Doganën e Kapshticës Archives - Albeu.com

Abuzim në Doganën e Kapshticës/ Procedohen penalisht 6 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh
Policia e Korçës, ka zbuluar një rast abuzimi në Doganën e Kapshticës, ku 6 zyrtarë doganorë, përfshirë Drejtorin e Hetimit Doganor dhe disa specialistë, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas hetimeve paraprake, më 15 prill 2025, këta zyrtarë dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa ndjekur procedurat përkatëse, duke përdorur dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Më tej, pavarësisht njoftimit për shkeljen, drejtuesit e hetimit doganor kanë vonuar raportimin tek autoritetet kompetente për më shumë se 15 orë, duke penguar rrjedhën e hetimeve.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore, procedohen penalisht 3 doganierë në Doganën e Kapshticës.

Procedohen penalisht Drejtori i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe dy specialistë për Hetimin Doganor, pasi nuk njoftuan organet kompetente, duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:

V. T., 49-vjeç, banues në Korçë;

E. G., 45-vjeç, banues në Tiranë;

A. E., 39-vjeçe, banuese në Korçë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu, po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasve:

D. D., 38-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave;

G. T., 58-vjeç, dhe K. K., 26-vjeç, të dy banues në Tiranë, me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Abuzim në Doganën e Kapshticës/ Procedohen penalisht 6 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh appeared first on Albeu.com.