dokusi tek te4 rinjte Archives - Albeu.com

Balluku në Burrel: Nuk e kemi humbur fokusin për të rinjtë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku së bashku me kryeministrin Edi Rama pasditen e sotme ndodheshin në Burrel.

Balluku theksoi se të rinjtë kanë qenë gjithmonë forca motivuese e Partisë Socialiste dhe forca frymëzuese e qeverisë për të gjitha programet që kanë dizenjuar dhe menduar për ta.

Ministrja e cilësoi Burrelin si një qytet ku të rinjtë luajnë një rol të rëndësishëm  dhe vendimmarrës për të ardhmen. Ajo theksoi se qeveria Rama ka në fokus digjitalizimin.

Balluku: Ne kemi kaluar pothuajse 99% të shërbimeve tona online. Nga ana tjetër jemi renditur në vend të 8-të në Evropë për sa i përket shërbimeve online.

Megjithatë, siç deklaroi Balluku, shërbimet online na bëjnë të ekspozuar ndaj një ane të errët, siç janë sulmet kibernetike. Muajt e fundit Shqipëria ra pre e këtyre sulmeve nga Irani.

Balluku: Ishte një nga sulmet më të egra. Teknologjia ashtu siç avancon në të mirë të njerëzve, ashtu avancon çdo ditë për sa i përket teknologjisë që përdoret për arsye jo të mira dhe për të sulmuar shtetet.

Por nga ky sulm kemi dalë më të fortë, deklaroi Balluku, dhe kemi marrë mësime. Shqipëria ka nxjerrë mësime se si duhet të rrisë kapacitetet inxhinierike dhe teknologjike për tu mbrojtur, pasi lufta sot bëhet me sulme kibernetike dhe në fushën energjitike.

Balluku: Bota ka hyrë në një krizë energjitike që shtatorin e vitit të kaluar, megjithatë, kjo krizë u thellua dhe mori formë në shkurt, kur Rusia sulmoi Ukrainën. Ky është një vit sfidues, siç do të jetë edhe 2023, por ne nuk kemi humbur fokusin nga të rinjtë.

Globalizimi sjell shumë të mira, por edhe kur ndodh një luftë qindra mijëra kilometra larg, impaktohet e gjithë Evropa dhe bota, sipas Ballukut.

Në përfundim, ministrja theksoi se duke qenë se jemi të ekspozuar ndaj çmimeve të importit, jemi njësoj të ekspozuar ndaj kësaj lufte, e cila ndodh larg vendit tonë, por ka ndikim.

The post Balluku në Burrel: Nuk e kemi humbur fokusin për të rinjtë appeared first on Albeu.com.