do negocioj Archives - Albeu.com

Sali Berisha: Do të negocioj me Trumpin për tarifat, pas 11 Majit
Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha, komentoi edhe paketën e re të tarifave tregtare të SHBA-së, të shpallura ditën e djeshme nga Donald Trump.

Berisha tha se qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet edhe negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave.

Gjithashtu, lideri demokrat tha se Trump përdori për Shqipërinë dhe Kosovën tarifat më të ulëta se në vendet e tjera.

Sali Berisha: Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave. Jam optimist, sepse nëqoftëse ju keni konstatuar, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se në vendet e tjera, edhe për Kosovën e njëjta gjë.

Kështu që unë këtë koment kam për tarifat. Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar. Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre. Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim.

Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj. Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim. Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme. Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit.

The post Sali Berisha: Do të negocioj me Trumpin për tarifat, pas 11 Majit appeared first on Albeu.com.