djegie makine Archives - Albeu.com

Digjet makina e zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Grubi: Kërcënimet nuk më ndalin
Makina e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi u përfshi nga flakët.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit.

Autori është ende i paidentifikuar, ndërsa edhe shkaqet nuk janë zbardhur akoma nga autoritetet.

“Sot në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 03:30 në rugën ‘Strumica’ është shkaktuar zjarr në automjetin ‘Audi’ me regjistrim të Shkupit, pronësi dhe e parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë”, ka njoftuar ministria e Brendshme.

Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të tij, ka reagur zv. kryeminsitri Artan Grubi.

Sipas tij, këto kërcënime, siç i quan ai, tinzare dhe qyqerare, ndodhin për të vetmin qëllim, e ai është profesioni i tij.

“Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”, tha Grubi.

Në reagimin e tij, Grubi ka shprehur mirenjohje për të gjithë fqinjtë e tij,  si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka dënuar ashpër aktin.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët.

Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, të gjitha subjektet dhe institucionet duhet të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.

Kërcënimet dhe sulmet e këtilla vandale paraqesin rrezik për gjithë shoqërinë dhe si të tilla duhet të dënohen dhe luftohen nga të gjithë, pa dallim”, thuhet në reagim.

The post Digjet makina e zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Grubi: Kërcënimet nuk më ndalin appeared first on Albeu.com.

Iu dogj makina në orët e para të mëngjesit, flet biznesmeni: Nuk jam njeri i problemeve, shteti të bëjë punën e tij
Biznesmeni i hidrokarbureve, 56-vjeçaro Ndue Pjetrushi (Noshi) ka folur pas djegies së makinës. Ai ka dhënë se ka dëgjuar një shpërthim të mbytur dhe më pas ka parë makinën e parkuar jashtë oborrit të banesës në flakë.

56-vjeçari thotë se nuk ka konflikte, teksa ia la në dorë shtetit zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta.

Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.

Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha biznesmeni për Balkanweb.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

The post Iu dogj makina në orët e para të mëngjesit, flet biznesmeni: Nuk jam njeri i problemeve, shteti të bëjë punën e tij appeared first on Albeu.com.

Djegia e makinës në Bilisht, flet pronari: E bënë motrat Arapi
Dy javë pasi u dogj mjeti i 27-vjeçares, Deizi Arapit, një tjetër mjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bilisht.

Mësohet se mjeti i përket i punonjësit të karburantit në Bilisht, Marsel Buços. Ky i fundit u akuzua nga Deizi Arapi se është përgjegjës i djegies së mjetit te saj.

Marsel Buçi pohoi gjatë një komunikimi me ABC se ka dyshime të forta që makina e tij është djegur nga motrat Arapi.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës së tyre, por unë nuk kam gisht në këtë ngjarje. Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave. Çfarë më bënë të mendoj që mesazhi për mua është i qartë” tha Buçi.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të shtëpisë se Marsel Buçit por edhe të shtëpive afër me vendin e ngjarjes./abcnews.al

The post Djegia e makinës në Bilisht, flet pronari: E bënë motrat Arapi appeared first on Albeu.com.