do ndërtojmë Archives - Albeu.com

Edi Rama: Në 2030 do ndërtojmë aeroportin e Gjirokastrës
Një vend të vogël si ky i yni, me popullsinë që po i vjen gjithnjë e në rënie, kryeministri Edi Rama, premton se do e mbushë plot me aeroporte.

Para disa vitesh ndërtoi aeroportin e Kukësit, i cili rezultoi një dështim, të cilit i është vënë dryni prej kohësh, teksa tashmë po ndërton aeroportin e Vlorës, të cilin ia ka dhënë Behgjet Pacollit me koncesionin.

Por, duket se Rama nuk mjaftohet me kaq, pasi gjatë një mitingu të sotëm nga Gjirokastra, ka premtuar edhe një aeroport në këtë qytet, ku tha se fluturimet e para do të ndodhin në vitin 2030.

Më shumë se sa një premtim, ky duket një mashtrim në kohë fushate, nisur dhe nga fakti se Rama po kërkon votën për mandatin 2025-2029 dhe jo për 2030-tën.

“Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut.

Duke pasur këtë lidhje të shpejtë mes Gjirokstraës dhe bregdetit rezulton nga ekspertiza ndërkombëtarë që pika më ideale për të ndërtuar aeroportinë shtë Gjirokstra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati. Kemi shumë besim, nuk është aeroport i madh si Vlora, por është aeroport turistik, sezonal dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.

The post Edi Rama: Në 2030 do ndërtojmë aeroportin e Gjirokastrës appeared first on Albeu.com.