Dodik Archives - Albeu.com

Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar
Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë “ka dështuar”, raporton “Avaz”.

Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”.

Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiçin në Beograd.

“E informova presidentin Vuçiç se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar për shkak të mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar ia ka hedhur poshtë ankesat Dodikut kundër një vendimi me të cilin ia ndalonte atij pjesëmarrjen në politikë dhe njëkohësisht ia merrte mandatin si president i entitetit serb të Republika Sërpskas. Dodikut iu ndalua të mbajë poste politike për 6 vjet pasi kundërshtoi vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.

Në fund të nëntorit të Sinisha Karan, një aleat i ngushtë i Dodikut, u zgjodh president i ri i Republika Sërpskas.

The post Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael
Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e krahasuar veten me Donald Trump, pasi sipas tij, vetëm presidenti amerikan ka folur në parlament. Në fakt realiteti është disi më ndryshe, paravrsisht se Rama u mundua ta shiste këtë sikur ky privilegj i ishte bërë vetëm atij nga këto anë.

Përveç Ramë, rezulton se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtat aktivitete në Izrael ishte i ftuar edhe një politikan tjetër nga Ballkani. Bëhet fjalë për Milorad Dodik, ish-presidentin e Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

The post Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunëtorja e ngushtë e Dodik emërohet presidente e përkohshme e serbëve të Bosnjës
Parlamenti i Republikës Serbe emëroi sot Ana Trishiç Babiç, një bashkëpunëtore e ngushtë e Milorad Dodikut, i cili humbi mandatin në gusht, presidente të përkohshme të entitetit.

Babiç është këshilltare e politikës së jashtme e Dodikut dhe konsiderohet bashkëpunëtore besnike e tij, dhe emri i saj u përmend në kontekstin e zgjedhjes së personit që do të drejtonte negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian në emër të Bosnjë e Hercegovinës, raportojnë mediat boshnjake, përcjell KosovaPress.

Dodik mbeti pa mandatin e kreut të RS-së me forcën e ligjit zgjedhor pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e shpalli fajtor për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Pas kësaj, ai ia transferoi një pjesë të kompetencave presidenciale, kryesisht të lidhura me nënshkrimin e dokumenteve nënkryetarit kroat Davor Pranjiç, por doli që kjo ishte e kontestuar edhe nga pikëpamja ligjore, kështu që shumica qeverisëse në parlamentin e entitetit arriti një propozim për të emëruar një president të përkohshëm deri në zgjedhjet e 23 nëntorit.

The post Bashkëpunëtorja e ngushtë e Dodik emërohet presidente e përkohshme e serbëve të Bosnjës appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës vendos: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska
Presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka përfunduar zyrtarisht mandati, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e avokatit të tij ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje dhe Hercegovinës, me të cilin atij i hiqet mandati për këtë funksion.

Vendimi i Gjykatës është përfundimtar, sipas njoftimit të këtij institucioni gjyqësor më 18 gusht.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës, KQZ-ja duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

Mandati i presidentit të zgjedhur në këto zgjedhje do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme, të planifikuara për në tetor të vitit të ardhshëm.

Më herët, KQZ-ja e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për t’i hequr mandatin Dodikut, pasi Gjykata e këtij vendi, në fillim të gushtit, njoftoi se ai është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Në ankesën, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, ekipi juridik i Dodikut e kundërshton zbatimin retroaktiv të përfundimit të mandatit, pasi si datë e përfundimit është përcaktuar 12 qershori, ndërsa vendimi për përfundimin e mandatit është marrë më 6 gusht.

Po ashtu kundërshtohet edhe pjesëmarrja në votim e anëtares së KQZ-së, Vanja Bjellica Prutina, për përfundimin e mandatit të Dodikut, meqë ajo është në një proces gjyqësor civil me të.

Në bazë të padisë së saj për shpifje, pranë Gjykatës Themelore në Sokollac po zhvillohet një procedurë civile.

Në tetor të vitit 2024, gjykatësi ka marrë një vendim të shkallës së parë, me të cilin e ka hedhur poshtë padinë, por Vanja Bjellica Prutina ka paraqitur ankesë kundër këtij vendimi.

Dodik e ka hedhur poshtë edhe aktgjykimin përfundimtar të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës, edhe vendimin e KQZ-së, duke paralajmëruar se në fund të shtatorit do të mbahet një referendum në Republikën Sërpska.

Ekipi i avokatëve të Dodikut ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës edhe një masë të përkohshme për ndalimin e ekzekutimit të aktgjykimit deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate, edhe pse Dodik, publikisht, nuk e njeh këtë gjykatë.

Nga ekipi juridik i Dodikut kanë thënë më herët se paraqitja në Gjykatën Kushtetuese është parakusht që më pas t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sipas aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Dodiku është dënuar sepse ka nënshkruar publikimin e ligjeve, të cilat më herët janë shfuqizuar nga përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, e që kanë paraparë moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republikës Sërpska.

Ekipi i avokatëve të Dodikut ka kërkuar nga Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës që dënimi me burg prej një viti të zëvendësohej me gjobë – një mundësi që e parasheh Kodi Penal i këtij vendi – dhe gjykata e ka pranuar atë kërkesë.

Kështu, Dodik do të paguajë rreth 36.500 marka (më shumë se 18.000 euro) brenda një viti, përkatësisht 100 marka (50 euro) për çdo ditë burgu./REL

The post Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës vendos: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska appeared first on Albeu.com.

Dodik gjendet në Izrael derisa për të është lëshuar urdhër-arrest në Bosnje e Hercegovinë
Millorad Dodik, president i Republika Sërpska, me shumë gjasa ka udhëtuar në Izrael, ku po merr pjesë në një konferencë për luftën kundër antisemitizmit, ndërsa për të është lëshuar një urdhërarrest në Bosnje dhe Hercegovinë.

Aeroplani i qeverisë së Republikës Sërpska u ul në aeroportin e Tel Avivit derisa ishte nisur nga Beogradi të martën.

Dodik ishte në Beograd një ditë më parë, e policia kufitare e Bosnjë-Hercegovinës njoftoi se po kryen një hetim për kalimin e kufirit shtetëror nga Millorad Dodik.

Dodik u rendit si një nga folësit në konferencën e organizuar nga Ministria e Çështjeve të Diasporës së Izraelit.

Përveç Dodik, folës në konferencë janë edhe të djathtët francezë, presidenti argjentinas Javier Milei, kryeministri dhe presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Isaac Herzog dhe të tjerë.

Komisioneri gjerman për çështjet hebraike Felix Klein anuloi pjesëmarrjen e tij në konferencë, u konfirmua më herët.

“Kur Felix Klein pranoi ftesën disa muaj më parë, ai nuk ishte në dijeni se kush do të merrte pjesë në konferencë”, tha Zyra e Komisionerit.

Që Dodik nuk duhet të marrë pjesë në një konferencë të tillë është mendimi i Eli Tauber, themelues i Shoqatës “Haggadah”, historian dhe anëtar i komunitetit hebre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai i tha Evropës së Lirë në edicionin e gjuhës serbe se ata që e ftuan duhet ta kenë ditur se kush ishte dhe çfarë bëri.

“Nëse ata e kanë anashkaluar me qëllim ose rastësisht, unë nuk do të hyj në këtë, atëherë faji është krejtësisht i tyre”, thotë ai.

Gjithashtu, ai beson se qëllimi i Dodik është që t’i paraqesë gjërat në BeH ashtu siç dëshiron ai, duke përfshirë pikëpamjet e zyrtarëve më të lartë nga Republika Sërpska në të cilat ata pretendojnë se në BeH, ekziston një politikë që mbështet Hamasin.

The post Dodik gjendet në Izrael derisa për të është lëshuar urdhër-arrest në Bosnje e Hercegovinë appeared first on Albeu.com.

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin e shkallës së parë për presidentin e entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, duke e dënuar atë me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare dhe politike.

“Gjykata i ka shqiptuar dënimin e burgimit me kohëzgjatje prej një (1) viti, si dhe masën e sigurisë të ndalimit të ushtrimit të detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë (6) vjetësh, nga dita e forcimit të aktgjykimit”, njoftoi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton klix.ba.

Ky është një gjykim i shkallës së parë, i cili në këtë moment nuk është përfundimtar, dhe do të bëhet përfundimtar pasi mbrojtja dhe akuza të bëjnë apel dhe vendimi i përfundimtaret të merret nga këshilli i shkallës së dytë të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Vendimi i shkallës së dytë pritet të shpallet deri në fund të këtij viti.

Nëse edhe vendimi përfundimtar do të jetë si i shkallës së parë, kjo do të thotë se Dodik në gjashtë vitet e ardhshme nuk do të mund të ushtrojë asnjë detyrë zyrtare apo politike. Sa i përket dënimit me burg, pasi është dënuar me një vit burg, ai do të mund ta shlyejë këtë dënim për një shumë prej rreth 36 mijë KM (18407 euro), sipas ligjit në fuqi.

Sa i përket drejtorit të “Sluzbenog lista” (Gazeta Zyrtare) të Republikës Serbe, Milos Lukiq, ai është shpallur i pafajshëm.

Për çfarë është dënuar Dodik?

Kuvendi i Popullit të RS-së në vitin 2023 miratoi një ligj sipas të cilit vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të publikoheshin në “Sluzbeni list” të RS-së dhe nuk do të zbatoheshin në këtë entitet.

Shumë shpejt pas kësaj, përfaqësuesi i lartë shpalli pavlefshmëri të këtij ligji, por Milorad Dodik e injoroi dhe nënshkroi një dekret për shpalljen e ligjit të tillë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë ndryshoi dhe Kodin Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, sipas të cilit moszbatimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë është një vepër penale. Dhe duke qenë se Dodik e injoroi këtë, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tij dhe drejtorit të “Sluzbenog lista” të RS-së, Milos Lukic.

The post Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe appeared first on Albeu.com.

Nesër në asamblenë e OKB votohet rezoluta për Srebrenicën! Vuçiç: Duan të na dëmtojnë! Dodik: S’ishte gjenocid
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nesër votohet lidhur me rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç thotë se po bën një luftë të fortë kundër kësaj rezolute dhe se është i vetëdijshëm që të premten do të jetë i zhgënjyer me disa vende dhe mirënjohës ndaj disa vendeve të tjera.

“Do të jetë e vështirë për mua personalisht kur të fuqishmit të festojnë miratimin e rezolutës, por do të mund t’i shikoj të gjithë në sy dhe do eci në OKB me ballin lart”, përfundoi presidenti i Serbisë

Për mediat serbe ai u shpreh i bindur se kina do të votojë kundër, dhe se nuk e ka idenë se si do të votojë Greqia.

Nga ana tjetër, Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që më 23 maj, me rastin e votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së simbolikisht të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj synimit të miratimit të këtij dokumenti.

Kryetari i enklavës serbe Millorad Dodik ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid.

“Autoritetet shkencore pretendojnë se nuk ishte gjenocid dhe ne nuk mund të injorojmë ekspertët izraelitë për këtë”, ka thënë Dodik para gazetarëve në Banjallukë.

The post Nesër në asamblenë e OKB votohet rezoluta për Srebrenicën! Vuçiç: Duan të na dëmtojnë! Dodik: S’ishte gjenocid appeared first on Albeu.com.

Ambasada amerikane në Bosnje ia bën të qartë Dodikut: Kundërshtojmë shkëputjen e Republikës Srpska
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ka përsëritur qëndrimin që Republika Srspaka në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i lejohet shkëputja dhe do ta kundërshtojnë këtë përpjekje.

Kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i lidhur me Kremlinin po përpiqet që ta shkëpusë Republikën Serbe nga Bosnja.

Por SHBA-ja është e deklaruar e qartë se nuk do të përkrahin asnjë shkëputje.

”Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikan. /Gazeta Express

The post Ambasada amerikane në Bosnje ia bën të qartë Dodikut: Kundërshtojmë shkëputjen e Republikës Srpska appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, reagon ambasadori i SHBA në Bosnjë: Të vendosur për të mbrojtur sovranitetin
Ambasadori i SHBA në Bosnjë, Michael Murphy ka reaguar lidhur deklaratën e kreut të republikës Srpska, Milorad Dodik i cili tri ditë më parë tha në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Përmes një komunikate për mediat, kryediplomati amerikan shprehet se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.

Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Republika Srpska (RS) të Bosnjës “po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori i SHBA në Bosnje Michael Murphy në një deklaratë për mediat të martën.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ai më tej.

The post Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, reagon ambasadori i SHBA në Bosnjë: Të vendosur për të mbrojtur sovranitetin appeared first on Albeu.com.

“Serbia e Madhe”, Rama pas deklaratave të Dodik: I shqetësuar dhe i befasuar nga mungesa e reagimit të BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar heshtjen e BE ndaj deklaratave nxitëse dhe të kreut të Republika Sërpska, Milorad Dodik, i cili flet pë “Serbinë e Madhe”.

Prmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkuan se është i befasuar nga mungesa e deritanishme e reagimit të BE-së dhe se shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.

“Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, shkruan Rama.

Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…

— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023

Dodik deklaroi tre ditë më parë se Serbia e shekullit të ri do të jetë një shtet që do të përfshijë territoret e Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.

The post “Serbia e Madhe”, Rama pas deklaratave të Dodik: I shqetësuar dhe i befasuar nga mungesa e reagimit të BE appeared first on Albeu.com.