djersitjet Archives - Albeu.com

A duhet të shqetësoheni për djersitjet gjatë natës, çfarë po ju paralajmërojnë?
Djersitjet e natës i referohen çfarëdo djersitjeje të tepërt, që ndodh gjatë natës. Megjithatë, në qoftë se dhoma juaj e gjumit është e nxehtë ose temperaturat janë të larta, ju mund të djersisni gjatë gjumit dhe kjo është normale. Për të dalluar djersitjet e natës që lindin nga shkaqe mjekësore, nga ato që ndodhin për shkak të një mjedisi rrethues, mjekët u referohen djersitjeve të vërteta të natës si valë të rënda nxehtësie, të cilat mund t’ju njomin rrobat e gjumit, çarçafët dhe që nuk janë të lidhura me një mjedis të nxehtë.

Është e rëndësishme të theksohet se valët e nxehtësisë (një ngrohtësi dhe skuqje e fytyrës apo trupit) gjithashtu mund të jenë të vështira për t’u dalluar nga djersitjet e vërteta të natës.

Cilat janë shkaqet e djersitjeve të natës tek gratë, burrat dhe fëmijët?

Ka shumë shkaqe të ndryshme të djersitjeve të natës. Për të përcaktuar se çfarë i shkakton djersitjet gjatë natës, duhet ditur një histori të detajuar mjekësore për të vendosur nëse përgjegjësi për djersitjet e natës është një gjendje mjekësore e fshehur, themelore. Edhe pse shumë njerëz e lidhin menopauzën me djersitjet e natës, kjo është vetëm një nga shkaqet e kësaj gjendjeje mjekësore tek femrat. Shumë sëmundje të tjera mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës tek burrat, gratë apo fëmijët.

Cilat janë simptomat e djersitjeve të natës?

Në varësi të shkakut themelor të djersitjeve të natës, njerëzit mund të përjetojnë edhe simptoma të tjera bashkë me djersën p.sh:

Me praninë e infeksioneve apo sëmundjeve të caktuara, bashkë me djersitjet e natës mund të shfaqen   edhe ethe.

Ndonjëherë mund të shfaqen dhe të dridhura ose ndjesi të ftohta;

Me sëmundjen e kancerit si limfoma, pacientët mund të përjetojnë rënie të pashpjegueshme në peshë

Djersitjet e natës, për shkak të tranzicionit menopauzal, janë të shoqëruara me simptoma të tjera tipike të menopauzës si thatësia vaginale, valët e nxehtësisë dhe ndryshime të humorit;

Djersitjet e natës, që shfaqen si një efekt anësor i barnave, mund të shoqërohen me efekte të tjera anësore të tyre, në varësi të llojit të përdorur;

Gjendjet mjekësore që sjellin djersitje të tepërt në përgjithësi (në krahasim me djersitjen vetëm gjatë natës), mund të shkaktojnë rritje të djersitjes, në orët e tjera të ditës.

Menopauza

Valët e nxehtësisë që shoqërojnë tranzicionin menopauzal, mund të ndodhin natën dhe të shkaktojnë djersitje. Ky është një shkak shumë i zakonshëm i djersitjeve të natës, tek femrat perimenopauzale. Është e rëndësishme të kujtojmë se valët e nxehtësisë dhe simptomat e perimenopauzës, mund t’i paraprijnë menopauzës (ndërprerjes së menstruacioneve), për vite të tëra.

Hiperhidroza idopatike

Hiperhidrozë idiopatike është një gjendje në të cilën trupi në mënyrë të vazhdueshme, prodhon shumë djersë, pa ndonjë shkak mjekësor të identifikueshëm.

Infeksionet

Zakonisht, tuberkulozi është infeksioni që lidhet më shpesh me djersitjet e natës. Megjithatë, infeksionet bakteriale gjithashtu mund të lidhen me djersitjet e natës. P.sh:

Endokardit (inflamacion i valvulave të zemrës)

Osteomielit (inflamacion brenda eshtrave për shkak të infeksionit)

Gjendra të ndryshme (p.sh. puçrrat nga infeksioni i rrënjës së qimeve, apendicit, bajamet, gjendrat perianale, peritonsilare, divertikulit)

Virusi HIV (humanimmunodeficiency virus).

Kanceri

Djersitjet e natës janë një shenjë e hershme e disa lloje kancerësh. Lloji më i zakonshëm i kancerit i lidhur me djersitjet e natës është limfomë. Megjithatë, njerëzit që kanë një kancer të padiagnostikuar, shpesh kanë simptoma të tjera të tilla si humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.

Medikamentet

Medikamentet antidepresive janë një lloj i zakonshëm barnash që mund të sjellin djersitje të natës. Të gjitha llojet e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë djersitje të natës ose efekte anësore.

Mjekimet që merren për të ulur temperaturën (antipiretikë) si aspirinë dhe acetaminofen (paracetamol), ndonjëherë mund të shkaktojnë djersitje. Lloje të tjera barnash mund të shkaktojnë valë nxehtësie (skuqje e lëkurës, zakonisht mbi faqe dhe qafë).

Çrregullimet hormonale

Djersitjet ose valët e nxehtësisë mund të hasen në çrregullime hormonale, duke përfshirë feokromocitomë-n (një lloj i kanceri i gjëndrës së adrenalinës që mbiprodhon hormonet që njihen si katekolaminat), sindroma karcinoide (prodhim i tepërt i hormoneve të caktuara nga tumorët e mushkërive ose të sistemit gastrointestinal) dhe hipertiroidizëm (niveli i tepruar i hormoneve tiroide).

Trajtimi i djersitjeve të natës

Trajtimi për djersitjet e natës varet nga shkaku themelor. Djersitjet e natës zakonisht janë një bezdi e padëmshme, megjithatë, ndonjëherë janë një shenjë e një sëmundjeje. Njerëzit që vuajnë nga djersitjet e pashpjegueshme të natës, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

The post A duhet të shqetësoheni për djersitjet gjatë natës, çfarë po ju paralajmërojnë? appeared first on Albeu.com.