Dom Gjergj Meta Archives - Albeu.com

Vrasjet, vetëvrasjet dhe religjioni
Nga Dom Gjergj Meta

Depresioni shoqëror që po shpërfaqet në vrasjet dhe vetëvrasjet e kësaj fundvere në vendin tonë të vogël, sipas mendimit tim, i ka rrënjët në bjerrjen e shpresës se jeta mund të jetohet e gjitha, qoftë si përpjekje për t’i dhënë asaj një kuptim, qoftë si një jetë në shërbim të jetës së të tjerëve. Madje kuptimi më i thellë i jetës, është atëherë kur ajo i shërben jetës së të tjerëve dhe jo atëherë kur ajo kthehet në një litar rreth qafës apo në një karikator automatiku, që zbrazet mbi trupin e dikujt tjetër.

Religjioni mund të luajë një rol të tijin në këtë situatë, duke u vendosur në shërbim të jetës së njerëzve të çdo dite, në mënyrë që njerëzit t’i japin një kuptim a një kahje asaj. Sigurisht që një religjion, sidomos ai i krishteri, për të cilin i jap vetes njëfarë tagri për të folur, nuk mund të jetë në shërbim të jetës kur mundohet vetëm të imponohet me rregullat e veta, me veshjet pompoze, me forcën e hekurt të hierarkisë, a kur mendon se ka në dorë zgjidhjet e vetme ose kur e ngre vetveten si shpëtimtarin e botës. Zoti e shpëton botën dhe jo religjioni, kushdo qoftë ai religjion.

Ky i fundit është një instrument dhe ka si detyrë të parë t’u kujtojë njerëzve trashendencën (të përtejmen), jo për t’i frikësuar apo për t’u imponuar atyre një forcë madhore, që si një Deus ex machina drejton apo përcakton fatet e botës. Por për t’u kujtuar njerëzve se i përkasin një realiteti më të madh se vetja e tyre, se sa fshati, qyteti, etnia, kultura apo planeti i tyre.

Religjioni na kujton se jemi pjesë e një përmase më të madhe, të cilën nuk mundemi ta shterojmë as me shpikjet tona, as me financat apo strategjitë tona. Ai duhet t’u kujtojë njerëzve qiellin me yje, hapësirën e pakufishme dhe jetën si një mundësi e mundësive, ndonëse e kufizuar në kohë. Nëpërmjet fesë-besimit, religjioni na hap drejt një frymëmarrjeje më të madhe, që na tejkalon, sepse na zhyt në një mister, i cili në vetë natyrën e tij është i pakufi.

Kur ne kuptojmë dhe përjetojmë se i përkasim diçkaje më të madhe se sa ne, atëherë jeta nuk atrofizohet, nuk mbyllet në kornizat e ngushta të dhembjes së momentit apo të interesave, që zgjasin sa një llogari e majme bankare. Jeta e jetuar në mbylljen egoike të njeriut, është një varfërim shpirtëror, që sjell një varfërim ekzistencial dhe ky i fundit kthehet në mjerim, në të cilin njeriu nuk shikon veçse deri te hunda e tij e nuk e çon shikimin për më tej.

Kjo po i ndodh shoqërisë sonë, kjo duket se po i ndodh gjithë shoqërisë perëndimore ku ne bëjmë pjesë dhe e ka futur atë në një depresion vrastar apo vetëvrastar.

Feja, si përkatësi në një përmasë të përtejme e jo thjesht e vetëm si një përkatësi në një seri rregullash apo në një strukturë të caktuar, a komunitet të kufizuar, i duhet njeriut dhe sigurisht njeriut shqiptar. Dëbimi i trashendencës nga horizonti i jetës individuale dhe shoqërore është dëbimi i njerëzores dhe mjerimi i saj, pse jo edhe vdekja e saj.

Në këto raste është më e lehtë të akuzojmë policinë, sistemin gjyqësor, qeverinë apo politikën dhe kështu e rehatojmë ndërgjegjen tonë.

Ama e dimë mirë se edhe ne kemi lënë diçka mangët dhe ky është angazhimi ynë, thellimi e kërkimi ynë i kuptimit të jetës, marrëdhënia që ndërtojmë me jetën tonë dhe me atë të të tjerëve, si dhe me detyrat tona ndaj shoqërisë.

Nuk mund të themi vetëm: “Paguaj taksat.” e më pas çdo ditë të shohim indiferentë se si rrëzohet para nesh ngrehina e njerëzores. Duhet të shikojmë më thellë, më lart, më përtej. Jemi përgjegjës për jetën tonë, po aq sa jemi përgjegjës për jetën e të tjerëve, sepse jeta na është dhënë dhe askush nuk ka leje të na e marrë, as ne vetë.

The post Vrasjet, vetëvrasjet dhe religjioni appeared first on Albeu.com.

Pikturën e saj ia dërgoi Papës, Presidenti Begaj viziton Kishën e Rubikut/ Dom Gjergj Meta vlerëson dhuratën e kreut të shtetit për Atin e Shenjtë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ishte sot në Mirditë duke u pritur nga drejtues, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe klerikë e banorë të kësaj treve me kontribut të rendësishëm në vetëdijen kombëtare të vendit.

Vizita e Presidentit Begaj u përmbyll në në kishën monumentale e t’Shëlbuemit në Rubik, pikturën e së cilës ia dhuroi Papa Françeskut gjatë vizitës së fundit në Vatikan. Me herët, Presidenca kishte shpërndarë fotografi të momentit të dhurimit të kësaj pikture nga Presidenti Begaj ndaj Papës.

Begaj e cilësoi këtë kishë si ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër vendet e kultit më të vjetra në Ballkan për të krishterët.

Dhurata e Presidentit Begaj ndaj Papës mori një pjesë të vëmendjes në takimin Presidentit me kryebashkiakun e Mirditës, Albert Mëlyshi, deputetët e zonës nga PS dhe PD, si edhe Ipesheshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, i cili u shpreh i emocionuar nga ky gjest.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj tha se “Mirdita është një pasuri e Shqipërisë, jo vetëm e trevës, për shkak të historisë, kulturës, trashëgimisë, jo vetëm historike, kulturore e sociale, por edhe asaj shpirtërore”, ndërsa shtoi se kjo zonë është vendi tipik ku mund të bëhet turizëm i lidhur direkt me religjionin.

Presidenti Begaj vijon takimet me qytetarë të zonave të ndryshme brenda vendit si edhe shqiptarë jashtë kufijve.

The post Pikturën e saj ia dërgoi Papës, Presidenti Begaj viziton Kishën e Rubikut/ Dom Gjergj Meta vlerëson dhuratën e kreut të shtetit për Atin e Shenjtë appeared first on Albeu.com.

Dom Gjergj Meta reagon për zjarret në vend: T’a shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbet!
Për situatën e vështirë dhe kaotike që vendi ynë po kalon prej disa ditësh për shkak të zjarreve, së fundmi ka reaguar edhe Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.

Në lidhje me situatën në vend, ai është shprehur se kjo që po ndodh është një “fatkeqësi” , të cilën duhet ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar për prerjen e pyjeve, prishjen e lumenjve dhe të përronjve të ujit për HEC-et, apo ashtu sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere vetëm me qëllimin për përfitime individuale.

Sipas Dom Gjergj Metës, në rradhë të parë përgjegjës për këtë situatë janë autoritetet të cilat nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe se tani nuk mund të fshihen dhe as të mbulohen pas ngrohjes globale.

POSTIMI I PLOTË:

PRONONCIM PËR SITUATËN E ZJARREVE!

Pamjet rrënqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra në Dioqezën tonë të Rrëshenit dhe jo vetëm prej aty, por nga anekënd vendit, janë ngjarje të rënda. Fatkeqësisht po përsëriten çdo vit duke zhdukur kështu florën dhe faunën e zonave tona.

Kjo është kriminale.

Zjarri në pyje është një “fatkeqësi” që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pakriter, prishjen e lumenjve e të prrojeve të ujit për HEC-et, apo sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere, me të vetmin qëllim përfitime individuale.

Mbi kë bie përgjegjësia?

Përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit. Natyra, pyjet, malet janë lënë krejt pasdore, duke u mjaftuar me disa investime, më shumë private, por që edhe këto e kanë përçudnuar pothuaj tërësisht natyrën, të përqendruara në bregdetin shqiptar.

Pjesa e brendshme e natyrës shqiptare është lënë në mëshirë të fatit e të njerëzve të papërgjegjshëm kriminalë ose përfitues të bizneseve klienteliste.

Përgjegjësia e autoriteteve shtetërore nuk mund të fshihet e as të mbulohet me ngrohjen globale apo me papërgjegjësinë e “çobanëve” zjarrvënës. Këta zjarre dhe përhapja e tyre janë kryekëput dështime të shtetit shqiptar, ashtu sikurse qe prerja e pyjeve menjëherë pas rënies së komunizmit.

Përgjegjësia e dytë, por jo më e vogël, është ajo e ne qytetarëve me mosangazhimin tonë, me pandjeshmërinë tonë, pothuajse totale ndaj natyrës si një e mirë dhe pasuri e përbashkët. Natyra është shtëpia jonë e përbashkët na kujton Papa Françesku. E duam natyrën vetëm kur na freskon apo na ngroh, por jo kur na duhet ta mbrojmë atë. Për vite me rradhë, qysh me rënien e komunizmit me natyrën është abuzuar. Krahas korrupsionit shtetëror është shtuar edhe papërgjegjshmëria dhe formimi i ulët qytetar. Duhet së pari ta ruajmë e më pas të denoncojmë abuzimet me natyrën, duke çuar në vëmendjen e autoriteteve abuzuesit e duke protestuar kur abuzesi është vetë shteti me hallkat e tij të korruptuara.

Është koha e një veprimi dhe reflektimi serioz.

Prandaj përveç hapave ligjorë të domosdoshëm ndaj përgjegjësve të zjarreve, në çdo hallkë që ata janë, por që kanë ndikuar negativisht me veprimin apo mosveprimin në kohë, me neglizhencën e qëllimshme apo të paqëllimshme të tyren, nevojitet një ndërgjegjësim qytetar, një ndërveprim i të gjithëve që ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetë.

Rrëshen 10 gusht 2021

+dom Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit. /albeu.com/

The post Dom Gjergj Meta reagon për zjarret në vend: T’a shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbet! appeared first on Albeu.com.