bëj për fëmijët dhe nipërit e mbesat e mia, nuk dua që të më kujtoni si të dobët – tha presidenti ukrainas.

Bild e pyeti se çfarë mendonte kur kolona ruse mund të mbërrinte në Kiev dhe sa larg ishte nga vendi ku ndodhej.

-A po pyet per mua?! Shikoni, të gjitha rrugët hyrëse në Kiev janë të bllokuara, por ne jemi këtu dhe ju mund ta dëshmoni këtë. Nuk më intereson se ku fshihet armiku dhe sa afër do të na vijë. Unë jam i shqetësuar për gjendjen e vendit tonë, jam i shqetësuar për furnizimet me ujë dhe ushqim. Unë jam i shqetësuar për Mariupol, Donetsk, Zaporozhye, Melitopol, Volnovakha, Kharkiv. Situata atje është e tmerrshme. Njerëzit nuk kanë ujë dhe ushqim, dhe një katastrofë humanitare është në punë në Mariupol. Ne kemi dërguar autokolona humanitare atje nga të gjitha anët e Ukrainës, por ata po qëllojnë mbi ta. Megjithatë, ne kemi shoferë shumë të guximshëm që vazhdojnë të thyejnë granatat – tha Zelenski.

-Sigurisht, çdo njeri që është njeri, para së gjithash kujdeset për jetën e tij, por për ne prioritet i parë duhet të jetë dhënia e ndihmës humanitare për të tjerët. Nuk ka asnjë zgjidhje apo hap të vetëm që mund të bëjmë në këtë drejtim, pasi po përballemi me terror të vërtetë, shtoi ai.

Zelensky nuk ka frikë nga rrethimi i Kievit.

– Nga çfarë do të kisha frikë? Nuk duhet të kem frikë, qëndroj i qetë – tha Zelenski.

– Kemi luftë, shumë njerëz kanë humbur jetën, vendi ynë është shkatërruar por ne besojmë në të ardhmen. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të dorëzohemi, nuk do ta shesim vendin tonë – është i vendosur Zelenski.

Ai gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me kërkesat që Ukraina të njohë republikat në Donbas dhe të pranojë Krimenë si pjesë të Rusisë.

– Nuk është çështja se çfarë mund të heqim dorë. Në çdo negociatë, synimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë dhe në këtë kuptim jam i gatshëm të ndërmarr disa hapa. Kompromiset janë të nevojshme, por ato nuk duhet të përbëjnë tradhti të lartë. Dhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme për kompromis, prandaj quhen kompromise. Kjo është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë. Por nuk mund të flas ende për detaje. Ne ende nuk kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve dhe vetëm bisedimet e drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japin fund kësaj lufte – përfundoi Zelenski. Përktheu nga Bild G.D /albeu.com/

The post Zelenski për njohjen e mundshme të Donbass dhe heqjen dorë nga Krimea: Kompromis po, tradhti jo appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, gazetarja e ABC: Vendasit nuk besojnë se do të ketë luftë
Ekipi i ABC ka udhëtuar drejt Ukrainës për të parë nga afër situatën e krijuar mes dy vendeve përballë një përshkallëzimi të mundshëm të agresionit rus.

Gazetarja e ABC Linda Karadaku raportoi për situatën në të cilën ndodhet vendi duke përshkruar edhe kalvarin e gjatë të rrugëtimit të tyre për të mbërritur në destinacion. Karadaku shprehet se ndihet situata që përshkruhet në media jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinje.

“Kemi bërë një itinerar të gjatë. I kemi rënë Ballkanit përmes. Nga Budapesti kemi ardhur këtu. Hymë në Ukrainë. Ndjehet ajo që po ndodh jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinjen. Do të shkojmë në një qytet rreth 90 km nga kufiri me Poloninë. NATO dhe SHBA kanë dërguar përforcime. Jemi në Ukrainën Perëndimore”, shprehet Karadaku.

Destinancioni i radhës i tyre do të jetë Lëvivi dhe më pas Kievi për të mbërritur në portin e Odesës i cili konsiderohet si zonë rreziku nëse Rusia do shkrepte armët.

“Zonat e krizës janë zona lindore. Nga Lviv do shkojmë në Kiev dhe në zonat që mbahen nga pro rusët. Do shkojmë pastaj në Odesa. Odesa është shumë e rëndësishme jo vetëm si port. Por sepse do ishte porti që do rrezikohej nga të parët në rast një sulmi rus. Kemi folur me biznesmenëve që bëjnë biznes në këtë pjesë të Ukrainës. Do të flasim edhe me vullnetarë ukrainas. Do jemi këtu disa ditë për të treguar çfarë do thonë ata.

Jeta vazhdon dhe njerëzit me ata që kemi biseduar deri tani thonë që nuk do të ketë luftë. Por tregojmë atë që ka ndodhur në Krime. Është një lloj dëshire për të mos agresion rus apo një sulm rus. Në fakt jo vetëm në Ukrainë. Kur kaluam kufirin hungarez na thanë se ka luftë atje. Është si një qetësi para furtune”, raporton ajo.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Poloni këtë të premte ka deklaruar se deri më tani SHBA nuk kanë parë asnjë provë për tërheqjen e ushtrisë ruse nga kufijtë e Ukrainës. Austin ka theksuar se vërtet kanë pohuar se po tërhiqen, por deri më tani nuk ka SHBA snjë shenjë të tillë dhe se rusët vazhdojnë të përgatiten duke bërë gjëra që do të prisnit… nëse do të përgatisnin një sulm. /abcnews.al

The post Tensionet në Ukrainë, gazetarja e ABC: Vendasit nuk besojnë se do të ketë luftë appeared first on Albeu.com.