Doktoresha Archives - Albeu.com

“Doktoreshë, a më bën mua ai i majti yt?”, Kur i tmerrshmi Altin Dardha kërkonte të shkulte një sy për veten
Pasazh nga libri “Altin Dardha”, i gazetarit Ferdinand Dervishi

– Doktoreshë, më bën mua ai syri yt i majtë?

E paralizuar nga pyetja, që shoqërohej nga vështrimi i akullt i Altin Dardhës, okulistja më e njohur në qytet, zgjedh të heshtë. Për disa çaste tmerrësisht të zgjatura mendja e saj nuk e ndante dot nëse klienti e kishte me shaka apo seriozisht.

Altin Dardha duket e vuante së tepërmi humbjen e njërit sy. Por tashmë kohërat kishin ndryshuar. Atij i kishte ardhur radha. Tashmë ai nuk fshihej ferrave prej policisë. Tashmë ai ishte praktikisht Mbreti i Beratit.

Duket, në të tilla situata, mendjes njerëzore i shpëton ndonjë ëndërr drejt mundësisë së realizimit. Dhe, duket, kryeëndrra e lejuar e Altin Dardhës ishte që ai të kishte sërish syrin e humbur. Nuk është çudi që ai të ketë dëgjuar diku për transplantimin e kornesë. Nuk është çudi që dikush ti ketë thënë se duhej gjetur një dhurues.

Sigurisht që dhuruesin Altin Dardha do kërkonte ta gjente sipas mënyrës së vet. Ishin kohëra kur ai po kalonte nëpër duar “pjesë këmbimi” njerëzore me shumicë, që në këtë rast mund të hynin në punë. E gjitha kjo ka një bazë të vërtetë, pasi në Berat ka bollshëm dëshmi që thonë se ai u ndalte Cadillac-un te këmbët udhëtarëve të ndryshëm duke i parë në kokërr të syrit e duke i marrë në pyetje:

– Ore, ngjan ky syri yt me timin?

Ishte një sjellje, vijimin e së cilës, në këto kohëra, shumëkush ja linte imagjinatës. Një imagjinatë që u thoshte se Altini, me të gjetur njeriun që do të kishte sy të ngjashëm me të tijtë, do ta vriste dhe me majën e një thike do ja gërryente, me qëllim transplantimin. Kulmin historia e arrin kur Altin Dardha pyet, për ngjashmërinë e syrit, edhe okulisten tek e cila kryente vizitat periodike.

Edhe pse deri këtu gjithçka mund të ketë pasur për synim vetëm zbavitjen, historia thotë se Altin Dardha e ka vrarë një njeri për syrin e humbur. Ngjarja la shenjë në kohë më 8 qershor 1997.

Atë ditë spiunët e shumtë ja kishin bërë zgjimin herët. Në tregun e Beratit, kishin zbritur, që pa gdhirë, djemtë e atij fshatarit nga Plashniku, i cili dy vite më parë, në janar 1995, e kishte qëlluar me një armë gjahu duke e plagosur. Altin Dardha bëhet keq. Dy vëllezërit i gjen ende në treg, duke u munduar të shisnin ca perime të stinës. Gjatë muajve pa shtet të vitit 1997, uria detyroi shumëkënd të dilte nga “shtrofulla” për të siguruar jetesën, qoftë duke rrezikuar jetën.

Nën kërcënimin e kallashnikovit Altini i merr të dy vëllezërit në makinë dhe, pa u thënë asnjë fjalë, i çon në ullishtën përmbi varrezat e Burdulliasit. Këtu ai i zbret dhe u shpjegon përse i ka marrë. Në fund u thotë:

– Vetëm njëri nga ju do ta paguajë. Zgjidheni me njëri – tjetrin se cili do vazhdojë të jetojë.

Pak më tej, dy vëllezërit mblidhen kokë më kokë. Ata duhej të bënin një bisedë të fundit. Një bisedë nga ku duhet të dilte një vendim i vështirë. Një bisedë, rezultati i së cilës duhet të ishte vendimi i përbashkët për të dënuar me vdekje njërin prej tyre…

Për habi biseda mes të dyve nuk zgjat shumë. Mbase vetë rrethanat, Altin Dardha që u dukej nervoz në pritjen e tij, kishin diktuar marrjen e një vendimi të shpejtë. Vëllezërit kishin rënë dakord: duhet të jetonte ai më i vogli në moshë. Kështu edhe bëhet. Altini heq mënjanë dhe vret vetëm Pëllumb Çaushin, djalin 34-vjeçar të Gani Çaushit, fshatarit nga Plashniku, i cili dy vite më parë guxoi të qëllonte mbi grabitësit që nuk i njihte.

Ishin kohëra kur banditët e Beratit po e shijonin sa të mundnin dhe si të mundnin lirinë e munguar. Një nga zbavitjet e zakonshme rrëfehet qitja me pistoletë. Thuhet se në këtë lloj sporti Altini ishte i pathyeshëm. Por ndonjëherë sporti bëhej i rëndë. Sot e kësaj dite, në Berat, rrëfejnë se si në një rast, teksa i afroheshin Beratit me makinë, Altini dhe disa të tjerë, vënë re një plak të hipur mbi gomar, që ecte paralel me rrugën automobilistike. Banditët ndalen dhe vënë bast 50 mijë lekë (të rinj) për fituesin që do të rrëzonte plakun nga gomari duke e qëlluar me pistoletë.

Asokohe, banditët e Beratit, së shumti në duar kishin pistoleta të fuqishme, si TT sovjetike, por edhe pistoleta të prodhim- it perëndimor, që funksiononin me fishekë 9 mm. Pra, në largësinë ku gjendej plaku, nëse plumbi do e kapte, sigurisht që do i merrte jetën.

Altin Dardha dhe të tjerët e qëllojnë me radhë plakun, që zhvendosej ngadalë mbi gomar, pa e kuptuar se ishte shndërruar në tabelë qitjeje. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk godet në shenjë. Dikush, durimhumbur, mbush kallashnikovin për ta rrëzuar, por një tjetër e ndalon duke i thënë se plaku meritonte respekt, sepse ishte jetëgjatë. Ashtu edhe bëhet. Kur plaku mbërrin rrugën automobilistike, një nga banditët del nga makina dhe, pa dhënë asnjë shpjegim, i rras në xhep 50 mijë lekë…

The post “Doktoreshë, a më bën mua ai i majti yt?”, Kur i tmerrshmi Altin Dardha kërkonte të shkulte një sy për veten appeared first on Albeu.com.

Doktoresha Malaj: Si ta mbani me ushqime gjithmonë zorrën e pastër dhe të shëndetshme
Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen të pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen

Zorrët luajnë një nga rolet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato mbajnë ekuilibrin e ujit në trup dhe rregullojnë sistemin imunitar përmes proçesit të tretjes. Për një trup të shëndetshëm, funksionimi i zorrës së trashë është jetik. Në rast se zorra nuk ju funksionin siç duhet, mbeturinat toksike nuk do të dalin jashtë trupit dhe mund të absorbohen nga muret e zorrës së trashë.

Ngrënia e ushqimeve të duhura e pastron zorrën e trashë nga mbeturinat. Por cila është dieta më e mirë për pastrimin e zorrës dhe për një shëndet të mirë?

Sot të gjithë mjekët bien dakord për një dietë me bazë bimore, e cila konsiderohet si më e mira për uljen e rreziqeve të sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera të shekullit të 21-të. Nga kjo lloj diete fibrazorra e trashë sigurisht ka përfitimet e saj.

Uji

Shumica e njerëzve duhet të pinë më shumë ujë. Uji është një shpërbërës universal dhe një sasi e pamjaftueshme e tij shkakton kapsllëk dhe taksicitet në zorrë dhe veshkat.

Aktiviteti fizik, ethet, klima e nxehtë apo e ftohtë, konsumimi i mishit dhe ushqimeve të kripura, të gjitha rrisin nevojën për ujë. Sasia e ujit varion nga individi (varet nga pesha e individit), por zakonisht është mirë 6-10 gota në ditë. Kur flasim për ujë që pihet, në të përfshihen uji i pastër, çajrat ose frutat e shtrydhura.

Nuk përfshihen pijet me kafeinë, sepse ato janë dehidratuese. Koha më e mirë për të pirë një gotë ujë është mes vakteve ose 20 minuta apo më shumë para ngrënies. Ndërsa gjatë ngrënies pini vetëm gllënjka të vogla.

Një rregull i rëndësishëm është: kur jeni i etur, pini ujë, mos përdorni pije të tjera.

Pastrimi dhe ushqimi janë dy faktorë njësoj të rëndësishëm për një ekuacion shëndetësor.

Ta mbash zorrën e pastër nënkupton mbajtjen të pastër të indeve dhe i lejon qelizat tuaja të rindërtohen. Një dietë për pastrimin e zorrëve gjithashtu ushqen trupin dhe çon në një shëndet më të mirë.

Fibrat

Dieta me bazë bimore përmban një sasi të konsiderueshme perimesh, frutash, bishtajoresh, farash, arrash dhe drithërash të cilat janë të pasura me fibra, e cila është një përbërës thelbësor jo i tretshëm. Fibrat e shumta bëjnë që trakti tretës të jetë i shëndetshëm, pasi largojnë mbetu rinat nga zorra, pak a shumë si një fshirëse. Fibrat nxisin lëvizjen e zorrëve duke stimuluar kontraksionet muskulare. Gjithashtu fibrat mbajnë lagështirën në zorrë, duke zbutur feçet.

Ne kemi nevojë njëkohësisht për fibrat e tretshme dhe të patretshme për të pastruar zorrën e trashë çdo ditë. Fibrat e tretshme shpërbëhen në ujë, ndërsa fibrat e patretshme, jo. Fibrat e patretshme janë veçanërisht të mira për të përmirësuar jashtëqitjen dhe për të parandaluar kapsllëkun.

Fibrat e tretshme rrisin bak. teret e mira, të cilat prodhojnë antibiotikë natyralë që eliminojnë bakteret e këqija si salmonela, kampilobak teri dhe esherika kolin.

Studiuesit besojnë se nivelet e ekuilibruara të florës së zorrëve mund të ndihmojnë në parandalimin e kan ce rit të zorrëve. Fibrat e tretshme janë gjithashtu të rëndësishme për të lidhur kolesterolin dhe për të ndihmuar kalimin e tij në trup.

Farat e lirit dhe tërshëra janë në krye të ushqimeve të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme. Një lugë me fara liri përmbajnë 4-6 gramë fibra.

Ushqimet e tjera të pasura me fibra të tretshme përfshijnë bizelet, fasulet, orizin, elbin, agrumet, luleshtry dhet dhe mollët. Ushqimet e pasura në fibra të patretshme përfshijnë grurin, thekrën, orizin kaf, elbin, lakrat, panxharin, karrotat, lakrën jeshile, lulelakrën dhe mollët (me lëkurë).

Rekomandohet të konsumohen rreth 20-35 gramë fibra në ditë, por dietat moderne sigurojnë vetëm 10 g. (Gjithsesi, sasitë e mëdha të fibrave duhet të shmangen gjatë gjendjes së acaruar të zorrëve). Për të përmbushur kërkesat për fibër, konsumoni rreth pesë herë në ditë fruta dhe perime dhe 6 herë grurë.

Jeshillëqet

Sasia e lartë e klorofilit që gjendet në jeshillëqet (si gruri jeshil, elbi, algat) i bën ato ideale për pastrimin e zorrës. Gjithashtu klorofili shërben për shërimin e indeve të dëmtuara në traktin tretës. Kjo e ndihmon trupin të marrë më shumë oksigjen dhe të nxjerrë jashtë toksinat. Për këtë arsye klorofili është quajtur edhe “deodoranti i zorrëve”.

Ushqimet e fermentuara

Një dietë e lartë në karbohidrate të rafinuara dhe e ulët në fibra redukton numrin e bak tereve të mira në zorrë, duke krijuar probleme në ekuilibrin e ekosistemit të zorrëve. Kosi dhe ushqime të tjera të fementuara, si lakra turshi mund të rikthejnë bakteret e mira./Nga Dr. Valdete Malaj

The post Doktoresha Malaj: Si ta mbani me ushqime gjithmonë zorrën e pastër dhe të shëndetshme appeared first on Albeu.com.

U përplas me Mourinhon! A ju kujtohet doktoresha e bukur e Chelsea? Ja çfarë po bën tani
Jose Mourinho shau mjeken e Chelseat Eva Carneiro shtatë vjet më parë dhe ajo e “pagoi” me sukses në gjykatë.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen mes Chelsea dhe Swansea në sezonin 2015/16. Me rezultatin 2:2, vendasit luajtën me lojtar më pak dhe u munduan të “vidhin” sa më shumë kohë për të kursyer të paktën një pikë.

Mjekja e atëhershëm nuk e kuptoi këtë dhe vrapoi në fushë pa miratimin e Mourinhos për të ndihmuar Eden Hazard dhe me atë rast e portugezi e quajti “bijë kurve”. Kjo çoi në ndarje të mëdha në media dhe klub, madje edhe në vetë padi.

Mourinho u akuzua përfundimisht për seksizëm dhe Eva u largua nga klubi pas një hetimi të gjatë dhe mori para të mëdha nga Chelsea.

Sot ajo është pronare e ligës së ulët Lewis, një klub gjysmë-profesionist nga jugu i Anglisë që garon në rangun e shtatë dhe bashkëpunon me spitalin për ortopedi dhe mjekësi sportive nga Katari. /albeu.com/

The post U përplas me Mourinhon! A ju kujtohet doktoresha e bukur e Chelsea? Ja çfarë po bën tani appeared first on Albeu.com.

“Bebi mund të lind para kohe”, mjekja tregon si ndikon Covid-19 gjatë shtatzënisë
Pandemia Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, por parësor mbetet ai shëndetësor.

Doktoresha, Kristina Kosta ka folur sot për infektimin me Koronavirus të grave shtatzënë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se Covid-19 ndikon në këtë periudhë të rëndësishme sit e nëna dhe te foshnja në barkun e saj.

Sipas Kostës, nëse gjendja e nënës rëndohet për shkak të Koronavirusit, atëherë ka mundësi që bebi të lind para kohe.

“Covid-19 duam, s’duam është në jetën tonë prej dy vitesh. Gratë shtatzëna kanë të njëjtin rrisk për t’u infektuar nga Covid-19, ashtu edhe si gratë jo shtatzëna. Por është vënë re që tek gratë shtatzëna që infektohen se 2/3 e kalojnë fare pa simptoma. Ajo pjesë që do japi simptoma, zakonisht e kalon me simptoma të lehta me një temperaturë si grip sezonal dhe për fat të mirë një përqindje shumë e vogël mund të shfaqi simptoma të rënduara, të cilat sidomos kur prekin gratë e tre mujorit të tretë që ka rrezikshmërinë më të lartë, mund të çojnë deri në hospitalizimin në reaminacion në njësinë e terapisë intensive. Kjo është përsa i përket nënës dhe që e rëndon gjendjen e saj. Gjithashtu, për bebet e sapolindura çon në premturitet. Mund të duhet bebi të lind parakohe për shkak të gjendjes së nënës. Ky është impakti i Covid te gratë shtatzëna”, u shpreh ndër të tjera doktoresha.

The post “Bebi mund të lind para kohe”, mjekja tregon si ndikon Covid-19 gjatë shtatzënisë appeared first on Albeu.com.