dogana vlore Archives - Albeu.com

Rryshfet në Portin e Vlorës për të futur mallra kontrabandë, dy të arrestuar, në kërkim dy doganierë
Ditën e djeshme është finalizuar operacioni policor i koduar “Porti”, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e SPAK.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 doganierë të portit të Vlorës. Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin, në territorin e Republikës së Shqipërisë, produkte kontrabandë. Ndërsa dy doganierët e shpallur në kërkim, dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në këmbim të ryshfetit, lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porti”.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 doganierë të portit të Vlorës.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi operacionin policor të koduar “Porti”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 59 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet rryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin, në territorin e Republikës së Shqipërisë, produkte kontrabandë.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

A. N., 46 vjeç dhe M. M., 62 vjeç banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, për të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në këmbim të rryshfetit, lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike./albeu.com

The post Rryshfet në Portin e Vlorës për të futur mallra kontrabandë, dy të arrestuar, në kërkim dy doganierë appeared first on Albeu.com.