djegia makines Archives - Albeu.com

Djegia e makinës në “Unazën e Re”, policia zbardh ngjarjen: Shpallen në kërkim dy persona nga Maqedonia e Veriut
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 4 Janar në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku u dogj një automjet.

Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale, por nuk rezultoi e tillë, pas hetimeve të kryera.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, u shpallën në kërkim dy persona nga Maqedonia e Veriut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Astrit Losha”, për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e një shtetaseje.

Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën “Astrit Losha”, për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T.

Njoftimi:

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Zbardhet dhe dokumentohet, me prova ligjore, djegia e një automjeti në zonën e Unazës së Re, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.

Shpallen në kërkim dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie automjeti të ndodhur më datë 04.01.2024, në rrugën “Astrit Losha”, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksdentale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fire”.

Në kuadër të tij u bë shpallja në kërkim e shtetasve F. T., 37-vjeç, dhe M. S., 27-vjeç, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën “Astrit Losha”, për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Djegia e makinës në “Unazën e Re”, policia zbardh ngjarjen: Shpallen në kërkim dy persona nga Maqedonia e Veriut appeared first on Albeu.com.