dominik livakovic Archives - Albeu.com

Nuk ka qetësi për futbollin turk: Vazhdon kaosi – Fenerbahce kërkon strehim në ligat evropiane, kërcënon Livakovic
Kaosi pas derbit Trabzonspor – Fenerbahçe (2-3) në kuadër të xhiros së 30-të të kampionatit turk dy javë më parë tmerroi opinionin e futbollit turk dhe botëror.

Dominik Livakovic pësoi më së keqi në trazirat e paprecedentë.

Portieri i Fenerit dhe i kombëtares kroate u ndihmua në minutën e nëntë të kohës shtesë pasi dikush nga tribuna e goditi në kokë me një gjësend të fortë, dyshohet se monedhë, duke i shkaktuar gjakderdhje nga mjekra.

Menjëherë pas kësaj, arbitri sinjalizoi fundin, pas së cilës lojtarët e Fenerbahçes festuan fitoren e madhe në mesfushë.

Kjo gjë tërboi tifozët e Trabzonit. Ata vrapuan në fushë nga disa anë dhe sulmuan futbollistët.

Ndërkohë që disa lojtarë të Fenerit iu kundërvunë huliganëve vendas, Livakovic u përpoq të shpëtonte veten duke u arratisur në dhomat e zhveshjes.

Teksa po vraponte në tunel, një tifoz vendas e goditi me grusht në kokë.

Një akt tashmë i urryer egërsie është edhe më i turpshëm për disa arsye. Livakovic u godit nga një huligan i Trabzonsporit, pavarësisht se ai tashmë ishte i plagosur, pra i gjakosur, me një objekt nga tribuna.

Më tej, Livakovic është larguar nga fusha pas ndërhyrjes së tifozëve vendas, andaj edhe nuk është mbrojtur.

Sipas disa burimeve nga mediat, pas incidentit, Livakovic mendoi më seriozisht të largohej nga Turqia.

Sipas mediave turke, në dhomën e zhveshjes së stadiumit të Trabzonit, i “dridhur nga frika”, Livakovic ka thënë: “Mbarova me Turqinë, nuk mund të jem më këtu, dua të iki”.

Ata shtojnë: “Kjo i tronditi shokët e tij të skuadrës, por trajneri Ismail Kartal dhe anëtarët e tjerë të stafit e qetësuan dhe e bindën të qetësohej.

Përveç kësaj e ndihmoi që Livakovic në atë kohë fliste në celular me anëtarët e familjes, kështu që më vonë, pas një takimi me trajnerin, ai hoqi dorë nga largimi”.

Mediat turke shtojnë se ditët e fundit në Fenerbahçe u frikësuan se Livakovic nuk do të kthehej nga grumbullimi i kombëtares kroate, me të cilën aktualisht është në turneun e Egjiptit.

Livakovic nuk është i vetmi i tronditur nga kushtet e lojës dhe rreziqet që i presin futbollistët në Turqi. Skuadra është e përbërë nga lojtarë të 13 nacionaliteteve.

Lojtarët turq janë mësuar me tërbimin dhe kërcënimet e tifozëve, por ata nga jashtë nuk duan të luajnë në një ambient të tillë sepse kanë frikë për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre.

Mediat turke shkruajnë se pas kaosit në Trabzon, në të cilin Livakovic pësoi më keq, dhe lojtarët e tjerë të Fenerit u detyruan të luftonin me huliganët për të shpëtuar veten, ndërsa Fenerbahce është në kërkim të një kampionati jashtë vendit: “Po shqyrtohen ligat belge, holandeze, spanjolle, franceze dhe italiane”, shkruajnë mediat turke. /Telegrafi/

The post Nuk ka qetësi për futbollin turk: Vazhdon kaosi – Fenerbahce kërkon strehim në ligat evropiane, kërcënon Livakovic appeared first on Albeu.com.