donad trump Archives - Albeu.com

Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në gjyq kundër Trumpit
Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara nga Partia Republikane, Mike Pence, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë dëshmitar i prokurorisë, nëse ish-shefi i vet Donald Trump përfundon në gjyq nën akuzat për orkestrimin e një konspiracioni kriminal për ta shfuqizuar disfatën e tij në zgjedhjet presidenciale më 2020.

I pyetur nga CBS nëse ai do të bëhej dëshmitar kundër Trumpit, nëse rasti shkon në gjykim, Pence tha se nuk ka “plane” për të dëshmuar, por nuk e hodhi poshtë mundësinë për ta bërë këtë.

“Por, njerëzit mund të kenë besim se ne do t’i bindemi ligjit, ne do t’i përgjigjemi thirrjes së ligjit, nëse vjen ajo, dhe ne thjesht do ta themi të vërtetën”, tha Pence, i cili po garon kundër Trumpit në garën për kandidatin e republikanëve për president.

Pence u bë figurë qendrore në aktakuzën e fundit kriminale që u ngrit ndaj Trumpit më 1 gusht nga Departamenti i Drejtësisë, e cila e ngarkon ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara (SHBA) me akuza se ka tentuar të mbetet në pushtet jashtëligjshëm, pasi i humbi zgjedhjet presidenciale kundër demokratit Joe Biden më 2020.

Trumpi u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat më 3 gusht.

Para dhe gjatë certifikimit të fitores së Bidenit në Kongres më 6 janar 2021, Pence i mbikëqyri procedurat në rolin e tij ceremonial si president i Senatit të SHBA-së. Ai u përball me trysni të madhe nga Trumpi për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk pranoi.

Disa nga përkrahësit e Trumpit, të cilët shkaktuan trazira në Kapitolin e SHBA-së, brohoritën “vareni Mike Pencen!”

Ajo trysni e vazhdueshme dhe “shënimet e njëkohshme” që Pence i kishte marrë gjatë procedurave dhe trazirave të 6 janarit 2021, citohen shpesh në aktakuzën e javës së kaluar kundër Trumpit.

Në një pikë, aktakuza i referohet një telefonate të 1 janarit 2021, gjatë të cilës Trumpi e qortoi Pencen pse nuk kishte marrë pjesë në planin për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ju jeni shumë i sinqertë”, i kishte thënë Trumpi Pences.

Dëshmia e mundshme e Pences dhe shënimet e tij mund të bëhen pjesë kyçe për rastin e prokurorisë kundër Trumpit.

Për herë të parë në fushatën fillestare, Trumpi e sulmoi Pencen të shtunën. Ai e mohoi se e kishte vlerësuar atë si “tejet të sinqertë”, por e quajti atë tani “Mike Pence i vogël”.

Fushata presidenciale e Pence ka dështuar të marrë hov deri tani, dhe ai madje rrezikon të mos ia dalë të jetë as në debatin e parë republikan presidencial në fund të këtij muaji, për shkak të mungesës së donatorëve.

Derisa ai ka mbetur shumë mbrapa, Trumpi është duke i prirë bindshëm garës së republikanëve, pasi ka shijuar rritje në sondazhe sa herë që është ngritur aktakuzë ndaj tij.

The post Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në gjyq kundër Trumpit appeared first on Albeu.com.

Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish presidentit Trump në Xhorxhia
Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar një prokurore të ndjekë një padi kundër tij për përpjekjet për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet ndaj demokratit Joe Biden.

Zoti Trump kishte pohuar se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis në Atlanta kishte mbikëqyrur një hetim që ishte “konfuz, me të meta dhe, nganjëherë, jokushtetues”.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Xhorxhias Robert McBurney vendosi se pretendimet e zotit Trump ishin “ose të pamjaftueshme ose spekulative “.

Gjykatësi tha: “Pretendimet janë të pamjaftueshme sepse, ndërsa të qënurit jobjektiv i një hetimi penal shumë të publikuar, ka të ngjarë të jetë një përvojë e padëshiruar dhe e pakëndshme, asnjë gjykatë nuk ka konstatuar ndonjëherë se ky status i vetëm ofron një bazë që gjykatat të ndërhyjnë me ose të ndalojnë hetimin”.

Gjykatësi McBurney tha se ish-presidenti mund të ngrejë sfida ligjore për hetimin e Xhorxhias nëse ai akuzohet dhe kur të caktohet një gjyqtar për çështjen.

“Të hamendësosh se si mund të duket situata përpara se të lidhen pikat hetimore, mund të jetë një lojë popullore për median dhe blogosferën”, shkroi gjyqtari, “por nuk është një rol i duhur për gjykatat dhe argumentimin ligjor zyrtar”.

Me një juri të madhe që po shqyrton çështjen, prokurorja Willis ka sinjalizuar se ajo së shpejti mund të padisë ish presidentin Trump dhe një mori ndihmësish të lidhur me përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të Xhorxhias në vitin 2020.

Prokurori Smith i ka thënë zotit Trump është objektiv i hetimit të tij kombëtar për ndërhyrjet në zgjedhje dhe rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Pavarësisht nga çështjet ligjore në rritje, sondazhet tregojnë se votuesit republikanë në masë të madhe e favorizojnë atë për të marrë emërimin presidencial të partisë në vitin 2024.

Në një nga çështjet e tjera penale, të ngritura gjithashtu nga Prokurori Smith, zoti Trump akuzohet se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme 32 dokumente shumë të klasifikuara të sigurisë kombëtare në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, në vend që t’i dorëzonte ato në Arkivin Kombëtar siç i kërkohej kur u largua nga detyra./voa

The post Gjykatësi refuzon të bllokojë hetimin zgjedhor të ish presidentit Trump në Xhorxhia appeared first on Albeu.com.