dokumentet Archives - Albeu.com

Adriana Kalaja: Dokumentet hiqen me kamion nga Bashkia, Veliaj është i rrezikshëm për manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve
Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, teksa kamioni i mirëmbjatjes së objekteve publike, ka marrë qindra dosje nga ky intitucion vendor, me qëllim asgjësimin e tyre.

Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e cila ka ndjekur nga afër ngarkimin e dokumenteve, që sipas saj janë tendera të firmosura nga Bashkia e Tiranës, për të cilat thotë se ka njoftuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e dosjes së Erion Veliajt.

E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, avokatja tha se ata Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme, duke u zëvendësuar me të tjera.

“Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”,– tha Kalaja.

Adriana Kalaja: “Ka një ligj për administrimit e dokumentave, ka dhe një ligj tjetër për arkivat dhe janë të përcaktuara modalitetet se si dalin jashtë një funksioni për të ju drejtuar arkivës apo një institucioni tjetër dokumentat.

Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme duke u zëvendësuar me të tjera.

Kjo është sot edhe dje, por sot sidomos në dorë të prokurorëve të çështjes duke filluar që nga Olsi Dado dhe Altin Dumani që e kanë çështjen aktuale për të cilën Velaij është pas hekurave dhe konfirmon edhe një herë se sa e nevojshme ka qenë masa e arrestit.

Çdo ditë që kalon Veliaj i kërkon prokurorëve që të kalojë në sistemin 41Biss, sepse ju e shikoni vetë se sa i rrezikshëm është për fshehje dhe manipulimin apo zhdukjen e provave apo intimidimin e provave.

Këto pamje duhet t’i administojë organi i akuzës SPAK dhe këto pamje vërtetojnë qartazi që aty nuk kemi të bëjmë me një transferim nga poshtë, por me fshehje provash dhe kush fshihet pas kësaj?

Punëtorët e ngarkim-shkarkimit? Jo, sepse ata punëtorë janë. Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”.

The post Adriana Kalaja: Dokumentet hiqen me kamion nga Bashkia, Veliaj është i rrezikshëm për manipulimin e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Institucionet po djegin dokumentet, gjurmët do gjenden dhe në Hënë, Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados
Ish-kryeministri njëkohësisht dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar autoritetet për përpjekje të fshehjes së provave, teksa tregoi me video sot disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Berishës, kjo është vetëm maja e ajsbergut, dhe tha se situatë të ngjashme ka edhe në Ministrinë e Brendshme e të Jashtme, ku ai thotë se ka ndodhur një përpjekje për të fshirë gjurmët e krimit.

Berisha ka akuzuar Erion Veliajn për intimidim të prokurorit të dosjes, Olsi Dado, ku ka kërkuar që ky qëndrim të denoncohet si një “akt banditesk”.

Ai ka paralajmëruar se do të shqyrtohet mundësia që të shtohet edhe akuza për “mashtrim publik” në këtë dosje.

Sali Berisha: Sot pamë disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia Tiranë. Ajo që pamë sot është maja e ajsbergut. Ajo ka ndodhur tek Ministria e Lubi Ballukut, te Ministria e Brendshme, e Jashtme. Një përpjekje e ethshme për t’u fshehur, me grisje dhe djegie dokumentesh. Gjurmët e krimit do gjenden dhe në Hënë. Jam këtu për të dënuar Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Veliaj ka intimiduar prokurorin e dosjes. Veliaj mbajti qëndrim banditesk ndaj prokurorit Olsi Dado.

Veliaj do denoncohet për mashtrim publik. Do shikohet mundësia që kësaj dosje t’i shtohet edhe ajo e Griseldës. Nesër nis përpunimi i akt akuzës ndaj Veliajt.

The post Sali Berisha: Institucionet po djegin dokumentet, gjurmët do gjenden dhe në Hënë, Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados appeared first on Albeu.com.

Vota e Diasporës/ Debate mbi dokumentet e identifikimit në Komisionin Rregullator (VIDEO)
Ditën e sotme, është mbledhur sërish Komisioni Rregullator, për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, propozoi që të hiqet togfjalëshi “dokument identifikimi i vlefshëm” për zgjedhësit në Diasporë.

“Kërkojmë që në dokumentet e identifikimit të mos përcaktohet nëse janë të vlefshëm apo jo”,– tha Nuri.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka tha se “duhet ta lejojmë një aplikim të qytetarit për të votuar me çfarëdolloj dokumenti identifikimi”.

Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, ngriti pyetjen, nëse “do të votojnë me dokument të vlefshëm ose jo shtetasi shqiptar”?

“Jemi 5 anëtar dhe ajo që Nuri e tha, Caka e tha mund të kemi akt normative të qeverisë, por ende nuk kemi një datë zgjedhjesh. A mund të thotë dikush sot. Unë them duhet të jetë me dokument të vlefshëm”,- tha Nano.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj, tha se këtë të drejtë e ka qeveria.

“Këtë që ju shtruat për diskutim referuar kuadrit ligjor shqiptar e ka në dorë qeveria e Shqipërisë. Në zgjedhjet pararendëse, është me vendim qeverie është shtyrë vlefshmëria, nuk e kemi ne në dorë e ka qeveria. Të themi voton shtetasi shqiptar me banim brenda apo jashtë vendit s’e kemi ne në dorë. Qeveria shtyn vlefshmërinë”,- u shpreh Çakaj.

Pas debateve dhe mbledhja u ndërpre.

Komisioni Zgjedhjeve, u mblodh dje (18 tetor) për të miratuar rregullat për regjistrimin e votuesve dhe listat e zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sipas rregullores së draftuar, çdo qytetar shqiptar, i cili jeton jashtë dhe që kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve.

Sipas KQZ-së, zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyre, e cila është e aksesueshme dhe pa pagesë.

Po sipas KQZ-së, kjo llogari kërkon identifikimin biometrik me njohje të fytyrës, një kod unik i përkohshëm gjashtëshifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit dhe e-mail, si dhe Numri Personal i Identifikimit.

Ndërkohë, dokumentet që do të duhet të ngarkojë për t’u regjistruar janë: Certifikatë pronësie, vërtetim banimi, kontratë qiraje apo çdo lloj dokumenti të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një strukturë të caktuar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive dhe tri ditë më vonë, ose 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, e cila pas këtij momenti nuk ndryshon.

Sipas Kodit të ri Zgjedhor, vota e personave që jetojnë jashtë, llogaritet në qarkun ku ai/ajo ka jetuar përpara se të largohej nga Shqipëria.

The post Vota e Diasporës/ Debate mbi dokumentet e identifikimit në Komisionin Rregullator (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pensionet/ Sigurimi vullnetar, sa nevojiten për plotësimin e viteve të punës, si mund të përfitohet nga skema, kushtet dhe dokumentet
Qytetarët që kanë mbushur moshën për pension, por nuk plotësojnë kushtin e viteve të punës, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë, mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishme, sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje.

“Sigurimi Shoqëror Vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësuara kontributive. Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre dhe së fundmi, nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”.

Sigurimet mund të paguhen jo vetëm për vitin korrent. Pra, në këtë rast jo vetëm për vitin 2021, por edhe për vitet e kaluara.

SI LLOGARITET

Por, si llogaritet kontributi vullnetar? Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron: “Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar”.

Kjo do të thotë që kontributet mund të derdhen për paga që variojnë nga 40 000 lekë që është pragu minimal, deri në 176.4, që është edhe paga maksimale.

“Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa”, bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kështu, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2024 është 8,640 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 40,000 lekë x 21.6%”.

Por skema ofron edhe lehtësi. Nëse ju do të parapaguani, pra nëse në janar do të paguani kontributet për gjithë vitin, atëherë aplikohet 6 për qind zbritje.

“Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim, në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)”.

SI PAGUHET

Për të përfituar nga kjo skemë mjafton të paraqiteni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Përveç fotokopjes së librezës së punës, duhet po ashtu fotokopje e librezës së kontributeve në rast se disponohet, si edhe fotokopje e kartës së identitetit. Pas informacionit të marrë nga inspektori i sigurimit vullnetar, bëhen llogaritjet e periudhave të punës, konstatohen periudhat boshe dhe dakortësohet për periudhat që qytetari është i interesuar që t’i mbulojë me sigurim vullnetar.

Inspektori i sigurimit vullnetar i Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, plotëson dokumentin tip “Urdhër veprimi” dhe ia jep atë të interesuarit. Me “Urdhër veprim” – sqaron më tej ISSH. Personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës, ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”.

Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar (një kopje e mandatit i dorëzohet inspektorit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes). Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontributesh të re, në qoftë se nuk ka.

The post Pensionet/ Sigurimi vullnetar, sa nevojiten për plotësimin e viteve të punës, si mund të përfitohet nga skema, kushtet dhe dokumentet appeared first on Albeu.com.

Inceneratorët/ Belind Këlliçi publikon dokumentet: I bëj thirrje SPAK që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për “kolegun” e tyre
Ditën e sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut, që të regjistrojë menjëherë kallëzim ndaj tij.

“I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Gjithashtu, Këlliçi u shpreh se; “Veliaj bashkë me shtabin e tij elektoral “5D”, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale”.

DEKLARATA:

“Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme kam depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për shtetasin Erion Veliaj. Janë 174 faqe dokumente të analizuara dhe nënvizuara që faktojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, lidhjet e Erion Veliajt me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë.

Ky biznes siç faktohet në Vendimin e Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016, ka nisur sapo Veliaj është emëruar Ministër në qeverinë Rama 1. Sipas dokumentit në ekran, shtetasi Vladimir Fezga është paguar nga shoqëria AMIA Verona për negociatat e suksesshme me autoritetet shqiptare për periudhën Nëntor 2013 – Nëntor 2016.

Por ky dokument përmban një të dhënë edhe më komprometuese. Deri më Qershor të vitit 2015, negociatat mes palëve, citohen në dokument si informale. Pas zgjedhjeve lokale, më Qershor 2015, kur Erion Veliaj u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tiranë, këto negociata, sipas këtij dokumenti, me vendim të Asamblesë së Ortakëve FORMALIZOHEN, për tu mbyllur me sukses të plotë më Qershor të vitit 2016, atëherë kur themelohet kompania ECO Tirana, me aksioner 51% Bashkia Tiranë dhe 49% AMIA Verona.

Pas këtij veprimi, në Gusht të vitit 2016 ndodh tragjedia. Në Landfillin e Sharrës gjendet i pajetë trupi i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Deri në këtë ditë, po me firmën e Erion Veliajt, biznesi i riciklimit i ishtë dhënë drejtorëve 5D të Bashkisë.

Pas tragjedisë së Ardit Gjoklajt, menjëherë Erion Veliaj vendos të shpërblejë sekserin Vladimir Fezga, duke ndërmarrë 2 veprime. E para i jep të drejtën këtij shtetasi për të zhvilluar biznesin e riciklimit në Landfillin e Sharrës dhe le të ndalemi pak tëk ky moment:

Sipas dokumentacionit që kam depozituar në SPAK, Vladimir Fezga kur paraqitet për të marrë lejen mjedisore në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, depoziton sipas përcaktimeve ligjore kontratën dhe miratimin që i ka dhënë Bashkia Tiranë për përdorimin e tokës dhe të impiantit në landfill.

Asokohe i pyetur nga gazetarët, Erion Veliaj shprehej se nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë e Vladimir Fezgës, pasi do duhej të merrte fillimisht miratimin e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’.

Ndërkohë edhe pse u vu në dijeni nga gazetarët, ai zgjodhi të mashtrojë publikisht dhe i ka konfirmuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vërtetësinë e letrave të dorëzuara nga Fezga e për pasojë, pa u pyetur fare Këshilli Bashkiak Tiranë, Agjencia vendos të miratojë lejen mjedisore.

Shpërblimi i dytë është themelimi i ECO Recycling. 51% rezulton aksionere ECO Tirana e Bashkisë Tiranë dhe 49% rezulton aksioner Vladimir Fezgaj. Deri këtu duket e qartë se si Erion Veliaj ngriti biznesin e riciklimit të mbetjeve. Më pas firmoset kontrata koncensionare për Inceneratorin Tiranë. Vladimir Fezga në këtë moment bëhet i panevojshëm dhe detyrohet ti shesë aksionet e tij tek kompania e Inceneratorit të Tiranës.

Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.

Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë. E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.

Për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit tonë, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë.

Në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.

I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale”, u shpreh ai.

The post Inceneratorët/ Belind Këlliçi publikon dokumentet: I bëj thirrje SPAK që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për “kolegun” e tyre appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Trumpit për dokumentet e klasifikuara do të mbahet në pranverën e ardhshme
Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për pranverën e vitit të ardhshëm.

Gjyqtarja Aileen Cannon e ka caktuar 20 majin si datë për nisje të gjyqit. Trump ka dëshiruar që gjyqi të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Mirëpo, ky rast i profilit të lartë do të nisë teksa fushata zgjedhore do të jetë plotësisht aktive.

Trump, 77-vjeçar, përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ka penguar përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato.

Të premten, gjyqtarja Cannon, e emëruar nga Trumpi, ka thënë se gjyqi dyjavor do të zhvilohet në Florida.

Muaj më parë, si datë për fillim të gjyqit ishte përmendur 14 gushti i vitit 2023, mirëpo më vonë është shtyrë, për t’iu lënë kohë të dyja palëve për përgatitje.

Rasti me dokumentet në Mar-a-Lago është vetëm një prej betejave ligjore me të cilat po përballet Trumpi.

Në muajin prill, ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave biznesore në shtetin e Nju Jorkut.

Trump ka bërë të ditur këtë javë se ai pret të arrestohet shpejt lidhur me hetimet federale për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin amerikan, dhe për përpjekjet e tij që ta sfidojë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

The post Gjyqi ndaj Trumpit për dokumentet e klasifikuara do të mbahet në pranverën e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Dokumentet e sekuestruara në shtëpinë e Trump nuk do të shqyrtohen nga një ekspert i pavarur ligjor
Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një ekspert i pavarur ligjor të dokumenteve të sekuestruara nga prona e ish-presidentit Donald Trump në Florida, duke hequr një pengesë që Departamenti i Drejtësisë tha se kishte vonuar hetimin penal lidhur me ruajtjen e informacionit qeveritar tepër sekret.

Vendimi i një trupe prej tre gjyqtarësh është një fitore e rëndësishme për prokurorët federalë, duke u hapur rrugën atyre që të përdorin si pjesë të hetimit të tyre të gjitha dokumentet e sekuestruara gjatë një kontrolli të FBI-së në Mar-a-Lago më 8 gusht.

Gjykata hodhi poshtë argumentet e avokatëve të ish-presidentit Trump, të cilët kishin thënë se ish-presidenti kishte të drejtë që një i ashtuquajtur “ekspert i pavarur ligjor” të kryente një shqyrtim neutral të mijëra dokumenteve të marra nga prona e tij.

Në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi muajin e kaluar prokuror të posaçëm, zotin Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tre ditë pasi zoti Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. /VOA

The post Dokumentet e sekuestruara në shtëpinë e Trump nuk do të shqyrtohen nga një ekspert i pavarur ligjor appeared first on Albeu.com.

Sekuestrimi i dokumenteve në Mar-a-Lago, Trump pretendon se janë vendosur nga FBI, gjykata: Sillni prova!
Një gjykatës amerikan që po shqyrton të dhënat e sekuestruara nga shtëpia e ish-presidentit Donald Trump në Florida u kërkoi të enjten avokatëve të zotit Trump që të paraqesin çdo provë që hedh dyshime mbi integritetin e dokumenteve, për të cilat ish-presidenti ka pretenduar pa argumente se ishin vendosur nga agjentët e FBI-së.

Gjyqtari i lartë federal Raymond Dearie u emërua nga një gjykatëse tjetër si ekspert i pavarur për të verifikuar dokumentet për të vlerësuar nëse nuk duhen lejuar hetuesit të kenë qasje tek disa prej tyre si të mbrojtura nga privilegji.

Ai i kërkoi gjithashtu Departamentit të Drejtësisë të verifikojë deri të hënën një inventar të detajuar të materialeve që FBI konfiskoi në kontrollin e 8 gushtit në Mar-a-Lago.

Gjykatësi Dearie u kërkoi avokatëve të zotit Trump që të dorëzonin deri më 30 shtator një listë të detajuar të artikujve në atë inventar “që paditësi pretendon se nuk ishin sekuestruar nga rezidenca”. Gjykatësi u kërkoi atyre gjithashtu të paraqisnin deri në atë date çdo korrigjim që mund të kishin për listën e Departamentit të Drejtësisë, përfshirë artikujt që ata besojnë se ishin sekuestruar në Mar-a-Lago, por që nuk ishin të regjistruara në inventar.

“Kjo do të jetë mundësia e fundit e paditësit (ish-presidentit Trump) për të parashtruar çdo kundërshtim faktik në lidhje me saktësinë e Inventarit të Detajuar,” shkruan gjykatësi Dearie.

Kontrolli u krye si pjesë e një hetimi penal federal për të përcaktuar nëse zoti Trump kishte mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente nga Shtëpia e Bardhë kur la postin në janar 2021 pasi ai humbi zgjedhjet në vitin 2020 dhe nëse ai ishte përpjekur të pengonte hetimin.

Zoti Trump e ka quajtur hetimin të motivuar politikisht. Ai gjithashtu ka pretenduar, pa dhënë prova, se kishte deklasifikuar çdo dokument të gjetur në Mar-a-Lago dhe se FBI kishte vendosur dokumente me qëllim.

Me kërkesë të zotit Trump, gjykatësja, Aileen Cannon caktoi si ekspert të posaçëm gjykatësin Dearie për të verifikuar materialet. Departamenti i Drejtësisë ka thënë se më shumë se 11,000 dokumente janë sekuestruar, përfshirë rreth 100 dokumente të klasifikuara.

Një gjykatë federale e apelit tha të mërkurën se Departamenti i Drejtësisë mund të rifillojë shqyrtimin e atyre të dhënave të klasifikuara në hetimin e tij penal. Gjykata e Apelit e vendosi gjithashtu se gjykatësi Dearie nuk mund të verifikojë dokumentat e etiketuara si të klasifikuara./VOA

The post Sekuestrimi i dokumenteve në Mar-a-Lago, Trump pretendon se janë vendosur nga FBI, gjykata: Sillni prova! appeared first on Albeu.com.