dixhitalizimi Archives - Albeu.com

Nënshkruhet memorandumi me shoqatën ndërkombëtare të prokurorëve, Çela: Ku rrezikojmë më shumë
Prokuroria e Përgjithshme dhe Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave dhe krimeve të tjera.

Memorandumi u nënshkrua gjithashtu edhe për përmirësimin e kapaciteteve profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës penale.

Kjo marrëveshje u realizua në ditën e dytë të takimit që Shoqata Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë po zhvillon në Kartagjenë, Kolumbi, 28-29 korrik. Anëtarë të kësaj shoqate janë prokuroritë e vendeve të Amerikës Latine dhe Spanjës.

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, nënvizoi faktin se krimi kibernetik dhe përdorimi gjithnjë e më masiv i teknologjisë në kryerjen e krimeve me karakter transnacional, kërkon urgjentisht një rritje të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, të aftë për t’i kuptuar dhe përballuar ato.

“Në nivel global, ka një ndërveprim në rritje midis kriminelëve të të gjitha llojeve. Ata po përdorin me sukses të gjitha mundësitë që ofron dixhitalizimi. Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t’i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”, theksoi Çela.

The post Nënshkruhet memorandumi me shoqatën ndërkombëtare të prokurorëve, Çela: Ku rrezikojmë më shumë appeared first on Albeu.com.

Çfarë janë nomadët digjital?
Si mund të bëhesh një ‘nomad digjital’ dhe të punosh online nga kudo?

Pas recesionit global të 2008-ës por sidomos pas pandemisë, numri i njerëzve që nisën të kërkojnë alternativa për sa i përket mënyrës së tyre të jetesës.

Kjo sepse vendet e tyre të punës jo vetëm u bënë më të pasigurta, por opsionet për të punuar ‘remote’ apo nga shtëpia, u bënë gjithnjë e më të përhapura.

Ata që jetojnë si nomad digjital thonë shpesh se kanë mundësi të vizitojnë vende mahnitëse, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të punojnë kudo dhe kurdo që duan – me pak fjalë, ky për ata është vetë kuptimi i lirisë.

Por cili është realiteti i të jetuarit si një nomad digjital dhe sa e lehtë është të arrihet?

Nomadët digjital janë punonjës që nuk janë të detyruar ta bëjnë punën e tyre në një zyrë apo lokacion fiks.

Ata përdorin teknologji moderne për të punuar nga kafenetë, dhomat e hotelit, ambientet e përbashkëta, bibliotekat apo edhe thjesht nga shtëpitë e tyre.

Mjafton aksesi në WiFi dhe një laptop ose telefon dhe ata mund të jenë praktikisht kudo në botë, dhe të ofrojnë shërbimet e tyre për një punëdhënës apo klient.

Nuk ka vetëm një lloj nomadi digjital, në fakt llojet e punës që mund të bëhen ‘në distancë’ janë të shumta.

Disa njerëz zgjedhin ta bëjnë këtë mënyrë jetese duke mos lëvizur nga qyteti ku jetojnë, sepse ajo që ata kërkojnë është pikërisht ngrohtësia e shtëpisë.

Por disa të tjerë preferojnë të udhëtojnë, nga një shtet në tjetrin, ose të stacionohen në një shtet të huaj i cili nuk është vendi i tyre i lindjes. Shpesh ata zgjedhin vende me temperatura të ngrohta gjatë të gjithë vitit, apo shtete me shpenzime më të ulta nga metropolet nga ata vijnë.

Gama e zgjedhjeve është e gjerë.

Ata që e marrin literalisht fjalën ‘Nomad’ zgjedhin të mos jetojnë fare në një shtëpi fikse dhe janë vazhdimisht në udhëtim, duke punuar nga dhomat e hosteleve apo apartamentet Airbnb dhe qerat afat-shkurtra, duke fluturuar nga njëri shtet në tjetrin.

Për ta, kjo metodë pune i lejon që të financojnë udhëtimet e tyre së bashku me shpenzimet e ditës.

Në varësi të punës, shpesh ata kanë edhe mundësi të kursejnë shumë më tepër nga ç’do ta bënin duke jetuar në një shtëpi fikse.

Praktikisht, liria e plotë për të lëvizur dhe puna online është ajo që i përmbledh të gjitha llojet e të punuarit si nomad digjital.

Sigurisht ka shumë avantazhe kur vjen puna tek autonomia totale mbi vendodhjen. Në fund të fundit, në shumicën e punëve do të ishte me fat nëse merrje 3 javë pushime në vit.

1 – Kursen para duke jetuar në vende me kosto të ulët jetese

2 – Fleksibiliteti për të jetuar kudo që dëshiron

3 – Hedh mbrapa krahëve marrëdhënie pune toksike apo politikat e zyrës

4 – Përjetoni kultura të reja

6 – Mëso gjuhë të reja dhe aftësi të reja

8 – Vendos oraret e tua dhe merr pushim kur të duash!

9 – Kaloje dimrin në plazh dhe verën në mal!

Të punosh nga të duash e të marrësh pushime kur të duash do të ishte ëndërr për shumë njerëz! Por, sigurisht që ka edhe disavantazhe për sa i përket kësaj mënyre jetese dhe ka shumë nga ata që e bëjnë për një farë kohe, dhe i kthehen sërish ‘normalitetit’ edhe pse kjo nuk është e vërtetë për të gjithë!

1 – Nëse lëviz vazhdimisht, mund të bëhet rraskapitëse

2 – Nëse s’je i disiplinuar, produktiviteti mund të bie

3 – Shpesh nomadët digjital vuajnë nga vetmia

4 – Mungesa e stabilitetit është problem për shumëkënd

5 – Në raste të caktuara mund të hasesh me mungesë privatësie

6 – Pas disa kohësh, udhëtimi mund të bëhet i rëndomtë…

Shumë nomadë digjital vendosin të heqin dorë nga fjala ‘nomad’ por të vazhdojnë punën në distancë, më saktë duke punuar nga shtëpia dhe udhëtuar më pak.

Benefitet janë po të njëjtat, pasi oraret mund t’i vendosësh vetë dhe pushimet gjithashtu, por kjo i bashkohet avantazheve që vijnë nga të pasurit të një vendi fiks dhe një shtëpie afatgjatë!

The post Çfarë janë nomadët digjital? appeared first on Albeu.com.

Befason Ahmetaj: Unë kam bërë kurs për të përdorur e-albania
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ka bërë kurs për të mësuar të përdorë portalin e-albania.

Komentet Ahmetaj i bëri në forumin e “Dixhitalizimit kundrejt parasë fizike”, ku tha se sot 95% e shërbimeve janë dixhitale.

Numri dy i qeverisë, veçoi ndër të tjera fizkalizimin, për të cilën tha se kjo reformë ka për të sjellë një kulturë të re në sjelljen e tregut që do të çojë në uljen e informalitetit.

“Ne kemi marrë hapa të rëndësishëm. Fiskalizimi është një reformë në vetvete. Ka për tu kthyer në kultura e vetme e sjelljes në treg të sipërmarrjes dhe pastaj do të ketë referenca pozitive në uljen e informalitetit. Do të sjellë reduktimin e cash në ekonomi”, tha Ahmetaj.

Zv.krtyeministri u ndal edhe tek platforma e-albania. Ai zbuloi se ka bërë një minikurs, siç e quajti ai, për të mësuar mbi këtë platformë.

“U detyrova që të bëja një minikurs për të përdorur me lehtësi e-albania. E kam bërë kursin për të kuptuar se çfarë ofron. Do t’ju kërkoja të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservatorë, e di shumë mirë që jeni në diskutime AKSHI për sa i përket përdorimit të platformës. Konsengueca e parë do të jetë lehtësia në transaksione. E dyta për jetën e qytetarëve. Ju vetë do të keni një platformë fantastike për analizat e riskut. Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim”, u shpreh Ahmetaj./albeu.com/

The post Befason Ahmetaj: Unë kam bërë kurs për të përdorur e-albania appeared first on Albeu.com.

“Dy satelitë do vëzhgojnë nga lart”, digjitalizimi i Kadastrës, Ahmetaj: Letrat e pronës me një klikim
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë të ditur se nga janari do të nisë dixhitalizimi i të dhënave të pasurive të paluajtshme.

Ahmetaj theksoi se qytetarët do të arrijnë të kenë akses në dokumentacionin e tyre pronësor, në vetëm një minutë.

Sipas zv/kryeministrit, dixhitalizimi do të nisë fillimisht me pronat që ndodhen në bregdet, e do të shtrihet më pas në të gjithë vendin dhe në ndihmë për këtë gjë, sipas Ahmetajt, do të jenë edhe dy satelitët që do të monitorojnë gjithçka nga lart.

“Kjo që po bëjmë sot është çlirimi i fazës së fundit nga barra e kadastrës. E drejta e të gëzuarit të pronës është në themel të së drejtës së njeriut. Një institucion ka detyrë përderisa qëndron aty, që të inovojë. Nuk jam duke folur thjesht për ASHK-në, por për një qeveri të tërë, qasje të tërë për pronën. Imagjinoni dikë nga ju, nga qytetarët që ka një pronë në bregdet, po kalon vite e mund të pafund për të pasur në dorë letrën që të gëzojë pronën e vetë, apo që ia kanë trashëguar prindërit. Me këtë qeveria e vendos veten drejtpërsëdrejti përgjegjëse për ta bërë transparente, dhe të thjesht, gëzimin e pronësisë veç me një klikim. Bëhet në modë kritika, por dua të them që këtu me Kadastrën kemi shumë punë për të bërë. I patë arkivat. Ato janë arkiva të 1950 dhe 1960. Imagjinoni punën e një punonjës të Kadastrës kur një qytetar kërkon letrën dhe të drejtën e vetë. Me muaj dhe ditë duhet të gërmojë në kadastër, vendimet. kjo që po bëjnë nuk është vetëm dixhitalizim. në arkivat dixhitale do të jenë gati për 1 minutë.

Beteja me të kaluarën nuk janë të thjeshta. Arkiva duhet një nga kështjellat e fundit të të kaluarës. Arkivat nuk janë prekur në 30 vite. nuk po mburremi fare për atë që po nisim sot. Kemi nisur një revolucion që të themi se shoqëria e teknologjisë së Informacionit, të jetë e çliruar në raport burokracitë me qytetarët. Dua të pranoj se shumë është bërë në teknologjinë e Informacionit. Kur e nisëm këtë revolucion para 3 vite e gjysmë, kishte dhe cinikë se; ‘si do ta bëni, shqiptarët duan të që shkojnë të dritarja’. Kultura e shoqërisë dhe qytetarëve po shkon drejt lehtësimit të jetës së tyre drejt dixhitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, është me dy faza. Në vitin 2022 do të marrim fashën e Bregdetit. dhe paralel po zhvillohet projekti. Dua të falënderoj donatorët, edhe për shtytjen që na kanë dhënë në vazhdimësi. Pyetjen që bëjnë së bashku; Kujt i takon Shqipëria? Kaosit apo qytetarëve? Shqipëria është e qytetarëve. Kadastra ka nevojë që të jetë fytyra e buzëqeshur.”, tha Ahmetaj.

Bëhet fjalë për të dhënat e 2.8 milionë pasurive të paluajtshme që do të nisin të dixhitalizohen. Dixhitalizimi i të pasurive të paluajtshme parashikohet të përfundojë në 2024. Faza e parë përfshin skanimin e të gjithë referencave të pasurive të paluajtshme ose siç njihet  dosja historike me dokumentet origjinale. Faza II  më pas ka të bëj me  skanimin dhe dixhitalizmi e kartelave të pasurisë që aktualisht janë manuale./albeu.com/

The post “Dy satelitë do vëzhgojnë nga lart”, digjitalizimi i Kadastrës, Ahmetaj: Letrat e pronës me një klikim appeared first on Albeu.com.