dokumemnta Archives - Albeu.com

Trafiku i shqiptarëve në Angli e Irlandë përmes Spanjës/ Në Kosovë super laboratori që prodhonte dokumente false! Identifikohet organizatori i rrjetit
Operacioni i madh “Nomada” i Policisë së Shtetit dhe SPAK, i finalizuar një ditë më parë (7 qershor 2024)  në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, mundi të çoj në pranga një grup të stërmadh personash me pozicione të ndara secili për falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Report Tv mëson se super laboratori që prodhonte dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por akoma nuk është arritur të gjendet nga autoritetet kosovare atje dhe bëhet fjalë për një laborator që prodhon me cilësi të mirë.

Shuma që paguhej nga shqiptarët për të siguruar dokumentet false që do i ndihmonte për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë varion nga  10.000 euro, 4000 euro apo dhe 3500 eurove në varësi të rasteve

Autoritetet shqiptare kanë mundur të identifikojnë prodhuesin kryesor të kësaj veprimtarie kriminale, i cili nuk është kapur nga Kosova dhe tashmë është shpallur në kërkim. SPAK dhe Policia e Shtetit zbardhën të plotë linjën e prodhimit, sjelljen e tyre në Shqipëri dhe dërgimin në drejtim të Spanjës.

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.

Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë. Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, ishin kryesisht të thjeshtë dhe kërkonin të shkonin për çështje ekonomike apo bashkime familjare.

35 të arrestuarit që janë kapur në Spanjë mësohet se janë identifikuar nga Policia e Shtetit, e cila më pas njoftonte autoritetet atje dhe ndaloheshin në kufi.

Kush janë 26 të arrestuarit

1- Bashkim Sula

2- Njazi Ademaj

3- Fitim Rama

4- Ylli Brahimaj

5- Gridi Elezi

6- Rrezart Domi

7- Osman Luca

8- Artur Mici

9- Arsen Caka

10- Adrian Mema

11- Maksim Domi

12- Jugert Gashi

13- Emiljan Marashi

14- Roland Islamaj

15- Behar Rexha

16- Deila Qama

17- Arnold Shahu

18- Ylli Çaushaj

19- Eriola Spaho

20- Murat Gjuniku

21- Bardhyl Imeri

22- Bajram Xhaja

23- Fatmir Stankova

24- Arben Rushiti

25- Leonardo Lama

26- Xhelil Alla

The post Trafiku i shqiptarëve në Angli e Irlandë përmes Spanjës/ Në Kosovë super laboratori që prodhonte dokumente false! Identifikohet organizatori i rrjetit appeared first on Albeu.com.