dokumentet sekrete Archives - Albeu.com

Dokumentet sekrete, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë
Ish-Presidenti Donald Trump mbërriti në Florida përpara paraqitjes në një gjykatë federale në Majemi të martën, si pjesë e një padie për mbatjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Zoti Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave, mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale.

Dalja para gjykatës në Majemi është planifikuar të ndodhë të martën në orën 15:00 me orën lokale. Kjo do të jetë hera e dytë që nga muaji prill, që zoti Trump përballet me akuza penale. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë. Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbatjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Nëse shpallet fajtor zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.

Ish-Presidenti thotë se është i pafajshëm dhe është zotuar se do të vazhdojë fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024.

Zoti Trump, i cili mbush 77 vjeç të mërkurën, la klubin e tij të golfit në Bedminster të shtetit të Nju Xhersit shoqëruar nga një autokolonë ndërsa mbështetës të tij ishin mbledhur për një tubim mesdite, në një tjetër klub golfi, në zotërim të tij, në Majemi.

“Shpresoj që i gjithë vendi po sheh atë që e majta radikale po i bën Amerikës”, shkruante zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, përpara se avioni i tij, me emrin Trump, të nisej drej Floridës.

Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar popullaritetin e zotit Trump në mesin e votuesve republikanë. Sondazhet e opinionit publik e tregojnë atë shumë përpara rivalëve të tij, që garojnë për të siguruar kandidimin zyrtar nga partia. Deri më tani, të gjithë kandadidatët kanë qenë kryesisht në anën e tij mbi këtë çështje.

Paraqitja e zotit Trump në gjykatë po paraprihet nga një retorikë e përshkallëzuar në internet, përfshirë deklaratat me tone sfiduese nga ana e ish-presidentit dhe aleatëve të tij politikë. Kjo ka bërë që zyrtarët e zbatimit të ligjit të vihen në gatishmëri për probleme të mundshme që lidhen me sigurinë. Autoritetet thanë se po monitorojnë gjithashtu planet për mitingje pro zotit Trump në Majemi.

Akpadia, ka rikthyer vëmendjen tek gjykatësja federale Aileen Cannon, emri i së cilës u bë i njohur për publikun verën e kaluar, kur ajo mbikëqyri procedurat gjyqësore në lidhje me kontrollin e autorizuar, që FBI-ja kreu në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago të Floridës, për të marrë dokumentet sekrete. Zonja Cannon, emëruar në këtë detyrë nga zoti Trump në vitin 2020, do të jetë edhe gjykatësja e çështjes që lidhet me dokumentet sekrete.

Zonja Cannon mbahet mend për vendimin e saj të diskutueshëm për të caktuar një ekspert të posaçëm, për të shqyrtuar mënyrën se si u mblodhën provat gjatë kërkimit të kryer nga FBI, një vendim që u rrëzua përfundimisht nga një gjykatë apeli, me gjykatës konservatorë, që u treguan mjaft kritikë mbi mënyrën e trajtimit të çështjes nga zonja Cannon. /VOA

The post Dokumentet sekrete, Trump mbërrin në Florida për përballjen e parë me aktpadinë appeared first on Albeu.com.

Blinken: Rrjedhja e inteligjencës nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me partnerë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të shtunën se rrjedhja e dokumenteve ‘top sekret’ të inteligjencës, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e Uashingtonit me partnerë dhe aleatë.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara me partnerët dhe aleatët në këtë çështje.

“Bazuar në bisedat që kemi pasur, nuk kam rastisur në diçka që do të ndikonte në bashkëpunimin tonë me partnerë dhe aleatë”, ka thënë Blinken, duke shtuar se ai dëgjuar vetëm “përgëzime” për hapat që ka marrë Uashingtoni.

Një 21-vjeçar, anëtar i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së, i akuzuar për rrjedhje të informacioneve të inteligjencës, është akuzuar të premten për kopjim të paligjshëm dhe publikim të materialit të klasifikuar.

Jack Douglas Teixeira, nga Masaçusets, është arrestuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, të enjten në shtëpinë e tij.

Kjo rrjedhje e informacioneve besohet se është më seriozja për SHBA-në prej publikimit të më shumë se 700.000 dokumenteve dhe incizimeve në ueb-faqen WikiLeaks më 2010.

Pentagoni e ka konsideruar rrjedhjen e fundit si “të qëllimshme, akt kriminal”.

Për këtë rrjedhje nuk është ditur derisa ka raportuar New York Times më herët gjatë këtij muaji, ndonëse dokumentet janë publikuar në një rrjet social javë më parë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar të premten që hetuesit të kuptojnë pse i akuzuari ka publikuar të dhënat e klasifikuara, në disa prej të cilave është turpëruar Uashingtoni, për shkak se janë bërë publike spiunimet që kryen edhe te aleatët.

The post Blinken: Rrjedhja e inteligjencës nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me partnerë appeared first on Albeu.com.

FBI gjeti dokumente mbi mbrojtjen bërthamore të një shteti në shtëpinë e Trump
FBI gjeti një dokument që përshkruan aftësitë bërthamore të një qeverie të huaj gjatë kontrollit të saj në Mar-a-Lago, raportoi të martën Washington Post.

The Post, duke cituar burime të paidentifikuara, nuk tha se për cilën qeveri të huaj bëhej fjalë në dokumentin që përshkruan mbrojtjen ushtarake të vendit.

Përmbajtja e më shumë se 11,000 dokumenteve qeveritare dhe fotografive të agjentëve të FBI-së të gjetura nga pasuria e Donald Trump në Florida muajin e kaluar nuk është zbuluar, por raportimet e mëparshme nga Post treguan se dokumentet e klasifikuara në lidhje me armët bërthamore ishin ndër artikujt që kërkonin autoritetet federale.

Disa nga të dhënat e sekuestruara nga pasuria e Donald Trump në Florida zakonisht ruhen nga afër, raportoi gazeta, dhe kanë “një oficer kontrolli të caktuar” për të monitoruar vendndodhjen e dokumenteve.

Disa nga zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të administratës Biden nuk ishin të autorizuar të shqyrtonin disa nga dokumentet sepse ato janë kaq të kufizuara, tha Post.

Trump është nën hetim nga departamenti i drejtësisë për largimin e tij të paautorizuar të të dhënave shumë të ndjeshme të qeverisë nga Shtëpia e Bardhë me pretendimin për ruajtjen e tyre në mënyrë të parregullt në Mar-a-Lago.

Gjetjet janë kthesa e fundit në një sagë javore që filloi kur agjentët e qeverisë amerikane kryen një kontroll të paprecedentë në shtëpinë e ish-presidentit në Florida.

Trump ka sulmuar departamentin dhe e quajti FBI-në dhe DOJ-në “përbindësh të egër”.

Shumë të tjerë, duke përfshirë ish-prokurorin e përgjithshëm të Trump, William Barr , kanë mbrojtur hetimin për mbajtjen e të dhënave të qeverisë nga ana e tij, duke thënë se kjo përbën një rrezik të madh të sigurisë kombëtare.

Një gjykatës federal pranoi së fundmi kërkesën e Trump për emërimin e një masteri të posaçëm për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara nga Mar-a-Lago më 8 gusht.

Vendimi i gjyqtares Aileen Cannon , e emëruar nga Trump, pengoi përkohësisht departamentin e drejtësisë të shqyrtonte të dhënat për hetimin e tij penal deri pas shqyrtimit të masterit special.

The post FBI gjeti dokumente mbi mbrojtjen bërthamore të një shteti në shtëpinë e Trump appeared first on Albeu.com.

“Dikush u dha informacione se atje ka dokumente”, FBI kontrolloi vilën e Trump në Florida, “zbërthehet” ish-agjenti
Një ditë më parë vila e ish-presidentit amerikan Donald Trump është kontrolluar nga agjentët e FBI.

Donald Trump u fotografua duke mbërritur në rezidencën e tij në Manhattan të martën mbrëma, një ditë pas kontrollit në vilën e tij në Florida.

Kontrolli mendohet të jetë për të tërhequr dokumentet që ish-presidenti mori nga Shtëpia e Bardhë kur u largua. Sipas ligjit e gjithë korrespondenca dhe dokumentacioni presidencial duhet t’i dorëzohet Arkivit Kombëtar dhe që nga shkurti është bërë e qartë se Trump nuk i është përmbajtur.

Disa dokumente iu kthyen Arkivit Kombëtar në fillim të këtij viti, por mesa duket jo të gjitha, sipas Daily Mail.

Agjentët e FBI-së ishin brenda pronës me 128 dhoma në Florida për nëntë orë të hënën, me 30 agjentë që shkuan në të gjithë zonën prej 3 mijë  metrash katrorë.

Hetuesit kontrolluan edhe dhomën kryesore të gjumit, e njohur si Dhoma e Versajës, të cilën Melania Trump e rinovoi dy vjet më parë, raportoi The New York Post.

Agjentët kontrolluan gjithashtu një zyrë të veçantë dhe kasafortë, si dhe një dhomë ruajtjeje të mbyllur në bodrum, në të cilën ishin ruajtur 15 kuti kartoni me materiale nga Shtëpia e Bardhë, tha gazeta.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka komentuar mbi kontrollin, për të cilën analistët thanë se do të duhej të miratohej në nivelin më të lartë.

Avokatët e Trump, të udhëhequr nga Evan Corcoran, po “bashkëpunonin plotësisht” me autoritetet federale për të rregulluar kthimin e dokumenteve, me procesin që filloi në maj 2021 kur u vu re se disa të dhëna mungonin.

Në janar të vitit 2022, disa nga dokumentet u kthyen dhe në shkurt të këtij viti lajmi u bë publik.

Në fillim të qershorit, katër zyrtarë të lartë të DD-së udhëtuan në Mar-a-Lago për të folur me avokatët e ish-presidentit rreth dokumenteve.

Ekipi i Trump u tregoi zyrtarëve të qeverisë se ku po ruante dokumentet Trump, në një dhomë në bodrum. Hetuesit thuhet se vunë re se disa nga dosjet atje ishin të shënuara si të klasifikuara, të aksesueshme vetëm për personat e autorizuar.

Në një moment, vetë ish-presidenti thuhet se u ndal për t’u përshëndetur dhe ‘të bisedojë’ përpara se të largohej përsëri, raportoi CNN.

Është e paqartë se çfarë ndodhi midis qershorit dhe kësaj jave për ta bërë FBI-në të vendosë të kërkojë me forcë dokumentet.

Por një ish-agjent i FBI-së tha për DailyMail.com se bastisja e së hënës ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga informacione të reja nga një ‘informator’ dhe një prishje në bashkëpunimin midis agjencisë dhe ish-presidentit.

Agjenti Special i FBI në pension Michael Tabman, i cili i shërbeu agjencisë për 24 vjet, tha se një bastisje e këtij niveli ndjeshmërie do të duhej të miratohej nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

“Unë mendoj se dikush u dha atyre informacione që tregonin se këto dokumente janë atje” , tha Tabman, duke shtuar dy zbulime “të brendshme”:

Ish-presidenti ishte në New York City kur FBI bastisi pronën e tij në Florida. Djali i tij Eric Trump tha për Fox News se ai e informoi babanë e tij për kontrollin.

The post “Dikush u dha informacione se atje ka dokumente”, FBI kontrolloi vilën e Trump në Florida, “zbërthehet” ish-agjenti appeared first on Albeu.com.